Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mendafshi,shije e femrave te buta

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Mendafshi,shije e femrave te buta Empty
MesazhTitulli: Mendafshi,shije e femrave te buta   Mendafshi,shije e femrave te buta Icon_minitimeSun Sep 09, 2007 8:48 pm

Seta apo mėndafshi ėshtė njė fibėr natyrale, me orgjinė prej njė gjallese tė vogėl, nga e cila mund tė pėrftohen copa shumė tė ēmuara. Mėndafshi pėrftohet nga boēja e larvave tė krimbit tė mėndafshit (insekte qė emrin shkencor e kane Bombyx mori), dhe qė pak a shumė quhet edhe procesi i mbytjes, pasi larva mbytet pėr tė evituar prishjen e boēes sė mėndafshit .


Origjina


Pėrpunimi i mėndafshit e ka origjinėn nė Kinė, pak a shumė rreth vitit 6000 p.K. Legjenda thotė se lindja e seriko kulturės, i detyrohet perandorit Xi Ling Shi. Fillimisht, rrobat prej mėndafshi ishin tė rezervuara vetėm pėr perandorėt kinez, por gradualisht pėrdorimi i tyre u pėrhap edhe nė shtresa tė tjera tė shoqėrisė, madje edhe jashtė Kinės. Veshjet prej mėndafshi u bėnė shumė shpejt njė pasuri luksoze dhe u pėrhap nė tė gjitha zonat ku mbėrrinin tregtarėt kinez, pėr shkak tė peshės sė lehtė qė kishin dhe bukurisė sė kėtyre veshjeve. Pėr shkak tė kėrkesave tė shumta tė produkteve ku pėrdoret mėndafshi, kjo fibėr ėshtė kthyer nė mallin mė tė rėndėsishėm nė tregun ndėrkombėtar, deri nė industrializimin e prodhimit tė saj.


Sekreti dhe monopolizimi


Perandoritė kineze u sforcuan ta mbanin dijen e seriko kulturės sekret ndaj kombeve tė tjera, nė mėnyrė qė tė mbanin monopolin kinez tė prodhimit tė mėndafshit. Por pavarėsisht kėsaj, nė epokat e mėvonshme, u verifikuan “emigrime” tė artit tė pėrpunimit tė mėndafshit drejt Japonisė, Koresė dhe Indisė. Nė Evropė, megjithėse Perandoria Romake e njihte dhe e vlerėsonte mėndafshin, dija e seriko kulturės mbėrriti vetėm rreth viteve 550, nėpėrmjet Perandorisė Bizantine; legjendat tregojnė se murgėt me urdhėr tė perandorit Justianian, ishin tė parėt qė sollėn nė Kostandinopojė vezė tė krimbit tė mėndafshit, tė fshehur nė brendėsinė e disa kallamėve.


Shekulli XIX


Nė kėtė kohė Kinės dhe Japonisė i afrohen edhe vende tė tjera nė rang botėror, qė prodhonin mėndafshin. Njė prej tyre ėshtė edhe Italia, e cila prodhimin e mėndafshit e ka kaq tė rėndėsishėm, sa madje ekziston njė lloj mėndafshi qė quhet Meldola, dhe emrin e ka marrė pikėrisht nga zona ku e prodhojnė, ndėrsa nė San Leucio nė Kaserta, ėshtė hapur muzeu kushtuar krimbit tė mėndafshit. Njė karakteristikė e veēantė e kėsaj fibre ėshtė gjatėsia e fijes, e cila mund tė arrijė nga 700 deri nė 800 metra. Kjo e bėn vibrėn mė tė gjatė qė vjen nga njė gjallesė.


Ku pėrdoret


Mėndafshi pėrdoret mė sė shumti pėr tė prodhuar veshje, pėrgjithėsisht shumė tė shtrenjta, si p.sh kravata foulard dhe tė brendshme (sidomos pėr femra). Mėndafshi mund tė pėrdoret edhe duke u ndėrthurur me leshin apo me fibrat sintetike. Piktura mbi mėndafsh, nėse pikturohet me dorė, ndryshe nga artikujt e stampuar, mund tė japė rezultate artistike shumė mė tė kėndshme, falė edhe efektit tė saj double-face (dy ftyreshe), mjaft praktike pėr tė dekoruar dhe personalizuar aksesorė tė ndryshėm pėr arredimin e shtėpisė. Mėndafshi, nė varėsi tė karakteristikave tė saj, mund tė jetė e tipit: Pongé, Crepe de Chine, Crepe Satin, Mussola, Shantung etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Mendafshi,shije e femrave te buta
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Arti dhe Kultura :: Moda dhe Estetika-
Kėrce tek: