Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 10 sekretet pėr tė joshur tė tjerėt nė stinėn e verės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

10 sekretet pėr tė joshur tė tjerėt nė stinėn e verės Empty
MesazhTitulli: 10 sekretet pėr tė joshur tė tjerėt nė stinėn e verės   10 sekretet pėr tė joshur tė tjerėt nė stinėn e verės Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 1:41 am

Shpeshherė pyet veten, a ėshtė vapa qė stimulon vėnien nė dukje tė linjave qė joshin, sensi i mendjelehtėsisė, tangat dhe fizikėt e kalitur qė na kalojnė pėrpara ose ėshtė vetė stina e verės qė pėrfaqėson njė moment trasgresioni. Pushimet janė periudha ideale pėr tė filluar njė histori romantike, njė flirt tė vogėl ose edhe njė aventurė, qoftė edhe pėr njė natė tė vetme. Tė gjithėve i ndodh tė shohin dikė nė rrugė dhe pėr njė moment do tė ėndėrronin tė qėndronin me tė. Dikush pėlqen njė person, por pret momentin dhe vendin e pėrshtatshėm pėr t’ia thėnė tė gjitha. Do tė bėsh pėr vete biondinėn qė i ke shkuar pas gjithė vitit apo atė djalin qė nė palestėr tė pėlqente vėrtet shumė, por nuk di si tė bėsh?
Ja 10 kėshilla pėr tė dy palėt qė tė bėjnė menjėherė shenjė dhe ta bėjnė tė bjerė nė kėmbėt e tyre.
1- Buzėqesh. Ėshtė ngjitėse, shumė shpejt do tė shohėsh se edhe personi i dėshiruar tė buzėqesh dhe, aq mė tepėr, nuk kushton. Buzėqeshja tė afron me personin tjetėr. Njė buzėqeshje ndriēon fytyrėn dhe tėrheq njerėzit drejt teje. Kėshtu do tė jesh njė person magnetik.
2- Bėj komplimente. Mė tė mirėt janė ata qė bėhen papritur dhe plot fantazi, gjithkujt i pėlqen t’ia bėsh tė ditur se ka diēka tė veēantė dhe tėrheqėse. Mbani mend qė komplimentet duhet tė jenė tė ndershėm, tė sinqertė dhe origjinalė. Nėse edhe ju juve iu bėjnė ndonjė kompliment, pėrgjigjja duhet tė jetė thjesht faleminderit.
3- Shikimi. Shikoje personin tjetėr nė sy dhe kėtė bėjeni ėmbėlsisht, por jo mė shumė se disa sekonda, e pastaj kalojeni shikimin tek diēka tjetėr. Mos e kontrolloni kurrė me sy sepse do ta vini nė siklet.
4- Dėgjo. Ke dy veshė dhe njė gojė sepse duhet tė dėgjosh dyfishin e asaj qė flet. Tė dish tė dėgjosh ėshtė njė art i vėrtetė. Personi qė tė intereson do tė vijė direkt tek ty. Mbani mend: Tė gjithėve u pėlqen t’i dėgjojnė.
5- Bėj hapin e parė. Afrohu tek personi qė tė intereson dhe thuaji “pėrshėndetje”. Ēdo moment bisedimi varet nga njė prezantim domethėnės e aspak arrogant. Qėndrimi yt duhet tė duket i sinqertė dhe aspak tallės apo ironizues.
6- Mundohu tė jesh brilant. Ndryshojeni sjelljen tuaj nga i ftuar nė ftues. Nuk jeni njė person pasiv qė pret arritjen e njė historie, jeni ju vetė ai qė dėshironi tė arrini gjithēka qė keni ėndėrruar.
7- Pėrdor ndihmėset. Mos dil nga shtėpia pa ndihmėset: Janė aksesorė pėr tė filluar njė bisedė natyrale. E mbajnė tė gjallė bisedėn dhe i bėn tė tjerėt tė flasin me ty. Ndihmėsit mė tė mirė janė: Qeni, aksesorė tė pazakontė, parfum shumė i mirė, bluza juaj e preferuar, kravata interesante, gazetė apo njė libėr i bukur.
8- Argėtohu. Mundohu tė jesh i qeshur, i ėmbėl, shakaxhi dhe thjesht spontan. Trego dobėsitė e tua pėr t’u bėrė sa mė i afėrt. Vetėm kėshtu mund tė arrish tė bėsh dikė pėr vete, duke i treguar se nė praninė tėnde momentet argėtuese dhe ēlodhėse nuk do tė mungojnė. Kush do tė mund tė rezistonte para tyre!
9- Fillo njė bisedė. Mėnyra mė e mirė ėshtė pėrshėndetja. Flit pėr atė qė keni pėrreth, bėj njė pyetje, kėrkoji ndihmė ose shpreh njė opinion. Nėse tė bisedosh me tė ngjall simpati, atėherė mos nguro t’ia shprehesh atė, si dhe tė guxosh edhe pėr mė tepėr.
10- Flirtimi ėshtė njė dhunti. Njė joshės apo joshėse e mirė ka besim nė vetvete dhe nuk ka frikė nga rreziqet. Mundohuni tė jeni entuziastė e sidomos pozitivė. Nėse kjo qė po bėni ėshtė ajo qė ju pėlqen dhe ju bėn tė ndiheni mirė, nuk keni pse tė nguroni pėr asnjė ēast.

Sezoni i verės dhe beqarėt

Ardhja e sezonit tė verės pėr mijėra beqarė duket se ėshtė edhe njė kohė e pėrshtatshme pėr tė gjetur njė person tė dashur. Por cilat janė rregullat pėr tė zėnė tė dashur nė buzė tė detit. Nėse pranvera ėshtė sezoni i joshjes, vera padyshim qė ėshtė sezoni i dashurisė, flirteve dhe historive vetėm pėr njė natė. Burrat ndjehen mė shumė si “gjela” dhe femra ėshtė mė koketė. Ndoshta pėr tė shtyrė orėt qė nė plazh ka ditė qė duken shumė tė gjata dhe tė gdhihesh duke zėnė miqėsi tė reja gjatė kėsaj periudhe ėshtė mė se e zakonshme. Ndoshta kjo, sepse vera ėshtė sinonim i nxehtėsisė, njė efekt qė i bėn njerėzit mė tė eksitueshėm apo edhe sepse sezoni i bukur i verės na shtyn tė veshim rroba mė tė lehta dhe qė zbulojnė mė shumė trupin. Por, ajo qė ka mė shumė rėndėsi pėr disa, ėshtė se pėr shumė persona pushimet e verės nė plazh nuk mund tė kuptohen pa njė flirt. Por kjo lojė nuk ėshtė edhe aq e thjeshtė sa duket.

Joshja dhe sinjalet e para

Burrat dhe gratė kanė mėnyra tė ndryshme tė afrimit dhe joshjes. Zakonisht ėshtė femra ajo qė jep sinjalin e parė tė nisjes sė lojės, ajo qė zgjedh prenė dhe qė vendos se si do tė zhvillohet loja. Fillimisht, ajo nis tė shfaqė trupin e saj, merr poza qė janė shumė natyrale, por tė parezistueshme. Hedh shikime provokuese pėrreth, bėn shėtitje buzė detit dhe lėviz me shumė sensualitet. Bėn sikur nuk e ka mendjen, por “tė pėrzgjedhurit” i hedh shikime tė vazhdueshme. Pėrveē kėtyre edhe gjeste tė tjera si lėvizjet e kokės, ledhatimi i qafės apo shpatullave etj. Nė kėtė moment, “preja” bie viktimė menjėherė dhe pėrgjigjja e tij janė disa fjalė banale dhe pakuptim, qė nė rast se marrin pėrgjigje nga femra, do tė thotė se loja vazhdon nė njė etapė tė dytė. Pas kėsaj nisin shkėmbimet e mesazheve gojore, por qė synojnė tė nxisin tjetrin tė shfaqin edhe mė shumė qėllimet.

Strategjia e joshjes nė verė

Nėse femra shprehet e gatshme pėr tė flirtuar dhe tėrheq vėmendjen e mashkullit duke e provokuar atė, me burrat nuk ndodh kėshtu, tė cilėt nuk shprehin ndjenja entuziazmi. Nė kėtė rast mos qėndroni vetėm me njė “viktimė”. Strategjia ėshtė tė lėvizni, pasi sa mė shumė tė lėvizėsh, aq mė e madhe ėshtė mundėsia tė gjendet dikush qė ėshtė i interesuar. Sigurisht, mos synoni mė tė bukurėn e plazhit, se do ta keni shumė tė vėshtirė dhe do tė ndesheni me njė konkurrencė tė egėr. Kėrkimi ėshtė gjithnjė njė fazė e vėshtirė, ndaj idealja ėshtė tė zgjidheni. Synoni atė qė ju ka dhėnė njė sinjal edhe nėse nuk ėshtė gruaja juaj ideale. Por tė dyja palėt s’duhet tė harrojnė se vetėm 5 pėr qind e flirteve nė plazh kanė njė pėrfundim. Nėse keni mendimin tė kaloni njė verė argėtuese, kėto janė rregullat qė bėjnė pėr ju. E rėndėsishme ėshtė tė argėtoheni, pasi jeta e vėrtetė ėshtė nė qytet dhe jo buzė detit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
10 sekretet pėr tė joshur tė tjerėt nė stinėn e verės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika :: Seksualiteti-
Kėrce tek: