Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Enver Hoxha: "Ja pse ėshtė armik Beqir Balluku!"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: Enver Hoxha: "Ja pse ėshtė armik Beqir Balluku!"   Sun Oct 14, 2007 12:14 am

Arkiva. 30 akuzat e Enverit pėr "Tezat e Zeza"tė Beqir Ballukut e gjeneralėve "armiq"

Ėshtė korriku i vitit 1976. Prej muajsh, sipas dokumenteve zyrtare tė kohės, nė krye tė Ministrisė sė Mbrojtjes sė Shqipėrisė, ėshtė shfaqur dukshėm konflikti midis ministrit Beqir Balluku dhe zėvendėsit tė tij, njėkohėsisht Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, Petrit Dume. Pėr kėtė shkak, ky konflikt nė dukje si tentativė pėr tė siguruar rolin primar nė krye tė Mbrojtjes e njėkohėsisht si "kartė besimi" ndaj Enverit, Hysniut e Mehmet Shehut, fsheh diēka mė tė rėndėsishme. Nė materialin e Tezave tė Kėshillit tė Mbrojtjes, fshehtas, bashkėrisht e nė mėnyrė individuale(nga Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Ēako, Rrahman Parllaku etj...), hartohet njė material tjetėr qė kundėrshton Tezat zyrtare tė miratuara nga Kėshilli i Mbrojtjes dhe Komandanti i Pėrgjithshėm Enver Hoxha. Sipas dokumenteve zyrtare tė Arkivave tė Shtetit(Fondi 14, Lidhja 1, Dosja 1), Enver Hoxha e bashkėpunėtorėt e tij mė tė afėrt(Kapo e Shehu), nė ballafaqimet Beqir Balluku-Petrit Dume, kanė mėsuar se kontradiktat mes dy krerėve tė Mbrojtjes janė jo teknike, por parimore. Ky fakt i raportohet Enver Hoxhės direkt nga Beqir Balluku. Zbulohet kėshtu "komploti", hartimi i shtesave nė Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes nga Beqir Balluku e njerėzit(gjeneralė) tė tij mė tė afėrt, gjė qė alarmon Enver Hoxhėn e Byronė Politike. Ata (Enver-Hysni-Mehmet), shpejt arrijnė nė konkluzionin se ndodhen para njė "grupi armiqėsor" qė duan tė hartojnė strategji tjetėr tė mbrojtjes sė vendit, "strategji revizioniste", puēiste, qė duan tė ndryshojnė udhėheqjen e kursin politik tė Shqipėrisė.

Ky material i hartuar nėn drejtimin e Beqir Ballukut, si cilėsuar mė vonė si "Tezat e Zeza", merret nė analizė nga Enver Hoxha. Nė kėtė rast(sipas dokumenteve zyrtare tė kohės), Enver Hoxha, nė rolin e specialistit kompetent ushtarak, merr materialin (Antitezat) dhe pėr ēdo pikė tė tij, bėn shėnimet pėrkatėse, qė mė vonė shėrbejnė si argumente pėr pushkatimin si "armiq" tė Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Ēakos, e ndėshkimit me dhjetėra vjet burg tė pothuaj gjithė gjeneralėve e kuadrove mė tė lartė tė Ushtrisė Popullore.

Mė poshtė, shkėputur nga arkiva e KQPPSH, ((Fondi 14, Lidhja 1, Dosja 1), jepen tė plota vėrejtjet e Enver Hoxhės(me shkrimin e tij) rreth "Tezave tė Zeza" qė shėrbyen si argument kryesor pėr ndėshkimin ekstrem tė "puēistėve" nė ushtri".

Ja dokumenti i plotė arkivor

(Vėrejtje tė Enverit pėr "Tezat" e armiqve):

Nė faqen 1: Nė materialin armiqėsor thuhet: Nė vetė Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes ka trajtime tė cilat nuk pėrputhen me kėrkesat e parimet e Artit Ushtarak popullor...

Lidhur me kėtė, shoku Enver ka shėnuar:"Ē'thonė kėta! Tezat nuk pėrputhen me Artin Ushtarak Popullor? Domethėnė kėta po na propozojnė Teza tė reja(tė tyret) qė tė pėrputhen! Domethėnė sipas tyre, ne qė kemi bėrė Tezat jemi nė kundėrshtim me vetveten?!"

Nė faqen 2: Nė materialin armiqėsor thuhet …. Pėrgatitja e kundėrsulmit dhe kundėrgoditjes si forma mė e lartė e aktivitetit tė mbrojtjes…. Shoku Enver thotė: "Ne sipas tyre e kemi pas harruar zhvillimin e aktivitetit tė Mbrojtjes! Mirė qė na e kujtojnė, se do tė kishim rėnė nė greminė! Kėta na venė nė gojėn tonė pikėpamje tė gabuara qė i kanė nė kokėn e tyre.

Tezat janė aq tė qarta dhe tė drejta, sa s'kanė nevojė pėr koment, pse ēdo "sqarim" mund tė bėjė tė errėt idenė".

Nė faqen 4: Nė materialin armiqėsor, nė germėn "b", gjoja ėshtė cituar shoku Enver, i cili ka shėnuar: "Nuk i pėrgjigjet mendimit tim fraza qė kanė nxjerrė nga konteksti i gjatė i fjalimit tim nė Plenum. A mos duan vallė qė duke pėrdorur thėniet e mia tė drejta(mendoj unė), tė maskojnė tezat e tyre tė rrezikshme? Kėshtu duket, por nuk i lejojmė ta bėjnė kėtė mashtrim.

Nė faqen 5: Enveri shkruan: "Drejt i kanė pėrcaktuar Tezat si mbrojtjen pozicionale, si kundėrsulmin e kundėrgoditjet. Antitezat e tyre janė tė dėnueshme, kur i nxjerrin kėto nga mė kryesoret tė fazės sė lartė tė luftimit. Ushtrinė tonė moderne duan tė na e kthejnė qė tash nė ēeta partizane".

Nė faqen 6:- Nė materialin armiqėsor thuhet qė kundėrsulmi dhe kundėrgoditja nuk mund tė jenė forma mė e lartė e aktivitetit tė mbrojtjes sonė. Shoku Enver, pėr kėtė pikėpamje shkruan: "Krejtėsisht tė gabuar!"

Nė faqen 7: Ku thuhet se kundėrsulmet i angazhojnė forcat tona nė luftė e beteja tė mėdha, shoku Enver shėnon: "Na ēuditin…Nga i kanė nxjerrė kėto teori qė janė false edhe pėr shkencėn borgjeze, pa le mė pėr tonėn.!? Ē'disfatė! Kėta hiqen si njerėz ushtarakė tė ditur, por ato qė kanė lexuar i kanė mėsuar sė prapthi".

- Nė materialin armiqėsor thuhet tė lihen diversantėt tė zbarkojnė e tė lėnė hapėsira. Lidhur me kėtė mendim armiqėsor, shoku Enver shkruan: "Kėtu tė ēon ideja e tyre e gabuar qė luftėn e mendojnė si njė farė loje shahu, spontane".

Nė faqen 8: - Ku bėhet fjalė mbi format e ekzistencės sė aktivitetit tė mbrojtjes…, shoku Enver shkruan: "Idetė e tyre tė gabuara janė tė qarta, ato shprehen pėr t'ju kundėrvėnė Tezave tė drejta tė Kėshillit tė Mbrojtjes!"

Nė faqen 9:- Ku parashtrohet teza armiqėsore e ndryshimeve nė ndėrtimin e Mbrojtjes…, shoku Enver shėnon: "Kėtė, natyrisht e mendojnė ata, se janė jo vetėm kundėr nė parim, por edhe nė zbėrthim, nė ndėrtimin e Mbrojtjes dhe tė formave tė luftimit. Kėtu, mė duket mua(pa lėre ē'llomotisin) refuzojnė mbrojtjen nė front tė rregullt, kėtu janė pėr lėshim territori armikut, kėta kėrkojnė t' na e bėjnė ushtrinė rrush e kumbulla".

Nė faqen 10:- Ku flitet se lufta nė front tė rregullt dhe lufta partizane ndryshojnė midis tyre, etj., shoku Enver thotė: "Ēfarė, dy qėllime! Njė qėllim!"

Nė faqen 11:- Nė materialin armiqėsor flitet pėr epėrsitė e forcave e mjeteve kundėr forcave tė armikut. Shoku Enver shkruan: "E kthyen nė luftė partizane!"

Nė faqen 12:- Ku shkruhet pėr pamundėsinė e krijimit tė epėrsisė kundėr armikut tė pykėzuar nė mbrojtjen tonė, shoku Enver Hoxha shkruan:"Atėherė, sipas tyre, "e kemi kot kėtė ushtri tė rregullt qė kemi krijuar e stėrvitur", sepse sipas tyre, me tė as vendin nuk e mbrojmė, as armikun nuk e ndalim, as e kundėrsulmojmė! Kot lodhemi. Sipas tyre, le t'i hyjmė luftės partizane. Kėta s'janė fare nė tė!"

-Nė materialin armiqėsor thuhet se dhėnia e goditjeve tė mundshme, nuk bazohet nė Tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes, lidhur me kėtė shoku Enver Hoxha thotė: "Nuk ėshtė e vėrtetė. Bazohet qė ē'ke me tė dhe ėshtė kryesore!"

-Aty thuhet se epėrsia dėrmuese kundėr armikut superior nuk mund tė krijohet; shoku Enver shkruan: "Ka qenė superiore nė mėsymjen e fillimit, por jo mė vonė, pasi e kemi rraskapitur e sidomos po tė mos kemi shkuar nė "mal", ku kėrkojnė!".

Nė faqen 13:- Nė materialin armiqėsor thuhet se kundėrsulmet e kundėrgoditjet janė veprime tė detyruara nga armiku; shoku Enver Hoxha shėnon: "S'ėshtė e vėrtetė. Armiku mund tė ketė pasur njė epėrsi nė njė moment, ne kemi stabilizuar gjendjen dhe sulmet e kundėrsulmet i pėrgatisim ne dhe e detyrojmė atė tė mbrohet. Ai na "detyroi vetėm tė bėjmė luftė, se na sulmoi!".

- Nė material flitet sikur sulmet e kundėrsulmet i gozhdojnė forcat tona nė luftime tė mėdha e tė zgjatura; lidhur me kėtė shoku Enver Hoxha pyet: "Pse tė zgjatura?"

- Aty thuhet se kundėrsulmet tona nuk mund tė jenė tė rrufeshme; shoku Enver ka shkruar: "Atėherė del qartė se sipas kėtyre strategėve pesimistė ne nuk na mbetet pėrse tė jemi tė "rrufeshėm, marksistė-leninistė, trima", por kur vjen puna "Tua mbathim kėmbėve". Kėta janė mburravecė me fjalė, pesimistė nė brendi, disfatistė qė pa filluar lufta. Kėshtu paraqiten "teoricienėt" e famshėm.

Nė faqen 14:- Ku bėhet fjalė pėr mbrojtjen pasive etj; shoku Enver shėnon: "Kėta janė demagogėt e dembelizmit!"

(Vijon nesėr)

Jetėshkrimi

Kush qe Beqir Balluku
Beqir Balluku lindi mė 14 shkurt 1917 nė Tiranė. Studioi nė Shkollėn Teknike tė Tiranės. U pėrfshi nė lėvizjen komuniste qysh gjatė kohės qė kryente shėrbimin ushtarak nė Tiranė (Vitet 1940 ‑ 1942). Mė 20 maj 1943 u caktua komandant i batalionit partizan "Krujė Ishėm"; mė 18 shtator 1943 u emėrua komisar i brigadės sė tretė dhe mė pas komandant i Brigadės sė Dytė. Mė 28 janar 1948 ishte emėruar kryetar i Shtatmadhorisė sė Ushtrisė. Kreu nė Moskė Akademinė Ushtarake "Voroshillov". Nė kongresin e parė tė PKSH‑sė u zgjodh anėtar i Byrosė Politike dhe nė vitin 1952 ministėr i Mbrojtjes Popullore. Njė vit mė pas mori gradėn mė tė lartė nė Shqipėri, atė tė gjeneral leitnantit. Balluku ishte gjithmonė deputet i Kuvendit Popullor. Nė korrik tė vitit 1974 ai u akuzua si organizues i veprimtarisė puēiste ushtarake. U dėnua me vdekje dhe u pushkatua mė 5 nėntor 1975 pėr tradhti tė lartė ndaj atdheut. Eshtrat ju gjetėn nė vėren e vitit 2001.

Nesėr do tė lexoni:

-Vėrejtjet nė vazhdim tė Enver Hoxhės rreth Tezave tė "Puēistėve", si argumente pėr veprimtarinė armiqėsore tė Beqir Ballukut e mbėshtetėsve tė tij.

-Si synonte Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Ēako e bashkėpunėtorėt e tyre mė tė ngushtė qė nėpėrmjet revizionimit tė Tezave tė Kėshillit tė Mbrojtjes tė rrėzonin udhėheqjen e PPSH-sė e tė shtetit shqiptar.

-Kė pėrcakton Enver Hoxha mes krerėve tė Ministrisė sė Mbrojtjes si pėrgjegjės pėr veprimtarinė "armiqėsore" nė dėm tė Ushtrisė Popullore e sovranitetit tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė.

Nė materialin e Tezave tė Kėshillit tė Mbrojtjes, fshehtas, bashkėrisht e nė mėnyrė individuale(nga Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Ēako, Rrahman Parllaku etj...), hartohet njė material tjetėr qė kundėrshton Tezat zyrtare tė miratuara nga Kėshilli i Mbrojtjes dhe Komandanti i Pėrgjithshėm Enver Hoxha.

Ata (Enver-Hysni-Mehmet), shpejt arrijnė nė konkluzionin se ndodhen para njė "grupi armiqėsor" qė duan tė hartojnė strategji tjetėr tė mbrojtjes sė vendit, "strategji revizioniste", puēiste, qė duan tė ndryshojnė udhėheqjen e kursin politik tė Shqipėrisė.

Ky material i hartuar nėn drejtimin e Beqir Ballukut, si cilėsuar mė vonė si "Tezat e Zeza", merret nė analizė nga Enver Hoxha. Nė kėtė rast, Enver Hoxha, nė rolin e specialistit kompetent ushtarak, merr materialin (Antitezat) dhe pėr ēdo pikė tė tij, bėn shėnimet pėrkatėse, qė mė vonė shėrbejnė si argumente pėr pushkatimin si "armiq" tė Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Ēakos, e ndėshkimit me dhjetėra vjet burg tė pothuaj gjithė gjeneralėve e kuadrove mė tė lartė tė Ushtrisė Popullore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Enver Hoxha: "Ja pse ėshtė armik Beqir Balluku!"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Media dhe Politika :: Dossier-
Kėrce tek: