Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Impotenca, kush duhet tė hedhė hapin i pari

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Impotenca, kush duhet tė hedhė hapin i pari Empty
MesazhTitulli: Impotenca, kush duhet tė hedhė hapin i pari   Impotenca, kush duhet tė hedhė hapin i pari Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 1:50 am

Shumė kujt mund t’i ketė ndodhur qė nė shtrat tė ketė njė mashkull, qė nuk e merr i pari iniciativėn pėr tė bėrė lojėra nė seks. Dhe nė rastet kur Ajo e merr e para iniciativėn, ai ofendohet, pasi me kėtė veprim nuk mund tė ndihet mė mashkull.
Pėr psikologėt ky ėshtė njė problem vėrtet kompleks, i cili nė tė vėrtetė duhet parė me shumė kujdes, pasi mund tė bėhet fjalė pėr njė sėmundje, impotenca. Mund tė ndodhė edhe qė ai tė ketė probleme qė lidhen me ereksionin, shpjegojnė seksologėt. Pėr shumė meshkuj, problemi i ereksionit ėshtė vėrtet i dukshėm, gjė e cila i bėn ata tė ndihen vėrtet nė hall. Nė kėtė mėnyrė ata pėrpiqen tė devijojnė njė marrėdhėnie, duke mos shprehur dėshirėn pėr asgjė. Nė kėto raste duhet tė pėrpiqeni qė fillimisht ta bėni atė tė ndihet rehat dhe tė mos ndihet keq nga ky problem. I thuaj qė mund ta ndihmosh dhe tė organizoni lojėra nė krevat tė cilat e ndihmojnė atė tė arrijė atė qė dėshiron. Pėrpiqu ta kuptosh. Lėre qė ai tė tregojė fantazitė e tua seksuale qė e ndihmojnė atė tė ndihet komod nė seks, pra tė arrijė ereksionin. Madje edhe nė rastet kur disa gjėra nuk ju pėlqejnė duhet tė punoni me njė strategji tė kujdesshme pėr t’i treguar se kjo qė ai kėrkon mund tė realizohet, por do shumė pune. Filloni tė pėrkėdheleni nė krevat dhe asnjėherė mos tentoni tė prishni marrėzitė e shtratit. Me kėtė praktikė duhet tė vazhdoni aq shpesh sa tė kuptoni qė ajo qė bėni nuk ėshtė mė njė problem, por ėshtė pjesė e lojėrave tuaja nė krevat, pėr kėtė qėllim askush nuk duhet tė ndihet i pėrēmuar. Sigurisht pėr rastet kur ai ėshtė vėrtet impotent, gjėja e parė qė duhet tė bėni ėshtė mjeku. Nė jetėn nė ēift nuk ėshtė problem i vetėm impotenca por mund tė hasen edhe ērregullime tė tjera. Kėto ērregullime janė dėmtime qė ndodhin gjatė ndonjė stadi tė ciklit seksual tė cilat pengojnė partnerėt tė shijojnė kėnaqėsinė qė lind gjatė aktivitetit seksual. Ērregullimet mund tė lindin nė ēfarėdo lloj moshe, madje dhe kur mė parė personi ka pasur pėrgjigje normale gjatė aktivitetit seksual, ato mund tė shfaqen gradualisht ose menjėherė dhe mund tė prekin njė stad ose disa tė aktivitetit seksual. Shkaqet mund tė jenė fizike, psikologjike ose tė pėrbashkėta. Faktorėt emocionalė pėrfshijnė probleme tė tė dy partnereve si p.sh. disharmonia e partneritetit, mungesa e besimit tek partneri apo e komunikimit tė hapur midis tyre, kurse faktorėt psikikė pėrfshijnė ato brenda individit si depresioni, faji apo frika seksuale, traumat post seksit etj. Nė shkaqet fizike do tė pėrmendja drogat e ndryshme (narkotikėt, stimulantėt, alkoolin, nikotinėn, antihistaminikėt), ērregullimet tė lidhura me dhimbjen e mesit, prostatėn, traumat, ērregullimet endokrinė kryesisht tiroide, hipofize dhe gjėndrės mbiveshkore, si dhe sėmundjet e ndryshme. Njė risk i shtuar ndodh tek diabetikėt, njerėzit qė abuzojnė me alkoolin e drogat e ndryshme dhe ata qė kanė disharmoni kronike me partnerin apo mjedisin pėrreth.
Ērregullimet seksuale klasifikohen nė katėr sipas stadit tė ciklit seksual: ērregullime tė dėshirės seksuale (libidos), ērregullime tė jetės seksuale (frigiditeti tek femrat dhe impotenca tek meshkujt), ērregullime tė orgazmės dhe dhimbja gjatė koitusit, aktit seksual. Ērregullimet seksuale janė mė tė shpeshta nė moshat e reja tė tė rriturve, d.m.th. midis moshės 20- dhe 30-vjeēare, grupmoshė kjo ku mbizotėron numri i njerėzve qė kėrkojnė ndihmė mjekėsore pėr probleme tė tilla.

Seksi si antistres
Lidhur me mėnyrėn se si jemi mėsuar t’i shohim dhe t’i perceptojmė gjėrat, ėshtė krijuar mendimi se ėshtė mashkulli ai qė duhet tė ndėrmarrė hapin e parė pėr fillimin e raportit seksual. Pėr femrat, nėse prestacionet e mashkullit tė tyre janė tė larta, kjo ėshtė diēka shumė e kėnaqshme. Kjo sjellje e mashkullit shpesh lind nga modelet tradicionale tė virilitetit, tė cilat janė tė rrėnjosura thellė nė karakterin e tij, nė momentin qė kjo skemė seksuale nuk ndiqet mashkulli shqetėsohet dhe shpesh nuk mundet ta vazhdojė marrėdhėnien. Ky moment ėshtė zhgėnjyes pėr tė dy partnerėt. Zgjidhja e problemit duhet gjetur nė thjeshtėsinė e tė menduarit: pėrfytyroni dy kafshė tė cilat janė tė gatshme pėr t’u ēiftėzuar. Ato nuk mendojnė dhe nuk kanė komplekse ndaj njėri-tjetrit, por ndjekin instinktet, tė cilat po do tė dish t’i dėgjosh brenda teje, do tė tė falin kėnaqėsinė qė kėrkon. Mbyllni sytė dhe thjesht veproni.

Loja dhe harmonia seksuale
Sidomos pėr meshkujt e pamėsuar loja seksuale mund tė perceptohet si kėrcėnim ndaj virilitetit tė tyre, ndaj nuk duhet tė jeni shumė direkte nė atė ēfarė kėrkoni. Sidomos nė fillimet e lidhjeve njė mėnyrė e tillė do tė ishte antiproduktive, pasi harmonia seksuale do tė prishej. Zgjidhja nė kėto raste do tė ishte njė hap mbrapa. Duhet tė tėrhiqeni nė skutėn tuaj dhe t’i lini partnerit kohė pėr tė vepruar. Kjo nuk do tė thotė se duhet tė ktheheni nė pasivitet, por t’i shprehni dėshirat tuaja nė njė mėnyrė sa mė tė ėmbėl dhe joshėse. Kjo nuk do tė jetė e vėshtirė, duhet vetėm tė jeni vetvetja, tė jeni femra. Secili duhet tė jetė i lirė tė kryejė siē i pėlqen marrėdhėnien seksuale, kur bėhet fjalė pėr kėnaqėsinė e seksit, nuk ka tolerancė apo lėshime. Krevati nuk ėshtė vendi pėr altruizėm. Duhet bashkėpunim, ėshtė pothuaj njė marrėveshje e heshtur, e pathėnė me fjalė, ėshtė gjuha e trupit qė flet.

Tėrheqja mes dy partnerėve
Gratė tėrhiqen instinktivisht pas formash trupore qė tregojnė gjene tė mira. Kėshtu qė gruaja do tė parapėlqente mė tepėr njė burrė me shpatulla tė gjera dhe bel tė hollė - njė shenjė e sigurtė si e forcės fizike, ashtu edhe e njė sistemi tė mirė imunitar. Por ne i zbulojmė partnerėt e mundshėm nė njė mėnyrė mė tė zhdėrvjellėt. Nė New Castle University iu kėrkua femrave tė mbanin pėr disa ditė tė tėra njė bluzė me mėngė tė shkurtra. Meshkujt u ftuan pastaj tė zgjidhnin atė bluzė qė ata mendonin se mbante erėn mė tė mirė. Pothuajse pa ndonjė ndryshim, meshkujt parapėlqyen erėn e grave qė kishin njė sistem imunitar krejt tė ndryshėm nga i tyri. Kjo ėshtė kuptimplotė nga ana evolucionare, fėmijėt e lindur prej prindėrish qė kanė sisteme tė ndryshme imunitare kanė gjasat mė tė mira t’i luftojnė vetė sėmundjet. Studimet e fundit kanė zbuluar se ekzistojnė disa arsye qė seksi dhe dashuria ndikojnė jo vetėm te bukuria, por edhe nė shėndet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Impotenca, kush duhet tė hedhė hapin i pari
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika :: Seksualiteti-
Kėrce tek: