Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Nėntėdhjetė vite nga shuarja e "Burri tė Dheut"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: Nėntėdhjetė vite nga shuarja e "Burri tė Dheut"   Sat Sep 15, 2007 11:00 am

Pėrkujtohet abati i famshėm, Prend Doēi, biri i shquar i shqiptarizmės qė jetoi e punoi nė vitet mė tė trazuara tė shqiptarėve

U bėnė plot 90 vite nga shuarja e abatit tė famshėm, Prend Doēi, personaliteti shumėdimensional qė lindi, punoi e jetoi nė vitet e trazuara tė shqiptarėve, 1846-1917. Mė e keqja ėshtė se ky bir i shquar i shqiptarizmės, ende nuk ėshtė vėnė nė vendin e vet tė merituar. Nuk ėshtė e tepėrt tė thuhet se abat Doēi e bėri Shqipėrinė nė mėnyrėn e vet dhe kurrė nuk tingėllojnė tė tepėrta fjalėt e Ismail Qemalit, fill pas shpalljes sė Pavarėsisė se: "Ne e bėmė Shqipėrinė, por Prend Doēi do ta kishte bėrė si ne dhe mė mirė se ne".

Poeti tribun i Rilindjes

Duke shkėputur disa pjesė nga "Toka e Katedraleve", gjejmė dhe njė nga esetė mė tė spikatura tė studiuesit Dedaj, pėr abatin e famshėm, por qė do tė ishte i nevojshėm njė thellim i mė tejshėm rreth figurės poliedrike tė kėtij atdhetari tė shquar.

"...Vlerėsimet mė tė larta pėr tė, vijnė nga njerėzit e thjeshtė, bashkėpunėtorė e famullitarė nė Mirditė a gjetkė, hierarkėt e lartė tė kishės nė Shqipėri, Stamboll, Romė, Austri, konsujt e huaj nė Shkodėr dhe diplomatė tė kancelarive perėndimore, ditarėt dhe kronikat e shtypit, memorialėt, epistoralėt e autorėve tė shumtė, relacionet kishtare drejtuar Vatikanit etj. Ky njeri i madh, qė u kujdes pėr gjithēka tė madhe nė shėrbim tė kulturės dhe kombit, nuk u kujdes ndonjėherė vetėm pėr emrin dhe kultin e tij. Kjo e bėn kėtė njeri "tė jashtėzakonshėm", siē shėnonte Nopēa.

Nė nismat e Rilindjes shėnohet si poet tribun, ku shquhet nė poezitė e tij si mjeshtėr i vargut. Vjershat e tij, cilėsohen si manifeste tė para poetike tė asaj periudhe. Njė poet i talentuar nė radhė me Zarishin, Martinon, Bytyēin, poezi qė do tė "shprehin nė mėnyrė tė ngjeshur disa nga idetė dhe idealet e lėvizjes sonė kombėtare". Tė shėnuara janė "Nji kushtrim shqyptarėve", njė nga kumbimet poetike atdhetare me tė forta tė kohės; "Shqypnia nė robni" (1872) qė dallohet pėr theksin parcial tė vargut, saktėsinė e mjeteve poetike dhe gjuhėn e bukur e tė pastėr, njė poezi antologjike qė tė kujton "O moj Shqypni e mjera Shqypni" tė Pashko Vasės, e cila shėrbeu dhe si kushtrim i Kryengritjes sė Mirditės (1876-1877) tė cilėn e udhėheq vetė Prend Doēi.

Prend Doēi shkroi aq shumė pa emėr, me pseudonimet "primo Doēi". Pėrmendet si gojėtar i spikatur, publicist dhe orator novator. Krijues i shoqėrisė "Bashkimi", nxitės i botimeve nė shtypshkronjėn NIKAJ, por qe dhe udhėrrėfyes i "Lahutės sė Malcisė" sė Fishtės. Doēi e krijoi shoqėrinė "Bashkimi" duke dhėnė njė mesazh historik pėr gjithė elitėn e dalė nga shkolla e Krishtėrimit, duke dhėnė mėsimin pėr bashkėkombėsit se bashkimi ishte ēelėsi i suksesit tė sė ardhmes nė politikė, qeverisje, arsim, kulturė etj.

(Marrė me shkurtime nga "Toka e Katedraleve" tė studiuesit Ndue Dedaj)

Abat Prend Doēi, sipas studiuesit 83-vjeēar Pal Doēi (i cili edhe pse i koinēidon mbiemri, nuk ka as dhe njė lidhje farefisnore), por ka bėrė njė nga monografitė e pakta deri mė tash, nė punėn atdhetare, fetare e politike evidentohet nė katėr periudha.

E para, pėrfshin vitet 1870-1877 kur ky poet e meshtar i ri, plot vrull patriotik, bėn thirrjen plot besim se "Shqypnia do tė ēohet prap prej balte, do tė lulzojė...". Mė 1876-1877 vihet nė ballė tė kryengritjes pėr mbrojtjen e gjuhės shqipe, kulturės kombėtare dhe lirinė e Shqipėrisė.

Periudha e dytė rrok vitet 1877-1888, vite qė i kalon si komit maleve tė ashpra tė Mirditės; nė burgun e rėndė tė Stambollit, nė mėrgim nė Kanada, nė Athinė e Bombei tė Indisė, apo nė Romė, nė njė detyrė tė lartė nė Vatikan. Por kudo ishte, zemra i punoi pėr Shqipėri, pėr atdhe e pėr fe`.

Periudha e tretė shtrihet nė vitet 1888-1912, tashmė nė detyrėn e Abatit tė Mirditės, duke qenė i pjekur, prelat i ditur, diplomat i matur e largpamės, vihet re dhe evoluimi i pikėpamjeve tė tij politike, ndėrsa si rilindės ishte tejet autonomist. Sipas mendimit tė tij, Shqipėria duhej para sė gjithash tė siguronte autonominė e gjithė trojeve shqiptare, autonomi qė duhej ta njihnin Fuqitė e Mėdha, pa u shkėputur ende nga Perandoria Osmane.

Periudha e katėrt pėrfshin vitet 1912-1917, kur si prelat tashmė i njohur, i bėhet krah qeverisė shqiptare dhe ėshtė njė nga shtyllat mė tė forta nė Shqipėrinė e Epėrme. Me plot gojėn, pėr kontributin e tij nė pėrpjekjet pėr bashkimin kombėtar dhe mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė, ėshtė quajtur si "Burri i Dheut".

Gjergj Fishta nė in-memorium pėr abat Doēin

Me vdekjen e abatit tė pėrndritur mė 21 shkurt 1917, poeti i madh shqiptar Gjergj Fishta shkruan nė "Posta e Shqypnisė": "...mundet mė u thanė pėr sugure se nuk asht kund njė skaj Shqipnijet ku burrat e menēėm e tė kalemit mos ta kenė ndje e pėrmend emnin e abatit tė Mirditės Prend Doēi. Mendja e kthjellėt e tij, vullneti i tij i fortė e i papėrkulun nė punė tė mira, fjala e rrjedhshme dhe e ambėl, hija burrnijet e njajo sjellje e tij plot njerėzi e bujari, ka pas ba qė ai tė ishte e t'u matte prej gjithė shqyptarėve tė menēėm si njė nga burrat ma tė parė tė kombit tonė. Kudo ndriti duka e tij, a nder Pari kishe, a nder kren tė vendit ase ndėr njerėz tė diplomacisė, gjithkund i la nder vetit e nam kombit tė vet. Por shka se ky prelat i ndershėm, ky burr i pėrmendun nuk ban hije ma mbi dhe: ka dek, asht shue; vetem jeton shpirti i tij nė jetė tė amshueme e emri mbi dhe. Ne na dridhet penda nė dorė prej dhimbet, kah po na duhet me shnue deken e tij nė fletorėn tonė, sado edhe shkrimtari ma i lanuni kishte me mujtė me nxjerrė landė shkrimit prej jete tė tij sa me mbush e me hijeshue shtyllat e fletoreve ma tė para tė Evropės...".

Diplomatėt e huaj, pėr vdekjen e abatit

- Diplomati anglez, J.Swire shkruante: "Qe njė humbje e pazėvendėsueshme pėr vendin e vet".

- Edit`h Durham shėnon: "Mė erdhi keq tė dėgjoj se Prend Doēi ka vdekur. Ėshtė njė humbje e madhe pėr nacionalizmin shqiptar".

- Konsulli austro-hungarez, A.Kral, ka shėnuar: "Nė tė vėrtetė Prend Doēi ka qenė kundėrshtari im, por duhet thėnė e drejta, ka qenė mendje e hollė e fort i zoti. Nė ministrinė tonė tė gjithė nuk e kanė dashur, por tė tėrė e kanė ēmue".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Nėntėdhjetė vite nga shuarja e "Burri tė Dheut"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Media dhe Politika :: Dossier-
Kėrce tek: