Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Protokolli

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Protokolli Empty
MesazhTitulli: Protokolli   Protokolli Icon_minitimeSun Sep 23, 2007 9:21 pm

Termi protokoll rrjedh nga fjala greke (protokollen: proto qė do
tė thotė i pari dhe kollo, qė do tė thotė ngjitės). Kjo u referohet
fletėve tė letrės ngjitėse nė faqen e parė tė dokumenteve noteriale,
duke i dhėnė autenticitet.
_________________________________________________________________
Historia




Qė nė kohėrat mė tė lashta, nė procesin e zhvillimit historik tė
diplomacisė, janė zhvilluar disa norma tė mirėsjelljes nė tė cilat zėnė
fill burimet e asaj qė sot ka kuptimin e protokollit diplomatik.
Pėrderisa mėnyrat e mira tė sjelljes, nė kontaktet e pėrditshme me
njerėz tė ndryshėm, duhet tė jenė tė vazhdueshme, protokolli ėshtė njė
drejtim i kėtyre rregullave qė pėrshkruan mėnyrat e mira tė sjelljes nė
jetėn zyrtare dhe nė ceremonitė protokollare. Ky ėshtė sistem i njohur
i mirėsjelljes ndėrkombėtare. Por, jo gjithherė dhe jo gjithkush e
realizon kėtė protokoll, i cili ka qenė pjesė e jetės me mijėra vjet.
Paralelisht me zhvillimin e luftėrave ose me rastin e pėrfundimit tė
tyre, nė civilizimet e hershme, diplomacia ka pasur njė rol tė madh.
Veprimtaria diplomatike nė kohėn antike ka qenė e dukshme dhe kjo
shfaqet nė marrėveshjet e drejtpėrdrejta e nė kėmbimin e pandėrprerė tė
tė deleguarve. Pra, qė atėherė ka ekzistuar procedura e mirėsjelljes.
Qėllimet e delegimit kanė qenė tė ndryshme: shpallja e luftės, e
armėpushimet, vendosja e paqes, nėnshkrimi i kontratave etj. E gjithė
kjo ka kėrkuar qė pos delegacionit tė udhėtojė edhe suita e zyrtarėve,
si pėrkthyesit, kuzhinierėt dhe shėrbimet e tjera, me qėllim qė tė
shprehet forca dhe autoriteti i delegacionit dhe tė krijohet pėrshtypja
pėr pėrparėsi nė krahasim me anėn tjetėr. Qė nga kohėt antike e deri
tek dokumenti i Kombeve tė Bashkuara nuk ka qenė e mundur tė flitet pėr
barazinė e shteteve, sikur edhe pėr manifestimin unik pėr tė gjithė
pėrfaqėsuesit e shteteve tė tjera. Shtetet kanė qenė tė ranguara sipas
rėndėsisė dhe nė harmoni me kėtė ėshtė reflektuar edhe ceremonia pėr
ta. Ceremonia ėshtė pėrmbajtje e traditave tė mirėsjelljes me shumė
rėndėsi nė raportet ndėrkombėtare. Sjelljet e zyrtarėve tė lartė gjatė
vizitave nė shtetet e tjera dhe sjelljet e zyrtarėve tė shteteve qė i
pranojnė, simbolizojnė raportet e ndėrsjella tė atyre shteteve, por
edhe rolin e tyre nė bashkėsinė ndėrkombėtare. Sidoqoftė devijimin nga
rendi i miratuar i ceremonisė bashkėpjesėmarrėsit mund ta kuptojnė si
mosrespektim tė veēantė ndaj shtetit tė pėrfaqėsuar. Diplomacia gjatė
historisė ka krijuar instrumente tė ndryshme pėr zgjidhjen e situatave
tė ndėrlikuara, tė cilat dalin me rastin e vizitave zyrtare nga
pėrfaqėsuesit e dy apo mė shumė shteteve. Me kalimin e kohės
instrumentet e tilla janė avancuar nė standarde normative tė raporteve,
tė cilat kanė hyrė nė rregullat e miratuara tė protokollit diplomatik.
Me pėrjashtim tė disa normave tė pėrgjithshme nė fuqi (disa janė
ruajtur nė konventat ndėrkombėtare sa i pėrket raporteve konsullare dhe
diplomatike ose nė legjislaturėn e disa shteteve), ngelin disa dallime
tė mėdha tė kushtėzuara nga rendi shoqėror, sipas traditave dhe
zakoneve tė disa shteteve, andaj nė disa shtete rregullat e protokollit
dallojnė. Rėndom, pėrherė aplikohen normat protokollare tė shteteve
mikpritėse. Nė ato raste merret parasysh respektimi i parimeve nė
dokumentin e KB pėr barazinė e shteteve, pa marrė parasysh fuqinė e
tyre politike ose ekonomike. Shteti mikpritės pėr njė vizitė tė caktuar
mund tė pėrcaktojė nderime edhe mė tė mėdha nga tė zakonshmet, me ēka
shpreh dėshirėn pėr marrėdhėnie mė tė mira me shtetin delegues,
megjithėse ēdo herė kėrkohet qė nderimi tė pėrqendrohet deri nė masėn
sa tė mos jenė tė tejkaluara ato qė janė pėrcaktuara ose ato qė janė tė
zakonshme pėr raportet ndėrshtetėrore nė botė. Tė gjitha takimet
ndėrkombėtare me karakter bilateral ose multilateral mbahen me qėllim
tė avancimit tė marrėdhėnieve tė dy apo mė shumė shteteve. Takimet
duhet tė jenė tė pėrgatitura me seriozitet, me qėllim qė atmosfera e
krijuar t'u kontribuojė takimeve tė suksesshme. Nė pėrgatitjen e
takimeve tė tilla punojnė shėrbimet e veēanta nė ministritė e punėve tė
jashtme, pra protokollet diplomatike. Pėr kėtė arsye shtet me traditė
diplomatike kanė pėrgatitur edhe protokollet e tyre. Psh, Kongresi
Amerikan nė takimin e mbajtur nė vitin 1815 ka hartuar bazat e barazisė
sė praktikave tė diplomacive protokollare. Veprimtarėt e protokollit
diplomatik doemos duhet tė jenė njohės shumė tė mirė tė normave
protokollare ndėrkombėtare dhe tė etikave tė kėtilla.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Protokolli
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Protokolli TCP/IP

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Internet dhe Kompjuter :: Rrjeti Kompjuterik-
Kėrce tek: