Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Wireless

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Wireless Empty
MesazhTitulli: Wireless   Wireless Icon_minitimeSun Sep 23, 2007 9:12 pm

Wireless me kuptimin Rrjetat pa Kablo

Rrjetat pa Kablo janė rrjeta pėrmes tė cilave kryhet bartja e tė dhėnave qoftė nė njė pjesė tė caktuar tė njė rrjeti lokal ose nė tėrė rrjetin global botėrorė, bartja e tė dhėnave nė kėtė rast bartet pėrmes valėve dhe jo pėrmes kablove lodhėse.

Telefonia mobile ėshtė njė lloj teknologjie e rrjetave pa kablo e qė gjendet ēdo kund rreth nesh. A na pret diē e ngjashme edhe nė fushėn e rrjetave kompjuterike? Komunikimi pa kabllo ėshtė gjithnjė e mė i pranishėm edhe nė kėtė fushė, e trendi nė rritje edhe mė i theksuar. Shkaku kryesor pėr kėtė ėshtė pranimi i standardit IEEE 802.11 pėr Ethernet pa kabllo (Wireless Ethernet), pranimi i tė njėjtit nga njė shumicė e madhe prodhuesish, si dhe zhvillimi teknologjikė sa i pėrket shpejtėsisė dhe sigurisė sė komunikimeve pa kabllo. Pasi qė kemi tė bėjmė me njė teknologji jo mjaft tė njohur, te shfrytėzuesit, nė njėrėn anė ėshtė prezent mosbesimi, e nė anėn tjetėr kėrkesat jo reale. Me kėtė tekst duam t’ju afrojmė botėn e Wireless LAN rrjetave (WLAN) dhe tė japim pėrgjigje nė pyetjet mė tė shpeshta lidhur me to. Kėto pyetje kanė tė bėjnė me mundėsin e aplikimit, mėnyren e integrimit tė rrjeteve pa kabllo nė rrjetat ekzistuese me kabllo, pėr atė se nga ēka varet mbulushmėria maksimale si dhe sa ėshtė i sigurt komunikimi.

Funksionimi

Pėr ndėrtimin e njė rrjeti pėrēues tė informatave me ndihmen e valėve rrezatuese nevojiten sė paku dy vegla elektronike
tė instaluara nė aparate tė ndryshme elektronike. Njėra nga kėto vegla
duhet qė tė kodojė informatat e mara nga makina elektronike dhe tė
transformoj ato nė rrezatim i cili prodhohet po nga ajo vegėl dhe
shpėrndaet nė hapėsirė me largėsi tė caktuar brenda sė cilės gjendet
vegla pranuese e cila kodin e pranuar e transformon nė kodin e makinės
ku gjendet.
Varėsisht nga shkathtėsia e transformimit dhe prodhimit tė rrezeve
gjendet edhe shpejtėsia dhe largėsia e pėrēimit tė informatave. Po
ashtu rolė tė veēantė nė pėrēimet e tilla ka edhe frekueca e zgjedhur e
rrezatimit e cila mund tė jetė edhe e dėmshme pėr shėndetin. Me qėllim
tė ikjes sė kėsaj dukurie prodhimi i kėtyre veglave ėshtė standartizuar
nga disa firma, standarte prodhuese qė pranohet nga shtete tė ndryshme.

Standarti
Edhe pse mė parė ka pasur alternativa, sot standardi IEEE 802.11
mbretėron nė mėnyrė apsolute nė treg. Kėtė duhet pėrshėndetur sepse ka
arsy tė mira, e edhe shfrytėzuesit kan dobi nga kjo, pasi qė nuk do tė
kenė probleme me kompatibilitetin nė mes tė paisjeve tė prodhuesve tė
ndryshėm. Vetėm nė raste shumė specifike dhe tė rralla, duhet kėrkuar
zgjedhje jashtė standardit IEEE 802.11. Pėr tė kuptuar mundėsitė e
WLAN-eve tė sotme, duhet pak mė detajisht tė merremi me standardin IEEE
802.11. Sikurse edhe standardi shumė i pėrhapur “me kabllo” Ethernet
standardi IEEE 802.3, ashtu edhe Wireless Ethernet IEEE 802.11 pėrpunon
dy nga gjithsej shtatė nivelet e ISO/OSI lidhjeve – niveli fizik (PHY -
Physical Layer) dhe niveli i lidhjes (MAC - Media Access Control
Layer). Te Wireless Ethernet-i niveli fizik nuk ėshtė mė kabllo UTP,
BNC apo fiber-optike por etėr, nėpėr tė cilin emitohen valėt infra tė
kuqe dhe radio valėt. Teknologjia infra e kuqe (Infrared - IR) sot
pėrdoret shumė rrallė nė WLAN komunikime, prandaj nuk do tė merremi me
tė. Radio komunikimi te WLAN-i bėhet nė brezin frekuencor tė ashtu
quajtur ISM (Industrial, Scientific & Medical) i cili ēdo kund nė
botė ėshtė pranuar si brez, pėr pėrdorimin e tė cilit nuk nevojitet
asnjė leje. ISM pėrbėhet prej tri brezeve frekuencore: 902 - 928 MHz,
2.400 - 2.483,5 MHz dhe 5.728 - 5.750 MHz. Prej tyre, momentalisht, mė
sė shpeshti pėrdoret brezi rreth 2.4 GHz, megjithėse duhet pritur
aplikim mė tė madh tė brezit rreth 5.8 GHz. WLAN-et shfrytėzojnė
modulimin e spektrit tė zgjėruar, Spread Spectrum, i cili e shpėrndan
sinjalin nė brez tė gjėrė, dhe ka shkaktuar njė revolucion tė vogėl.
Nuk ėshtė pėr tu ēuditur, sepse kjo mundėson qė disa shfrytėzues nė tė
njėjtėn kohė, tė pėrdorin brezin e njėjtė frekuencor pa interferenca tė
ndėrsjellta, dhe janė mė rezistente ndaj pengesave dhe pėrgjimeve se
modulimi i spektrit “tė ngusht”. Nė vend se tė transmetohet sinjali me
fuqi tė madhe nė brez tė ngusht, ėshtė treguar se ėshtė shumė mė mirė
tė transmetohet me fuqi tė vogėl nė brez tė gjėrė frekuencor. Nėse nė
ndonjėrėn frekuencė tė brezit ka pengesė, besushmėria qė informata e
dėrguar ėshtė pranuar, ėshtė shumė mė e madhe pasi qė pjesa mė e madhe
e sinjalit ėshtė bartur, dhe pengesa nuk do tė ketė fare ndikim nė tė.
Gjithashtu, nuk duhet spjeguar shumė se pse ėshtė shumė mė vėshtirė tė
pėrgjohet njė sinjal i cili ėshtė i shpėrndarė nė brez tė gjėrė
frekuencor dhe atė me fuqi shumė tė vogėl. Vetėm tė shtojmė se kjo
teknologji ėshtė zhvilluar para 50 vjetėve pėr qėllime ushtarake me cak
qė tė jetė maksimalisht rezistente ndaj pengesave, interferencės dhe
pėrgjimit.

Krahasimi me Ethernet-in (klasik me kabllo)
Pėr shkak tė natyrės tjetėr fizike tė mediumit nė vet nivelin e lidhjes
egzistojnė dallime nė krahasim me rrjetin me kabllo. CSMA/CD metoda e
pėrdorur te rrjetat Ethernet
me kabllo, kėtu ėshtė jo praktike, sepse zbulimi i koalizimeve nė radio
sinjal ėshtė shumė mė i vėshtirė. Nė tė vėrtet, kahu nga emitohet
sinjali, pėr shkak tė emitimit tė njėanshėm tė radiosinjalit, nuk ka
mėnyrė tė zbuloj se a ka ardh deri te koalizioni. Pėr kėtė ėshtė
ndryshuar metoda e ēasjes dhe quhet Distributed Coordination Function
(DCF) e cila pėrdorėi Carrier Sense Multiple Access / Collision
Avoidance (CSMA/CA), e jo metodėn Collision Detection (CD). Ka tė bėjė
me atė se stacioni “ndėgjon” se a ėshtė mediumi i lirė pėr emitim, dhe
nėse ėshtė, fillon me emitimin e sinjalit por vetėm pas njė intervali
tė rastėsishėm kohorė. Kjo zvogėlon mundėsinė e koalizionit sepse
pamundėson qė disa stacione fillojnė emitimin e njėhershėm kur kan
zbuluar se mediumi ėshtė i lirė. Pėr komunikim mė efikas pėroret CTS
dhe RTS sinjali. Nė fillim tė komunikimit dėrguesi dėrgon RTS sinjal
dhe pėr njė periudhė kohore rezervon mediumin dhe informon marrėsin se
ka njė paket pėr te, kuptohet nėse pranuesi gjendet pėrbrenda hapėsirės
pranuese. Nėse nuk kemi tė bėjmė me ad-hoc rrjet, disa stacione nuk do
tė pranojnė RTS sinjalin. Mirėpo, Acess Point-i nė WLAN dėrgon atėherė
CTS sinjal i cili tani do tė mbėrijė deri te pranuesi si dhe deri te tė
gjitha stacionet tjera, me ēka u bėhet me dije se mediumi ėshtė i
rezervuar dhe se emitimi do tė fillojė sė shpejti. Kur kemi tė bėjmė me
adresimin duhet pėrmendur se IEEE 802 skema e adresimit me gjatėsi prej
48 bitėshpėrdoret edhe standardin IEEE 802.11 me ēka e bėnė kėtė
standard kompatibil me standardet tjera tė familjes sė standardeve 802
nė tė cilėn hynė edhe Ethernet-i klasik.

Ceshtjet e Sigurise
Pyetja e shtruar mė sė shpeshti kur kemi tė bėjmė me WLAN rrjetet ėshtė
ēėshtja e sigurisė sė tyre. Ndoshta kjo do t’ju habis, mirėpo, shumė
ekspert pėr qėshtje sigurie mednojne se WLAN rrjetat janė mė tė sigurta
se rrjeta me kabllo. Pėr kėtė ekzistojnė argumente tė forta, e mos tė
harojmė se edhe rrjetat me kabllo kan pjesėn e vet pa kabllo, emitojnė
valė tė intensitetit jo tė vogėl, sidomos UTP rrjetat e sotme. Kur kemi
tė bėjmė me sigurinė, dallimet kryesore nė mes rrjetave LAN dhe WLAN
rrjedhin nga niveli i tyre fizik. Nuk do tė merremi me dobėsitė e LAN
rrjetavepor do tė shqyrtojmė shkurtimisht disa mekanizma sigurie qė
disponojmė tek WLAn rrjetat, e qė nuk i hasim nė botėn e rrjetave me
kabllo. Tė pėrmednim sėrish qė vet teknologjia Spread Spectrum, siē
thamė mė parėi, garanton shkallė tė lartė sigurie. Pėrveq kėsaj shumė
Wireless paisje kan tė integruar opcionin pėr enkriptim. IEEE 802.11,
si standard ka tekniken e sigurisė tė njohur si Wired Equivalent
Privacy (WEP) e cila bazohet nė pėrdorimin e qelėsit dhe algoritmit RC4
pėr enkriptim. Shfrytėzuesit tė cilėt nuk e dinė qelėsin nuk mund ti
qasen WLAN-it. Pasi qė enkriptimi shumė lehtė implementohet nė WLAN,
kemi si rezultat numėr tė madh prodhuesish tė pavarur tė specuializuar
pėr WLAN Security programe. Qė dikush ti qaset WLAN rrjetit duhet ti
ketė disa informata si: brezin frekuencorė, kanalin dhe nėnkanalin e
shfrytėzuar, qelėsin e sigurisė dhe fjalėkalimin pėr autentikim dhe
autorizim tė shfrytėzuesit. Duhen mė shumė shėnime se te rrjetat
klasike me kabllo, ēka i bėnė WLAN rrjetat mjaft tė sigurta. Ėshtė
interesante tė pėrmendim se komunikimi infra i kuq IR ofron siguri tė
madhe nė nivelin fizik, pasi qė IR valėt nuk kalojnė nėpėr objekte tė
forta, siē ėshtė murri. Kjo zvogėlon mundėsinė e aplikimit por garanton
qė rrjeta e formuar brenda njė hapėsire mund tė jetė e izoluar nė
mėnyrė tė pėrkryer nga bota e jashtme.

Paisjet dhe Aplikimi i Tyre

Pėrbrenda WLAN-it pėrdoren Wireless ISA, PCI osei PCMCIA kartela tė
rrjetit dhe Wireless stacione tė qasjes (Access Point). Wireless
kartela e rrjetit ėshtė e njėjtė me kartelen klasike tė rrjetit pėrveq
qė nė vend tė konektorit pėrt kabllo, ka konektorin pėr antenė. Nė
nivelet mė tė larta tė lidhjeve nė rrjet, si rrjeta klasike ashtu edhe
Wireless-i sillen nė mėnyrė identike dhe plotėsisht transparente.
Access Point-i nuk ėshtė hub pa kabllo, por mund ta definojmė si urė nė
mes rrjeteve LAN e WLAN. Ai ka LAN port (me rregull Ethenet) dhe port
WLAN, kyqje pėr antenė. Pėrdoret qė Wireless stacionet punuese tė kyqen
nė rrjetin me kabllo, dhe tė kundėrtėn, qė shfrytėzuesit nga rrjeti me
kabllo ti qasen WLAN-it. Duhet pėrmendur edhe se Access Point-i mund tė
pėrdoret edhe si Wireless kartelė ”eksterne” e rrjetit pėr lidhje nė
WLAN tė vetėm njė kompjuteri. Egzistojnė dy topologji apo lloje lidhjes
tė rrjetit Wireless Ethernet. E para ėshtė a ashtuquajtura 'ad-hoc' apo
peer to peer rrjeti tė cilin e pėrbėjnė dy Wireless stacione punuese.
Ēdo stacion mund tė komunikoj direkt me secilin stacion tjetėr punues
nė WLAN. Numri maksimal i stacioneve punuese nė WLAN ėshtė aq i madh sa
qė nė praktik vėshtirė mund tė mbėrrihet. Ad-hoc rrjeti mund tė
instalohet shumė shpejtė, ėshtė mobil dhe shpesh ka karakter tė
pėrkohshėm. Lloji i dytė i rrjetit Wireless Ethernet, i ashtuquajturi
infrastructure ku stacionet punuese komunikojnė pėrmes Access Point-it,
nė mes veti dhe me stacionet tjera nė rrjetin me kabllo. Kėtu paraqitet
edhe qėshtje e 'roaming'-ut qė na ėshtė e njohur nga telefonia mobile,
dhe paraqet kalimin e njė Wireless stacioni nga njė Access Point nė
tjetrin.

Antenat dhe Mbulueshmeria
Mbulushmėria e Wireless paisjeve varet nga lloji i antenave tė
pėrdorura. Sipas kėndit tė emitimit egzistojnė dy lloje antenash. Tė
parat janė antena omni-direkcionale tė cilat emitojnė sinjalin nė 360
dhe mundėsojnė point to multi-point komunikim. Nuk ėshtė e domosdoshme
pamja optike por mbulushmėria zvogėlohet dukshem varėsisht prej
pengesave. Omni antenat eksterne kanė fuqi deri 15dB me tė cilat
arrihet mbulushmėria 10 - 20km. Ana e mirė e tyre ėshtė se munfd tė
mbulohen sipėrfaqe tė mėdha dhe mund tė mbulohen tė gjithė
shfrytėzuesit mobil dhe stacionar dhe tė gjitha LAN rrjetat qė gjendet
brenda hapsirės sė mbulueshmėrisė. Njėri prej kahjeve tė zhvillimit tė
Wireless Ethernet-it ėshtė edhe qasja nė Internet bazuar nė kėtė
princip. Mbulimi i sipėrfaqeve tė tėra ėshtė tregim nė vete, ekzistojnė
metoda tė veqanta pėr matjen e fuqisė sė sinjalit nė pika tė caktuara,
nevojitet pėrvojė kur kemi tė bėjmė me reflektimin dhe difrakcionin e
sinjalit nėpėr pengesa, etj. Ana e keqe e omni antenave ėshtė se e
shpėrndan sinjalin nė tė gjitha drejtimet, prandaj mund ta pranon edhe
ai qė nuk do tė duhej. Pėr kėtė rekomandohet pėrdorimi i mė shumė
antena direkcionale tė lidhura nė paisje transmetuese me tė
ashtuquajturit spliter. Brezi frekuencorė ISM tek ne nuk ėshtė shumė i
shfytėzuar dhe mospėrdorimi i omni antenave aty ku ėshtė e mundur
garanton se kėshtu do tė mbetet edhe nė tė ardhmen. Wireless kartelat
dhe Access Point-i nė formė standarde liferohen me omni-dipol antena
mbulushmėria e tė cilave nė hapsirė tė hapur ėshtė rreth 250m, ndėrsa
nė tė mbyllur 50 - 150m varėsisht prej llojit tė objektit. Lljo i dytė
i antenave ėshtė uni-direkcionale (tė drejtuara), tek tė cilat
zakonuisht kėndi i mbulushmėrisė ėshtė prej 10 deri 70 dhe janė tė
dedikuara pėr lidhje point to point, por mund tė pėrdoren edhe pėr
lidhje point to multi-point. Mund tė kenė edhe forcė tė madhe tė
emitimit mbi 20dB, e me kėtė edhe mbulushmėri shumė mė tė madhe deri nė
dhjetra kilometra. Antenave tė drejtuara, me rregull, ju nevojitet
pamje optike. Largėsia mė e madhe e mbulimit qė mund tė arrihet ėshtė
rreth 60-70 km, e me teknika tė caktuara edhe mė shumė. Nė largėsi tė
mėdha pozicionimi i antenave shėndėrohet nė punė tė komplikuar pasi qė
kėrkon pėrvoj dhe paisje speciale pėr matje. Tė pėrmendim se nė kėto
distanca duhet llogaritur nė efektet si lakimi i ruzullit tokėsorė, pėr
ēka duhet montuar antenat nė shtylla tė larta. Mund tė pėrdoren edhe
stacione repetitor, qė do tė thotė se linku mund tė realizohet me disa
“kėrcime” – linka tė posaqėm. Se cilat antena ėshtė mė optimale tė
pėrdoren varet nga pėrdorimi konkret dhe tereni. Ekzistojnė shumė
paisje shtesė pėr antena tė cilat nė shumė raste janė mjaft tė
dobishme. Tė pėrmendim paisjet pėr mbrojtje nga zbrazjet elektrike
(Lightening Protection) qė preferohet tė pėrdoret nėse antena ėshtė e
montuar nė objekte qė nuk janė tė mbrojtur me rrufepritės. Janė
interesant edhe paisjet e pėmendura mė parė ndarėsit e antenave
(Antenna Splitter) tė cilėt mundėsojnė qė njė Wireless paisje tė lidhet
nė dy apo mė shumė antena.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Wireless
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Internet dhe Kompjuter :: Rrjeti Kompjuterik-
Kėrce tek: