Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rrezatimi rreth Marsit mund tė dėmtojė udhėtarėt e hapėsirės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Rrezatimi rreth Marsit mund tė dėmtojė udhėtarėt e hapėsirės Empty
MesazhTitulli: Rrezatimi rreth Marsit mund tė dėmtojė udhėtarėt e hapėsirės   Rrezatimi rreth Marsit mund tė dėmtojė udhėtarėt e hapėsirės Icon_minitimeSun Sep 09, 2007 5:49 pm

Ata qė udhėtojnė pėr nė Mars, duhet tė kenė kujdes. Njė satelit amerikan nė orbitėn e planetit tė kuq tregon se rrezatimi i hapėsirės rreth Marsit ėshtė shumė i fortė. Njė gjė e tillė paraqet rreziqe tė mėdha pėr shėndetin e eksploruesve tė ardhshėm.

Informacionet nga anija Odyssey qė ndodhet nė orbitėn e Marsit tregojnė se agjencisė amerikane tė hapėsirės, NASA do t’i duhet tė marrė masa tė forta pėr t’i mbrojtur vizitorėt e ardhshėm nga rrezatimi qė bombardon planetin.

Prej njė viti, anija Odyssey po mbledh tė dhėna mbi aspekte tė ndryshme tė mjedisit marsian. Njė nga shkencėtarėt qė po studiojnė rrezatimin, Cary Zeitlin i Institutit Kombėtar tė Hapėsirės pėr Studime Biomjekėsore nė Houston, pohon se Marsi ėshtė njė vend i rrezikshėm pėr njerėzit.

Ai thotė se njė astronaut mund tė thithė njė sasi rrezesh kanceroze nė njė mision trevjeēar nė Mars, tė barazvlefshme me atė qė NASA lejon gjatė gjithė karrierės sė njė astronauti. Zoti Zeitlin vė nė pah se doza vjetore e rrezatimit nė Mars ėshtė deri nė njė mijė herė e madhe sesa rrezatimi natyror i tokės.

“Kėto doza janė shumė mė tė larta nga ato qė dikush mund tė merrte nė sipėrfaqen e tokės. Kėshtuqė pa dyshim pakėsimi i rrezikut nga rrezatimi ėshtė diēka pėr tė cilin duhet tė marrin masa ata qė planifikojnė misionet e ardhme”, thotė ai.

Rrezatimi e bombardon Marsin nga Dielli dhe nga burime tė panjohura nė galaktikėn tonė. Rrezet godasin edhe tokėn, por atmosfera jonė na mbron nga pjesa mė e madhe e tyre. Atmosfera marsiane ėshtė shumė e rrallė dhe pėr kėtė arsye nuk ofron tė njėjtėn mbrojtje.

Intensiteti i rrezatimit diellor ndryshon nė njė cikėl prej 11 vjetėsh. Zoti Zeitlin thotė se nė kulmin e rrezatimit, nė fund tė ciklit, shpėrthimi i grimcave tė rrezatuara diellore mund tė shkaktojė pėr njė kohė tė shkurtėr njė rrezik tė madh pėr shėndetin e udhėtarėve tė hapėsirės.

Satelitėt amerikanė, evropianė dhe japonezė po studiojnė Diellin dhe disa prej tyre masin stuhitė diellore qė shkaktojnė bombardimin e planeteve me grimca tė rrezatuara. Nė sajė tė tyre, shkencėtarėt janė nė gjendje tė parashikojnė aktivitetet e shtuara diellore dhe tė paralajmėrojnė pėr shpėrthime qė megjithėse jo aq tė rrezikshme sa rrezatimi mund tė ndikojnė nė fushėn magnetike tė Tokės dhe tė shkaktojnė dėme tek rrjeti elektrik.

Parashikime tė tilla do tė duhet tė bėhen edhe pėr vizitorėt e ardhshėm tė Marsit, pra qė ata tė kenė kujdes. Zeitlin thotė se rrezatimi ėshtė i pėrballueshėm nėse ata banojnė nė struktura tė posaēme tė mbrojtura.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Rrezatimi rreth Marsit mund tė dėmtojė udhėtarėt e hapėsirės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Informacion rreth problemeve te ndryshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Shkenca :: Fizike dhe Astronomi-
Kėrce tek: