Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Femijet dhe Seksualiteti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: Femijet dhe Seksualiteti   Sun Sep 09, 2007 6:43 pm

Fėmijėt duhet pėrgatitur pėr njė jetė seksuale tė shėndoshė dhe me pėrgjegjėsi. Mė sė miri pėr tė filluar bisedėn pėr seksualitetin ėshtė derisa fėmija tė jetė i vogėl. Atėherė temėn mė lehtė e pranojnė edhe prindi edhe fėmija, ndėrkaq fėmija pėrgatitet pėr vendime tė qėlluara mė vonė nė jetė

Duam apo nuk duam tė pranojmė, aktualisht jetojmė nė njė botė shumė seksuale. Porosi pėr seksin ka ēdokund pėrreth nesh. Ndėrkaq, edhe fėmijėt i dėgjojnė. Tė gjitha ato porosi seksuale nga rrethi nė tė vėrtetė janė njė kurth i madh.

Derisa tė fillojnė tė shkojnė nė shkollė, fėmijėt kanė mundur tė shohin qindra sekuenca filmike seksuale dhe tė dėgjojnė qindra kėngė nė tė cilat pak a shumė drejtpėrdrejt flitet pėr seksin. Kur arrijnė nė pubertet, shumė shpesh ua merr mendja se dinė "ēdo gjė pėr seksin" dhe nuk duhet shtruar pyetje. Mirėpo, po qė se bisedon prindi me pubertetliun, i cili ka njė besim nė vete, do tė konstatojė se nuk ėshtė krejt ashtu.


Disa prindėr i kaplon tmerri vetėm kur mendojnė se duhet biseduar me fėmijėt pėr temėn se si e bėjnė atė punė zogjtė dhe bletėt, se duhet t'u pėrgjigjen se nga vijnė nė kėtė botė fėmijėt dhe si kanė arritur nė stomakun e nėnės. Shumė shpesh prindėrit gabojnė, duke e zvarritur "bisedėn e madhe", derisa fėmija tė mos arrijė moshėn e pubertetit, ndėrkaq mu atėherė kuptojnė se djali apo vajza e tyre vendosin vetė. Kur fėmijėt arrijnė nė moshėn e tinejxherit, edhe temat siē janė suksesi nė shkollė dhe moda janė tė vėshtira pėr t'i biseduar, po biseda pėr seksin?! Detyrė e pamundshme.

Ekspertėt porosisin prindėrit qė ta fillojnė atė temė sa mė herėt, derisa fėmija ėshtė akoma i vogėl. Atėherė seksin do ta vendosin ndėr temat tė pėrshtatshme pėr t'i biseduar dhe do tė bindin fėmijėn se e prindin kanė tė gatshėm pėr t'i ndihmuar rreth ēėshtjeve tė rėnda. Do tė vendoset njė niveli pėrshtatshėm i bisedės edhe pėr tė rriturit, edhe pėr fėmijėt.

Biseda pėr seksin fėmijėt mund t'i pėrgatisė mė mirė pėr tė marrė vendime tė qėlluara nė jetėn e mėvonshme tė tyre. Hulumtimet kanė treguar qė fėmijėt tė cilėt mėsojnė pėr seksin nga prindėrit, mė rrallė hyjnė nė marrėdhėnie intime para se tė martohen, sesa ata fėmijė tė cilėt pėr seksin kanė mėsuar nga moshatarėt.


Psikologėt dhe psikiatrit konstatojnė se ėshtė me rėndėsi qė prindi tė jetė burim i informacioneve pėr atė fushė pėr fėmijėt e tij. Atyre pyetjeve nuk ėshtė e domosdoshme pėrherė t'u pėrgjigjen, mirėpo duhet patjetėr reaguar ndaj tyre.

Informacionet kurrė nuk janė tė mjaftueshme

Prindėrit duhet tė angazhohen qė fėmija tė marrė kėshilla rreth ēėshtjeve tė cilat kanė tė bėjnė me seksualitetin, nė harmoni me zhvillimin e tij intelektual, psikosocial dhe moral. Sa mė i vogėl qė ėshtė fėmija, edhe pėrgjigjja ėshtė mė e rėndomtė.
Ndėrkaq, fėmija do tė shtrojė pyetje tė shumta, sepse seksualiteti pėrfshin shumė syresh - trupat tanė dhe funksionimi i tyre, seksi tė cilit i pėrkasim dhe dallimet ndėrmjet mashkullit dhe femrės, orientimi seksual, vlerat vetjake jetėsore, pastaj njerėzit qė na rrethojnė.


Fėmijėt tė cilėt e kuptojnė seksualitetin, janė mė tė aftė qė tė kuptojnė jetėn e tyre dhe raportet me tė tjerėt. Kuptimi i seksualitetit u ndihmon fėmijėve qė tė kuptojnė dhe tė orientojnė ndjenjat, por dhe tė pėrballen me presionet e moshatarėve. Por, u ndihmon edhe qė tė mbrohen nga keqpėrdorimet seksuale, si edhe qė tė mos bėhen dhe vetė keqpėrdorues.
Prandaj, prindėrit patjetėr duhet t'u japin informacione tė dobishme, pėr shembull si t'u shmangen sėmundjeve gjenitale apo edhe shtatzėnėsisė sė hershme. Duhet t'i mėsojnė fėmijėt se si tė thonė JO dhe si ta pranojnė JO-nė.

Ekspertėt pajtohen nė njė gjė - informacionet kurrė nuk janė tė tepėrta. Qėllimi i informacioneve nuk ėshtė kurajimi i fėmijėve qė tė jenė seksualisht aktivė. Qėllimi themelorė ėshtė qė tė pėrgatiten pėr jetė seksuale me pėrgjegjėsi dhe tė shėndoshė. Ndėrkaq, porosia tė cilėn e dėrgojnė prindėrit patjetėr duhet tė jetė - nuk ekzistojnė "tema tė ndaluara".

Njė numėr i madh prindėrish ndjen njė ndjenjė tė pakėndshme sapo tė pėrmendet seksi. Kjo nuk na habit. Sepse, shumica ka mėsuar se seksi ėshtė "i ndyrė", ndėrkaq pjesa tjetėr frikėsohet se nuk do tė dijė tė japė pėrgjigje tė drejtė. Arsyeja e ndjenjės sė pakėndshme ėshtė pėr shkak se prindėrit vėshtirė pranojnė faktin qė fėmijėt kanė nevojė seksuale, e aq mė shumė tė pranojnė se atė nevojė e kanė edhe ata vetė. Nuk ėshtė aspak e gabueshme kur prindi thotė fėmijės - "Mė vjen tė vėshtirė tė flas pėr atė temė, sepse me prindėrit e mi nuk kam biseduar kurrė rreth temave tė tilla. Mirėpo, pėr kėtė gjė unė dėshiroj tė bisedojė me ty".


Sido qė tė bisedohet, prindėrit nuk ėshtė mirė qė t'i fshehin ndjenjat apo t'i shmangen temės. Nė atė mėnyrė vetėm do ta keqėsojnė situatėn. Ndoshta ėshtė mė lehtė kur nėna e befasuar apo babai tė kujtohen se informacionet pėr seksualitetin dhe seksin njėsoj janė tė rėndėsishme si edhe shumė gjėra tė tjera tė cilat fėmijėve tė tyre ua ofrojnė si prindėr tė mirė.

NGA LINDJA DERI NĖ 2 VJEĒ

Hulumtimi i trupit

* Ėshtė normale qė bebja tė hulumtojė trupin e vet. Shpejt mėsojnė qė prekja e organeve gjenitale mund t'u krijojė kėnaqėsi. Mė e keqja qė mund tė bėjė prindi ėshtė qė fėmijėn tė pengojė tė veprojė ashtu apo ta qortojė. Fėmija nuk do tė pushojė tė vetėkėnaqet, mirėpo me atė rast do tė ndjehet fajtor, e mė vonė nuk do t'u besojė prindėrve.

NGA MOSHA 3 DERI NĖ 4 VJEĒ

Dallime tė ēuditshme

* Deri nė moshėn trevjeēare, fėmijėt dinė qė meshkujt dhe femrat kanė organe tė ndryshme gjenitale. Pėr atė dallim duhet biseduar mu si edhe pėr pjesėt e tjera tė trupit. Problem mund tė shkaktojnė emėrtimet, sepse duhet pėrshtatur moshės sė fėmijės. Edhe pse fjala organ gjenital ėshtė mė e afėrt pėr bisedė normale, ajo rrallė shfrytėzohet.
* Vogėlushėt e kėsaj moshe janė shumė kureshtarė. U intereson se si duken trupat e prindėrve dhe tė fėmijėve tė tjerė. Ndonjėherė mund tė luajnė "lojėn e mjekut" nė mėnyrė qė tė kenė mundėsi t'i shohin organet gjenitale tė fėmijėve tė tjerė. Kjo ėshtė mėnyrė normale e mėsimit tė dallimeve. Prindi lojėn e tillė nuk ėshtė e domosdoshme ta lejojė. Mirėpo, po qe se i has fėmijėt nė situatė tė tillė, nuk bėn t'i dėnojė.
* Edhe masturbimi ėshtė shumė i shpeshtė. Fėmija patjetėr duhet tė dijė se masturbimi ėshtė gjė normale, por vetėm kur e bėn vetėm.
* Fėmija trevjeēar rėndom dėshiron tė mėsojė "nga vijnė fėmijėt?" Nė atė fazė, nuk ėshtė e nevojshme t'u pėrshkruhet marrėdhėnia intime. Pėrgjigjet duhet tė jenė tė thjeshta, si p.sh.: "Fėmijėt rriten nė njė vend tė posaēėm nė stomakun e nėnės". Duke u rritur fėmija, tregimit duhet shtuar ngadalė detajet tė cilat fėmija mund t'i kuptojė.
* Katėrvjeēarėt dėshirojnė t'i shohin prindėrit lakuriq. Prindi patjetėr duhet tė vėrė kufirin aty ku ai ndjehet mirė, mirėpo sėrish, fėmija nuk bėn tė ndėshkohet pėr shkak tė dėshirės sė tillė.


NGA MOSHA 5 DERI NĖ 7 VJEĒ

E urrejnė seksin e kundėrt

* Nė kėtė moshė, fėmijėt janė mė pak tė varur nga prindėrit. Fillojnė tė kuptojnė feminitetin dhe maskulitetin. Andaj, nė kėtė moshė shpesh thonė se i "urrejnė" fėmijėt e seksit tė kundėrt.
* Kur tė fillojnė tė shkojnė nė shkollė, shpesh turpėrohen shumė pėr tė bėrė ndonjė pyetje rreth seksualitetit. Mirėpo, kjo nuk do tė thotė se nuk kanė pyetje. Shumica e fėmijėve tė cilėt jetojnė nė botėn bashkėkohore tashmė kanė dėgjuar pėr dhunimet dhe keqpėrdorimet... Imagjinojnė pėr atė intensivisht, ndonėse nuk flasin pėr tė.
* Kanė fantazi tė shpeshta seksuale pėr anėtarėt e afėrt dhe pėr ata tė largėt tė familjes, gjė qė mund tė jetė shqetėsuese, por kjo fazė ėshtė kaluese.

NGA MOSHA 8 DERI NĖ 12 VJEĒ

Paraqitja e parė e vrullshme e hormoneve

* Fėmijėt e moshės sė tillė duhet tė mėsojnė faktet pėr menstruacionet, pėr polucionin nė gjumė dhe pėr shenjat e tjera tė pjekurisė.
* Djelmoshat fillojnė tė brengosen pėr madhėsinė e penisit, ndėrkaq vajzat pėr madhėsinė e sisėve, duhet bindur se nuk janė tė gjithė njerėzit tė njėjtė dhe se ėshtė normale tė jesh i ndryshėm. Prindi mund t'u ndihmojė qė tė "pėrshtaten" me moshatarėt, por edhe t'i trimėrojnė qė tė jenė tė pavarur dhe tė mos lejojnė qė t'i binden mendimit dhe qėndrimit tė grupit.
* Kjo ėshtė mosha e vėrtetė qė fėmijėt tė mėsojnė faktet pėr seksin dhe lindjen, por edhe pėr sėmundjet gjenitale dhe kontracepsionin.

femijetseksualiteti4.jpg

TINEJXHERĖT

Jeta nėn presion

* Shumica e tinejxherėve frikėsohen se janė tė ndryshėm dhe jetojnė nėn trysninė e qėndrimeve tė moshatarėve. Kjo ėshtė kohė e fillimit tė marrėdhėnieve intime. Po qe se ekziston sinqeriteti dhe qartėsia nė familje, prindi me fėmijėn edhe atėherė mund tė bisedojė "normalisht".
* Qėllimi themelor i prindit duhet tė jetė qė tinejxherin e vet ta mėsojė tė thotė JO dhe tė pranojė JO-nė si pėrgjigje.
* Tinejxheri duhet tė dijė patjetėr se ē'ėshtė seksi i sigurt, por gjithashtu edhe tė dijė tė jetė i pėrgjegjshėm pėr veprimet e veta.
* Kur imagjinojnė pėr "marrėdhėnie intime" edhe vajzat edhe djemtė duhet patjetėr tė mendojnė edhe pėr kėto ēėshtje:
- A ėshtė ēėshtje e pakėndshme tė jesh e virgjėr/i virgjėr?
- A di tė mbrohesh nga sėmundjet gjenitale dhe nga shtatzėnėsia e padėshiruar?
- A ka pasur mendim tjetėr pėr veten gjatė marrėdhėnies seksuale?
- A ėshtė dėshira pėr popullaritet ndėr moshatarėt arsye pėr tė pasur marrėdhėnie seksuale?


PĖR PRINDĖRIT 9 kėshilla tė dobishme

* Bindini fėmijėt se janė normalė.
* Me pėrgjigje tė shkurtra, tė sinqerta dhe tė sakta ndihmojini fėmijėve tė fitojnė vetėbesimin.
* Respektojeni intimitetin e tinejxherėve, mos jepni leksione.
* Pėrdorni emrat e vėrtetė pėr organet gjenitale dhe pėr sjelljet.
* Shfrytėzojeni rastin pėr "mėsimin" p.sh. nga shtatzėnėsia tek fqinjėt, nga thashethemet dhe emisionet televizive.
* Mė mirė ėshtė tė pranoni nė qoftė se nuk dini t'u pėrgjigjeni dhe ndihmojini qė tė gjejnė pėrgjigjet.
* Mos i kuptoni tekstualisht pyetjet. P.sh. pyetja "Ē'moshė duhet tė kesh pėr tė filluar marrėdhėniet intime?" Pyetjet pėr seksin shpesh janė tentim pėr tė kuptuar ndonjė vlerė jetėsore.
* Gabimet janė rasti pėr tė mėsuar - kritikat, vėrejtjet dhe qortimi nuk ndihmojnė.
* Mėsoni se si sillen fėmijėt jashtė shtėpisė, ēfarė ndjenje tė presionit durojnė nga moshatarėt, ēfarė konsiderojnė tė jetė normale dhe ndihmojini kurdo qė tė kėrkojnė nga ju.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Femijet dhe Seksualiteti
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika Shoqerore :: Psikologji-
Kėrce tek: