Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dashuria nuk ėshtė e rastit, atė duhet ta krijoni

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Dashuria nuk ėshtė e rastit, atė duhet ta krijoni Empty
MesazhTitulli: Dashuria nuk ėshtė e rastit, atė duhet ta krijoni   Dashuria nuk ėshtė e rastit, atė duhet ta krijoni Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 1:43 am

Jeni ju qė vendosni tė keni njė lidhje. Ta bėni tjetrin tė dashurohet dhe tė filloni njė marrėdhėnie nė ēift, varet nga ju. Kėngėt pėr dashurinė na thonė se fijet e dashurisė mbėshtillen nga gishtat e fatit, ndėrsa poetėt thonė se ajo ėshtė diēka e paprekshme, e paparashikueshme dhe vagėlluese si njė fill tymi. Miqtė mund tė na thonė se tė gjesh njeriun e duhur ėshtė thjesht tė gjesh kohėn e duhur, ndėrsa revistat lėnė tė nėnkuptohet se sekreti pėr tė takuar dashurinė e pėrjetshme ėshtė tė ngasėsh njė veturė tė shtrenjtė, tė veshėsh xhinse moderne ose tė kesh dhėmbė tė shkėlqyer si perla, aromė tė freskėt dhe tė kesh flokė tė parfumuar. E gjithė kjo mund tė shkaktojė pėshtjellim. Por sekreti pėr tė gjetur dashurinė e vėrtetė nuk qėndron nė njė studim tė dhėmbėve e as nė duart e fatit apo tė kohės. Qėndron nė vetėdijen tonė. Dashuria nuk rastis. Dashurinė duhet ta krijoni, tamam siē do tė krijonit ēfarėdo lloj gjėje tjetėr.
Tė njihni veten
Tė njihni mirė veten, do tė thotė tė viheni nė kontakt me esencėn tuaj mė intime, tė zbuloni natyrėn, objektivat, dėshirat, pikat tuaja tė dobėta, kėrkesat e parevokueshme dhe kufijtė e tolerancės, pra, tė dini kush jeni dhe ku doni tė shkoni. Kėto pika mund tė jenė mė pas tė zbatueshme nė kėrkim tė shokut qė me tė vėrtetė ju pėrshtatet. Sa mė shumė ta njihni dhe kuptoni veten, aq mė tė shumta do tė jenė mundėsitė e suksesit nė lidhjen tuaj. Tė njihni dhe tė kuptoni veten nuk ėshtė shumė e vėshtirė, por kėrkon kohė dhe energji. Mund ta bėni duke lexuar, duke folur, duke medituar, duke u lutur, duke marrė pjesė nė seminare, duke u kėshilluar me njė mjek, njė astrolog apo cilindo tjetėr udhėrrėfyes.
Shikoni pėrtej lenteve rozė
Eksplorimi ėshtė faza e njohjes reciproke. Kjo fazė ka shpesh ngjyrėn rozė tė romanticizmit. Nė ekstazėn e njohjes sė shumė realiteteve tė reja e tė mrekullueshme mbi partnerin tuaj dhe tė gėzimit tė zbulimit tė emocioneve tuaja mė intime, mund tė jetė e vėshtirė qė tė kujtoheni tė ecni pėrpara me kujdes, me sytė hapur dhe antena tė ngritura. Por edhe nėse mund tė mbani lentet rozė qė tė mos pėlcisni tullumbacen tuaj tė lumturisė, herė pas here hidhni njė sy sipėr tyre, pėr tė pasur tė paktėn njė sy mbi realitetin.
Mos iu largoni pėrgjegjėsive
Arsyeja pse gjysma e martesave pėrfundojnė me ndarje ėshtė se partnerėt midis tyre nuk kanė vendosur kurrė njė mirėkuptim dhe njė marrėveshje, pėrveē premtimeve tė shkėmbyera nė altar. Njerėzit njihen, dashurohen, diskutojnė ėndrrat dhe objektivat, angazhohen pėr ndonjė pikė dhe martohen. Mė vonė, zbulojnė se nuk kanė ditur se mbi ē’baza rrinė sė bashku dhe ēfarė pret secili nga tjetri. Rrallėherė njerėzit harxhojnė kohė pėr tė vendosur role e pėrgjegjėsi ose pėr tė rėnė dakord pėr mėnyrėn se si do zhvillohet lidhja. Pastaj, me kalimin e kohės, zbulojnė se martesa e tyre nuk ka rregulla bazė pėr ta forcuar dhe pėr ta mbėshtetur.
Beqaria
Tradicionalisht fjala “beqari” i ėshtė referuar zgjedhjes pėr tė mos u martuar. Sot shumė njerėz e pėrdorin me kuptimin qė nuk bėjnė seks pėr njė periudhė kohore tė caktuar. Ndonjėherė njerėzit zgjedhim beqarinė si kundėrveprim ndaj theksit tė tepruar qė shoqėria ka vėnė mbi seksin, si shkėputje nga ndjenja ata duhet tė jenė tė lidhur seksualisht me dikė gjatė
gjithė kohės. Nė momentin qė dikush kėrkon t’i dhurojė vetes kėnaqėsinė e tė qenit ēift dhe i dashuruar, atėherė i jep fund statusit tė tij tė beqarit.

Tė kesh njė marrėdhėnie me veten

Marrėdhėnia qė keni me veten tuaj ėshtė modeli nė bazė tė tė cilit krijohen marrėdhėniet e tjera. Pėr tė krijuar njė lidhje tė thellė dhe tė lumtur me njė njeri, ėshtė thelbėsore tė mėsosh tė duash veten. Ėshtė marrėdhėnia vendimtare e jetės suaj. Ka njė ndryshim midis dashurisė dhe unit tuaj. Ai ėshtė bėrthama e qenies suaj, thelbi qė ekziston, pavarėsisht nga personaliteti juaj, nga ju, nga opinionet dhe emocionet tuaja. Ėshtė njė hapėsirė e vogėl dhe e shenjtė brenda jush, strehė e zemrės dhe e shpirtit tuaj. Individualiteti ėshtė vėzhguesi, trajneri dhe kritiku qė kontrollon mendimet, fjalėt, emocionet, sjelljet dhe pėrcakton se sa nga uni juaj i brendshėm do t’u tregohet tė tjerėve. Cilėsia e marrėdhėnies midis jush dhe unit tuaj tė brendshėm ėshtė themelore, sepse tė gjitha marrėdhėniet e tjera qė vendosni bazohen tek kjo marrėdhėnie. Nėse ajo qė dėshironi ėshtė njė lidhje e vėrtetė dashurie, atėherė hapi i parė duhet tė jetė tė mėsoni tė doni, tė nderoni dhe tė pėrkėdhelni veten tuaj.

Dashuria kėrkon me teper angazhim

Shumė njerėz i shmangen angazhimit, sepse kanė frikė se mos bėjnė ndonjė gabim. Mund tė kenė bėrė gabime tė tjera nė tė kaluarėn dhe vazhdojnė ta qortojnė veten e tyre pėr tė. Nėse vuajnė ose kanė ndjenjė pendimi, atėherė do tė ngurrojnė dhe do tė kundėrshtojnė idenė pėr t’u angazhuar edhe njė herė tjetėr. Para se tė mund ta bėjnė, duhet tė dinė tė falin njėri-tjetrin dhe tė shėrojnė plagėt. Ėshtė diēka qė secili duhet ta bėjė pėr veten e tij, sepse asnjė tjetėr nuk do ta bėjė pėr tė. Ėshtė njė udhėtim i vetmuar. E vetmja gjė qė mund tė bėni si partner ėshtė qė ta qetėsoni shokun tuaj, nė mėnyrė qė tė tregojė frikėn e tij dhe tė presė qė tė jetė gati. Nėse procesi do tė kėrkojė mė tepėr se sa ju lejon durimi ose koha juaj, atėherė duhet tė vendosni nėse duhet ta prisni apo jo.

Jo ēdo tėrheqje ėshtė dashuri

Interesimi ekziston, kur shkėmbimi i energjive midis partnerėve nuk has pengesa. Lidhjet sentimentale normalisht fillojnė me njė shkėndijė, ndonjėherė me njė familjaritet tė ēuditshėm sikur atė person e njeh prej kohėsh, ndonjėherė ėshtė njė ndjenjė e fortė si njė fshikullimė ose njė ndjenjė mirėqenieje e thellė. Shumė njerėz flasin pėr njė tėrheqje fizike tė menjėhershme. Mbi tė gjitha alkimia mund tė jetė vėrtetė e fuqishme. Kur takojmė dikė drejt tė cilit jemi tė tėrhequr seksualisht, zemra rreh mė shpejt, trupi shkrihet, fantazia vrapon dhe papritmas mund tė ndihemi sikur nė njė farė mėnyre dhe nė njė jetė tjetėr kemi qenė tė bashkuar me kėtė krijesė magjepsėse. Megjithatė kujdes: Njė tėrheqje e fortė nuk ėshtė njėlloj si tė dashurosh, aq mė pak do tė thotė qė dy njerėz janė bėrė pėr njėri-tjetrin. Sigurisht ėshtė e rėndėsishme, por ėshtė vetėm hapi i parė. Gjatė jetės mund tė tėrhiqeni nga shumė njerėz, por vetėm nė fazat e mėtejshme do tė mund ta zbuloni, nėse njėra prej tyre ėshtė vėrtetė dashuria e jetės suaj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Dashuria nuk ėshtė e rastit, atė duhet ta krijoni
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika :: Seksualiteti-
Kėrce tek: