Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Arkeologjia shqiptare Ne Shekuj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: Arkeologjia shqiptare Ne Shekuj   Sun Sep 16, 2007 12:28 am

Arkitektura nė shekujt 7-15
Arkitektura bizantine ne Shqiperi u ngrit mbi bazen e nje arkitekture Ilire paraardhese e ndikua edhe nga factore te rinj dhe te ndryshem te kohes.
Duke zene pozite te vecante ne trevat e perandorise bizantine , ne korridorin natyral mes lindjes dhe perendimit, territori i vendit tone sherbeu ne periudha te caktuara si transmetues apo rrezatues i vlerave arkitektonike drejt perendimit dhe anasjelltas.Gjate mesjetes se hershme dhe te mesme,kemi gjini te ndryeshme arkitektonike,duke filluar nga banesat,ndertimet mbrojtese,ato te kultit si dhe ndertimet inxhinjerike.
Shumllojshmeria e tipeve si dhe niveli i larte ndertues, tregon se arkitektura mesjetare ne vendin tone nuk qendron prapa asaj te vendeve fqinje me te zhvilluara,dhe flet per kontakte te vazhdueshme me keto vende,per ndikime reciproke dhe zgjidhje arkitektonike origjinale si ne elemente te vecante ashtu dhe ne formulimin e tipeve.
Nje zhvillim te madh pati arkitektura gjate periudhes se konsolidimit te principatave feudale shqiptare.Nje fenomen urbanistik me rendesi qe merr zhvillim te plote ne kete periudhe,dhe qe kishte te bente me zhvillimin e qyteteve sidomos gjate shek.13-14, eshte lindja e varosheve ose lagjeve jashte mureve rrethuese te quteteve.Kjo dukuri shenoi lindjen dhe zhvillimin e qytetit te hapur.
Gjate shek.13-14, me periudhen e fuqizimit te principatave arbereshe me qendra ne Petrele, Kruje, Gjirokaster etj, ndertimet mbrojtese paten zhvillim te dukshem, zgjerohen dhe riparohen ato ekzistuese, dhe ne disa raste rrethohen dhe varroshet.
Arritjet me te shquara ne arkitekturen e kultit te krishtere,i perkasin shek.13-14.. Me gjithe ndikimet nga arkitektura bizantine dhe e Europes perendimore, ato kane disa vecori qe i dallojne nga te parat.
Fortifikimet mesjetare mund t’i ndajme ne qytete te fortifikuara,keshtjella te ngritura si seli e feudalit,per qellime ushtarake,si pika vrojtimi te rrugeve etj.Qytetet qe linden ne mesjete e kane origjinen tek keshtjella e feudalit si p.sh. Petrela, Kruja,Gjirokastra etj.Ne disa qytete si Shkodra dhe Kanina dallojme tre pjese te fortifikuara qe lidhen me porta midis tyre:qytetin e poshtem,te mesem dhe keshtjellen ku rinte paria e qytetit. Si zakonisht keshtjella qendronte ne vendin me doniues te qytetit.
Gjate shek.15, per shkak te luftes se madhe shqiptaro-turke,ne mjaft krahina te Shqiperise u shkateruan qytete dhe keshtjella si dhe vepra te ndryshme arkitektonike.Procesi i lindjes se qytetit te jashtem u pengua seriozisht.Gjate kesaj periudhe i kushtohet nje vemendje e vecante ndertimeve mbrojtese qe u persosen per shkak te perparimit te mjeteve dhe menyrave te sulmit. Te kesaj periudhe jane keshtjellat e Lezhes, Petreles, Devollit, Butrintit, Shkodres. Durresi ne kete kohe ka qene teper i fortifikuar.

Arkitektura e fortifikimeve e shek. 15-19 perfaqesohet me rikonstrucksionin e qendrave startegjike si kalaja e Elbasanit, kalaja e Prezes, kalaja e Tepelenes dhe kalaja e Vlores si me e rendesishmja e bregdetit.

Fortifikimet e shekujve 18-19 i perket periudhes se pashalleqeve te medha. Kalaja e Shkodres ne fillim te shek.18 u meremetua nga Bushatllinjte dhe kalaja e Beratit nga Ahmet Kurt Pasha. Midis gjithe sundimtareve te pashalleqeve,u dallua per ngritje fortifikimesh Ali Pashe Tepelena,.Ne ndertimet e tij,Ali Pasha,perdori nje numer te madh arkitektesh dhe inxhinjeresh te huaj.Vec kalave qe ndertoi jashte territorit te sotem shqiptar si ne Janine, Preveze, Arte Sul etj,ndertoi shume te tilla brenda territorit te sotem shqiptar si ne Tepelene, Gjirokaster, Shen Triadhe, Butrint, Libohove, Shen Vasi, Porto Palermo, Malloha dhe Berat. Pjesa me e madhe e fortifikimeve ruhen ne gjendje te mire dhe dallohen nga teknika e ndertimit me gure te latuar,nga format e rregullta gjeometrike,kullat,frengjite per topa dhe elementet dekorative.
Nder tiparet me karakteristike qe i dallon fortifikimet e shek 18-19,jane madheshtia e tyre dhe fortesia per t’i bere balle artilerise, format e rregullta gjeometrike te planimetrive, lartesia e barabarte e kullave dhe kurtinave dhe renia me pjeresi e tyre ne anen e jashtme, mbisundimi i formave poligonale te kullave, heqja dore nga perdorimi i bedenave dhe krijimi i parapeteve me frengji. Persa i perket trajtimit te jashtem,ato jane me gure te latuar,trajtimi monumental i portave dhe dekoret dhembeshare qe kufizojne pjesen e siperme te kullave dhe kurtinave.


Ndėrtimet e Kultit Musliman u moren nga modelet turke duke krijuar nje fizionomi te tyren vendase dhe me tipollogji te fiksuar. Xhamite grupoheshin ne ato me kupole dhe ato te tipit me salle te mbuluar me cati. Keto te fundit kane qene tipet e para menjehere pas pushtimit duke adoptuar kishat si ne Shkoder,Kruje,Berat,Elbasan dhe Kanine.Me interes eshte teknika e ndertimit dhe strukturave te tyre si kupolat,qemeret,harqet e shkallezuar neper dritare, teknika e ndertimit me gure e tulla te mureve te jashtem qe perdorej rralle ne Turqi dhe qe tregon per influencen e stilit vendas ne keto objekte. Perdorimi i harqeve te te mprehte ne forme fund lundre, eshte nje element formal qe me vone ne fund te shek.18, zevendesohet me harkun rrethor qe perdorej gjeresisht ne arkitekturen popullore dhe ne ndertimet e kultit te krishtere.
Xhamia me komplekse eshte ajo e Plumbit ne Shkoder e ndertuar me 1773-1774 nga Mustafa Pashe Bushati. Ajo i ngjan xhamive te Stambollit.Vellimi qendror ,i mbuluar me catite e ulura trekendeshe ne qoshe ose me kupole,prezenca e portikut,vendosja ne tre rradhe e dritareve jane karakteristikat kryesore te kesaj xhamie.Ne anen e jashtme nje rol te madh lozin dhe minaret.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Arkeologjia shqiptare Ne Shekuj
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika Shoqerore :: Gjeografi-
Kėrce tek: