Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Nė qelinė muze tė Al Kapones

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: Nė qelinė muze tė Al Kapones   Sat Sep 15, 2007 11:43 am

Hero gazetash? Biznesmen brilant? Vrasės i dhimbsur? Burrė i devotshėm nė familje? I lindur mė 17 janar 1899 nė Bruklin tė New Jork-ut, Alphonese Gabriel Capone i kishte tė gjitha kėto gjėra, por edhe asgjė prej tyre. Njė njeri kontradiktor, ai ishte produkt i kohės sė tij, i talentit tė tij dhe instinktit tė tij. Ai ishte nė shumė mėnyra si stuhi perfekte, nuk mund tė ekzistonte i vetėm nė atė vend qė jetoi.

Si u bė gangster djali i emigrantit italian
E kush mund tė bėhej tjetėr? Ai vinte nga familja e Gabriel Caponit nga Jugu i Italisė. Pra, i kishte tė gjitha "mundėsitė" pėr tė arritur majėn e kupolės mafioze. I ati zbarkoi nė brigjet e Ellis Island nė fillim tė shekullit tė kaluar pėr tė vazhduar jetėn nė Bruklin tė Nju Jorkut. Pikėrisht nė kėtė lagje lindi Alpohonse. Dhe, njė gabim nė regjistrim bėri qė mbiemri Caponi, tė shkruhej Capone dhe tė mbetej pėr tėrė jetėn. Por, pėr tėrė jetėn mbetėn edhe bėmat e tij. Vetėm 10 vjeē bėn aksionin e parė. Rreh mėsuesin e tij dhe pėrjashtohet nga shkolla. Stacioni i ri i jetės, rruga dhe grupe tė tėra djelmoshash qė pushtonin rrugėt. Dhe, vetėm nė moshėn 16-vjeēare, ai kishte mbi shpinė akuza tė tilla si rrahje, grabitje dhe vjedhje. S'kishte ku tė fuste kokėn, kėshtu i dha lamtumirėn Nju Jorkut pėr t'i thėnė mirė se tė gjeta Ēikagos. Aty ai jo thjesht do tė niste njė jetė tė re, por do tė ngrinte njė perandori, njė biznes kriminal, qė nė momentin qė e menaxhoi nė njė godinė nė afėrsi tė qendrės sė qytetit, ajo mori emrin "Caponeville". Uiski derdhej lumė nė qytetin mė tė dehur nė botė, grabitjet, gjobat, prostitucionet, aferat ishin sektorėt e tij. Dhe, ndėrsa FBI e shėnoi nė listėn e saj mes 25 emrave mė tė inkriminuar nė SHBA, Al Kapone ia ktheu duke hapur mensa falas pėr tė ngrėnė supė tė varfrit. Mjaftoi njė dokument dhe ai u arrestua. Por, jo pėr akuzat e krimeve tė rėnda, por pėr shmangie nga taksat. Dhe, pėrpara jurisė ai mbajti atė fjalim tė famshėm duke iu drejtuar prokurorėve dhe gjykatėsve: Ju jeni klientėt e mi!
Pasuria e Al Kapones
Arriti majėn pikėrisht kur atėherė llogaritė thoshin: Al Kapone fiton nė javė 100 mijė dollarė. Mė shumė, mė mirė, mė bukur dhe mė pasur se kaq nuk kishte mė. Por, jo vetėm kaq. Njė vilė pėr merak, njė makinė "Cadillak" e blinduar qė peshonte 7 tonė, njė shpurė badigardėsh, por mbi tė gjitha drejtues i tregut tė uiskit nė tė gjithė Ēikagon, e bėri atė pa diskutim mė tė famshmin dhe mė tė pasurin. Duke vėrtetuar shprehjen e famshme, se prapa njė pasurie pėrrallore, ndodhet njė vepėr kriminale pėrrallore. Dhe, Al Kapone jetonte nė kohėn e tij. Ai ishte produkti i saj. Njė lloj shteti brenda shtetit. Mjafton tė pėrmendim se "Cadillaku" i tij ishte i dyti pėr nga siguria pas Presidentit Franklin Rusvelt.
Fundi nga sifilizi
Sėmundja e tij e sifilizit nė fakt u diagnoztifikua qė nė burgun e Alkatrazit. Por, ai jetoi edhe shumė vite tė tjerė. Ishte njė moment pėrpara se tė vdiste, qė ai madje hoqi dorė nga biznesi. Vetėm njė vit pėrpara se tė vdiste, gjithēka ia la bandės sė tij qė drejtoi me sukses, por edhe familjes. Sėmundja e lodhi shumė, sa mė 25 janar tė vitit 1947 pėsoi njė infarkt qė i mori jetėn. Njė jetė qė mė pas u kthye me tė vėrtetė njė folklor rrugėsh, gazetash e deri sot, kur ai ėshtė njė mit. Njė mit, qė ashtu kriminal qė ishte, tregon njė epokė qė prodhoi njė gangster me emrin Al Kapone.

ALFONS KAPONE

Emri: Alfonse
Mbiemri: Capone
Atėsia. Gabriel
Amėsia: Tereze
Origjina: Siēili, Itali
Ditėlindja: 17 janar 1889
Vendlindja: Bryklin, Nju Jork, USA
Gjendja familjare: I martuar, me njė djalė
Aktiviteti: ēikago
Profesioni: Biznesmen
Dita e vdekjes: 25 janar 1947, ora 19:25

TE DHENA PER AKTIVITETIN
Kishte monopolin e tregtisė sė birrės dhe tė uiskit

AKUZAT E DREJTESISE
Kontrabandė pijesh
Mospagim taksash
Vrasje dhe pagesa pėr vrasje
I akuzuar direkt pėr masakrėn e Shėn Valentinit

DENIMET
Dėbuar nga ēikago
10 muaj burg pėr mospagim taksash

DENIMI
Dėbuar nga qyteti i Ēikagos
Dėnimi i parė: 10 muaj burg pėr mospagim taksash, u lirua dy muaj mė parė pėr sjellje tė mirė nė burg

I dėnuar: 10 vjet burg, bėri 2 vjet
Arrestimi i dytė: 3 maj 1932
Lirohet: nė 6 janar 1939

.............

ImageNė qelinė muze tė Al Kapones nė burgun e Alkatrazit

Sot burgu i Alkatrazit nė San Francisko tė SHBA-sė nuk "punon" mė. Ėshtė thjesht njė muze dhe famėn e vjetėr nuk e ka pėr metodat qė gardianėt vinin nė pėrdorim ndaj tė dėnuarve. Pėr dy vjet rresht, bash aty, ka qenė i strehuar gangsteri mė i madh i tė gjitha kohėrave nė SHBA, por dhe nė tė gjithė botėn. Pėr Al Kaponen e kemi fjalėn. Ėshtė njė qeli e ruajtur si ato ditė kur biznesmeni me pistoletė nė sqetull vuante dėnimin aty nė muret e zhveshura nga lagėshtira, por qė edhe nė ato pak metra katrorė ai notonte nė luks. Kishte njė krevat pėrsėmbari, njė tavolinė pune, njė shandan, njė kolltuk, njė pasqyrė dhe njė radio. Njė radio? Ishin vitet '30 dhe nė SHBA ishte me tė vėrtetė e rrallė tė kishe njė radio. Por Al Kapone jo vetėm qė e kishte, por e kishte brenda nė qelinė e tij. Dhe, si "rob i mirė" qė ishte ftonte nė qeli edhe gardianėt qė tundoheshin nga ai dollap qė fliste dhe dėgjonin sė bashku muzikė, lajme e emisione.

Image
I dėnuari "i mirė", Al Kapone
Po tjetėr? Po tė hysh, aty mėson nė radhė tė parė, se sa i vėshtirė ishte ai burg. Por kjo nuk funksiononte pėr Al Kaponen qė dinte tė bėnte marifete. Imagjinoni, burgu ishte njė ishull me njė sipėrfaqe sa ajo e burgut nė formė kėshtjelle dhe largėsia mė e afėrt nga bregu i Oqeanit ishte 2.2 kilometra. Nuk kishte gjė mė tė sigurt. Por, pėrsėri kjo nuk vlente pėr Al Kaponen. Ai dinte ta rregullonte situatėn. Pėr gjatė gjithė kohės qė ai qėndroi nė burg, familjarėt e tij tė gjithė u vendosėn nė njė hotel nė breg tė oqeanit. Po aty jetuan nė kėtė kohė edhe tė gjithė pjesėtarėt e bandės dhe kjo afėrsi bėnte qė ai jo vetėm tė vazhdonte aktivitetin dhe biznesin, por edhe burgu tė mos i dukej burg. Tė dhėnat flasin se Al Kapone pothuajse pėr ditė kishte njerėz qė e vizitonin. Dhe, a e dini pėrse gardianėt dhe administrata sillej mirė pėr tė? Ai ishte modeli i burgut. Jo thjesht nė sjellje, jo thjesht nė komunikim dhe mospjesėmarrje nė sherre dhe zėnka. Al Kapone kundėrshtoi ēdo organizim pėr rebelim nė burg apo tentativa pėr arratisje. Atėherė, pėrveēse t'i varnin nė qafė njė tabelė mirėnjohje, ēfarė mund tė bėnin tjetėr krerėt e burgut. Kėshtu, ai, Big Ali, tmerri i Ēikagos, autori i sa e sa vrasjeve, kontrabandės sė uiskit, veprimeve gangstere e tė tjera e tė tjera si kėto, u lirua njė ditė tė bukur pėr sjellje tė mirė nė burg.
Burgu Alkatraz
Njė burg si ai. Sot SHBA mund ta quajė mė tė sigurtin, por edhe mė tė ēmendurin. I ndėrtuar dhe i hapur mė 1934, ai pati vetėm 21 vjet jetė. U ndėrtua nė formėn e njė kėshtjelle nė ishull dhe kishte njė siguri tė padiskutueshme. Jo vetėm nga largėsia ujore dhe kėshtjella, por edhe pėr faktin se askush nuk do tė tentonte hedhjen nė ujė ku peshkaqenėt kishin shtėpinė e tyre. I vetmi rast largimi shėnohet njė vit pėrpara se tė mbyllej, ku tre tė burgosur u arratisėn, por nuk u gjet asnjė shenjė e tyre pas hedhjes nė ujė. Duket se peshkaqenėt ishin gardianėt mė tė mirė se ata qė qėndronin nė tokė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Nė qelinė muze tė Al Kapones
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Media dhe Politika :: Dossier-
Kėrce tek: