Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ankesat tipike tė meshkujve me nivele tė ulėta testosteroni

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Ankesat tipike tė meshkujve me nivele tė ulėta testosteroni Empty
MesazhTitulli: Ankesat tipike tė meshkujve me nivele tė ulėta testosteroni   Ankesat tipike tė meshkujve me nivele tė ulėta testosteroni Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 1:46 am

Testosteroni ėshtė hormoni seksual mashkullor mė i rėndėsishėm. Ai ėshtė pėrgjegjės pėr zhvillimin e njė djali tė vogėl nė njė mashkull gjatė pubertetit dhe ėshtė i nevojshėm pėrgjatė gjithė jetės sė njė mashkulli pėr shėndetin dhe cilėsinė e jetės sė tij. Ky hormon prodhohet kryesisht nė testikuj dhe mė pas hyn nė gjak prej nga ku arrin nė organet e caktuara. Testosteroni ėshtė i rėndėsishėm dhe esencial pėr mirėqenien tuaj fizike, mendore dhe seksuale.

Pas tė dyzetave, mund tė shfaqen ndryshimet e para tė lidhura me moshėn. Por me njė mėnyrė tė shėndetshme jetese shumė nga sėmundjet e lidhura me moshėn mund tė parandalohen ose tė shtyhen nė kohė. Ushtrimet e pėrshtatshme dhe njė dietė racionale luajnė njė rol tė rėndėsishėm. Kėta faktorė mund tė kenė gjithashtu njė efekt tė drejtpėrdrejtė nė prodhimin e testosteronit endogjen, i cili ėshtė hormoni qė luan rolin kryesor nė mirėqenien fizike., mendore dhe seksuale.
Funksionet e hormoneve seksuale mashkullore
Dihet se hormonet seksuale mashkullore janė pėrgjegjės pėr zhvillimin e qimeve nė mjekėr, nė trup dhe nė pjesėn pubike, pėr fizikun e mashkullit si dhe pėr libidon dhe virilitetin. Disa hormone gjithashtu rrisin performancėn duke shtuar furnizimin me oksigjen. Pėr mė tepėr, ato ndikojnė nė tru pėrmes tė cilit pėrmirėsohet fuqia e pėrqendrimit, memoria dhe humori. Simptomat e pėrgjithshme tė mungesės sė testosteronit janė ulja e dėshirės seksuale (libidos), vėshtirėsi nė ereksion, shenja tė depresionit dhe tė lodhjes. Gjithashtu, njė ankesė e zakonshme e meshkujve me nivele tė ulėta tė testosteronit ėshtė ndryshimi i linjės trupore qė shoqėrohet me ulje tė fuqisė muskulore dhe rritje tė masės dhjamore.
Nivelet normale tė testosteronit
Nivelet e testosteronit te meshkujt mund tė ndryshojnė shumė. Vlerat ndėrmjet 12 dhe 35 nmol/l konsiderohen "normale". Vlerat nėn 12 nmol/l duhen trajtuar nėse janė prezente simptomat tipike tė mungesės sė testosteronit. (nmol/l ėshtė njėsia e zakonshme laboratorike) Pėr tė analizuar nėse njė mashkull vuan nga mungesa e testosteronit ėshtė pėrgatitur nė pyetėsor i njohur si Pyetėsori AMS (Aging Male Symptoms). Ky pyetėsor analizon simptomat qė shfaqen te meshkujt tė cilėt i kanė kaluar tė dyzetat. Nė tė pėrfshihen njė mori simptomash tė mundshme nga deficienca e testosteronit. Pasi pacienti e lexon me vėmendje pyetėsorin, vėren nėse te ai janė shfaqur kėto simptoma apo jo. Nėse pacienti konstaton se ka simptoma serioze, tė moderuara apo tė lehta, duhet t'i drejtohet patjetėr mjekut specialist.
Personi i cili vuan nga mungesa e testosteronit, nė varėsi tė nivelit tė kėtij hormoni, shfaq disa nga simptomat e pėrfshira nė kėtė pyetėsor. Zakonisht vihet re njė ndjesi e uljes sė mirėqenies sė pėrgjithshme, gjendja e pėrgjithshme shėndetėsore, ndjenja subjektive. Pacienti mund tė ndjejė dhimbje artikulacionesh dhe muskujsh, dhimbje tė pjesės sė poshtme shpinės, dhimbje tė kyēeve, dhimbje nė gjymtyrė dhe nė gjithė shpinėn. Por nuk mungon as djersitja e shtuar, episode tė papritura tė djersitjes, afshe tė nxehta qė nuk kanė lidhje me lodhjen. Meshkujt tė cilėt vuajnė nga mungesa e testosteronit hasin ērregullime tė gjumit, shpesh vuajnė nga pagjumėsia, kalojnė vėshtirėsi gjatė gjumit, por kėta meshkuj kanė njė nevojė nė rritje pėr gjumė gjatė ditės dhe shpesh ndihen tė lodhur. Kėta persona bėhen nervozė, ndihen tė shqetėsuar dhe shpesh irritohen, shfaqin ndjesi agresiviteti, kanė humor tė rėndė, dhe shpesh i kapin ndjenja paniku, ankthi. Mungesa e testosteronit sjell mungesė vitaliteti, rraskapitje fizike, si dhe ulje tė forcės muskulore duke sjellė ndjesi pafuqie. Veē pasojave psikologjike dhe fizike shfaqen pasoja edhe nė aktivitetin seksual. Mjekra nuk rritet si mė parė, vihet re njė rėnie e shkathtėsisė seksuale, ulje e numrit tė ereksioneve si dhe e dėshirės seksualė.
Ankesat tipike
Gjendje depresive, humor i keq, ērregullime tė gjumit, lodhje dhe rraskapitje tė shkaktuara nga ulja e prodhimit tė qelizave tė gjakut, ērregullime tė pėrqendrimit, afshe tė nxehta, hipertermi trupore. Po ashtu vihet re humbje e forcės muskulore, rritje e masės dhjamore nė trup, ulje e dėshirės seksuale dhe virilitetit, zvogėlim i masės kockore etj.

Testosteroni

Mungesa e testosteronit
Meshkujt me mungesė testosteroni duhet tė trajtohen me testosteron. Njė mėnyrė trajtimi ėshtė "injeksioni depo ēdo tre muaj". Nebido ėshtė terapia mė moderne pėr injeksionin e testosteronit. Avantazhi i tij ėshtė se niveli i testosteronit nė gjak ruhet brenda kuadrit normal pėr rreth 12 javė. Si rezultat, vetėm katėr injeksione nė vit janė tė nevojshme dhe tė mjaftueshme. Pėrgjatė tremujorit pas injeksionit, mashkulli fiton mė tepėr konfidencė, pavarėsi dhe njė cilėsi mė tė mirė jetese sesa me injeksionet tradicionale tė testosteronit, tė cilat janė efektive vetėm pėr dy-tre javė. Nė fillim tė terapisė ose nė raste tė veēanta mund tė jenė tė nevojshme intervale mė tė shkurtra midis injeksioneve. Plotėsimi me testosteron i meshkujve tė cilėt e kane humbur nivelin e tij normal, i ndihmo kėta persona t'i rikthehen aktivitetit tė tyre tė mėparshėm jetėsor.

Testosteroni dhe efektet e tij
Testosteroni, hormoni seksual mashkullor ėshtė pėrgjegjės pėr zhvillimin e karakteristikave seksuale mashkullore. Ai bėn pjesė te hormonet androgene (mashkullore) nga greqishtja: andras-burrė, mashkull. Shpesh herė drejtohet pyetja "a ka testosteron tek femrat?". Mjekėt thonė se ka dhe tek femrat ky hormon prodhohet nga gjėndrat adrenaline femėrore, por funksioni i saktė i tyre nuk dihet ende. Testosteroni ka 2 efekte madhore:
1- Efekt Androgjen - rritja e qimeve trupore, trashja e zėrit dhe rritja e zmadhimi i organeve gjenitale, pra stimulon dukshmėrinė e shenjave seksuale sekondare gjatė pubertetit.
2- Efekt Anabolik - rritja e masės muskulare dhe pėrshpejtimi i rritjes trupore. Nė mungesė tė testosteronit kėto efekte zbehen ose humbasin veprimin dhe dukshmėrinė e efekteve tė tyre. Kur anabolikėt asteroide injektohen tek te rriturit efektet hasen pėr disa javė, pra shumė shpejt.

Zėvendėsuesit e testosteronit
Ka njė numėr tė madh derivatesh sintetike qė prodhojnė nė shkallė tė ndryshme efektet androgjene dhe anabolike tė testosteronit.
Si imitues androgjenike kemi mesterolone, testosterone. Derivativėt me efekt kryesisht anabolik njihen si steroide anabolike si p.sh. Nandrolone, Oxymetholone etj. Kėto pėrdoren pėr tė trajtuar njė numėr problemesh te meshkujt dhe femrat. Hormonet seksuale mashkullore zakonisht pėrdoren pėr tė "ndihmuar" zhvillimin seksual mashkullor kur ky hormon ėshtė deficient nė trup. Kjo deficience, prodhim i ulėt, mund tė vijė nga teste anormale ose prodhim inadekuat i hormoneve Pituitare tė cilat stimulojnė testet pėr tė "lėshuar" testosteronin. Hormoni jepet me injeksion, kapsula ose nė formė "pelletes", sferė e vogėl qė lėshon ngadalė barin qė ka brenda, si rruzulli a elipsi. Mekanizmi i veprimit tė zėvendėsuesve tė testosteronit, tė marra nė doza tė vogla si terapi zėvendėsuese kur prodhimi trupor, natyral, ėshtė i ulėt, ato veprojnė njėsoj si hormonet natyrale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Ankesat tipike tė meshkujve me nivele tė ulėta testosteroni
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika :: Seksualiteti-
Kėrce tek: