Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Valentino i jep lamtumire modes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Valentino i jep lamtumire modes Empty
MesazhTitulli: Valentino i jep lamtumire modes   Valentino i jep lamtumire modes Icon_minitimeSun Sep 09, 2007 8:45 pm

Valentino Garavani, njė nga stilistėt italianė mė tė njohur nė botė, ka vendosur tashmė tė lėrė shtėpinė e modės me tė cilėn fitoi emrin dhe prestigjin. Kėtė lajm e ka bėrė tė ditur vetė stilisti. "Kam vendosur qė tė largohem dhe ky ėshtė momenti mė i mirė pėr t‘i thėnė lamtumirė botės sė modės". Valentino do tė largohet nė janar tė vitit 2008. "E ardhmja ime do tė jetė plot me impenjime tė reja. Disa prej tyre do tė jenė tė lidhura me modėn, sepse ėshtė qėllimi im qė tė krijoj institucione qė pėrcjellin artin e modės". Shtėpia e modės, e cila ėshtė themeluar nga ai 45 vjet mė parė, nuk do tė krenohet mė me krijimtarinė e tij. Koleksioni "pret-a-porter", qė mban firmėn e Valentinos, ėshtė ai qė do tė shkojė nė pasarelė nė Paris, nė muajin tetor, ndėrsa nė janar do tė sfilojė nė pasarelė koleksioni i tij i fundit "haute couture", gjithmonė nė kryeqytetin francez. Festimet e mėdha qė u bėnė nė muajin gusht nė Romė, kanė qenė nė njė farė mėnyre njė "lamtumirė" paraprake, njėlloj ashtu siē e kishte parashikuar bota e modės. Megjithatė, ai ka ndėrmend tė merret pėrsėri me modė, por nga ana institucionale dhe kulturore. Vetė Valentino ka shpjeguar se ėshtė ky momenti i duhur pėr tė lėnė gjithēka, kur "festa ende nuk ka mbaruar". "Ngjarja e madhe qė kremtoi 45 vitet e mija tė punės, muajin e kaluar nė Romė, ka qenė njė moment magjik, me tė vėrtetė i papėrsėritshėm - ka thėnė stilisti - do tė ishte e pamundur tė barazoje emocionin dhe gėzimin pėr miqėsinė dhe konsideratėn qė e gjithė bota dėshironte tė mė shprehte nė kėtė rast. Prandaj kam menduar qė ky ėshtė momenti mė i mirė pėr t‘i thėnė lamtumirė botės sė modės". Valentino shpjegon nė detaje edhe se do tė kompletojė punėn e tij tė "couturier" nė fund tė janarit 2008. "Po punoj ende pėr koleksioni "ready-to-wear" (gati pėr t‘u veshur) qė do tė prezantohet nė Paris, nė muajin tetor dhe atė tė modės sė rėndė qė do tė sfilojė nė janar. Pastaj ndihem i lodhur me zgjedhjen e modeleve, ateliereve dhe sfilatave dhe veē kėsaj mendoj se e ardhmja ime do tė jetė e mbushur me impenjime dhe interesa tė reja. Kam qenė me fat qė e kam ushtruar pasionin tim tė adoleshencės. Ky pasion ka qenė dhe do tė mbetet gjithmonė njė punė qė mė ka dhėnė shumė kėnaqėsi dhe mė ka ndihmuar tė mbaj njė stil timin, pavarėsisht ndryshimeve tė mėdha qė kanė ndodhur nė modė". E kuptoj se ndėrmarrja qė mban emrin tim do tė ndryshojė, por uroj qė grupi krijues qė do tė stilojė linja tė ndryshme dhe ku bėjnė pjesė edhe disa prej asistentėve tė mi, tė dijė tė ndjekė punė time, nė njė mėnyrė pėr tė cilėn tė ndihen krenarė", pėrfundon stilisti, duke nėnvijėzuar se falėnderimi i tij shkon "pėr mijėra persona tė modės, qė mė kanė ndjekur nė kėto vite, tė gjitha ngjyrave qė kanė lartėsuar gjithnjė punėn time dhe sidomos bashkėpunėtorėt e mi, qė mė kanė ndihmuar tė bėhem i suksesshėm nė karrierėn time".

Dhe pėr lamtumirėn e Valentinos ndėrmarrja "Gattinoni" komenton kėshtu: "Lamtumira e modės sė Valentinos? Ėshtė njė akt vetėm fizik. Gjurmėt e tij do tė mbeten si shenjė e paprekshme e njė stili, e njė kategorie tė pangatėrrueshme, si tė mėdhenjtė e muzikės dhe kinemasė, Greta Garbo, Ava Gardner, Milva". Edhe presidenti i kėsaj kompanie ka thėnė dy fjalė pėr stilistin e madh: "Valentino do tė mbetet njė figurė emblematike nė fushėn e modės. Jam i lumtur qė trashėgimia e tij nuk do tė humbasė dhe puna e tij e mė shumė se 40 viteve do tė kthehet nė njė shembull pėr brezat e rinj".

Cili ėshtė sekreti i suksesit tuaj?

Gjithnjė kam parė punėn time dhe kam ecur nė rrugėn time. Nuk kam ndjekur kurrė minimalizmin.

Cilėt do tė vlerėsonit nga kolegėt tuaj?

Eh Karl Lagerfeld ėshtė shumė i zoti sesi dizajnon "Chanel". Lacroix ėshtė njė krijues shumė i mirė, gjithashtu edhe Jean Paul Gaultier. Ndėrsa nga italianėt kemi zonjėn Versace, e cila ėshtė shumė e zonja. Armani ka bėrė gjėra tė mrekullueshme. Janė tė gjithė stilistė, qė nuk e kanė filluar karrierėn e tyre shumė kohė mė parė, ndėrsa tė rinjtė ecin gjithnjė me hapin e gabuar.

Si ėshtė e mundur qė nuk keni rritur njė delfin tuajin, njė trashėgimtar?

Ėshtė njė defekt i imi, jam shumė i pėrkushtuar ndaj punės. E adhuroj t‘i bėj gjėrat pėr hesapin tim. Unė kam njė punė qė nuk tė lė hapėsira.

Ėshtė e vėrtetė qė pak kohė mė parė ishit gati tė adoptonit njė fėmijė nga Maroku?

Ishim nė Marrakesh, besoj 25 vite mė parė. Mbėrritėm atje me njė makinė "Kadillak", e cila u rrethua menjėherė nga njerėzit. Mes tyre ndodhej edhe njė fėmijė i vogėl, qė nga shoqėronte gjatė gjithė kohės. Nė atė kohė, ai ishte vetėm katėr vjeē dhe mendova qė ta adoptoja. Por papritur u ndesha nė shumė vėshtirėsi dhe pėr mė tepėr ishte nėna ime ajo qė mė ndaloi. Ka qenė ėndrra ime tė kisha fėmijė. Por duke qenė se jam njė tip qė merakosem pėr gjithēka, mendoj se do tė kisha qenė njė baba i palumtur.

Cilėn grua do tė kishit zgjedhur si nėnėn e fėmijėve tė tu?

Shpeshherė modeleve tė mija u thosha: do tė bėj njė fėmijė me ty, edhe me ty dhe me ty gjithashtu! Ehhh... si shumė njerėz edhe unė kam pasur dikur njė dashuri tė madhe, aktoren MarilĆ¹ Tolo. Isha shumė i dashuruar pas saj. Ishte vėrtetė e bukur, brune me sy tė mrekullueshėm. Ajo ishte 17 vjeē, ndėrsa unė 27. Madje i dhurova edhe njė unazė, por ajo nuk e pranoi. Jam ndjerė vėrtetė shumė keq. Tani ajo jeton mes Meksikės dhe Los Anxhelos, ėshtė martuar dhe ka njė burrė shumė tė pasur. Ndonjėherė flasim edhe me njėri -tjetrin, sidomos gjatė festave.


Festimet e mėdha qė u bėnė nė muajin gusht nė Romė, kanė qenė nė njė farė mėnyre njė "lamtumirė" paraprake, njėlloj ashtu siē e kishte parashikuar bota e modės


"Kam vendosur qė tė largohem dhe ky ėshtė momenti mė i mirė pėr t‘i thėnė lamtumirė botės sė modės". Valentino do tė largohet nė janar tė vitit 2008. "E ardhmja ime do tė jetė plot me impenjime tė reja. Disa prej tyre do tė jenė tė lidhura me modėn, sepse ėshtė qėllimi im qė tė krijoj institucione qė pėrcjellin artin e modės
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Valentino i jep lamtumire modes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Arti dhe Kultura :: Moda dhe Estetika-
Kėrce tek: