Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumiCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista e AnėtarėveGrupet e AnėtarėveIdentifikohu
Share | 
 

 7 MREKULLITE E BOTES

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve: 211
Registration date: 18/08/2007

MesazhTitulli: 7 MREKULLITE E BOTES   Sun Sep 09, 2007 7:29 pm

Megjithėse shumė njerėz e dinė ekzistencėn e 7 mrekullive tė botės, vetėm disa prej tyre mund ta emėrtojnė kėtė listė. Kjo listė ėshtė shkruar rreth shek II p.e.s. Referenca e parė nė lidhje me kėtė ide ėshtė gjetur nė Histori te Herodoti, shek V p.e.s. Dekada mė vonė, historianėt grekė shkruan pėr monumentet mė tė madhėrishme tė kohės. Callimachus i Cyrenes (305p.e.s-240p.e.s), kryebibliotekar i Alexandria Mouseion, shkroi "Pėrmbledhje e mrekullive nėpėr botė". Gjithēka dimė pėr kėtė pėrmbledhje ėshtė vetėm titulli, sepse ajo u dogj nė zjarrin qė i ra bibliotekės. Lista pėrfundimtare ėshtė plotėsuar gjatė mesjetės. Lista pėrmbante 7 monumentet mė mahnitėse tė botės antike, disa prej tė cilave pothuaj u zhdukėn gjatė mesjetės. Tė tjera as qė nuk "jetonin" mė. Midis referencave mė tė vjetra rreth listės kanonike janė gdhendjet e artistit hollandez Maerten van Heemskerck (1498-1574) dhe Johann Fischer von Erlach me veprėn “Histori e Arkitekturės”. Sot, evidencat arkeologjike zbulojnė disa prej mistereve qė rrethonin historinė e kėtyre mrekullive prej shekujsh. Pėr ndėrtuesit e tyre, 7 mrekullitė ishin njė celebrim i fesė, mitologjisė, artit, fuqisė dhe shkencės. Pėr ne, ato pasqyrojnė aftėsinė e njeriut pėr tė ndryshuar ambjentin duke ndėrtuar konstruksione madhėshtore, njėra prej tė cilave i qėndron kohės edhe nė ditėt tona.

Shtatė mrekullitė e botės
1-Statuja e Zeusit
2-Kolosi i Rodit
3-Tempulli i Afėrditės
4-Kopshtet e Babilonisė
5-Piramida e Gizeh
6-Mauzoleumi i Halicarnasos
7-Fari i Aleksandrisė

Statuja e Zeusit
Nė tempullin kushtuar zotave nė qytetin grek tė Olimpit, statuja u bė nė vitin 462 para Krishtit nga skulptori mė i mirė i Greqisė, Fidis, nė fildish dhe ar. Ajo ėshtė e punuar me teknikėn krisoelefantine. Zeusi paraqitej i ulur nė njė fron tė bėrė me tė njėjtat materiale si dhe statuja qė paraqiste perėndeshėn Victoria tė lidhur nė krahun e djathtė dhe nė tė majtėn skeptrit, rreth tij ishin skulptura tė ndryshme tė heronjve mitologjikė. Skulptura kishte lartėsi prej 14 m. Sipas historianėve tė autorizuar, ishte mė e bukura skulpturė dhe riprodhimi i saj njihet vetėm nė monedha tė takuara nė shekullin XIX. Jetoi rreth 1000 vjet (mė shumė se tė gjitha mrekullitė e tjera) derisa disa fanatikė kristianė tė mbretėrisė tė Teodosit II e dogjėn, por ajo nuk u shkatėrrua totalisht. Zhdukja totale ndodhi nė shekullin VI dhe nuk ngeli asnjė gjurmė e saj si pasojė e tėrmeteve. Statuja ka shėrbyer pėr shumė vjet pėr tė kurorėzuar fituesit e olimpiadave greke

Kolosi i Rodit

Vendndodhja gjeografike e Rodit ishte e privilegjuar pėr tė tregtuar me Greqinė. Azia dhe Egjipti falė kėsaj e shndėrruan nė qendrėn tregtare mė tė madhe tė Mesdheut Oriental. Mbreti Demetri i Poliarcetės, i njohur pėr eksperiencėn ushtarake sidomos nėpėr rrethinat, aq sa nė tė ardhmen ushtarakėt do t’i referoheshin teknikės sė tij duke e emėrtuar "Poliarcetica", vendosi tė sulmojė Rodin. Qyteti i rezistoi dhe Demetri u detyrua tė tėrhiqej. Pėr tė festuar kėtė triumf, qyteti vendosi tė ndėrtonte njė monument pėr kujtim tė Helios, zoti i diellit, nė port. Punimet i udhėhoqi Cares Lindos. Nė fillim statujėn e veshėn me hekur dhe sipėr me pllaka bronzi. Mė nė fund, kur statuja pėrfundoi, kishte jo mė pak se 32 m lartėsi. Fama e saj solli udhėtarė nga e gjithė bota antike pėr ta parė. Me Kolosin e Rodit nė atė kohė ishin 5 mrekullitė e botės qė ishin ngritur mbi faqen e tokės, numėr qė erdhi duke u rritur. 56 vjet mė vonė nga ndėrtimi i tij nė 223 para e.s., njė tėrmet e shėmbi Kolosin. Banorėt e Rodit ndoqėn kėshillat e njė orakulli dhe vendosėn t’i lėnė pjesėt e tij atje ku ranė nga tėrmeti. Dhe kėshtu u bė gjatė 90 vjetėve deri nė 654 para e.s., kur myslimanėt morėn copat e bronzit si plaēkė lufte. Madhėsia e statujės ishte e tillė saqė anijet kalonin mes kėmbėve tė tij. Kolosi i Rodit nuk ka nevojė pėr mitifikim, sepse u deshėn mė shumė se 2000 vjet kur njeriu arriti tė bėnte diēka mė madhėshtore.

Tempulli i Afėrditės

Qyteti i Efesit, nė breg tė Detit Jon dhe nė grykėderdhjen e lumit tė vogėl Meandro. Nė shekullin VI para e.s., ky qytet ka qenė gjithmonė qendra e kultit tė Afėrditės, e quajtur mė vonė Diana nga romanet. Flitet pėr perėndeshėn e natyrės dhe kafshėve tė egra dhe paraqitet e shoqėruar nga njė sorkadhe dhe e armatosur me hark dhe shigjeta. Nga antikiteti ekziston njė tempull i dedikuar perėndeshės. Por nė shekullin VII para e.s., qyteti pėsoi njė sulm nga cimerėt. Edhe pse qyteti rezistoi, tempulli u dogj dhe u shkatėrrua. Gjithēka ishte nė duart e mbretit tė Lidias, Kreso. Po, ėshtė i njėjti qė ka shpikur disqet e ēuditshme prej metali tė quajtura "kreseidas". Asnjė nuk e di se ku do ndalojnė kėto shpikje moderne.... por Kreso ishte njė mbrojtės i shenjtėve dhe artistėve dhe ai propozoi tė ngrihej njė tempull i ri i Artemisės , mė i mirė se i pari. Pėr kėtė u bė njė thirrje publike ku u kėrkohej tė gjithė qytetarėve qė tė dhuronin para pėr tempullin e ri. Mė nė fund tempulli u ngrit. Llogariste 127 kolona tė mrekullueshme nga 20 m lartėsi, diēka e jashtėzakonshme pėr kohėn, gjithashtu pėrmbante dhe skulptura tė Eskopes. Ky tempull shkėlqeu qytetin e Efesit gjatė dy shekujve. Pa dyshim vjen tragjedia: nė vitin 356 para e.s., bariu Erostrato e shkatėrroi tempullin duke e ndezur thjesht pėr famė. Pa dyshim qė ky pionier i famės e arriti atė qė kėrkonte, provė ėshtė qė ende i kujtohet emri edhe sot. Por nė atė kohė arriti diēka mė shumė se fama: duke u treguar tė gjithė njerėzve qė pėr ēudi Escopa ka njė Erostrato dhe qė mrekullitė e ndėrtuara nga njerėzit duhet tė jenė tė mbrojtura nga vetė njerėzit. Kjo histori ka njė epilog: kur rreth 20 vjet mė vonė, Aleksandri i Madh pushtoi qytetin e Efesit, dėgjoi historinė e tempullit dhe zbuloi qė tempulli ishte shkatėrruar nė tė njėjtėn ditė qė kishte lindur ai. Kjo koinēidencė e bėri qė ta rindėrtonte tempullin gjatė kohės qė ishte nė Efes, duke u pėrpjekur tė krijonte njė qeveri demokratike. Edhe pse mbaroi, tempulli (bėhet e treta herė me kėtė rindėrtim) nuk e rimori kurrė tė shkuarėn e tij tė shkėlqyer.

Kopshtet e Babilonisė

Kjo mrekulli ka qenė e ndėrtuar nė Babiloni, i quajtur Babel nė Bibėl, nė brigjet e lumit Eufrat. Pėrveē emrit tė tij, qyteti figurė nėpėr analet e historisė nėpėr mijėra vjet ėshtė parė me ndėrtime tė reja dhe shumė bashkėkohore, ndėrsa pas mė shumė se 100 vjetėsh gjaksorėt asirianė i shkatėrruan deri nė themel. Por nė fund, babilonasit i shkatėrruan komplet asirianėt dhe e rindėrtuan qytetin. Po flasim pėr shekullin VI para Krishtit, kur qeverisi mbreti Nabucodonosor II, mė i famshmi i tė gjithėve me kėtė emėr. Pėrveēse njė luftėtar i madh, Nabuscodonosor ishte edhe njė arkitekt i madh. Por diēka nuk shkon mirė nė kėtė qytet madhėshtor. Trishtimi i Amytis, gruas sė Nabucodonosor. Ajo ishte njė princeshė qė ishte krijuar nėpėr male dhe ky qytet e trishtonte. Ky trishtim e mėrziste mbretin. Ai nuk mund t'ia lejonte vetes qė tė arrinte tė fitonte betejat, tė bėnte ndėrtime madhėshtore dhe tė mos arrinte tė bėnte tė lumtur gruan e tij. Princesha ndiente mungesėn e maleve dhe kodrave dhe nuk ngelej gjė vetėm qė t'ia ndėrtonte ato. Ai zgjodhi ndėrtuesin mė tė madh, Acaso. U zgjodhėn gurė tė mėdhenj, sepse tullat e zakonshme nuk do t’i qėndronin dot lagėshtirės. Kėshtu filluan tė ndėrtohen tarraca tė shkallėzuara, nė tė cilat depozitohej tokė (dhe) e domosdoshme pėr t'u mbjellė pemė, lule, shkurre etj. Ndėrtuan gjithashtu edhe njė makinė qė transportonte ujė nga njė pus deri nė kopshtet qė t’i ujisnin. Nė pak kohė, filluan tė rriten dhe bile disa prej tyre kaluan dy herė muret e qytetit. Nabucodonosor arriti tė krijonte njė mal tė mbuluar me gjelbėrim. Mbi kopshtet ekziston gjithashtu njė legjendė qė pėrcakton datėn e ndėrtimit nė fund tė shekullit XI para Krishtit. Sipas kėsaj legjende, ėshtė mbretėresha Shammuramat, e quajtura Semiramida nga grekėt, e cila ndėrtoi kopshtet. Semiramida qeverisi mbretėrinė asiriane si trashėgimtare e djalit tė saj, Adadnirari III, qė nga vdekja e mbretit Shamsidad V dhe pėr mė shumė kur ndėrtoi kopshtet pushtoi Indinė dhe Egjiptin. Pėrfundon jetėn e saj duke u vetėvrarė nga dhimbja kur zbulon njė komplot kundėr saj nga i biri. Nė vitin 539 para Krishtit, persianėt pushtuan Babiloninė dhe kjo provokoi rėnien. Popullsia filloi tė pakėsohej dhe kur Aleksandri i Madh vizitoi qytetin (rreth 320 para es), pjesa mė e madhe e Babilonisė ishte rrėnuar.

Piramida e Madhe e Gizės
Ėshtė e vetmja mrekulli qė nuk ka nevojė pėr pėrshkrim prej poetėve apo historianėve tė hershėm. Ėshtė e vetmja mrekulli qė nuk ka nevojė pėr spekulime pėrsa i pėrket pamjes, madhėsisė dhe formės sė saj. Ėshtė mė e vjetra dhe e vetmja ende "gjallė" midis tė gjitha mrekullive. Vendndodhja: nė qytetin e Gizės, qytet varrezė e Memphis-it tė lashtė dhe sot pjesė e Kajros sė Madhe, Egjipt. Nė kundėrshtim me besimin e zakonshėm, vetėm Piramida e Madhe e Khufu (Keops), jo tė trija Piramidat e Mėdha, ėshtė nė majė tė listės sė mrekullive. Monumenti u ndėrtua prej faraonit egjiptian Khufu i Dinastisė sė Katėrt rreth vitit 2560 p.e.s pėr tė shėrbyer si varr pėr tė. Tradita e ndėrtimit tė piramidave filloi nė Egjiptin antik si njė sofistikim i idesė sė njė platforme qė mbulonte varrin mbretėror. Mendohet tė jetė ndėrtuar pėr njė periudhė 20-vjecare. Megjithėse nuk dihet se si blloqet pėrbėrėse janė sistemuar, janė propozuar shumė teori. Prania e tyre gjithmonė ka stimuluar mendjen e njeriut. Kur Napoleoni pushtoi Egjiptin nė vitin 1798, krenaria e tij u shpreh me anė tė thėnies: "Soldats! Du haut de ces Pyramides, 40 sičcles nous contemplent". (Ushtarė! Nga majat e kėtyre piramidave, 40 shekuj janė duke na vėshtruar). Kur u ndėrtua, Piramida e Madhe ishte 145.75 m (481 ft) e lartė. Me kalimin e viteve, humbi 10 m (30 ft) prej majės sė saj. Renditej si struktura mė e lartė nė tokė pėr 43 shekuj, e mposhtur pėr lartėsi nė shek XIX. Ēdo faqe ėshtė pėrpikmėrisht e orientuar sipas pikave tė horizontit, veri, lindje, jug, perėndim. Struktura pėrmban rreth 2 milionė blloqe guri, secili peshon mė shumė se 2 tonė. Thuhet se janė mjaftueshėm gurė nė 3 piramida pėr tė ndėrtuar njė mur 3 m tė lartė, 0.3 m tė gjerė qė tė rrethojė Francėn.

Mauzoleumi i Halicarnasos
Viti 352 para e.s.. Mrekullitė e botės, qė nė kėtė kohė ishin katėr, pakėsohen nė 3, sepse Erostrati djeg tempullin e Artemisės. Por zhvillimi ėshtė duke ardhur: njė mrekulli e re do tė ndėrtohet, me shumė koincidenca me tempullin e Artemisės dhe do tė duket si njė vepėr e bėrė me magji pėr tė kompensuar humbjen. Jemi nė Halicarnaso, nė Caria, njė shtet nė Azinė e Vogėl. Bėhet fjalė pėr njė qytet tė rėndėsishėm, qė llogariste dhe njė fabrikė nga ato tė disqeve tė ēuditshme tė metalit tė shpikura nga Creso qė prodhojnė para. Qyteti shfaq shkėlqim. Por tani qyteti ėshtė nė zi , Mausolo vdiq. Ēfarė varri mund tė ishte i denjė pėr njė mbret tė tillė? E veja e tij, Artemisa, merr vendimin qė tė mos kursehet nė shpenzime. Ėshtė tamam sikur i gjithė qyteti ta dinte qė kurrė mė nuk do kthehej njė epokė aq e mrekullueshme si ajo e Mausolos , prandaj njerėzit u vunė nė dispozicion tė demonstronin mirėnjohjen dhe t’i bėnin njė varr, mė specialin e historisė, aq sa i dha emrin mauzoleumeve tė ndėrtuara mė vonė. Filluan punimet: arkitektėt Satiros dhe Piteos ndėrtuan njė podium kėnddrejtė mbi tė cilin ngrihej njė kolonė e rregullit jonik. Mbi kėtė njė piramidė e shkallėzuar. Dhe nė majė njė statujė. Bashkėsia e tė gjitha kėtyre arrinte lartėsinė marramendėse prej 50 m. Por kjo nuk ishte e gjitha. Skulptorėt mė tė mirė tė Greqisė tė asaj epoke bėnė statujat dhe mozaiket: Briaxis, Timoteo, Leucastes dhe famozi Scapo. Por kjo mrekulli do tė ishte ajo qė duroi mė pak nė kohė nga tė gjitha. Sapo kaluan 16 vjet, mė 334 para e.s., Aleksandri i Madh shkatėrroi qytetin. Ai qė dha urdhėr pėr rindėrtimin e tempullit tė Artemisės tregon tani anėn e tij shkatėrrimtare. Edhe pse vite mė pas mbretėrit e Egjiptit qė morėn Carian e rindėrtuan Halicarnason, qytet qė ėshtė edhe nė ditėt tona (sot quhet Bodrum), nga mauzoleumi ngeli vetėm legjenda.

Fari i Aleksandrisė
Egjipt, viti 280 para e.s. Qė kur Aleksandri i Madh i liroi egjiptianėt nga dominimi persian, lidhjet mes grekėve dhe egjiptianėve u forcuan aq shumė sa mbreti i tyre,
Ptolomeu II, ishte me origjinė greke. Ky bashkėpunim i grekėve dhe egjiptianėve ishte mė i dukshėm nė kryeqytet, Aleksandri. Themeluar prej Aleksandrit tė Madh nė vitin 332 para e.s., ky qytet i zhvilluar u bė vatra mė e rėndėsishme e kulturės helene.
Por kėtė herė mrekullia nuk do tė jetė njė tempull, as ndonjė lloj tjetėr monumenti ose ndėrtese, por njė kullė. Kjo kullė do tė shėrbente pėr tė udhėhequr anijet e shumta qė mbėrrinin nė brigjet e Aleksandrisė. Mbreti vendosi tė ndėrtonte njė kullė qė tė identifikonte vendin dhe qytetin nga shumė larg. Pėr kėtė pėrdorėn ishullin e vogėl tė Faros, pėrballė portit. Arkitekti Sastro drejtoi punimet, qė, sa mė shumė ecnin jepnin njė pamje tė mrekullueshme. Kur pėrfundoi, kulla ishte mė shumė se 120 m. Nė majė tė saj kishte pasqyra metalike pėr tė treguar pozicionin e saj ditėn, duke reflektuar dritėn e diellit dhe natėn pėr mungesė tė dritės ndizej zjarr (vatėr).
Kjo mrekulli do tė rezistonte shumė, rreth 1600 vjet deri nė shekullin XIV, kur tėrmetet do ta shembnin. Emri i mrekullisė ishte "Kulla e Farit" dhe i linte mbrapa tė gjitha ndėrtimet e bėra deri nė atė kohė qė kishin pėr qėllim tė udhėhiqnin anijet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 

7 MREKULLITE E BOTES

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime ::  :: -