Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Grupmoshat mė tė prekura nga ērregullimet seksuale

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: Grupmoshat mė tė prekura nga ērregullimet seksuale   Thu Sep 13, 2007 1:39 am

Shumėkujt mund t'i ketė ndodhur qė nė shtrat tė ketė njė mashkull qė nuk e merr i pari iniciativėn pėr tė bėrė lojėra nė seks. Dhe, nė rastet kur ajo e merr e para iniciativėn, ai ofendohet, pasi me kėtė veprim nuk mund tė ndihet mė mashkull. Pėr psikologėt ky ėshtė njė problem vėrtet kompleks, i cili nė tė vėrtetė do parė me shumė kujdes, pasi mund tė bėhet fjalė pėr njė sėmundje, impotenca. Pėr shumė meshkuj, problemi i ereksionit ėshtė vėrtet i dukshėm, gjė e cila i bėn ata tė ndihen vėrtet nė hall. Nė kėtė mėnyrė ata pėrpiqen tė devijojnė njė marrėdhėnie, duke mos shprehur dėshirėn pėr asgjė. Nė kėto raste duhet tė pėrpiqeni qė fillimisht ta bėni atė tė ndihet rehat dhe tė mos ndihet keq nga ky problem. I thuaj qė mund ta ndihmosh dhe tė organizoni lojėra nė krevat, tė cilat e ndihmojnė atė tė arrijė atė qė dėshiron. Pėrpiqu ta kuptosh. Lėre qė ai tė tregojė fantazitė e tij seksuale qė e ndihmojnė atė tė ndihet komod nė seks. Madje edhe nė rastet kur disa gjėra nuk ju pėlqejnė, duhet tė punoni me njė strategji tė kujdesshme pėr t'i treguar se kjo qė ai kėrkon mund tė realizohet, por do shumė punė. Sigurisht qė pėr rastet kur ai ėshtė vėrtet impotent, gjėja e parė qė duhet tė bėni ėshtė t'i drejtoheni njė mjeku. Kėto ērregullime janė dėmtime qė ndodhin gjatė ndonjė stadi tė ciklit seksual, tė cilat pengojnė partnerėt tė shijojnė kėnaqėsinė qė lind gjatė aktivitetit seksual.
Shkaqet
Shkaqet mund tė jenė fizike, psikologjike ose tė pėrbashkėta.
Faktorėt emocionalė pėrfshijnė probleme tė tė dy partnerėve si p.sh. disharmonia e partneritetit, mungesa e besimit tek partneri apo e komunikimit tė hapur midis tyre; kurse faktorėt psikikė pėrfshijnė ato brenda individit si depresioni, faji apo frika seksuale, traumat nga seksi etj. Nė shkaqet fizike pėrmenden edhe drogat e ndryshme (narkotikėt, stimulantėt, alkooli, nikotina, antihistaminikėt), ērregullime tė lidhura me dhimbjen e mesit, prostatėn, traumat, ērregullimet endokrinė kryesisht tiroide, hipofize dhe gjėndrės mbiveshkore, si dhe sėmundjet e ndryshme. Njė risk i shtuar ndodh tek diabetikėt, njerėzit qė abuzojnė me alkoolin e drogat e ndryshme dhe ata qė kanė disharmoni kronike me partnerin apo mjedisin pėrreth.
Klasifikimet
Ērregullimet seksuale klasifikohen nė katėr sipas stadit tė ciklit seksual: Ērregullime tė dėshirės seksuale (libidos), ērregullime tė jetės seksuale (frigiditeti tek femrat dhe impotenca tek meshkujt), ērregullime tė orgazmės dhe dhimbja gjatė koitusit, aktit seksual. Ērregullimet seksuale janė mė tė shpeshta nė moshat e reja tė tė rriturve, d.m.th. midis moshės 20-vjeēare dhe 30-vjeēare, grupmoshė kjo ku mbizotėron numri i njerėzve qė kėrkojnė ndihmė mjekėsore pėr probleme tė tilla.
Parandalimi:
Shoqėria duhet tė jetė tepėr e hapur dhe tė ketė njė komunikim konstruktiv pėr problemet e lidhura me trupin dhe seksin. Po kėshtu, imazhi i raporteve midis prindėrve ka njė rol predominant tek fėmijėt dhe ardhmėria e jetės se tyre seksuale. Ėshtė tepėr i kėshillueshėm komunikimi i hapur dhe harmonia me partnerin, gjė e cila mund tė parandalojė pėrshpejtimin e njė ērregullimi seksual; po kėshtu, nė rastet e ekzistencės sė ērregullimeve seksuale ka rėndėsi komunikimi i hapur midis partnerėve pėr problemin dhe ndihma qė ata duhet t'i japin njėri-tjetrit nė zgjidhjen e tij.

Cilėt janė shkaktarėt e impotencės

Ndihma nė zgjidhjen e ērregullimit seksual tek partneri ėshtė nė fakt ndihmė ndaj vetvetes. Nuk ėshtė asnjėherė turp tė kėrkohet ndihmė tek miqtė, qoftė edhe ndihmė tė kualifikuar mė vonė. Shmangia e abuzimit me alkoolin dhe marrjes sė drogave tė tjera. Nė rastet e traumave seksuale apo pėrdhunimeve janė tė nevojshme kėshillimet individuale apo e ashtuquajtura grup-terapia. Mjekimi ėshtė gjithmonė individual. Moshat 20-30 vjeē sipas specialistėve, hasin ērregullimet mė tė shpeshta seksuale tek meshkujt. Sipas specialistėve, tek kjo grupmoshė numri i personave qė kėrkojnė ndihmė ėshtė i madh. Ekzistojnė mėnyra pėr tė parandaluar ērregullimit seksuale, mes tė cilave mė e rėndėsishme ėshtė tė kuptohet se cilat janė shkaqet kryesore qė shkaktojnė sėmundjen. 25 pėr qind e meshkujve mbi moshėn 40-vjeēare bėhen impotentė dhe pėr 50 pėr qind tė tyre nė moshėn 70-vjeēare mbaron aktiviteti seksual.

Simptomat e para tė shfaqjes sė impotencės

Tri janė simptomat karakteristike tė shfaqjes sė impotencės te meshkujt. Nė rastin kur ata kanė ērregullime seksuale, sipas specialistėve tė fushės, problemet lidhem me ereksionin. Ndėrsa dy janė simptomat karakteristike pėr gratė qė kanė ērregullime seksuale. Ndryshe nga meshkujt, femrat vuajnė mė shumė stresin dhe problemet e pėrditshmėrisė. Pothuajse tek tė dy partnerėt e ēiftit vihet re mungesa e interesit ose dėshirės pėr seks, paaftėsia pėr t'u ndjerė i kėnaqur. Tek meshkujt shfaqen simptoma tė tilla si paaftėsia pėr tė arritur ereksionin, paaftėsia pėr tė mbajtur ereksionin gjatė gjithė aktit, vonesa ose mungesa e ejakulacionit, paaftėsia pėr tė kontrolluar ejakulacionin nė kohėn e nevojshme (orgazmės mashkullore). Ndėrsa tek femrat vihen re simptoma tė tilla si paaftėsia pėr t'u pėrqendruar, paaftėsia pėr tė arritur orgazmėn femėrore, etj.

Impotenca dhe faktorėt ērregullues

Njė ndėr shkaktarėt numėr njė tė impotencės tek meshkujt ėshtė edhe pėrdorimi i duhanit nė mėnyrė tė rregullt. Pėrveēse shkakton shumė sėmundje tė ndryshme nė mushkėri, duhani ėshtė edhe njė ndėr shkaktarėt kryesorė tė impotencės seksuale, madje qė nė moshė tė re. Ērregullimet mund tė lindin nė ēfarėdo lloj moshe, madje dhe kur mė parė personi ka pasur pėrgjigje normale gjatė aktivitetit seksual. Ato mund tė shfaqen gradualisht ose menjėherė dhe mund tė prekin njė stad ose disa tė aktivitetit seksual. Studimet e bėra kanė treguar se impotenca nuk ėshtė e trashėgueshme. Nėse vetėm 10 vjet mė parė, shkencėtarėt e kishin lidhur impotencėn seksuale me trashėgiminė, tani kjo nuk vlen mė. Pasi sipas tė dhėnave mė tė fundit, nga tė gjitha anketat qė janė kryer nė grupmosha tė ndryshme ka rezultuar se nė tė vėrtetė, ērregullimet seksuale nuk kanė lidhje me trashėgiminė. Ai ėshtė njė problem seksual i cili kėrkon trajtim mjekėsor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Grupmoshat mė tė prekura nga ērregullimet seksuale
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika :: Seksualiteti-
Kėrce tek: