Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Historia e letersise shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: Historia e letersise shqiptare   Tue Sep 04, 2007 11:37 am

Parathėnie e botimit shqip



Origjinali nė gjuhėn angleze i kėsaj Historie tė Letėrsisė Shqiptare u shkrua gjatė njė periudhe prej pesė vjetėsh, nga 1988 deri mė 1993, dhe u botua nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės me pak vonesė mė 1995. Vitet e grumbullimit e tė studimit tė materialit dhe pėrgatitja
e kėtij libri pėrkuan me vitet e kthesės dramatike pėr popullin shqiptar. Nata e gjatė e diktaturės dhe terrorit komunist nė Shqipėri mė nė fund mbaroi, duke e lėnė vendin tė rrėnuar, kurse njerėzit nė dėshpėrim e kaos. Populli i Kosovės nga ana e tij, i cili, krahasuar me vetė Shqipėrinė, kishte gėzuar njėfarė demokracie dhe lirie individuale gjatė viteve shtatėdhjetė dhe tetėdhjetė, e pa vendin e vet tė pėrpirė nga valėt e histerisė nacionaliste e tė pushtuar ushtarakisht, sikundėr tė kishte rėnė pré e njė oreksi tė panginjur prej ujku. Asgjė nuk ka mbetur ashtu siē ishte.
Kjo Histori e Letėrsisė Shqiptare ėshtė njė pėrpjekje pėr tė trajtuar zhvillimin historik tė letėrsisė nė gjuhėn shqipe nga fillimet deri rreth vitit 1990. Libri u shkrua duke pasur parasysh lexuesin e huaj, me synimin qė t'i paraqitej botės sė jashtme njė kulturė nė thelb e panjohur, ndonėse kulturė evropiane. Pėr kėtė arsye, kėrkesat pėr njė pėrkthim shqip tė kėsaj vepre i pritėm nė fillim me njėfarė ngurrimi. Normalisht, nuk i takon njė 'vėzhguesi tė huaj' tė shkruajė
njė histori tė letėrsisė shqiptare pėr vetė shqiptarėt, kur studiuesit vendės sigurisht kanė njė njohje mė tė mirė e mė tė thellė tė kulturės sė tyre. Por, megjithatė, pranuam tė pėrkthehet nė gjuhėn shqipe kryesisht pėr shkak tė mungesės sė vazhdueshme tė ēfarėdo historie tjetėr letrare gjithėpėrfshirėse e ideologjikisht asnjanėse. Nuk mund tė pritet tani pėr tani qė studiuesit shqiptarė, tė izoluar siē qenė, tė varfėr siē janė dhe pa mjete moderne nė dispozicion (biblioteka
tė pajisura mirė, qendra studimore, kompjuter e internet), siē do tė jenė edhe pėr njė farė kohe,
tė mundin menjėherė tė pėrmirėsojnė gjendjen. Pėrdorimi edhe mė tej i teksteve standarde tė sė kaluarės me njė vėshtrim tė njėanshėm e konformist, e nė thelb tė shtrembėruara e tė censuruara nga ekstremistė politikė, vetėm se do tė pengojė pėrparimin kulturor e intelektual tė shqiptarėve.
Besojmė se lexuesi shqiptar do tė na falė ndonjė karakteristikė a gjurmė 'tė huaj' qė mund tė gjejė nė kėtė punim, p.sh. njė prirje tė lehtė pėr tė anuar nga burimet e jashtme e jo nga
ato nė gjuhėn shqipe, digresione dhe shpjegime qė mund tė jenė tė tepėrta pėr tė, dhe ndonjė rast mungese etike ndaj gjėrash qė nė Ballkan mbahen tė shenjta.
Nė krahasim me variantin nė gjuhėn angleze, janė bėrė ndryshime dhe pėrmirėsime tė vogla, kurse disa pjesė tė origjinalit janė lėnė jashtė. Bibliografia ėshtė pėrditėsuar disi, por nuk ėshtė bėrė ndonjė orvatje serioze pėr tė pėrfshirė nė tekstin e librit zhvillime mė tė reja tė letėrsisė shqiptare, domethėnė ato rreth vitit 1990 e kėndej.
Pėr sa i pėrket letėrsisė sė sotme dhe autorėve bashkėkohorė tė pėrmendur nė krerėt e fundit tė kėtij libri, vlen tė theksohet se ata janė vetėm disa prej shkrimtarėve tė shumtė qė kanė dalė nė Shqipėri, nė Kosovė dhe nė vise tė tjera shqipfolėse dhe qė mund tė kishim paraqitur. Nuk ka ardhur ende koha pėr njė radhitje pėrfundimtare sipas parimesh krejtėsisht estetike. Siē
e kam theksuar pėrpara, ėshtė lexuesi vetė qė do tė japė gjykimin pėrfundimtar pėr tė gjitha veprat. Kėshtu, do tė kėrkoja prej tij qė t'i lexojė krerėt e kėsaj vepre si njė prezantim tė mundshėm dhe jo si njė botim zyrtar. Kjo kėrkesė nga ana ime vlen nė fakt pėr gjithė librin. Njė histori letėrsie nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė unike, si tė thuash e shkruar njė herė dhe e dhėnė pėrgjithmonė. Mendoj, se aty ka hapėsirė pėr prezantime nga mė tė ndryshmet, me tė cilat kuptohen mendime e trajtime tė saj.
Autori dėshiron tė falėnderojė edhe njė herė shumė miq e kolegė pėr ndihmėn dhe inkurajimin e tyre. Ndėr ta nė radhė tė parė janė: Abdurrahim Myftiu pėr punėn aq tė mundimshme tė pėrkthimit tė njė vepre kaq tė gjatė e tė imtė nė njė shqipe tė rrjedhshme e tė

saktė; Maks Gjinaj, bibliograf i cilėsuar nė Bibliotekėn Kombėtare, qė ma ka lehtėsuar shumė punėn pėr njohjen dhe konsultimin e veprave e tė studimeve pėr letėrsinė shqiptare; dhe Emil Lafe nė Akademinė e Shkencave pėr redaktimin e kujdesshėm letrar si edhe pėr njė varg saktėsimesh e sugjerimesh tė vlefshme. Njė falėnderim i veēantė i drejtohet Shoqatės Gjermane
pėr Bashkėpunimin Teknik (Deutsche Gesellschaft für Technische Zusammenarbeit), agjensi e qeverisė gjermane, pėr mbėshtetjen bujare financiare qė bėri tė mundur botimin shqip tė kėsaj vepre.



Robert Elsie
Pranverė 1997
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Historia e letersise shqiptare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Bota shqiptare :: Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: