Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Si visheshin shqiptaret ne vitet-20

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Si visheshin shqiptaret ne vitet-20 Empty
MesazhTitulli: Si visheshin shqiptaret ne vitet-20   Si visheshin shqiptaret ne vitet-20 Icon_minitimeSun Sep 16, 2007 4:18 pm

Ēdo qytet i Shqipėrisė, deri nė mbarim tė Luftės sė Parė Botėrore kishte njė fytyrė tė veten. Dhe kėtė e krijonte pėrmes veshjes se krahinės qė, edhe brenda pėrbrenda rrethit haste ndryshime jo tipologjike, por nė larmin e ngjyrave dhe pėrbėrjes. Ndarja e shtresave tė popullsisė, sipas cilėsisė dhe firmės sė veshjes, nuk ėshtė tipar i sotėm, por mbartet qė nga antikiteti. Tė pasurit vishnin kostume me materiale mė tė shtrenjta dhe tė stolisura, po me materiale tė veēanta, si perla dhe para prej argjendi, qė shėrbenin si aksesorė tė veēantė. Studiuesja Afėrdita Onuzi thotė se “veshja e Tiranės ndahet sipas relievit, nė tė cilit hynė zona malore, kodrinore dhe fushore; kuptohet qė edhe ekonomia e tij dhe kultura materiale ishte nė pėrshtatje me kėtė reliev. Pėr kėtė arsye, edhe veshjet e Rrethit tė Tiranės janė disa llojesh dhe nė variante tė ndryshme. Kėshtu qė, nėse kostumi i burrave paraqitet mė i unifikuar, kostumi i grave ėshtė nė variante nga mė tė ndryshme”.
Ja kush ėshtė veshja tipike e Shqipėrisė sė Mesme
Veshja tipike e Shqipėrisė sė Mesme ėshtė veshja me brekushe. Nė zonat malore me brekushe tė zeza tė leshta, shoqėruar me njė xhokė shumė tė bukur, me njė jakė nė formė marinari, qė shoqėrohet me ca xhufka e qė janė gjėja mė karakteristike e burrave tė Tiranės. Ndėrsa jeleku ėshtė i punuar herė me shajak e herė me copė tė kuqe, qė pėrdorej nga burrat e moshės sė re ose mė shumė nga dhėndurėt. Gjithashtu, pjesė e kostumit tė burrave ėshtė edhe njė brez nė mes, punuar me fije tė kuqe dhe tė bardha, ndėrsa brezi pėr raste ceremoniale ėshtė i punuar nė Shkodėr. Ka kėtė emėrtim dhe ėshtė i punuar me vija tė holla tė gjelbra, tė kuqe, tė verdhė dhe e tė zezė. Emrin ky kostum e merr nga brekushet, shton studiuesja e kostumeve popullore, Onuzi. Ajo shton se “nė zonėn e malėsisė janė tė punuara me pėlhurė tė leshtė, nė avėlment, me ngjyrė tė zezė ose nė veshjet e pėrditshme me ngjyrė bezhė. Ndėrsa zona fushore pėr burra pėrdor brekushe tė bardha, tė punuara me fije leshi, liri ose pambuku, sipas stinės.
Karakteristikė e veēantė pėr veshjen e burrave
Ėshtė qeleshja shumė e gjatė nė krahasim me zonat e tjera tė Shqipėrisė. Forma e saj ėshtė rrafshėt, dhe jo sferike. Njė element tjetėr plotėsues i kėtij kostumi janė opingat me xhufka. Aksesorė tė tjerė, qė plotėsojnė fytyrėn e kėsaj veshjeje, janė edhe ēorapet me shumė ngjyra, kryesisht tė ngrohta.
Veshjet e grave
Edhe pėr veshjet e grave ka njė ndarje zonale, megjithėse ndryshimet janė tė vogla. Veshja e krahinės sė Bendės ka karakteristikė kėmishėn e gjatė, tė shoqėruara me njė pėrparje me jelekė tė stolisur me rruaza, si dhe e qėndisur me fije gajtani, si dhe rruazat e bardha qė imitonin perla nė fazėn e mėvonshme. Pjesa mė e madhe e kėtyre veshjeve ishin tė punuara me avėlment shtėpie. Onuzi thekson se ”gjėja mė tipike e kėsaj krahine ėshtė njė xhokė e bardhė e shkurtėr deri nė kėrdhokra, qė zbukurohej me fije gajtani tė gjelbėr e tė kuqe, ndėrsa nė kokė pėrdorej njė shami lėvere e gjatė, kryesisht e punuar nė avėlment shtėpiak”. Karakteristikė e veshjes tiranase, nė tėrėsi, ėshtė finesa e pėlhurave tė punuara brenda pėr brenda ekonomisė familjare. Ndėrsa ndikimi i pėlhurės fine, edhe te gratė e fshatit ėshtė mbartur nga gratė e qytetit.
Aksesorėt e veshjeve tė grave
Kėto veshje shquhen pėr njė larmi aksesorėsh: si brez i stolisur bukur, i shoqėruara nga dy shamia qė vihen nė dy pjesėt e trupit, si dhe paret e gjoksit qė janė prej argjendi. Tė gjitha stolitė e kostumeve janė punuar nga mjeshtėr argjendarė nė Shkodėr. Fytyrėn dhe veēantinė e veshjeve tė malėsisė dhe zonave kodrinore tė Tiranės e jep kėmisha e gjatė, pėrparjet me vija dhe xhokat. Edhe nė fshatin Shėn Gjergj pothuajse janė tė njėjtat kostume, por ndryshojnė ngjyrat, pasi tipologjia ėshtė e njėjtė nė tė gjitha krahinat. Pėrparjet me vija dhe xhoka, kėmisha e gjatė, i vetmi ndryshim qėndron te xhoka, e cila ka mėngė tė shkurtra. Karakteristikė e kėtij fshati ėshtė njė copė trekėndėshi, e shoqėruar me ca xhufka. Zonat fushore
Deri nė fund tė shekullit tė 19-tė edhe zonat fushore mbanin kėmishė tė gjatė me pėrparje. Nga fillimi i shekullit tė 20-tė, si ndikim i qytetit tė Tiranės, edhe nė fshatra filluan tė mbanin veshjet me ēitjane pėr nuse, tė bardha, pėr gratė e moshuara, tė zeza, tė shoqėruar me pėrparje me vija, qė ėshtė pjesė e kostumit tė mėparshėm kėmishė tė gjatė dhe jelek; nga veshjet e mėparshme mbetet vetėm pėrparja.
Evoluimi i veshjeve, pas Luftė sė Parė Botėrore
Deri nė fund tė shekullit tė 19-tė qyteti i Tiranės ecte krahas qyteteve tė tjera tė Shqipėrisė. Gratė qė mbanin xhybe tė gjata, tė qėndisura me fije ari, nėn dimi prej pėlhure tė mėndafshta, tė qėndisura me shumė finesė, me po fije ari dhe shami me oja, qė ishin tė modės orientale dhe nė tė njėjtin nivel, pėr nga luksi, ashtu siē i kishte metropoli i perandorisė turke. Nė fillim tė shekullit tė 20-tė edhe Tirana filloi tė pėrjetojė tė njėjtėn situatė civilizimi, si vendet e tjera tė Europės, dhe si qytetet e tjera tė vendit, si Shkodra, Durrėsi, Vlora, qė transmetojnė edhe nė arkitekturė elementet europiane. Filloi tė pėrdoreshin fustanet e gjata dhe fine, si gratė europiane. Vetėm burrat nga fshatrat, dhe gratė po tė fshatit, mund tė shikoheshin pas kėsaj periudhe me ēitjane dhe brenavekė. Burrat filluan tė visheshin me kostume allafrėnga. Edhe veshja me fustane ka qenė e pėrhapur edhe nė Tiranė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Si visheshin shqiptaret ne vitet-20
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Arti dhe Kultura :: Moda dhe Estetika-
Kėrce tek: