Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Ėshtė koha pėr tė joshur

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: Ėshtė koha pėr tė joshur   Sun Sep 16, 2007 11:32 pm

Kush nuk do dėshironte tė pėlqehej, tė binte nė sy tė njeriut qė i ka tėrhequr vėmendjen dhe tė ndihet e dėshiruar prej tij. Dhe pėr tė arritur aty, instinktet njerėzore, nė njė kombinim tė tyre, kanė sajuar joshjen. Njė art i pėrsosur nėn kujdesin e gjinisė femėrore, ku tė gjitha janė praktikante. Disa profesioniste, disa tė tjera ca mė amatore. Por tė gjitha dinė tė flasin pėr situatat e ethshme ku herė me njė kontroll tė sigurt e herė nėn “kllapinė” qė provokon prania e njė mashkulli, ose mjedisi i elektrizuar nga vėshtrimet e seksit tjetėr, kėrkojnė tė vihen nė qendėr tė vėmendjes. Edhe njerėzit e ekranit dhe artit shqiptar kėtė gjendje tokėsore e kanė njė pėrvojė tė tyren. Jo gjithmonė ato mund tė provokojnė me lehtėsi kthimin e kokės dhe interesin e ēdokujt. Edhe atyre u duhet tė zbresin nė arenė duke pėrdorur armėt e joshjes. Femrat e njohura tregojnė “betejat” e fituara, mėnyrat e tyre dhe si mundin tė jenė tė suksesshme edhe nė fushėn ku tė qenit e njohur harrohet dhe tė qenit femėr mjafton. Madje edhe kur janė tė dashuruara me partnerėt e tyre. Sepse joshja ėshtė tipike femėrore, instinkt provokues, qė fare lehtė i shpėton barrierės sė ndėrgjegjes.

Julka testohet me joshjen
Marrėdhėnie tė shkėlqyera me joshjen. Kjo ėshtė ideja qė i zgjon argumenti. Sepse kėshtu ndodh kur zhgėnjimet nuk ia zbehin sigurinė. Sepse kėshtu ndodh kur tė joshurin mė tė rėndėsishėm tė jetės e ka nė krah. Siē tė pasionuarit herė pas here i hapin e i pastrojnė pėr t’i mbajtur nė gjendje sa mė tė mirė, armėt e gjahut, edhe Julka kujdeset pėr armėt e saj tė joshjes. Megjithėse shumė e dashuruar me njeriun ku joshja funksionon nė perfeksion, Andi Dj, ndonjėherė mund ta gjej veten duke joshur dikė thjesht pėr tė provuar sa “nė formė” ėshtė. Dhe asnjėherė nuk ėshtė zhgėnjyer. Sepse gjithmonė funksionon. Veprimi mė klasik ėshtė vėshtrimi. I ka pėrdorur edhe si mjet artistik nė videoklipet intriguese. Me sa duket, “macja” Julka i ka si kthetra sytė e lėmshin e joshjes e luan mirė. Tė tjera mund tė pėrdorė edhe sipas situatės. “Janė disa gjeste, toni i zėrit, apo nė pėrputhje me mjedisin mund tė jenė disa veprime tė tjera si lėvizjet e trupit nė diskotekė, por gjithmonė tė shoqėruara me shikimin”. S’kishte si ta pėrjashtonte kėrcimin njė vajzė si ajo aq e lidhur me ritmin. Deri ku shkon rezultati i njė joshjeje? “Deri aty ku e lejoj unė”. Dhe kufiri ka njė vendndodhje tė pėrcaktuar mirė. E pranon duke qeshur, por po t’i besosh shprehjes se shakaja ėshtė gjysma e sė vėrtetės, por edhe bindjes sė Julkės nė aftėsitė e saj tėrheqėse, kurorėzimi ėshtė “fitimi i presė sė joshjes”.

Instinkti i frenuar i Eni Janit
Megjithėse e diplomuar pėr regji dhe e mėsuar me aktrimin, nė jetėn e pėrditshme pėr sa i pėrket joshjes nuk ecėn me skenar, por herė pas here mbėshtet te improvizimi. Eni Jani mund t’i duket joshėse shumė prej atyre qė e shohin, por jo si pasojė e pėrpjekjes sė saj. “Joshjen asnjėherė nuk e kam pasur qėllim nė vetvete”. Ajo nuk dėshiron tė krijojė marrėdhėnie tė ngushta me tė sepse nuk beson shumė nė magjinė e saj, ose mė saktė nuk do tė lėrė asgjė nė duart me gishta minutash tė joshjes. Sepse kaq mendon ajo se mund tė zgjasė magjia e njė joshjeje, vetėm pak ēaste. “Mė pėlqen tė jem vetvetja. Joshja zgjat pak, kurse unė do tė jem gjithmonė ashtu si jam nė tė vėrtetė”. Por megjithatė, as ajo nuk e mohon se e ka pėrdorur artin e joshjes. Mė tepėr instinktivisht, por gjithsesi ėshtė bėrė pjesė e asaj rryme qė merr nė situata tė caktuara ēdo njeri. Dhe gjithė pėrbėrėsit qė formojnė imazhin nisin tė ndryshojnė pėr tė krijuar njė imazh qė bie nė sy. “Te ēdo femėr ekziston dėshira pėr tė joshur. Dhe ajo pėrdor anėt e saj tė forta nė paraqitje”. Kėto anė nuk i mungojnė Enit, kėshtu qė nė rrethana tė caktuara i vė nė pėrdorim nė kuadrin e njė joshjeje tė nisur pa qėllim, por tė stisur pėr bukuri. Dhe pastaj pėr tė rėnė nė sy nuk ėshtė e vėshtirė. Ashtu si ka rėnė nė sy tė regjisorėve tė filmave ku ka interpretuar, roli i njė vajze joshėse ka sigurisht suksesin e tij. “Por unė jam e frenuar. Joshja mbaron kur arrij tė tėrheq vėmendjen e dikujt”. Mė tej situatėn e ka nė dorė natyrshmėria.

Performancat joshėse tė Albana Osmanit
Njė zonjushė surprizash si ajo, njė pėrfaqėsuese dhe pse jo njė model pėr brezin e ri, Albana Osmani ėshtė dhe njė femėr joshėse. “Josh ēdo ditė, sa herė njė mashkull mė pėlqen” me ēdo mėnyrė, por para sė gjithash me armėn qė i duhet t’i fitojė betejat edhe kur zhvishet nga aksesorėt ndihmės, siē ėshtė komunikimi. Ja ka zbuluar vetes kėtė cilėsi. Se me fjalėt e me mėnyrėn si i thotė ato, mund tė bėjė magji edhe kur nuk ėshtė para kamerave, por para njė tjetėr prove tė rėndėsishme, njė mashkulli qė e tėrheq. Njė femėr si ajo qė prej kohėsh luan me “Kupidin”, ca truke tė suksesshme nė artin e joshjes ka mėsuar t’i ketė tė sajat. “Shfaqem njėherė fėminore e pastaj tregohem njė femėr e fortė”. Pėrgatit njė performancė dyzuese sa nga vajza naive te ajo dinake e mes tyre ėshtė kurthi ku bie “gjahu” i spikatur. Fytyra e saj e qartė mund tė ngjajė se ofron si njė libėr i hapur, histori fėmijėsh. Por po aty, atėherė kur “ndonjė” mendon se e ka pėrfunduar historinė, spikat mendimi, qė mban strategjinė e njė femre tė zgjuar. Kėshtu e ka zgjidhur ajo ēėshtjen. E pėr sa i pėrket asaj tjetrės “tė joshėsh a tė mos joshėsh”, ėshtė pėr tė njė dilemė false e atyre qė fshehin tė vėrtetėn. Sepse Albana nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme ose dhe tė ndėrgjegjshme kur dikush i bie nė sy, me vėshtrim, me buzėqeshje e s’di se si, kėrkon tė arrijė tė njėjtėn gjė.



Kur Zhaku bėhet e parezistueshme
Mėnyrat Zhaku i lė jashtė, sepse rezultatin e ka dukshėm brenda kornizės. Ėshtė i gjithi i ngjyrosur me nuanca suksesi e kėtė kuadėr njė femėr spektakli dhe metropoli si ajo, e njeh mirė. “Nuk bėj asgjė pėr tė joshur. E di qė jam femėr joshėse”. E meqė ėshtė e tillė se si e pse nuk ka pse tė mendohet, aq mė tepėr qė kjo nuk ka tė bėjė shumė me mendimin. Nuk lodhet shumė, sepse josh duke qenė thjesht ajo. Joshja te Zhaku me sa duket nuk kėrkon elementė tė veēantė, sepse ato pėrmbahen nė mėnyrėn e tė qenit. Megjithatė dhe asgjė-asgjė nuk mund ta quash tjetėrsimin qė e pėrfshin dhe ajo e pranon. Ndodh nė ato ēaste kur dikush e tėrheq sė paku fizikisht meqė ky ėshtė gjithmonė impakti i parė. “E tregojnė rezultatet qė jam joshėse” nuk i trembet njė modestie tė munguar meqė ajo thjesht ėshtė, ndėrsa janė djemtė qė joshen. Dhe ky ėshtė vetėm hapi I parė I suksesit. Pas atij…duhet tė njohėsh filozofinė e peshkimit dhe orientohesh thjesht. “Po u hodh grepi, po u zu peshku pastaj bėj ē’tė duash me tė, piqe, haje”. Dhe ēdo ditė, dhe ajo si ēdo femėr tjetėr, mund ta gjej veten tė angazhuar nė rolin e asaj qė kėrkon vėmendjen e atij qė i intereson. Ajo qė dihet ėshtė se e zotėron situatėn me qetėsinė qė i mungon deputueseve. Pėrdor lėvizjet dhe ndryshon sjelljet. Ajo nuk mund tė shpjegojė me mė shumė detaje si sillet, se nuk e sheh veten. Aq mė tepėr qė nė atė kohė ia ka ngulur sytė dikujt tjetėr.

1 milionė fantazitė e Joli Rremajt
Lidhjen qė po jeton e ka nisur me joshje. Me njė vėshtrim tė shpejtė gati tė ndrojtur, qė pastaj nis tė bėhet ca mė i shpeshtė dhe ca mė kėmbėngulės, deri sa shoqėrohet dhe me njė buzėqeshje. Ndėrsa tani partnerin qė ka nė krah e josh me 1 milionė mėnyra. “Ėshtė shumė ndryshe tė joshėsh dikė qė e sheh pėr herė tė parė dhe tė bėsh pėr vete njeriun qė do. Me tė panjohurit ka disa mėnyra, por qė nuk shkojnė kurrė deri tek ato “tė turpshmet”, kurse me partnerin mėnyrat janė tė pafund”. Vajza e lajmeve, me joshjen e njė “uniforme” si xhaketa e studios, apo “e zhveshur” nga ajo, rezultatin e ka nė xhep. Tė joshėsh dikė nuk ėshtė gjithmonė prologu i qėllimshėm i njė historie tė synuar. Joli e bėn kėtė ndonjėherė ndoshta nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme edhe pse jeton lumturisht lidhjen e saj. Duket si e vjedhur nga apologjitė mashkullore, por me sa duket ėshtė, si ēdo tendencė tjetėr, e vlefshme dhe pėr meshkujt dhe pėr femrat: tė joshėsh nuk do tė thotė tė tradhtosh. “Ēdo femėr do pėlqente tė dinte se sa joshėse ėshtė”. Edhe pse nuk e thotė hapur qė ajo ėshtė njė ndėr to, kurorėzimi i njė joshjeje nė njė lidhje tregon se te Joli kjo ėshtė gati njė mjeshtėri e parezistueshme. “Duhet tė dish t’i japėsh formė asaj qė mund tė quhet joshje, pavarėsisht sa simpatike apo tėrheqėse je, sepse kjo ėshtė relative dhe ēdo femėr e ka kėtė armė thjesht nė tė qenit femėr”.

Marsida Saraēi, sekreti i njė buzėqeshjeje
Nėse diku shihni Marsida Saraēin qė buzėqesh, buzėqesh prapė, buzėqesh e gjitha pėr dikė kuptojeni se ėshtė duke e joshur. E kanė kapur “ethet” pėr tė dhe ajo ėshtė duke kėrkuar tė jetė protagoniste. “Buzėqeshja dominon nė armėt e mia tė joshjes”. Ai mund tė jetė njė djalė qė shijeve dhe vėshtrimit tė saj tė parė, i pėrmbush kėrkesat, por edhe njė i njohur qė i intereson. Kėta tė fundit janė edhe mė grishės sepse duke i njohur ka zbuluar diēka tėrheqėse tej syve apo buzėqeshjes. Megjithatė me joshjen ajo ka ndėrtuar njė marrėdhėnie shumė kapriēoze. Tė mendosh pastaj si shkon puna me ata qė bien pre e joshjes. Sepse, ajo beson se njė joshje shkon deri te kufiri I vetvetes. “Gjithēka qė nis me joshje zgjat pak. Edhe pse kjo nuk mund tė jetė njė teori”. Nuk shpreson shumė nga joshja, ose mė saktė nuk I luan ato qė kanė rėndėsi nė atė fushė ku kryqėzohen vėshtrimet me peshėn e njė qėllimi. Kėshtu ajo josh pėr tė pėrmbushur instinktin, pėr tė provuar aftėsitė, pėr t’u hakmarrė nė emėr tė shijeve tė saj qė presin pėrgjigjen e gjithė ngacmimit tė lindur fillimisht te ajo. Atėherė kur suksesi duhet ndėrtuar nė njė rrugė tjetėr, e ndryshme nga kėnga dhe arma e saj nuk ėshtė mė zėri, por tė tjera cilėsi, sėrish ajo ėshtė nė njė formė tė mirė. Di tė pėrshtatet mirė me skenėn e situatave dhe sajon pėr ēdo rrethanė njė reagim sa mė tė efektshėm. Kur nuk buzėqesh, sheh me sytė qė joshin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Ėshtė koha pėr tė joshur
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika :: Seksualiteti-
Kėrce tek: