Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Femrat: Nuk tradhtojmė kurrė. Pse e kundėrshtojnė?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Femrat: Nuk tradhtojmė kurrė. Pse e kundėrshtojnė? Empty
MesazhTitulli: Femrat: Nuk tradhtojmė kurrė. Pse e kundėrshtojnė?   Femrat: Nuk tradhtojmė kurrė. Pse e kundėrshtojnė? Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 1:48 am

Pėrse tradhtojnė femrat? Po fundja ē'ndryshim ka, pėrse ato duhet tė kenė ndonjė arsye tė ndryshme nga ato tė meshkujve? Tradhtia ngelet tradhti, pavarėsisht faktit nėse je femėr apo mashkull. Edhe pse kėtė qė thuhet mund ta kundėrshtojnė shumica e femrave.

Pėrballė pyetjes "pėrse tradhtojnė femrat?", nuk janė tė pakta ato qė mund tė ngelėn tė shtangura nga pyetja. "Nuk e di. Unė pėr vete nuk kam tradhtuar ndonjėherė!". Kjo ėshtė pėrgjigjja qė kanė dhėnė pjesa mė e madhe e tė anketuarave. E pra, femrat nuk e njohin fjalėn tradhti. Pėr t'u ēuditur kjo, sepse meshkujt thonė krejt tė kundėrtėn. Femrat do tė thoshin se ē'rėndėsi ka se ē'mendojnė meshkujt, kur bėhet fjalė pėr to dhe ato e dinė shumė mirė qė nuk tradhtojnė. Por meshkujt thonė se jo nė pak raste kanė provuar tradhtinė e femrave.
"Nuk tradhtojmė kurrė"
Ėshtė nga tė paktat sondazhe qė nuk ka pasur asnjė mendim tė pėrbashkėt mes dy sekseve. Ndėrsa femrat nė asnjė mėnyrė nuk pranojnė qė tė mbajnė epitetin tradhtare, meshkujt nuk ngurrojnė tė derdhin njė lumė fjalėsh kundėr tyre, thua se femrat e kanė shpikur tė parat fjalėn tradhti. E nė fakt, po tė mbėshteteshim nė histori, ato kanė pak tė drejtė. Gjithmonė duke pėrjashtuar veten, ato, ia lėnė fajin meshkujve qė nuk i kanė mė nė vėmendje. Ata, duke mos pėrjashtuar asnjė, thonė se ato e kanė tradhtinė nė karakter. "Nėse njė femėr tradhton, pėr kėtė e ka fajin partneri i saj. Ajo do ta bėnte njė gjė tė tillė, vetėm nėse nuk gjen tek ai dashuri dhe siguri. Kėshtu qė detyrohet t'i kėrkojė tek njė tjetėr. Por gjithsesi, tė rralla janė ato femra qė tradhtojnė"- shprehet njė nga tė anketuarat. "Nėse ajo nuk ndihet mirė pranė partnerit tė saj, duhet tė mundohet ta rifitojė atė dhe jo tė vrapojė nė krahėt e dikujt tjetėr", kundėrshton njė i anketuar i seksit mashkull. Femrat nė karrierė kanė mė shumė mundėsi tė tradhtojnė. Kjo pėr arsyen se duke qenė se mund tė ndihen disi tė plotėsuara me veten, kėrkojnė fusha tė reja pėr tė eksperimentuar. Flirtojnė dhe luajnė rolin e femrės sė emancipuar qė nuk ka tabu dhe paragjykime.
Eksperiencė apo mungesė vėmendjeje
Edhe pse e mbajnė veten pėr besnike tė pėrjetshme, nuk kanė pse bėjnė pėrjashtim nga pjesa tjetėr, qė janė meshkujt. Duket se nė ēėshtjen e tradhtisė femrat dhe meshkujt janė tė ndarė nė dy kampe pa asnjė tė pėrbashkėt. Secili justifikon veprimin e vet dhe sheh me sy mjaft kritik atė tė tjetrit. Nėse do tė kishim parasysh disa nga motivet qė shtyjnė njė mashkull nė tradhti si p.sh. etja pėr eksperienca tė reja dhe pamundėsia pėr t'i bėrė ballė tundimit, nuk shihet ndonjė arsye se pėrse femrat duhet tė bėjnė pėrjashtim. Tė tilla arsye fare mirė mund t'i shtynin edhe ato tė bėnin tė njėjtėn gjė. Tė tradhtonin. Shumė tė rralla janė ato femra qė e pranojnė njė gjė tė tillė. Femra pėrdor tradhtinė e tij pėr tė qenė e justifikuar pėr njė veprim qė ndoshta nuk ka guxuar pėr arsye tė ndryshme ta bėnte mė parė? Tė tjerė mendojnė se njė femėr nuk ka nevojė fare pėr arsye. Ajo tradhton dhe kaq.
Por sa e falshme ėshtė tradhtia nga pala tjetėr?
Duket se tė dy, si femra si mashkulli, janė shumė tė ndjeshėm pėr sa i pėrket kėsaj pikė, vriten dhe lėndohen nga tradhtia. U duket e pafalshme kur e bėn tjetri dhe mundohen ta justifikojnė me tė gjitha mėnyrat kur e bėjnė vetė. Ėshtė e vėshtirė tė thuash se sa e fal tradhtinė. Ėshtė shumė e rėndė, por ndonjėherė shumė gjėra varen nga momenti dhe nga rrethanat nė tė cilat ndodhesh. Tė flasėsh pėr tradhtinė si fenomen nuk ėshtė shumė e vėshtirė, tė tregosh pėrvojėn tėnde, kjo qenka e pamundur. Asnjė nga tė anketuarit nuk mori guximin tė tregonte pėr veten, nėse kishte tradhtuar apo e kishin tradhtuar ndonjėherė.

Tradhetia

Tradhtia, armė nė duart e femrės
Nuk janė tė rralla rastet kur njė tradhti pėrdoret pėr tė tėrhequr vėmendjen e partnerit. Ajo ndjehet e lėnė pas dorė, lidhja e dikurshme mes tė dyve nuk ėshtė mė e fortė dhe marrėdhėnia ka rėnė nė krizė. Si t'ia bėjė qė gjėrat tė kthehen siē kanė qenė mė parė? Nėse bėhet xheloz, do tė kuptojė se jam edhe unė kėtu. E rrallė, por ndodh. Gjithmonė nė fokusin e eksperiencave tė tė tjerėve ose edhe tė vetat, por qė thuhen tė fshehura nėn tė tjera identitete, pjesėmarrėsit nė sondazh tregojnė se si njė tradhti pėrdoret pėr tė t'i treguar partnerit se e ka lėnė pas dorė ose pėr ta bėrė xheloz. Ndėrkaq, nė raste tė tjera shumė femra ndjekin shembullin e partnerit. Nėse ai e tradhton, ajo bėn tė njėjtėn gjė. Kėshtu, ai do ta kuptojė sesi ndihet ajo. Por a ėshtė kjo njė mėnyrė pėr t'i treguar se tradhtia e tij e bėn tė ndjehet keq, apo mos ndoshta mė nė fund doli nė pah karakteri i saj i vėrtetė?

Kush tradhėton mė shumė nė ēift
Shumė studime kanė treguar se tipi i tradhtarėve seksualė, ėshtė edhe mė i ndeshur nė jetė. Meshkujt tradhtojnė mė shumė se gratė dhe shpjegimi shkencor i kėtij fakti duhet gjetur tek natyra e tij. Nga natyra, mashkulli ėshtė i destinuar qė tė pėrkthejė stimujt seksualė nė fantazi erotike, ndėrsa femra i transformon nė ndjenja, emocione dhe dashuri. Edhe ajo tradhton, por mė tepėr se nėpėrmjet raporteve seksuale, me anė tė mendimit.
Ndėrsa tradhtarėt seksualė janė mė tė qartė nė zgjedhjet e tyre. Ata dinė tė ndajnė seksin nga ndjenjat dhe sipas sondazheve, rreth 50 pėr qind e meshkujve qė kanė njė lidhje tė dyfishtė, vazhdojnė tė jenė tė dashuruar pas partnereve tė tyre "zyrtare". Pėr ta, tradhtia ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė mbijetuar nė njė lidhje tė qėndrueshme apo martesė. Aventurat e shpejta janė pėr kėtė tip tradhtarėsh njė mėnyrė pėr tė vlerėsuar mė tepėr bashkėshortet.

Tradhėti e fshehur nė lidhje tė fshehtė
Studimet zbulojnė njė panoramė tradhtarėsh tė qetė me ndėrgjegjen e tyre. Pjesa mė e madhe, rreth 75 pėr qind e tyre pėrgjigjet se nuk ndjehet aspak nė faj ndaj partnerit, ndėrsa gjysma e tyre pranon se situata me njė marrėdhėnie tė rregullt dhe njė lidhje tė fshehtė ėshtė krejt normale pėr ta. Tė paktėn derisa tė mos zbulohen nga partneri. Dy te tretat e personave nuk arrijnė tė zbulojnė tradhtinė e partnerėve tė tyre. Vetėm 13 pėr qind e tė tradhtuarve ėshtė nė dijeni tė mėkatit dhe vetėm pėr shkak se partneri ka pranuar gjithēka qė nė dyshimin e parė. Si reagojmė kur zbulojmė mungesėn e besnikėrisė? Nė tė shumtėn e rasteve shndėrrohemi nė detektivė tė vėrtetė. Ndjekim ēdo lėvizje tė partnerit dhe nė fund tė gjitha dyshimet dhe provat vendosen si akuzė pėrpara tradhtarit. Ndėrsa pėr ata 13 pėr qind qė zbulojnė faktin e tė qenit tė tradhtuar gjėrat ndryshojnė. Njė e treta e tyre ndjehet e njohin dashurinė e fshehtė.

Marrė nga "TIME MAGAZINE"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Femrat: Nuk tradhtojmė kurrė. Pse e kundėrshtojnė?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Femrat(Shprehje nga shkrimtaret dhe Filozofet)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika :: Seksualiteti-
Kėrce tek: