Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Puthja, frymėmarrje e nektartė dhe vulė e dashurisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: Puthja, frymėmarrje e nektartė dhe vulė e dashurisė   Thu Sep 13, 2007 1:42 am

Nėse pėr sytė thuhet se janė pasqyrė e shpirtit, atėherė pėr buzėt mund tė thuhet se janė pasqyrė e ndjenjave tona. Nė rast tė gėzimit, nė buzė shfaqet buzėqeshja. Nėse ndjejmė dashuri dhe fjalėt janė tė pakta pėr ta pėrshkruar atė dashuri, atėherė aty sėrish janė buzėt qė pėrmes puthjes i shprehin edhe ndjenjat mė tė thella nga qenia e jonė.
Puthja, frymėmarrje e nektartė
Pėrderisa Kolerixhi puthjen e quan si "frymėmarrje e nektartė", Shekspiri kėtė e quan "vulė tė dashurisė". Dy njerėz mund tė jenė pranė njėri-tjetrit, mund tė adhurohen, mund ta shikojnė nė sy njėri-tjetrin, por lidhja e tyre vėshtirė ėshtė tė mbijetojė nėse ata nuk puthen mes veti. Puthja ėshtė shprehje e parė fizike e tėrheqjes mes dy personave. Nė kėtė rast, kur flasim pėr puthjen, nuk ėshtė fjala pėr puthjet e shpejta nė faqe, por pėr puthjet dhe ēastet qė dėshironi tė mos pėrfundojnė asnjėherė, kur gjaku ju vlon, preheni nė pėrqafim tė partnerit, frymėmarrja shpejtohet, ju kaplon njė ndjenjė kėnaqėsie e papėrshkrueshme.
Pėr t'iu shmangur situatave tė nervozės dhe palakmueshmėrive tė tjera, psikologėt sugjerojnė se gjatė puthjes sė parė, partnerėt duhet tė jenė vetėm. Gjatė puthjes mė sė miri ėshtė tė fillohet nga buza e epėrme apo e poshtme dhe pastaj tė kalohet nė variacione tė ndryshme tė saj. Njėkohėsisht duhen puthur edhe pjesėt rreth buzėve, si mjekra, faqet, sytė, qafa. Nga e gjithė kjo, e rėndėsishme ėshtė qė tė keni vetėbesim dhe tė kontrolloni situatėn. Kjo do tė krijojė njė ndjenjė sigurie edhe te partneri.
Sipas disa studimeve, ėshtė vėrtetuar se shumica e femrave, pikėrisht gjatė procesit tė puthjes sė parė me partnerin vendosin vazhdimėsinė e lidhjes me tė. Edhe po tė jeni mashkulli mė i kujdesshėm nė planetin tonė, pėrshtypja e puthjes sė parė ka vend tė veēantė nė botėn e femrės.
Puthja e pėrsosur
Puthja e pėrsosur mund tė ndodhė vetėm me personin tė cilin vėrtet e duam dhe ndihemi tė plotė nė prani tė atij personi. Shumė mė tepėr sinqeritet dhe afėrsi ka nė puthjen me personin qė e duam, se sa nė puthjen me dikė qė fare pak e njohim. Edhe pse puthja e mirė mund t'i bashkojė dy njerėz, ka shumė tė tillė qė frikėsohen tė puthin dikė. Nėse pyeteni se kur duhet puthur, pėrgjigjja e shumė psikologėve do tė ishte: Prisni derisa tė krijohet mes jush dhe personit qė adhuroni njė afri e kėndshme, njė shkallė e tėrheqshmėrisė qė iu pėrgjigjet tė dyve. Dilni me simpatinė tuaj disa herė para se tė vendosni tė putheni me tė. Meshkujt zakonisht nė shumė raste janė tė padurueshėm, mirėpo gjithnjė duhet tė kenė parasysh se pėr tė lėnė pėrshtypje tė qėlluar, ėshtė mė mirė tė pritet gjersa femra tė ndihet e pėrgatitur pėr tė dhuruar njė gjė tė tillė. Puthja mund tė jetė sipėrfaqėsore dhe e thellė nė aspektin emocional. Dhe, kur njėkohėsisht dy persona ndihen tė relaksuar dhe tė gatshėm pėr puthje, atėherė ajo do tė jetė shenjė pėr tė zbuluar gjėrat mė tė mira dhe mė tė bukura qė i ofron dashuria e vėrtetė.
Tė puthėsh rrit imunitetin
Njė puthje e zjarrtė ėshtė nė gjendje tė djegė 6.4 kalori nė minutė, ndėrsa gjatė vrapimit digjen 11.4 kalori nė minutė. Si duket puthja ėshtė e efektshme sa edhe aerobiku. Gjatė njė puthjeje franceze aktivizohen 34 muskuj dhe hulumtimet klinike bėjnė tė ditur se gjatė kėtij procesi pengohet me sukses krijimi i rrudhave nė fytyrė e me kėtė ngadalėsohet procesi i plakjes sė lėkurės. Njė puthje e gjatė dhe gjithė pasion ul tensionin e gjakut dhe gjithashtu edhe nivelin e kolesterolit, duke parandaluar nė kėtė mėnyrė rrezikun e infarktit. Edhe mbrojtjet e imunitetit bėhen mė tė forta. Sepse gjatė ēdo puthjeje ēlirohet njė sasi e madhe bakteresh, tė cilat pėrēohen nga njė partner te tjetri, duke nxitur prodhimin e antitrupave tė rinj.

Puthja pengon rrudhat nė fytyrė
Ka shumė tregime pėr shėndetin dhe puthjen. Qė nė fillim, para sė gjithash mund tė themi se puthja ėshtė e mirė pėr dhėmbėt, pasi gjatė njė veprimi tė tillė, ajo ndikon te lėngu i pėshtymės qė ka pėr qėllim shpėlarjen e dhėmbėve nga ushqimi dhe mbrojtjen nga kariesi. Pra, si duket puthja ėshtė mė e efektshme se pasta pėr dhėmbė. Nė anėn tjetėr, pakėson streset, zvogėlon shtypjen e gjakut dhe rrit imunitetin e organizmit. Nė buzė ndodhen njė numėr i madh i fijeve nervore dhe gjatė prekjes sė buzėve tuaj me tė partnerit, ndizet zjarr i madh i pėrjetimeve. Rritet puna e zemrės, ndihet qarkullimi i shtuar i gjakut nė fytyrė e shpesh dhe lėkura djersitet nga kėnaqėsia. Gjatė njė puthjeje franceze aktivizohen 34 muskuj dhe hulumtimet klinike bėjnė tė ditur se, gjatė kėtij procesi pengohet me sukses krijimi i rrudhave nė fytyrė e me kėtė ngadalėsohet procesi plakjes sė lėkurės.

Puthja , mė e rėndėsishme se seksi
Pėr femrat puthja ėshtė mė e rėndėsishme se seksi. Pėrveē tė tjerash, puthja i bėn mirė edhe shėndetit. Dy studime tė reja dėshmojnė pėr kėtė. Pa pėrfytyruar se shkenca, nė njė largėsi shekullore, do t'i jepte tė drejtė. Sipas studimit gjerman, tė kryer mbi 514 njerėz tė moshave 16-91 vjeē, ndėrkohė qė meshkujt priren ta shohin puthjen mė shumė si njė zakon, pėr femrat ajo pėrfaqėson njė pėrbėrės shumė tė rėndėsishėm pėr intimitetin e ēiftit, aq sa konsiderohet mė e rėndėsishme se seksi. Ka edhe mė: Dy tė tretat e femrave qė iu pėrgjigjėn pyetėsorit tė seksologes, thonė se njė burrė qė puth mirė, ėshtė edhe njė i dashur i mirė. Nė pėrgjithėsi, ato qė thoshin se puthnin me kėnaqėsi, ishin 56 pėr qind e femrave tė pyetura, kundrejt 44 pėr qind tė meshkujve. Vetėm kur bėjnė dashuri, sjellja e tė dy gjinive duket se pėrputhet: 10.7 pėr qind e meshkujve dhe 9.7 pėr qind e femrave kanė deklaruar se nuk puthen gjatė raportit.

Efektet e puthjes dhe feromonet
Rrahjet e zemrės arrijnė 180 tė rrahura nė minutė, presioni i gjakut shkon 150 mm, vihet re zgjerim i bebeve tė syrit dhe thuajse bllokim i mushkėrive. Fytyra merr njė ngjyrė tė kuqe tė ndezur, pėr shkak tė zgjerimit tė enėve tė gjakut. Trupi pėrshkohet nga tė dridhura dhe tė duket sikur gjithēka e jotja ėshtė nė ajėr. Kjo ėshtė pra "puthja e parė". Por, sipas andrologėve, gjithnjė nėse ka vėrtet njė ndjenjė mes dy vetėve, sepse pėrndryshe reagimi i vetėm do tė pėrkufizohej si ankth. Pėlqimi "pamor" duhet tė ketė pėrkimin e tij fizik, tė prekshėm dhe tė vėrtetė, dhe puthja ėshtė prova e parė e njė serie tė gjatė mes atij dhe asaj. Ndėrkohė qė buzėt afrohen, futen nė punė hundėt, tė cilat thithin feromonet e partnerit. Kėto tė fundit janė pjesėza tė padukshme, por shumė tė rėndėsishme, sepse pėrmbajnė erėn, kėshtu qė shėrbejnė si bazė pėr pėlqimin fizik.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Puthja, frymėmarrje e nektartė dhe vulė e dashurisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika :: Seksualiteti-
Kėrce tek: