Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Thashetheme (shqiptare)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Thashetheme (shqiptare) Empty
MesazhTitulli: Thashetheme (shqiptare)   Thashetheme (shqiptare) Icon_minitimeFri Sep 21, 2007 6:28 pm

Timo Flloko e Grabocka pushime nė Amara Dolce Vita
Kanė
preferuar ti kalojnė pushimet nė njė nga hotelet mė luksoze tė Turqisė,
Amara Dolce Vita nė Tekirova, ēifti Vera Grabocka e Timo Flloko. E
veshur me xhinse tė ngushta e kanotiere ngjyrė pjepri, ndėrsa I shoqi
me pantallona tė shkurtra e t-shirt tė bardhė, ata preferonin mė shumė
restorantin klasik pėr tė ngrėnė, njė restorant fantastik lyer me mure
tė florinjta e dhe verandė tė bardhė. Teksa Timo hante mėngjes Vera
lexonte nė verandėn e madhe njė libėr ndėrsa mėngjesi i saj ishte njė
gotė e madhe kafe me qumėsht dhe herė pas here s’i mohonte vetes ndonjė
akullore.


Eris Hoxha, deputeti i Pogradecit, kafe nė mes tė Tiranės
Deputeti
mė i ri i Kuvendit tė Shqipėrisė, Eris Hoxha ėshtė shkėputur prej
halleve tė qytetit tė Pogradecit qė e zgjodhėn si pėrfaqėsues tė tyre
nė Parlament dhe i ėshtė drejtuar metropolit. Njė ditė pas seancės sė
hapjes pas pushimeve verore tė parlamentit, Hoxha ka ardhur pėr ta pirė
kafen e mėngjesit jo shumė larg selisė blu, te kafeja e kinemasė
Millenium. Brenda protokollit, deputeti i ri ishte veshur me kostum dhe
kravatė edhe pse zagushia kėto ditė ka qenė mbytėse.

Ylli Manjani takim me djalin e ish-kryetarit tė komitetit ekzekutiv
Juristi
i Parisė socialiste Ylli Manjani, njėkohėsisht dhe kryetari i
komisionit tė ligjeve nė partinė rozė, ka takuar kolegun e tij po
jurist Gent Ibrahimin dhe kanė pirė njė kafe te Millenium 2. Djali i
ish-kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv Nesip Ibrahimi edhe pse ka njė
shoqatė tė vetėn jopolitike, nė deklaratat publike duket se mban pak
anėn e socialistėve. Takimi me Ylli Manjanin veē faktit se tė dy janė
juristė, mbase vėrteton dhe tezėn tonė pėr njėanshmėri.

Dashamir Shehi me pėrkrahėsit nė pjacė tė metropolit
Ka
zgjedhur Muzeun Historik pėr tė legalizuar ēeljen e fushatės elektorale
kandidati i LZHK-sė pėr zonėn 31, Dashamir Shehi. Pas duartrokitjeve qė
mori nga tė pranishmit, bashkė me stafin e ngushtė, ai ėshtė ulur pėr
tė pirė njė kafe nė pjacė tė metropolit, pikėrisht te “Piaza”. Kafe,
ujė, cigare dhe humor tiranas, kanė bėrė qė tavolina me mė shumė se 10
veta tė kthehet nė epiqendėr tė vėshtrimit tė tė gjithėve. U harruam
t’ju informojmė se Dashamir Shehi ka rinisur duhanin.

Rexhep Meidani, pas Presidencės kafe vetėm me tė shoqen, Lidra
Dikur
ka qenė nė fokusin e tė gjithė politikanėve kur pėr vite me radhė,
Rexhep Mejdani ishte kreu i shtetit, por tani pas kaq vitesh duket se
shoku mė i ngushtė qė vazhdon tė mbetet i tillė ėshtė bashkėshortja e
tij, Lidra Meidani. Burrė e grua ata pinė kafenė ēdo mėngjes sė bashku,
ndėrsa paparazi ynė ka mundur t’i fiksojė nė qendėr tė Tiranės te
Piaza. E teksa u ngritėn pėr tė ikur, sigurisht qė tė dy ngrinin shpesh
duart nė formė pėrshėndetjeje pėr tė njohurit qė ndodheshin pėrqark.

Dieta e Ingrit Gjonit; S’mund t’i rezistojė dot krepave
Ingrit
Gjoni pas shtimit nė peshė, gjė qė ishte shumė e dukshme, nisi tė mbaj
njė dietė e tė bėjė fizkulturė pėr tu kthyer nė formėn e saj mė tė
mirė. Por duket se sa herė qė del me shoqet te Piaza nuk mund t’i
rezistojė krepave tė shijshėm. Kėshtu e kemi fokusuar ne kėngėtaren
Ingrit Gjoni e cila e shoqėruar dhe nga shoqja e ngushtė, Ēiljeta nuk
ngurron tė porosisė pėr tė ngrėnė. Mbase e kemi dhe gabim por ju
sqarojmė se ora e fotografimit ėshtė 12 e mesditės.

Ndre Legisi takim miqėsor me ish-deputeten e PD-sė
Eshtė
mbajtur gjithnjė si shumė i sjellshėm me femrat, e vazhdon tė mbetet i
njėjtė, pavarėsisht ngjyrave politike qė pėrfaqėson seksi i kundėrt. Tė
njėjtėn situatė ne e fiksuam nė aparatin tonė kur Ndre Legisi takoi
ish-deputeten e PD-sė Lindita Prifti e cila prej disa vitesh jeton nė
Britaninė e Madhe. Nė fakt ish-deputetja ishte nė tryezė me Dashamir
Shehin, por kjo nuk e ka penguar Ndre Legisin tė takohet e pėrqafohet
me politikanen nė mungesė.

Luan Zhegu pesė metra larg rivalit pėr zonėn zgjedhore 31
E
teksa nė Muzeun Historik Kombėtar zhvillohej hapja e fushatės sė
Dashamir Shehit, Luan Zhegu kandidati i PS-sė pėr zonėn 31, i rrethuar
nga disa burra pinte kafe te Piaca. Dihet qė biseda kryesore e
kandidatit pėr deputet, kėto ditė ėshtė vetėm mbarėvajtja e procesit
zgjedhor dhe diskutimi mbi shanset e tė qenurit fitimtar. E teksa Shehi
i afrohej “Piacės” duket se kandidatėt kanė shmangur komunikimin me
njėri-tjetrin ose s’mund tė jenė parė sepse Zhegu ka qenė me kurriz.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Thashetheme (shqiptare)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thashetheme(te Huaja)
» Arkeologjia (shqiptare)
» Arkeologjia shqiptare Ne Shekuj
» Historia e letersise shqiptare
» Arkeologjia shqiptare Ne Shekuj

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika :: Thashetheme-
Kėrce tek: