Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Kėshillat qė e shpėtojnė njė marrėdhėnie nga shkatėrrimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: Kėshillat qė e shpėtojnė njė marrėdhėnie nga shkatėrrimi   Thu Sep 13, 2007 1:49 am

Shumė studime kanė treguar se tipi i tradhtarėve seksuale ėshtė edhe mė i ndeshur nė jetė. Meshkujt tradhtojnė mė shumė se gratė dhe shpjegimi shkencor i kėtij fakti duhet gjetur tek natyra e tij. Nga natyra, mashkulli ėshtė i destinuar qė tė pėrkthejė stimujt seksuale nė fantazi erotike, ndėrsa femra i transformon nė ndjenja, emocione dhe dashuri. Edhe ajo tradhton, por mė tepėr se nėpėrmjet raporteve seksuale, me anė tė mendimit.

Ndėrsa tradhtarėt seksualė janė mė tė qartė nė zgjedhjet e tyre. Ata dinė tė ndajnė seksin nga ndjenjat dhe sipas sondazheve, rreth 50 pėr qind e meshkujve qė kanė njė lidhje tė dyfishtė, vazhdojnė tė jenė tė dashuruar pas partnereve tė tyre "zyrtare". Pėr ta, tradhtia ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė mbijetuar nė njė lidhje tė qėndrueshme apo martesė. Aventurat e shpejta janė pėr kėtė tip tradhtarėsh njė mėnyrė pėr tė vlerėsuar mė tepėr bashkėshortet. Nė shumė raste, pėr tė qetėsuar ndėrgjegjen, meshkujt bėhen mė xhentilė dhe tė ngrohtė me partneren pas njė tradhtie.
Rregullat e arta
A duhet pranuar tradhtia? Nė kėtė pikė ka disa teori tė ndryshme, por shumė prej studiuesve kėshillojnė qė tė kyēni gojėn edhe pėrballė provave tė vėrteta. Sinqeriteti i tepėrt mund tė shkaktojė tek partneri ndjenjėn e zhgėnjimit dhe urrejtjes, por edhe tė shkatėrrojė lidhjen. Nėse rrėfeheni edhe nė detajet mė tė vogla, mund tė lini tek bashkėshorti apo bashkėshortja idenė se aventura nuk ishte vetėm njė tundim i rastėsishėm, por njė histori e vėrtetė. Por, nėse jeni zbuluar dhe nuk keni asnjė rrugėzgjidhje tjetėr, ekzistojnė ende disa kėshilla tė mira pėr tė dalė nga situata. Tradhtia mund tė gjenerojė dy tipa krejt tė ndryshme reagimesh: Zhgėnjim dhe urrejtje ndaj partnerit, por edhe ndjenja kėnaqėsie psikologjike dhe seksuale. Nė pėrgjithėsi, tė gjithė tė tradhtuarit ndjejnė tė njėjtėn nevojė tė pashmangshme pėr tė folur pėr tradhtinė e pėsuar. Pjesa mė e madhe e tyre ėshtė e bindur se ėshtė nė dijeni tė gjithēkaje, si pėr tė rėnduar pozitėn e partnerit, por edhe pėr t'u siguruar se ai ėshtė ende i denjė pėr besim. Ata pėrpiqen qė tė kuptojnė se ēfarė i ka shtyrė partnerėt nė tundim, por edhe pse kjo dėshirė kthehet nė njė fiksim, nuk arrijnė tė marrin shumė pėrgjigje. Tradhtarėt mbeten gjithnjė nė pozita mohuese. Disa mendojnė se nė kėtė mėnyrė mund tė mbrojnė bashkėshortėt apo partnerin nga dhimbja, ndėrsa tė tjerė nga frika se mund tė shkatėrrojnė lidhjen e tyre nuk e bėjnė kėtė gjė. Sa me insistuese dhe nervoze tė jenė pyetjet e bashkėshortit, aq mė pak i sinqertė do tė tregohet edhe tradhtari. Studimet tregojnė se pothuaj tė gjithė tradhtarėt qė zbulohen, pėrpiqen qė tė mos shkatėrrojnė lidhjen e tyre tė rregullt. Dhe, nė 76 pėr qind tė rasteve ia arrijnė kėtij qėllimi. Pėr tė rifituar besimin e partnerit do tė jetė tepėr e vėshtirė, por megjithatė nuk duhet humbur asnjėherė shpresa. Nė radhė tė parė duhet braktisur lidhja e fshehtė dhe mė pas duhet t'u pėrgjigjeni me diplomaci shumė pyetjeve tė partnerit. Duhet pranuar fakti se fjalėt tuaja mund tė ngjallin dyshime dhe prandaj duhet tė sillni prova pėr ato qė thoni, dhe tė pėrsėrisni tė njėjtat shpjegime disa herė. Pėrgjigjet tuaja do tė shkaktojnė dhimbje tek partneri. Pėrpiquni qė tė kuptoni gjendjen nė tė cilėn ndodhet dhe kjo do ta bėjė atė tė ndjehet mė mirė. Dhe, nė fund, bindni veten dhe mbi tė gjitha partnerin, se nuk do tė hidheni mė nė aventura apo tė paktėn qė do tė rrėfeni tundimet mė pėrpara se tė bini pre e tyre. Nė kėtė mėnyrė do tė tregoni se besnikėria juaj ėshtė njė rrjedhojė e dashurisė dhe jo e zakonit apo e bashkėjetesės. Njė kėshillė e fundit do tė thotė: Mos e fajėsoni partnerin pėr sjelljen tuaj. Nėse vėrtet doni tė vazhdoni lidhjen, nuk duhet tė tėrhiqeni edhe pėrballė ftohtėsisė, sharjeve apo urrejtjes qė mund tė merrni. Shprehni ndjenjat, ankthet, nevojat dhe thojini partnerit qė tė bėjė tė njėjtėn gjė. Tradhtia e dyshuar apo e zbuluar mund tė sjellė shumė dėme pėr jetėn nė ēift. Nė shumė raste ėshtė shkaku kryesor i divorceve, por, nėse dini tė kėrkoni falje dhe mirėkuptimin e partnerit, mund tė shėrbejė edhe si njė provė qė forcon mė tepėr raportin.

Tundimi i njė nate
Mė shumė se gjysma e tradhtarėve nuk janė tė dashuruar me partneren e fshehtė, ndėrsa rreth 92 pėr qind e tyre e cilėsojnė nevojėn pėr njė lidhje jashtė ēiftit si seksuale. Por, nėse nuk ka dashuri nė mes, pėrse ndjehet gjithnjė dėshira pėr tė vazhduar tradhtinė? Sipas psikologėve, ka tre arsye tė forta pėr tė ndjekur kėtė rrugė tė "mėkatit": Nevoja pėr tė provuar sensacione tė reja, pėr tė dalė nga gjendja e zakonshme dhe e mėrzitshme; kėnaqėsia pėr tė qenė i dėshiruar nga tė tjerėt, ndoshta sepse na pėlqen gjithnjė tė provojmė sa tėrheqės jemi. Nė kėtė arsye mund tė pėrfshihet edhe rasti i mungesės sė ngrohtėsisė nga partneri apo nė rastin e atyre qė kalojnė tė 40-at dhe ndjejnė dėshirėn pėr t'i dėshmuar vetes se janė ende tė rinj dhe tėrheqės. Dhe, sė fundi, pėr mosplotėsimin e dėshirės seksuale. Meshkujt mund tė ankohen pėr raporte seksuale tė rralla, ndėrsa femrat pėr mungesė kompetence dhe fantazie tė partnerėve tė tyre.

Tradhtia sjell dėshirėn pėr hakmarrje
Tradhtia krijon nė tė shumtėn e rasteve njė traumė emocionale, humbje tė besimit nė vetvete, pėrmbysje tė vizionit pėr dashurinė dhe jetėn, dhimbje dhe fyerje pėr veten. Tė paktėn janė ato persona tė tradhtuar qė ndjehen fajtore pėr mungesėn e besnikėrisė. Nė vend tė urrejtjes dhe dėshirės pėr hakmarrje, ata pushtohen nga zhgėnjimi dhe dhimbja. Sipas studimeve, vetėm 7 pėr qind e tė intervistuarve tradhtojnė partnerėt nė shenjė hakmarrjeje. Nė momentin qė pranohet tradhtia, nė 40 pėr qind tė rasteve ėshtė vetė shkaktari i saj qė tenton tė mbledhė copat e lidhjes. Njė sjellje e tillė ėshtė mjaft e logjikshme, pėr shkak se pothuaj nė tė gjitha rastet nuk tradhtohet partneri pėr ta zėvendėsuar, por pėr kėnaqėsinė e tė resė. Nė 76 pėr qind tė rasteve, marrėdhėniet nė ēift mbijetojnė edhe pas zbulimit tė tradhtisė. Partneri pranon zhgėnjimin me frikėn se ndarja do tė kishte pasoja mė tė rėnda se njė aventurė e shkurtėr.

A mund tė zbulohet tradhtari nė ēift
Studimet zbulojnė njė panoramė tradhtarėsh tė qetė me ndėrgjegjen e tyre. Pjesa mė e madhe, rreth 75 pėr qind e tyre, pėrgjigjet se nuk ndjehet aspak nė faj ndaj partnerit, ndėrsa gjysma e tyre pranon se situata me njė marrėdhėnie tė rregullt dhe njė lidhje tė fshehtė ėshtė krejt normale pėr ta. Tė paktėn derisa tė mos zbulohen nga partneri. Dy tė tretat e personave nuk arrijnė tė zbulojnė tradhtinė e partnerėve tė tyre. Vetėm 13 pėr qind e tė tradhtuarve ėshtė nė dijeni tė mėkatit dhe vetėm pėr shkak se partneri ka pranuar gjithēka qė nė dyshimin e parė. Si reagojmė kur zbulojmė mungesėn e besnikėrisė? Nė tė shumtėn e rasteve shndėrrohemi nė dedektivė tė vėrtetė. Ndjekim ēdo lėvizje tė partnerit dhe nė fund tė gjitha dyshimet dhe provat vendosen si akuzė pėrpara tradhtarit. Ndėrsa pėr ata 13 pėr qind qė zbulojnė faktin e tė qenit tė tradhtuar gjėrat ndryshojnė. Njė e treta e tyre ndjehet se njohin dashurinė e fshehtė.

Marrė nga "TIME MAGAZINE"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Kėshillat qė e shpėtojnė njė marrėdhėnie nga shkatėrrimi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika :: Seksualiteti-
Kėrce tek: