Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Albert Ajnshtajn

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Albert Ajnshtajn Empty
MesazhTitulli: Albert Ajnshtajn   Albert Ajnshtajn Icon_minitimeThu Sep 06, 2007 5:30 pm

Albert Ajnshtajn lindi
nė Ulm tė Gjermanisė nė vitin 1879, nė njė familje hebrenjsh. I ati
ishte pronar i njė fabrike qė prodhonte pajisje elektrike, ndėrsa e ėma
pėlqente librat dhe muzikėn. Vetė Ajnshtajni ishte fėmijė i mbyllur, i
cili filloi tė fliste vonė dhe kishte vėshtirėsi tė mėsonte pėr tė
lexuar. Kur mbushi pesė vjeē, i ati i dha njė busull, qė menjėherė i
ngjalli djalit njė interes tė paparė pėr gjilpėrėn magnetike dhe
fenomenet natyrore qė shkaktonin lėvizjen e saj nė tė njėjtin drejtim.
I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e
rėndesės. Ajnshtajni e kishte tė vėshtirė tė kuptonte koncepte tė tilla
nė atė moshė. Nė komentet e tij pėr vitet e fėmijėrisė, Albert
Ajnshtajn kujtonte se nuk e kishte me qejf shkollėn. Metoda e prerė
mėsimore, ku nxėnėsve nuk u lejohej tė bėnin pyetje e bėnte atė tė
ndjehej si i burgosur. Por me kalimin e viteve, fizikani i ardhshėm
zhvilloi njė dashuri tė madhe pėr matematikėn. Ai filloi tė mėsonte
logaritmet dhe pjesė tė tjera tė vėshtira tė matematikės, ndėrkohė qė
moshatarėt e tij ende mėsonin aritmetikėn e thjeshtė. Albert Ajnshtajn
ndoqi mė pas Institutin Politeknik nė Zyrih tė Zvicrės, ku studjoi
fizikė dhe matematikė. Pas diplomimit ai punoi pėr qeverinė zvicerane
si inspektor patentash pėr shpikjet e reja. Gjatė kėsaj periudhe ai
filloi punėn pėr teoritė e tij tė ardhshme shkencore. Nė njė nga
punimet e tij shkencore ai shpjegon se drita lėviz pėrmes valėve dhe
pjesėzave, njė nga elementėt e rėndėsishėm tė teorisė sė tij kuantike.
Nė njė tjetėr punim ai flet pėr pjesėza tė vogla qė pluskojnė nė lėngje
apo nė trupa tė gaztė, e cila mbėshtet teorinė e pėrbėrjes atomike tė
materies.

Por teoria mė e rėndėsishme ėshtė ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni
shpjegon se drita lėviz gjithmonė me tė njėjtėn shpejtėsi, pavarėsisht
nga burimi i saj. Por ai shtoi se koha dhe masa mund tė ndryshojnė dhe
varen nga vend-ndodhja e njė personi nė raport me njė objekt apo njė
ngjarje.Ajnshtajn botoi nė vitin 1905 veprėn e tij mė tė rėndėsishme,
dhe njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme shkencore nė histori tė
titulluar Teoria e Relativitetit. Dhjetė vjet mė pas ai botoi njė
vėllim tė zgjeruar tė kėsaj vepre me titullin Teoria e Pėrgjithshme e
Relativitetit, ku pėrfshin ide themelore qė pėrdoren pėr tė pėrshkruar
fenomene natyrore lidhur me kohėn, hapėsirėn, masėn, lėvizjen dhe
forcėn e rėndesės. Ajnshtajni thotė se objektet humbasin masė kur
emetojnė dritė, pasi drita ėshtė njė formė energjie. Nė vitin 1921
Ajnshtajni fitoi &Ccedilmimin Nobel nė Fizikė pėr zbulimin e ligjit
tė efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon pėrse disa metale
emetojnė elektrone pasi mbi sipėrfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim ēoi
nė zhvillimin e elektronikės, pėrfshirė edhe radios dhe televizionit.
Albert Ajnshtajn punoi si pedagog nė Zvicėr dhe Gjermani. Ai u largua
nga Evropa kur nė 1933 erdhi nė pushtet Adolf Hitleri. Fizikanti u
vendos nė Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi punėn e tij shkencore nė
Institutin pėr Studime tė Avancuara nė Princeton, Nju Xhersi. Megjithė
famėn e tij, Ajnshtajni ishte njė njeri i thjeshtė, i veshur me rroba
tė vjetra dhe me flokė qė dukeshin tė pakrehur. Studentėt e tij
tregojnė se ai kishte aftėsinė tė ilustronte ide shumė tė vėshtira me
figura dhe krahasime qė i bėnin ato shumė tė kuptueshme. Megjithėse
ishte kundėr luftės, Ajnshtajni i shkroi presidentit amerikan Franklin
Ruzvelt nė vitin 1939 pėr ta nxitur qė Shtetet e Bashkuara tė prodhonin
bombėn bėrthamore para Gjermanisė. Albert Ajnshtajni vdiq nė moshėn 76
vjeēare nė vitin 1955.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Albert Ajnshtajn
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Shkenca :: Fizike dhe Astronomi-
Kėrce tek: