Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Epitafe tė ēuditshme tė njerėzve tė famshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: Epitafe tė ēuditshme tė njerėzve tė famshėm   Sat Sep 15, 2007 12:05 pm

Disa e kanė lėnė tė shkruar epitafin e tyre qė para vdekjes, tė tjerė kanė marrė atė qė tė gjallėt mendonin se u pėrkiste. Nė tė gjitha rastet, ata qė sa qenė nė jetė ishin jo pak tė rėndėsishėm, pėr mirė a pėr keq, edhe pas vdekjes e mbajnė mbi pllakėn e varrit nga njė fjali qė s’mbetet asnjėherė pa u vėnė re. Epitaf, vjen nga greqishtja e vjetėr “mbi gur varri” dhe ėshtė njė tekst i gdhendur qė nderon tė vdekurit. Tradicionalisht epitafi duhet tė jetė nė vargje, por ka dhe pėrjashtime. Shumė poetė i kanė kompozuar vetė epitafet e tyre qė para vdekjes. Nė shumė raste epitafet janė thėnie nga tekste tė shenjta apo aforizma. Por nė ēdo rast, epitaf i mirė konsiderohet njė qė mbetet nė mendjen e njerėzve, ose tė paktėn i bėn tė mendojnė ata qė e lexojnė. Epitafet e njerėzve tė pėrmendur kėtu, si Churchill, Sinatra, Al Kapone, Aleksandri i Madh e pėrmbushin kėtė kriter. Epitafet e kėtyre njerėzve, ashtu si dhe subjektet e tyre jo vetėm qė kanė aftėsinė tė skaliten nė kujtesė, por gjithashtu janė tė regjistruar edhe nė listat e epitafeve mė tė famshme e tė ēuditshme nė botė.

...........

Jam gati tė takoj Krijuesin tim. Ėshtė punė tjetėr nėse Krijuesi ėshtė i pėrgatitur apo jo t’i nėnshtrohet provės sė rėndė tė takimi mua.

Winston Churchill

...........

Kėtu dergjet njė prej kafshėve mė inteligjente qė janė shfaqur ndonjėherė nė faqe tė dheut.

Benito Mussolini

...........

Ky varr mban ēdo gjė tė vdekshme tė njė poeti tė ri anglez, i cili nė shtratin e vdekjes, dėshiroi qė nė varrin e tij tė gdhendeshin kėto fjalė: “Kė dergjet ai, emri tė cilit ishte i shkruar nė ujė”.

Johen Keats

...........

Pjesa mė e mirė nuk ka ardhur akoma.

Frank Sinatra

...........

Mėshirė, Jezusi im.

Al Kapone

...........

Proletarė tė gjithė vendeve bashkohuni. Filozofėt vetėm sa e kanė interpretuar botėn nė mėnyra tė ndryshme; ēėshtja ėshtė se si tė ndryshohet.

Karl Marx

...........

Njė varr del e mjafton pėr atė, tė cilit e gjithė bota nuk i dukej mjaft.

Aleksandri i Madh

...........

Mė sė fundmi i lirė. I lirė mė nė fund. Falė Zotit tė Madh, mė nė fund jam i lirė.

Martin Luther King
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Epitafe tė ēuditshme tė njerėzve tė famshėm
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika :: Thashetheme-
Kėrce tek: