Pas ēdo burri tė madh, qėndron njė grua e fortė thuhet. Ndėrsa pas ēdo burri tė pasur, qėndron njė grua qė pret tė bėhet akoma mė e pasur. U takon miliarderėve, nė fakt, qė tė zgjedhin gruan e tyre tė ardhshme dhe zakonisht ato zgjedhin tė martohen me disa prej grave mė tė bukura nė botė, e zakonisht, shumė mė tė reja nė moshė.
Sidoqoftė ka dhe pėrjashtime. Ka raste kur miliarderėt zgjedhin si bashkėshorte njė person qė ndan tė njėjtat mendime dhe ambicie me ata. Ka dhe nga ata miliarderė qė preferojnė tė martohen me femra tė tė njėjtit nivel ekonomik me ta. Por, pothuajse nė tė gjitha rastet e mundshme, ekzistojnė shumė femra nė radhė, ato qė quhen gjuajtėse pasurish, qė presin qė miliarderi tė divorcohet nga bashkėshortja aktuale.
Martesat
Martesa e Donald Trump me gruan e tij tė re dhe modele, Melania Trump, ėshtė konsideruar si shembulli tipik i martesės mes miliarderit qė do tė ketė nė krah njė femėr tė bukur dhe femrės sė bukur qė dėshiron tė jetojė me tė gjitha komoditetet qė ia siguron njė bashkėshort miliarder. Ndryshe janė njohur Bill Gates dhe bashkėshortja e tij, Melinda. Ajo punonte si menaxhere nė Microsoft pėr nėntė vite, gjatė tė cilave u njoh, u lidh dhe u martua me themeluesin e kompanisė. Gail Golden punonte si asistente e Carl Ichan pėr vite me radhė deri sa e bėnė zyrtare lidhjen e tyre nė vitin 1999, kur Icahn u divorcua me bashkėshorten. Miliarderė tė tjerė pėrfundojnė tė martuar me gratė qė i kanė njohur para se tė kishin shumė para. Njė prej tyre ėshtė Sergey Brin, bashkė-themeluesi i Google, i cili u martua me tė dashurėn e tij tė universitetit.
Ndryshe
Nuk janė tė pakta rastet kur njerėzit, pasuria e tė cilėve i kap dhjetė shifrat, preferojnė partnerė me tė njėjtin status social dhe financiar. Miliarderi irlandez Tony OReilly ėshtė martuar me njė trashėgimtare greke. Miliarderja spanjolle Esther Koplowitz ėshtė martuar me Fernando Falco, Markez i Kubės, pinjoll i njė familjeje tė vjetėr spanjolle.
Wendi Deng, 39 vjeē
Martuar me Rupert Murdoch, 76 vjeē, me njė pasuri prej 9 miliardė dollarės sipas revistės Forbes.
Melinda Gates, 42 vjeē
Martuar me Bill Gates, 51 vjeē, i renditur nga revista Forbes si mė i pasuri nė botė pėr vitin 2007, me pasuri prej 56 miliardė dollarėsh.
Gail Golden, 58 vjeē
Martuar me Carl Icahn, 71 vjeē, i renditur nga revista Forbes nė vend tė 42-tė, me pasuri 13 miliardė dollarė.
Anne Dias Griffin, 36 vjeē
Kenneth Griffin, 38 vjeē, sipas revistės Forbes me njė pasuri prej 1.7 miliardė dollarėsh.
Veronica Lario, 51 vjeē
Martaur me Silvio Berlusconi, 70 vjeē, i renditur nga revista Forbes nė vend tė 51-tė, me pasuri 11.8 miliardė dollarė.
Miriam Ochshorn, 60 vjeē
Martuar me Sheldon Adelson, i renditur nga revista Forbes nė vend tė 6-tė, me pasuri 26.5 miliardė dollarė.
Erica Baxter Packer, 29 vjeē
Martuar me James Packer, 39 vjeē, sipas revistės Forbes me njė pasuri prej 5.5 miliardė dollarėsh.
Melania Trump, 37 vjeē
Martuar me Donald Trump, 61 vjeē, sipas revistės Forbes me njė pasuri prej 2.9 miliardė dollarėsh.
Anne Wojcicki, 33 vjeē
Martuar me Sergey Brin, 33 vjeē, i renditur nga revista Forbes nė vend tė 26-tė, me pasuri 16.6 miliardė dollarė.
Salma Hayek, 41 vjeē
Fejuar me Franēois-Henri Pinault, 45 vjeē, administrator i pasurisė 14.5 miliardė dollarėsh tė tė atit.