Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Arkeologjia Shqiptare (Nė fushėn e antikitetit)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: Arkeologjia Shqiptare (Nė fushėn e antikitetit)   Sun Sep 16, 2007 12:22 am

Nė fushėn e antikitetit[u]

Deri nė shek. VII p.e.s. trevat e ndryshme ilire kishin pėrparuar pothuajse me tė njėjtin ritėm. Midis tyre dalloheshin disa krahina tė veēanta si Fusha e Korēės, Mati, Glasinaci (nė Bosnjė)etj, tė cilat kishin arritur tė krijonin njė kulturė materiale me nivel mė tė lartė se tė tjerat. Pėrfshirja e Ilirisė nė lėvizjen e gjerė ekonomike-shoqėrore mesdhetare, bėri qė pas shek. VII p.e.s. tė dalin nė radhė tė parė tė zhvillimit trevat jugore ilire - Iliria e Jugut.

Faktor parėsor u bėnė marrėdhėniet e hershme me botėn greke dhe veēanėrisht procesi i urbanizimit u pėrshpejtua me themelimin e kolonive greke nė brigjet e Ilirisė. Kėshtu kolonistė tė ardhur nga Korkyra mė 627 p.e.s. themeluan Dyrrahun dhe mė 588 p.e.s. themeluan Apoloninė.
Rreth gjysmės sė parė tė shek. VI themelohet dhe Oriku. Tė dhėnat arkeologjike dėshmojnė se gjatė shek. VI-V Dyrrahu e Apolonia kthehen nė qytete tė mirėfillta, kurse gjatė shek. IV ato njohėn njė lulėzim tė pėrgjithshėm qė u shpreh me ndėrtime monumentesh madhėshtore.

DYRRAHU ose Epidamni, qysh nė shek. V p.e.s. kishte punishte tė punimit tė qeramikės, tė metaleve, tė pėlhurave e lėkurės, kantier pėr ndėrtimin e anijeve etj. Dėshmi e zhvillimit tė tregtisė janė monedhat prej bronzi e argjendi qė pret Dyrrahu, kurse pėr lulėzimin urbanistik tė shek. IV p.e.s dėshmon mozaiku i njė dyshemeje me gurė lumi, i ashtuquajturi Bukuroshja e Durrėsit.

Nė vitin 229 p.e.s. Dyrrahu kaloi nė vartėsi tė Romės dhe mė vonė u kthye nė koloni romake. Nė shek. I-III tė e.s. pėrjeton njė periudhė lulėzimi, u bė qendėr dhe porti kryesor i brigjeve tė Adriatikut lindor. Kėsaj kohe i takon ndėrtimi i amfiteatrit, i termave, bibliotekės, ujėsjellėsit etj.
Nė shek. IV Dyrrahu bie ekonomikisht dhe tėrmeti i vitit 345 e.s. e rėnon edhe mė tej duke e bėrė tė kthehet nė njė qendėr tė vogėl tregtare. Pozita e tij gjeografike e bėri Dyrrahun qė gjatė shek. V-VI e.s. ai tė kthehet nė njė nga qytetet e rėndėsishme tė perandorisė bizantine. Nė kohėn e perandorit Anastas (me origjinė nga Durrėsi) u ndėrtuan shumė godina tė reja, hipodromi dhe tre radhė muresh rrethues shumė tė fuqishėm.

APOLONIA. Qytet antik ndėr mė tė mėdhenjtė nė pellgun e Adriatikut dhe mė i pėrmenduri ndėr 30 qytetet e tjera me tė njėjtin emėr tė kohės antike. U ngrit mbi njė kodėr (me dy maja tė larta 101 e 103m mbi nivelin e detit) me njė pozicion qė zotėron tėrė zonėn dhe nėpėrmjet luginės sė lumit Aqos (Vjosė) lidhej me detin Adriatik. Nė shekujt e parė tė jetės, Apolonia mbante lidhje tė ngushta me Korinthin dhe Korkyrėn dhe luante rolin e ndėrmjetėsit nė tregtinė e helenėve me ilirėt. Nė shek. V p.e.s. u bė qendėr e zhvilluar ekonomike me punishte tė shumta zejtare, zgjeroi marrėdhėniet me botėn ilire si edhe me Atikėn e mė vonė edhe me Magna Grecian (Italinė e Jugut).
Lulėzimin mė tė madh qyteti e njohu nė shek. IV-III p.e.s. Nė kėtė kohė qyteti u shtri nė tė gjithė faqen perėndimore tė kodrės dhe u rrethua me njė mur mbrojtės 4km tė gjatė duke pėrfshirė njė hapsirė tė qytetit prej 138ha. Apolonia u ndėrtua sipas njė plani qė mbėshtetej nė sistemin ortogonal tė Hipodamit; pėrshkohej nga rrugė tė drejta, kryesore e dytėsore, qė kryqėzoheshin me njera-tjetrėn duke kufizuar lagje tė veēanta. Nga ndėrtimet kryesore veē mureve rrethuese u ndėrtua portiku i qendrės sė qytetit (agorasė), teatri, njė ēezmė monumentale, gjimnazi etj. Shėtitorja e Apolonisė shquhet pėr planimetrinė e zhvilluar dhe arkitekturėn solide. Ajo ėshtė me dy kalime dhe dy kate (70.2x10.50m). Muri i pasėm qė ka njė rol mbajtės ėshtė me 17 kamare obsidale, ku vendoseshin shtatoret, kolonada e brendshme dhe e jashtme e katit tė parė formohej nga kolona tetėkėndore. Nė shek. I-III tė e.s. qyteti pėrjetoi njė periudhė tė dytė ndėrtimesh intensive, si tempullin e Agonotetėve, odeonin, bibliotekėn dhe njė sėrė vilash tė zbukuruara me mozaikė. Apolonia nė kohėn e Augustit u shpall qytet i lirė dhe i paprekshėm dhe vazhdoi tė mbetej njė qendėr e rėndėsishme ekonomike e kulturore. Lulėzoi arkitektura dhe degė tė tjera tė artit, e sidomos skulptura. Ndaj me tė drejtė Ciceroni e quajti "Magna urbs et gravis" (qytet i madh e hije rėndė).

Nė shek. III-IV qyteti humbet rėndėsinė e dikurshme dhe nė fillimet e mesjetės Apolonia kthehet nė njė qendėr peshkopale.
Marrėdhėniet e ndėrsjellta tė qyteteve koloni me interlandin ilir shpejtuan procesin e lindjes dhe zhvillimit tė njė tog qytetesh ilire. Gjatė shek. IV-II p.e.s. ngrihen qytete si Butrinti, Amantia, Bylisi, Foinike, Antigonea, Dimali, Lisi etj. Ato ishin vendosur mbi maja apo shpate kodrash, me horizont tė gjerė shikimi dhe tė rrethuara me mure me konstruksione solide me blloqe gurėsh tė skalitur me forma trapezoidale, poligonale e nė njė fazė mė tė zhvilluar me blloqe kuadratikė. Nė shek. IV p.e.s. ato ishin kthyer nė qendra zejtare e tregtare, kurse rreth mesit tė shek. III p.e.s. qyteti ilir ishte formuar me tiparet themelore tė njė qyteti antik. Hapsira e brendėshme e qytetit ishte e organizuar sipas sistemit hipodamik ku agoraja nė tė cilėn ishin vendosur godinat e karakterit politik e shoqėror, kulturor e religjoz (prytaneioni, teatri, shėtitorja, tempujt etj) formonin qendrėn e qytetit tė ndarė nga pjesa tjetėr. Disa shembuj tė kėtyre ndėrtimeve nė qytetet ilire e dėshmojnė mė sė miri nivelin urbanistik tė tyre.
BUTRINTI. Tė dhėnat arkeologjike dėshmojnė se nė shek. VII-VI p.e.s. Butrinti ishte njė qendėr protourbane, kurse nė shek. V p.e.s. arriti tė marrė tiparet e plota tė njė qyteti. Nė fund tė shek. IV fillim i shek. III p.e.s. u ndėrtua agoraja e qytetit, njė portik (shėtitore), njė tempull i vogėl dhe teatri me 1500 vende i cili ėshtė ruajtur i plotė deri nė ditėt tona. Ai bashkė me ndėrtimet e tjera pranė si tempullin e Asklepit, portikun, banjat etj, pėrbėnin pjesėn mė tė bukur tė qytetit antik.

Nė periudhėn e vonė antike e mesjetės sė hershme Butrinti pėrjetoi njė periudhė lulėzimi. Kėsaj kohe i takon ndėrtimi i Baptisterit i cili ėshtė monumenti mė i rėndėsishėm i periudhės paleokristiane. Salla e pagėzimit nė formė rrethore me diametėr 13.50m ėshtė shtruar me mozaikė shumėngjyrėsh, me motive nga bota shtazore e figura gjeometrike, tė cilat kanė vlerė tė veēantė artistike. Salla pėrshkohet nga dy rradhė kollonash granite mbi tė cilat kanė qenė mbėshtetur qemerėt e ēatia.
ANTIGONEA. Qytet i themeluar nė shek. III p.e.s. me njė mur 4000m tė gjatė, ėshtė ndėrtuar me njė sistem urbanistik tė tipit hipodamik, me rrugė tė drejta e tė kryqėzuara qė ndajnė qytetin nė insula me gjerėsi 200 kėmbė dhe nė ndarje tė tjera mė tė vogla.

AMANTIA. Eshte e vendosur nė faqen e njė kodre tė lartė dhe kishte tė fortifikuar me njė mur tė gjatė 2200m, vetėm akropolin. Emri i qytetit pėr herė tė parė pėrmendet nė shek. IV p.e.s.. Nė shek. III p.e.s. qyteti fuqizohet ekonomikisht dhe arrin tė presė monedhat e veta. Kėtė e dėshmojnė ndėrtimi i tempullit tė Afėrditės, rrėnojat e njė teatri dhe veēanėrisht ndėrtimi i stadiumit, i cili ėshtė ruajtur i plotė deri nė ditėt tona. Stadiumi ka formėn tipike tė stadiumeve greke me dy krahėt e gjata qė kufizojnė pistėn me gjatėsi 184.8m dhe gjerėsi 12.25m. Njėri krah i shkallares i ndėrtuar me blloqe gurėsh gėlqerorė ka 17 rradhė, kurse krahu tjetėr ka 8 rradhė.
BYLISI. Njė nga qytetet mė tė mėdha ilire u zhvillua nė shek. IV p.e.s. si kryeqendėr e fisit ilir tė bylinėve. Ai kishte njė sipėrfaqe prej 30ha tė rrethuar me mur tė mbrojtur nga 7 hyrje e 7 kulla. Nė shek. III p.e.s. qyteti u fuqizua ekonomikisht, kohė kur ndėrtohet agoraja (qendra e qytetit) prej 4ha, ku ngrihet teatri me rreth 9000 vende, stadiumi, gjimnazi etj. Nė shek. I e.s. Bylisi u kthye nė koloni romake.

Nė shek. IV tė e.s. qyteti rrethohet me mure tė fuqishme, dhe mė pas nė shek. V-VI u bė njė qendėr e rėndėsishme peshkopale. Pėr kėtė flet zbulimi i gjashtė bazilikave, dyshemetė e tė cilave janė shtruar me mozaikė me motive paleokristiane tė njė cilėsie tė lartė.
ALBANOPOLI. Qytet ilir, qendėr e fisit tė Albanėve, qė pėrmendet pėr herė tė parė nė mesin e shek. II tė e.s. nga Ptolemeu, i cili pėrcakton dhe kordinatat e shtrirjes sė tij. Eshtė lokalizuar me rrėnojat e qytetit ilir tė Zgėrdheshit (nė afėrsi tė Krujės). Emri i qytetit dhe i fisit tė albanėve qė krijuan atė, u ruajt nė mesjetė e deri nė ditėt tona duke i dhėnė emrin gjithė trevės ku shtriheshin Ilirėt e Jugut - Albania.

LISI. U formua si qytet nga fundi i shek. IV p.e.s. mbi bazėn e njė vendbanimi protourban. Nė shek. III-II p.e.s. muret rrethuese e ndanin atė nė tre pjesė, akropolin, qytetin e sipėrm dhe qytetin e poshtėm qė shtrihej buzė lumit Drin. Muret e qytetit janė tė ruajtur shumė mirė me 12 portat dhe kullat e shumta qė i japin njė pamje madhėshtore qytetit. Lisi nė kohėn e Cezarit merr tė drejta dhe ofiqe municipale dhe luan njė rol aktiv nė luftėn civile midis Pompeut e Cezarit.
SELCA E POSHTME. Nė kodrat e fshatit me tė njėjtin emėr, janė zbuluar rrėnojat e njė qyteti ilir tė shek. IV-III p.e.s. Nė shek. III bėhet qendėr e krahinės ilire tė Dasaretisė. Nė kėtė kohė gdhenden nė shkėmb 4 varre monumentalė princėror, me njė arkitekturė tė stilit jonik. Nė njėrin varr ėshtė gjetur njė inventar shumė i pasur me armė, enė bronzi e balte, zbukurime ari dhe njė paftė metalike me skenė mitologjike luftimi.


Nė qytetet koloni, Dyrrah, Apoloni si edhe nė qytetet e tjera tė Ilirisė sė Jugut si nė Butrint, Amantia, Bylis, Antigone etj., krahas degėve tė ekonomisė u zhvillua e lulėzoi arti, i cili nė fillim zhvillohet i lidhur me traditėn e metropoleve (korinthase e korkyrase). Pas shek. V krahas vazhdimit tė traditės, arti fiton veēori lokale. Vlera tė veēanta artistike kanė punimet nė qeramikė. Nė shek. IV-III p.e.s. punishtet e Apolonisė e Dyrrahut prodhuan enė me figura tė kuqe me tema mitologjike dhe nga jeta e pėrditėshme. Figurinat (terrakotat) e shumta me tema mitologjike e mė pas edhe tema nga jeta e pėrditėshme, dallojnė pėr plastikėn e realizimin artistik. Krahas terrakotave tė shumta janė edhe figurinat prej bronzi, mjaft prej tė cilave pėrbėjnė vepra arti

Gjatė shek. I-II e.s. nė skulpturė pėrvetėsohen tiparet e artit romak. Veēanėrisht nė skulpturė portreti ndjek realizmin tipik tė kohės me njė frymė tė mbėshtetur nė traditėn. Qendra kryesore ėshtė Apolonia me portretet e magjistratėve, tė Filozofit, tė Bilias etj. Portrete cilėsore tė shek. I-II e.s. kanė dhėnė Dyrrahu, Butroti, Foinike etj. Relievi bėhet skematik dhe lidhet me qėllimet praktike tė zbukurimit tė altareve, sarkofagėve, monumenteve arkitektonike etj.
Mozaiku si gjini e pikturės monumentale dekorative nė kohėn antike (greko-romake) dhe atė mesjetare tė hershme njohu njė lulėzim tė dukshėm, sidomos nė shekujt e parė tė e.re. Duke pėrdorur gurė kubik tė zinj ose shumėngjyrėsh tė vendosur nė sfond tė bardhė u arrit tė realizoheshin figura tė ndryshme gjeometrike dhe skena nga mitologjia detare. Shquhet mozaiku polikrom zbuluar nė Apoloni, qė paraqet Luftėn e amazonėve.

Mozaiku si vepėr e artit lulėzon edhe nė shek. V-VI tė e.s. realizuar nė veprat e kultit paleobizantin, si nė bazilika, kisha, pagėzimore, trikonka etj. Nė dyshemetė e kėtyre monumenteve figurat e mozaikut janė tė shpėrndara lirshėm nė sipėrfaqe dhe janė figura simetrike, kafshė nė qetėsi, pemė, fruta, bisqe hardhije, shpendė, peshq e motive tė ndryshme ujore. Nė radhėn e kėtyre realizimeve cilėsor ėshtė mozaiku i Baptisterit tė Butrintit, i trikonkės sė bazilikės sė Linit (Pogradec), mozaiku u bazilikės sė Arapajt (Durrės) i bazilikave tė Bylisit e shumė tė tjera.
Nė Shqipėri ėshtė ruajtur deri nė ditėt tona vetėm njė mozaik parietal (i vendosur nė mur), ai ėshtė mozaiku i kapelės sė Durrėsit, i ngritur brenda amfiteatrit tė qytetit. Ai paraqet figura shėnjtorėsh dhe i pėrket periudhės sė hershme bizantine.

Nė fushėn e mesjetės sė hershme
Tė dhėna tė mirėfillta pėr kulturėn e hershme mesjetare vijnė nga gėrmimet e para sistematike qė u bėnė gjatė viteve 60-70tė, me zbulimin e varrezave tė Komanit, tė Buklit, tė Shurdhahut, tė Lezhės etj. Gradualisht gėrmimet u shtrinė edhe nė njė varg kėshtjellash tė antikitetit tė vonė e mesjetės sė hershme si nė Varosh (Stelush), Shurdhah (Sardė), Lin, Pogradec, Berat, Kaninė, Butrint etj. Njė pjesė e kėshtjellave janė vazhdim i qyteteve e qytezave tė kohės antike, e njė pjesė tjetėr kala e kėshtjella tė ngritura nė pėrshtatje me kushtet e reja historike.

Gjatė shekujve tė mesjetės sė hershme shqiptare shek. VII-IX ka njė braktisje tė qyteteve pėr shkak tė kthimit nė ekonominė e mbyllur natyrore. Vetėm Durrėsi ku u kufizua pushteti bizantin e ruajti karakterin e mirėfilltė qytetar. Gjithashtu edhe Butrinti, nė jug, mbeti qendėr e rėndėsishme qytetare.
Njė ringjallje e jetės qytetare vihet re pas shek. IX kur fillon qarkullimi i monedhave bizantine. Ndėr qytetet e ringjallura mbi truallin e qyteteve ilire, nė kėtė periudhė janė Berati, Kanina, Lezha, ndėrtimet fortifikuese (muret, portet e kullat) tė tyre janė ruajtur deri nė ditėt tona.


Literatura
1. Ilirėt dhe Iliria tek autorėt antikė, Tiranė 1995.
2. Kuvendi i parė i studimeve ilire, Tiranė 1974.
3. Les Illyriens, Tiranė 1985.
4. ILIRIA 1985, 2.
5. ILIRIA 1986, 1.
6. ARKEOLOGJIA, N. Ceka-M. Korkuti, Tiranė 1998.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Arkeologjia Shqiptare (Nė fushėn e antikitetit)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika Shoqerore :: Gjeografi-
Kėrce tek: