Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 10 gjestet qė tregojnė se lidhja bazohet nė besim dhe intimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: 10 gjestet qė tregojnė se lidhja bazohet nė besim dhe intimi   Thu Sep 13, 2007 1:48 am

Romantizmi ėshtė njė mėnyrė pėr tė shprehur dashurinė tuaj, ndjenjė e cila bėn t'u rrahė zemra fort sa herė qė jeni pranė partnerit. Mos prisni asnjėherė raste tė veēanta pėr tė shprehur dashurinė tuaj.

Sigurohuni tė ushqeni lidhjen dashurore qė keni krijuar duke vėnė nė zbatim disa kėshilla praktike me tė cilat specialistėt sigurojnė se kanė njė efekt mjaft pozitiv nė jetėn e njė ēifti. Shpesh duket e pabesueshme dhe e paarritshme krijimi i njė lidhjeje e cila karakterizohet nga harmonia dhe dashuria mes partnerėve, aq sa kur e sheh tek tė tjerėt tė duket diēka ireale, por qė sipas studiuesve ėshtė krejt e kundėrta.
10 kėshillat qė ata japin janė:
1- Thuaji partneres ose partnerit "tė dua", tė paktėn njė herė nė ditė. Edhe pse mund tė jetė i sigurt, personi qė keni nė krah ka nevojė t'u dėgjojė ta thoni kėtė fjalė.
2- Pėrshėndetjen e mėngjesit apo tė rikthimit pas punės nė shtėpi shoqėrojeni gjithmonė me puthje dhe nėse atė ditė po mendoni edhe pėr tė kryer marrėdhėnie seksuale shtojini edhe njė pėrqafim.
3- Bėni "takime dashurie" me partnerin pėr gjithė jetėn tuaj. Trajtojeni partnerin edhe mė mirė nga sa e keni trajtuar kur jeni njohur nė fillim. Mos harroni, jini tė pėrzemėrt, buzėqeshini partnerit sa herė qė rikthehet nė shtėpi, mbajini duart njėri-tjetrit gjatė njė shėtitjeje qė bėni tė dy, etj.
4- Lėrini pas defektet e tij. Nėse jeni tė lidhur me njė djalė apo vajzė qė nuk ėshtė shumė e rregullt, atėherė keni dy alternativa t'i pėrsėrisni ato qė bėni dhe tė mėrziteni tė dy, ose ta kėshilloni butėsisht qė ai tė mos i pėrsėrisė mė. Mos vini re faktin qė lė veshjet e tij vend e pavend, qė nuk pastron tryezėn pas darke etj.
5- Pėrqendrohuni tek pozitivja. Nė vend qė tė mendoni vetėm pėr njė fjalė apo veprim tė gabuar tė tij, e cili u ka mėrzitur shumė, mendoni pozitivisht, mendoni tė gjitha gjėrat e bukura qė bėn pėr ju, fjalėt e ėmbla qė u pėshpėrit nė vesh etj.
6- Mendohuni dy herė para se tė flisni nėse jeni me nerva. Mos u pėrpiqni tė flisni nėse jeni tė mėrzitur, thjesht heshtni ose qėndroni larg njėri-tjetrit. Dilni pėr pak ēaste tė merrni ajėr dhe tė qetėsoheni, dhe kur tė riktheheni sėrish tek partneri do tė shihni se mėrzia ka mbetur pas dhe do tė jeni gati tė pėrkėdhelni dhe puthni njėri-tjetrin.
7- Mos pėrdorni sekretet e partnerit apo dobėsitė e tij gjatė njė zėnke pėr tė lėnduar, apo edhe nė njė situatė tė zakonshme. Ajo ēfarė juve u duket e parėndėsishme, idiote, mund tė jetė diēka shumė serioze pėr partnerin tuaj. Merrni nė konsideratė atė ēfarė ėshtė e rėndėsishme pėr njeriun e zemrės dhe mos e diskutoni atė me miqtė apo familjen tuaj. Njė lidhje dashurore bazohet nė besim dhe intimitet.
8- Mendoni sė pari pėr partnerin tuaj. Nėse tė dy e bėni kėtė, atėherė tė dy i keni dhėnė njė ndihmė tė madhe lidhjes suaj. Thuaji "po" partnerit sa mė shumė tė jetė e mundur, plotėsojini atij edhe dėshirat mė tė vogla dhe mos e pengoni tė shijojė aktivitete apo tė tjera gjėra qė i kanė dhuruar kėnaqėsi para se tė lidheshit. Do tė shihni se do tė merrni tė njėjtėn kundėrpėrgjigje.
9- Respektoni partnerin tuaj. Mos e pėrgojoni atė me asnjėri. Kur flisni pėr tė dashurin tuaj pėrdorni gjithmonė fjalė qė tregojnė dashuri dhe respekt nė radhė tė parė.
10- Gjeni njė mėnyrė pėr t'u bashkuar tė dy ēdo ditė. Zbuloni ēfarė u pėrshtatet dhe ndihmon me tė vėrtetė marrėdhėnien tuaj. Hani jashtė bashkė, takohuni pėr tė pirė ēajin e pasdites, shtrihuni nė krevat pėr tė pėrkėdhelur njėri-tjetrin, bėni njė shėtitje etj. Mund t'i alternoni gjėrat dhe tė thyeni rutinėn.
Mos harroni, sa mė shumė tė jepeni pas lidhjes suaj aq mė e bukur bėhet ajo. Bėni dashurinė dhe romancėn pjesė tė ditės suaj.

Femrat

Virgjėrinė nė ditėt e sotme
Tradicionalisht, e virgjėr quhet dikush qė nuk ka kryer aktin seksual. Edhe pse sipas kėsaj dhe meshkujt quhen tė virgjėr para se tė kenė kryer aktin seksual, trysnia kryesore pėr tė qenė e virgjėr ushtrohet mbi femrat. Sot nė lidhje me virgjėrinė hasen trysni kontradiktore. Ideja e virgjėrisė ėshtė e vjetėr. Grekėt dhe romakėt e lashtė e pėrdornin kėtė term pėr t'iu referuar njė gruaje (apo njė perėndeshe) qė ishte e pavarur, vetėm, e pazotėruar nga ndonjė burrė. Mė vonė, filloi tė pėrdorej pėr t'iu referuar vetėm virgjėrisė seksuale dhe, pėr ironi, pėr tė pasqyruar imazhin mbizotėrues tė grave si pronė e burrave. Qėndrimi e virgjėr deri nė martesė garantonte qė gruaja do tė ruante nderin e familjes, duke kaluar nga babai te burri, si njė mall i papėrlyer. Duke qenė se nuk kishte kontroll tė besueshėm mbi lindjet, kjo garantonte edhe qė foshnjat tė lindeshin vetėm nga ēiftet e martuara.

Kur kundėrshtojnė femrat
Femrat mund tė zgjedhin tė abstenojnė dhe tė mos kenė marrėdhėnie seksuale pėr shkak tė frikės nga njė sėmundje e transmetueshme seksualisht, tė shtatzėnisė, besimit fetar, edukatės qė kanė marrė qė nga lindja, ose thjesht ngaqė nuk janė gati. Pėr mė tepėr, ato mund tė zgjedhin abstenimin pasi janė tė interesuara qė tė zhvillojnė pjesė tė tjera tė vetvetes, si aftėsitė e tyre krijuese, intelektuale dhe atletike. Ato mund tė shprehin intimitetin nė mėnyra tė tjera joseksuale, nėpėrmjet marrėdhėnieve shoqėrore dhe familjare. Femrat duhet tė jenė tė lira tė bėjnė seks apo jo, siē e gjykojnė mė mirė. Seksi zakonisht sjell shumė ndryshime nė marrėdhėnien dhe jetėn e njeriut. Duke qenė se shpesh kjo pėrbėn njė vendim tė madh, ėshtė e arsyeshme tė mendohet mė parė, tė diskutohet me personin me tė cilin je e lidhur. E gjithė kjo mund tė ndikojė nė jetėn seksuale.

Kėnaqėsia seksuale te femrat
Gratė i pėrjetojnė kėnaqėsitė seksuale nė shumė mėnyra: fizike, emocionale, shpirtėrore, si dhe nė aspektin intelektual. Mund tė ndiejnė kėnaqėsinė e njė pėrkėdheljeje tė butė, njė kėrcimi erotik ose njė orgazme qė tė bėn ujė nė djersė. Tradicionalisht, pėrshkrimet e studiuesve meshkuj fokusohen nė ndjesitė e organeve gjenitale dhe nė fazat e eksitimit (epshndjelljeve). Por erotika dhe kėnaqėsia janė shumė mė tepėr se kaq. Tingujt, pamjet, aromat dhe prekjet mund tė ndezin ndjenjat seksuale, po ashtu si fantazitė. Erotika mund tė bėhet njė burim pozitiv energjie. Erotika nuk ėshtė vetėm ajo qė ndodh nė dhomėn e gjumit, por ėshtė dhe trokitja nė ndjenjat mė tė thella, nė energjitė krijuese, tė cilat depėrtojnė nė tė gjitha aspektet e jetės sonė.
Duke ndarė pėrjetimet e tyre tė kėnaqėsive, duke ditur edhe kufizimet me tė cilat pėrballen, mund tė shkohet drejt njė mirėkuptimi mė tė madh dhe pėrmbushjes sė erotikės sė grave.

Marrė nga "TIME MAGAZINE"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
10 gjestet qė tregojnė se lidhja bazohet nė besim dhe intimi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika :: Seksualiteti-
Kėrce tek: