Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 VIP-at "Une kukull",faleminderit kirurg

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: VIP-at "Une kukull",faleminderit kirurg   Sun Sep 16, 2007 4:10 pm

Tek i sheh nė televizor me pamjen perfekte nė paraqitje, ndihesh disi xheloz pėr pėrsosmėrinė e tyre. Instiktivisht mendon, qė me tė vėrtetė natyra ėshtė treguar mjaft zemėrgjerė me personazhet VIP. Por tashmė, jemi tė vetėdijshėm qė shumė prej tyre shfaqen tė tillė pas njė ndėrhyrjeje kirurgjikale. Kjo modė tanimė ėshtė pėrvetėsuar mjaft mirė dhe nga personazhet publikė shqiptarė. Edhe pse deri mė tash janė femrat ato qė e kanė pėrvetėsuar mė shumė. Po kush janė pacientet VIP qė kanė zbukuruar fytyrėn dhe pjesė tė ndryshme tė trupit me bisturi?
Nuk janė pak nė fakt. Dhe tė gjithėve u kanė rėnė nė sy, ndėrsa janė prezantuar me pamjen e tyre tė re nė ekran. Dikush ka pėrdorur bisturinė nė hundė, dikush nė buzė, njė tjetėr nė mollėza apo edhe nė gjoks. Duke e kėqyrur me kujdes veten para pasqyrės dhe tė joshura nga pėrsosmėria, u janė drejtuar klinikave mjekėsore nė Shqipėri apo edhe jashtė saj, pėr tė arritur mė tė mirėn pėr pamjen e tyre. Le tė gjykojmė vetė pėrmes fotove dhe tė dallojmė si ishin dhe si janė transformuar.


Alketa Vejsiu vajza e spektakleve televizive, pėrpara se tė niste show-n "Gjeniu i vogėl", mendoi qė tė shfaqej ashtu siē e kishte ėndėrruar, me njė hundė tė re. Njė operacion plastik nė spitalin "Nėnė Tereza" dhe ja ku u bė. Rezultati ishte vėrtet i dukshėm. Edhe pse nė tė vėrtetė ishin miqtė e saj qė e zbuluan, Alketa nuk e pati problem ta pohonte kėtė gjė tė pamohueshme tashmė nė fytyrėn e saj. E ndėrsa fillimisht kjo do tė mėsohej nga fjalėt qė kalonin gojė mė gojė, me shfaqjen e saj nė ekran do tė zbulohej pėr tė gjithė.


Ledina Celo, njė ndėr tė parat qė vendosi tė ndėrhynte nė hundėn e saj, do ta mbante sekret pėr shumė kohė. Nė fakt, ajo ėshtė ndėr artistet e para qė do t'i drejtohej klinikės pėr tė bėrė njė operacion nė hundė. Rreth dhjetė vjet mė parė, ajo arriti tė sillte nė formėn e dėshiruar hundėn e saj, por qė pas kaq kohe duket se nuk e ka mė atė shkėlqim qė mori nė kohėn kur bėri operacionin. Kjo edhe pėr arsyen se, pėr tė mbrojtur veten nga zėrat qė nisėn tė qarkullonin pėr kėtė ndėrhyrje, ajo hoqi dorė nga vizitat tek mjeku. Megjithatė, ndoshta Ledina nuk ka hequr dorė plotėsisht. Pasi sipas fjalėve qė qarkullojnė kohėt e fundit, ajo ka menduar qė tė bėjė sėrish njė ndėrhyrje nė hundėn e saj.


Bleona Qerreti nuk ėshtė treguar aspak pasive nė kėtė drejtim. E tunduar nga njė hundė e pėrsosur dhe e ndikuar edhe nga koleget e saj, ėshtė drejtuar pėr nė spital, ku i ėshtė nėnshtruar njė operacioni plastik nė Tiranė, qė i dha si rezultat njė hundė mjaft fine. Megjithatė, ajo asnjėherė nuk e ka pohuar kėtė fakt. Edhe pse operacioni ka disa vite qė ėshtė bėrė, vetė Bleona nuk e ka pohuar kėtė fakt, pavarėsisht se kjo ėshtė njė gjė e dukshme, aq mė tepėr kur e krahason me pamjen e saj nė vite. Dhe pse ajo ėshtė komentuar pėr kėtė gjė, nuk ėshtė mėrzitur asnjėherė dhe nga ana tjetėr, nuk ka reaguar as pėr ta pohuar dhe as pėr ta mohuar kėtė gjė.
Megjithatė, listės sė pacienteve VIP nė kėto kohėt e fundit i janė shtuar edhe mjaft emra tė rinj. Edhe pse doktorėt e tyre ruajnė me fanatizėm emrat e tyre, krejt padashur del ndonjė. Edhe pse nė shekullin XXI, t'i nėnshtrohesh njė operacioni plastik, nuk ėshtė as turp dhe aq mė tepėr tabu.


Sonila Meco nuk e pranon aspak se i ėshtė dashur tė bėjė njė ndėrhyrje tė vogėl nė fytyrėn e saj. Nė pamje tė parė duket sikur nuk ka ndryshuar asnjė gjė nė fakt. Por nėse pėrqendrohesh tek fotot e dikurshme tė saj, do tė dallosh lehtė se tashmė hunda e saj ėshtė mė fine. Ka bėrė edhe ajo njė ndėrhyrje tė vogėl, duke i dhėnė majė hundės sė saj e duke qenė ndėr tė paktat spikere qė ka bėrė njė ndėrhyrje plastike. E pas kėsaj, e joshur nga rezultati i hundės, vendosi tė modelojė edhe buzėt e saj. Nė tė vėrtetė, Sonila ėshtė ndėr ato femra VIP, qė i jep mjaft rėndėsi pamjes dhe look-ut tė saj.


Eranda Libohova ėshtė ndėr tė parat qė ka bėrė ndėrhyrje kirurgjikale nė fytyrėn e saj. Ia ka arritur qė tė ketė tashmė njė fytyrė tė pėrsosur. Mollėzat, buzėt dhe hunda kanė qenė fatlumet… i kanė dhėnė njė pamje vėrtet tė pėlqyeshme, gjė qė do tė thotė se ajo nuk ėshtė zhgėnjyer aspak nga pamja qė ka pėrfituar pas operacionit plastik. Por ndėrkohė ka shėrbyer edhe si njė shembull, qė ėshtė ndjekur nga shumė kolege tė saj, tė cilat, me tė parė ndryshimet nė pamjen e Erandės, kanė rendur drejt spitaleve, ku kanė kėrkuar tė njėjtin rezultat.


Zajmina Vasjari ka preferuar qė ndėrhyrjen ta bėjė tek gjokset e saj. Duke besuar tek perfeksioni nė tiparet e saj, ka dashur qė tė duket edhe mė seksi. Dhe zgjidhja, silikon. Ia ka arritur nė fakt. Tashmė gėzon njė trup pėr t'u pasur vėrtet zili, jo vetėm nga meshkujt qė e adhurojnė, por edhe nga femrat qė do tė donin tė ishin si ajo. Por, e pyetur nga Gazeta, vetė Zajmina e mohon se ka bėrė njė ndėrhyrje tė tillė. "Njerėzit mund tė thonė qė unė kam bėrė operacion plastik, por unė e mohoj kėtė gjė. Gjithsesi, unė nuk mund tė pengoj gjykimin dhe vlerėsimin e tė tjerėve, ndoshta atyre u dukem se kam bėrė".


Ciljeta Xhilaga ėshtė ndėr ato femra qė mjaft e adhurojnė. Ėshtė seksi, ka tipare tė bukura e sidomos pas rregullimit tė defektit tė vetėm qė kishte nė hundė, mund tė thuhet se ėshtė mjaft e lakmuar. Vetė nuk e pranon se ka bėrė njė ndėrhyrje nė fakt. Por zėrat flasin pėr tė kundėrtėn. Ajo ka kėrkuar pėrsosmėrinė, e tashmė pas operacionit nė hundė duket se ia ka arritur tė jetė vėrtet ashtu siē e ka imagjinuar mė parė veten.
Orinda Huta ėshtė ndėr tė paktėt persona publikė, qė e ka pohuar se ka bėrė njė ndėrhyrje kirurgjikale nė hundėn e saj. Ndoshta e detyruar edhe nga ndryshimi i madh qė i ka ndodhur pamjes sė saj, ajo e ka pohuar. Gjithsesi, tė gjithė mund ta dallojnė mjaft mirė "rinovimin" qė ajo i ka bėrė fytyrės sė saj pėrmes kėtij operacioni. Ose ndoshta, Orinda ndryshe nga tė tjerat, nuk e ka aspak problem tė pohojė njė tė vėrtetė tė tillė…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
VIP-at "Une kukull",faleminderit kirurg
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Arti dhe Kultura :: Moda dhe Estetika-
Kėrce tek: