Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Tatuazhet dhe Pircing

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: Tatuazhet dhe Pircing   Sun Sep 09, 2007 8:51 pm

Piercing-u dhe tatuazhet, janė pėrdorur vazhdimisht nga kultura tė ndryshme. Nė kohėt e lashta, pėr disa popuj tatuazhet shėrbenin si hajmali kundėr shpirtrave tė kėqinj dhe rreziqeve. Disa tė tjerė i pėrdornin pėr kurimin e sėmundjeve.
Nė shoqėritė tribale, piercing dhe tatuazhet pėrdoreshin si shenjė hierarkie, pėr tė pėrcaktuar rangun nė tė cilin bėnin pjesė anėtarė tė ndryshėm tė njė tribuje. Shenjat, materiali dhe pozicionimi i tatuazheve, janė karakteristika tė cilat identifikojnė secilin klan. Madje dhe martesat midis tė rinjve duhet tė kryheshin vetėm me anėtarėt, tė cilėt mbanin shenjat e klanit tjetėr.


Egjiptianėt e kanė filluar kėtė traditė qė nga vitet 4000-2000 para erės sonė. Detarėt europianė, tė cilėt udhėtonin drejt Ishujve tė Polinezisė, janė impresionuar nga tatuazhet qė mbanin gratė dhe burrat.
Duke filluar nga viti 400 para erės sonė, japonezėt i pėrdornin tatuazhet jo vetėm si ornamente dhe objekte qė lidheshin me besimin fetar, por dhe si mjete pėr identifikimin dhe ndėshkimin e kriminelėve. Nė fund tė shekullit tė XIX, tatuazhi u pėrhap gjerėsisht nė familjen mbretėrore nė Angli dhe nė shtete tė tjera.
Ashtu si tatuazhi edhe piercing ka njė histori mė vete. Ai ėshtė pėrdorur shpesh nė radhėt e familjeve mbretėrore, nga ushtarėt romakė dhe faraonėt egjiptianė, si shenjė guximi dhe burrėrie.
Nė kulturėn orientale, koncepti i tatuazheve pothuajse nuk pranohej, pėr shkak tė kristianizmit. Ndėrsa para disa viteve, tatuazhet konsideroheshin si forma mė antike dhe origjinale e shprehjes sė krijimtarisė njerėzore, dhe ishin karakteristikė e njė kategorie tė caktuar njerėzish si ushtarė, kriminelė, anėtarė bandash, ditėt e sotme ato po pėrdoren nga tė gjithė njerėzit, dhe shihen si njė fenomen modern, qė po pėrhapet me ritme tė shpejta sidomos nė radhėt e tė rinjve.
Vite mė parė, pėr pikturimin e tatuazheve pėrdorej kėnaja, e cila konsiderohej nga specialistėt si mjeti mė i sigurtė. Ditėt e sotme pėrveē kėnasė kanė hyrė nė pėrdorim dhe materiale tė tjera. Pėrsa i pėrket kohėzgjatjes sė tatuazheve ende ekzistojnė probleme. Dėshirat momentale, i detyrojnė shpesh tė rinjtė tė bėjnė tatuazhe tė pėrkohshme, por ka patur raste qė efekti i kėtyre tatuazheve ka zgjatur mė tepėr se disa muaj, ndryshe nga ē’mund tė kenė premtuar tatuatorėt. Megjithatė, pavarėsisht kėtyre problemeve, numri i tė rinjve, tė cilėt kanė dėshirė tė ndėrmarrin inisiativa tė tilla me trupin e tyre, sa vjen dhe rritet. Dhe kjo pėr faktin se tatuazhi tashmė ėshtė kthyer nė kulturė, e cila ka shpėrthyer sidomos pasi personazhe tė njohur tė Hollivudit kanė eksperimentuar kėto praktika. Ashtu si tendencat e veshjeve, parfumeve dhe flokėve, tė cilat ndryshojnė ēdo vit, tatuazhet dhe piercing pėrbėjnė tendencėn e radhės, ku ēdo sezon shfaqen modelet e reja qė duhen ndjekur.

Tendencat nė Shqipėri

Nė Shqipėri moda e tatuazheve dhe piercing ėshtė pėrhapur nė masė kryesisht pas viteve 90’. Disa zona tė vendit, kanė patur traditė t’i vinin vath fėmijėve tė porsalindur, nė mėnyrė qė ata tė kishin jetė tė gjatė. Nga ana tjetėr, djemtė kur shkonin ushtarė bėnin tatuazhe. Kjo ishte shenjė e burrėrisė sė tyre. Tashmė vathėt dhe tatuazhet nuk pėrdoren mė pėr tė treguar burrėri dhe jetėgjatėsi. Fillimisht, nė vendin tonė, kjo tendencė e re shihej me sy tė keq dhe shpesh paragjykohej, por me kalimin e kohės, ajo u kthye nė njė modė, e cila nuk i bėn mė pėrshtypje askujt. Njė pjesė e tė rinjve shprehen se nėpėrmjet tatuazheve pėrcjellin pjesė tė karakterit tė tyre: butėsi, patriotizėm, romanticitet. Tė pyetur rreth grupmoshave qė preferojnė tatuazhet dhe piercing, tatuatorėt shprehen se pjesa mė e madhe i pėrkasin moshave nga 18 deri nė 28 vjeē. Fillimisht, tatuazhet qė zgjidheshin mė tepėr ishin gjarpėrinjtė, shpatat, luanėt qė tregonin agresivitetin dhe shpėrthimin e rinisė shqiptare. Sot gjithēka ka ndryshuar. Ndėrsa mė parė, ishin kryesisht djemtė rebelė ata qė bėnin mė tepėr tatuazhe, sot po rritet pėrherė e mė tepėr numri i femrave, tė cilat kanė dėshirė tė eksperimentojnė me trupin e tyre, duke ndjekur tendencat e fundit tė tatuazheve dhe piercing. I pyetur nėse ishte penduar pėr tatuazhin qė kishte bėrė nė trup kur ishte i ri, Arditi u pėrgjigj: “Tė them tė drejtėn po. Kur vendosa tė bėja tatuazhin isha 20 vjeē. Sapo kishte shpėrthyer moda e tatuazhit dhe si shumė tė rinj dhe unė u tundova nga kjo risi. Ishte njė vendim qė e mora sa hap e mbyll sytė dhe kur e mendoj tani, mė vjen tė qesh. Kur je i ri dėshiron tė provosh gjithēka qė tė ofron koha, po me kalimin e viteve fillon tė kuptosh rėndėsinė e dėshirave rinore. Ai tatuazh qė dukej aq i bukur atėherė tani duket si njė njollė e zbehur nė lėkurė, tė cilėn mundohem ta fsheh nė ēdo moment. Sot shoh tė rinjtė qė entuziazmohen nga ideja e tė pasurit njė tatuazh. Sikur tė kthehesha mbrapa nė kohė, nuk do tė bėja tė njėjtin gabim, sepse pėr mua realisht ėshtė njė gabim, sidomos kur bėhet nė vend tė dukshėm. Ka patur raste qė tatuazhi mė ka vėshtirėsuar dhe gjetjen e njė vendi pune, sepse mė shihnin me sy tjetėr, sidomos nė vende, ku duhet tė paraqitesh sa mė serioz. Pėrveē kėsaj ekziston dhe rreziku i infektimit tė tatuazhit, kėshtu qė ēdo i ri ose e re duhet tė mendohet mirė pėrpara se tė marr njė vendim tė tillė”.

Evropa e shqetėsuar pėr “modėn” e tatuazheve

Nė Europė, moda e tatuazheve dhe piercing sa vjen dhe rritet dhe bashkė me tė dhe shqetėsimi lidhur me rreziqet qė lindin si rezultat i kėtyre praktikave. Megjithatė, informacionet mbi strukturėn kimike, natyrėn dhe profilin toksikologjik tė njė game tė gjerė pigmentesh qė pėrdoren pėr tatuazhet, janė akoma tė pamjaftueshme. Si rezultat, Komisioni Europian po angazhohet pėrherė e mė tepėr nė mbledhjen dhe analizėn e tė dhėnave tė nevojshme, pėr tė krijuar njė ide mė tė qartė mbi “panoramėn e rreziqeve”.
Kur kushtet higjenike lihen pas dore, tatuazhet dhe piercing mund tė kthehen nė shkaktarėt kryesorė tė njė sėrė sėmundjeve si hepatiti, infeksionet bakteriale dhe mykotike, alergji tė ndryshme si urtikaria dhe irritimet e lėkurės, plagė tė dėmshme si lebra dhe sėmundje mė tė rėnda. Pėrsa i pėrket rreziqeve qė lidhen me piercing, hetimet e fundit tė ndėrmarra nė Bruksel kanė evidentuar, shkatėrrimin e kėrcit tė hundės dhe veshit. Edhe nė rastin kur pajisjet qė pėrdoren janė sterile, shpimi mbetet njė plagė e vogėl, e cila nėse nuk mbahet pastėr, mund tė infektohet dhe skuqet. Studimi i Komisionit Europian, ka identifikuar substanca dhe materiale, tė cilat mund tė kenė efekte tė dėmshme, dhe rekomandon pėrdorimin e paisjeve tė pastra, tė sigurta dhe sterile. Objektivi i kėtij studimi, ėshtė paralajmėrimi i tė rinjve mbi rreziqet qė kanosen nga kjo modė. “Nėse njerėzit dėshirojnė tė bėjnė tatuazhe ose piercing, duhet tė kėrkojnė nga tatuatorėt kushte tė pėrshtatshme higjenike”.

Rreziqet e tatuazhit dhe piercing-ut

Tė gjithė e dimė se pėr tė bėrė njė tatuazh ose piercing mjaftojnė vetėm pak minuta. Tatuazhi nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė shenjė e pėrhershme ose skicim, me pigmente tė cilat injektohen mbi shtresėn sipėrfaqėsore tė lėkurės suaj. Arti i tatuazhit, pėrfshin ēarjen e njė prej barrierave kryesore mbrojtėse tė trupit tuaj –lėkurės. Kjo nėnkupton se prirjet pėr infektimin dhe reaksionet e lėkurės, rriten pėrherė e mė shumė. Ndėr rreziqet specifike mund tė pėrmendim:
Sėmundjet qė transmetohen me anė tė gjakut
Nėse pajisja qė pėrdoret pėr tatuazh ėshtė e ndotur me gjakun e njė personi tė infektuar, ju mund tė prekeni nga disa sėmundje midis tė cilave hepatiti C, hepatiti B, tuberkulozi dhe SIDA.
Ērregullime dhe infeksione tė lėkurės
Ekzistojnė infeksione, tė cilat janė rezistente ndaj antibiotikėve dhe mund tė shkaktojnė pneumoni, infeksione nė sistemin e qarkullimit tė gjakut, si dhe nekrozėn e indeve lidhėse tė muskujve.
Alergjitė
Tatuazhet me ngjyrė, veēanėrisht ngjyra e kuqe mund tė shkaktojė alergji tė lėkurės, si dhe tė kruajtura nė zonėn e tatuazhit. Madje kjo mund tė ndodhė dhe shumė vite pasi keni bėrė tatuazhin.
Ndėrlikimi i rezonancės magnetike tė imazhit
Gjatė ekzaminimit tė rezonancės magnetike tė imazhit, mund tė shkaktohet djegia e zonės sė tatuazhit. Kjo ėshtė karakteristike kryesisht pėr tatuazhet qė bėhen nė vetull, ose afėr syrit. Pigmentet qė pėrdoren mund tė ndikojnė nė cilėsinė e shikimit.
Heqja e tatuazhit
Problemi me tatuazhet, ndryshe nga veshjet, qėndron nė faktin se tatuazhet nuk mund tė hiqen dhe tė flaken kur mėrziteni me to. Ato dizenjohen pėr tė qėnė tė pėrhershėm, dhe nėse vendosni tė shpėtoni njėherė e mirė prej tyre, duhet tė mendoheni mirė pasi shpenzimet dhe dhimbjet nuk janė tė pakta. Problemi kryesor me tatuazhet qėndron te pakėnaqėsia. Disa tatuazhe zbehen nėse tatuatori e injekton ngjyrėn shumė thellė nė lėkurė. Nė shumicėn e rasteve, njerėzit mėrziten pas disa viteve dhe fillojnė tė mendojnė se tatuazhi nuk pėrshtatet me imazhin e tyre. Me piercing-un ndodh ndryshe pasi shenjat mund tė zhduken mė lehtė. Disa nga metodat qė pėrdoren pėr heqjen e tatuazheve janė:
Rrezet lazer
Kjo ėshtė metoda mė efektive pėr tė reduktuar pamjen e tatuazhit. Gjatė njė viti mund tė nevojiten rreth 12 seanca me rreze lazer megjithatė ndodh qė ky trajtim nuk e eliminon plotėsisht tatuazhin.
Operacionet kirurgjikale
Kirurgu mund tė presė zonėn nė tė cilėn ndodhet tatuazhi dhe mė pas tė bėjė qepjen e lėkurės. Rreziku i kėsaj metode ėshtė shenja qe ngelet nė trup.

Trego tatuazhin qė ke, tė tė them ē’karakter ke

Gjarpri
Simbol mbrojtjeje. Shpreh dėshirėn pėr pėrjetėsi dhe rinovim
Trėndafili
Simbol i dashurisė dhe shprehjes sė personalitetit. Shpreh dėshirė romantike.
Dielli
Simbol i ngrohtėsisė dhe progresit. Shpreh dėshirėn pėr tė vėrtetėn.
Zemra
Simbol i dashurisė dhe pasionit.
Sirena
Simbolizon altruizmin dhe sakrificėn pėr dashurinė.
Spiranca
Simbol i stabilitetit, sigurisė dhe traditės.
Hėna
Ylli i tė dashuruarve dhe poetėve. Shpreh feminilitet, mister.
Lulet
Mishėrimi i natyrės dhe simbol i ciklit tė lindjes, jetės, vdekjes dhe rilindjes.

Ngjyrat

Tatuazhi i zi nėnkupton nevojėn pėr t’u afirmuar dhe pėr tė shprehur me ngulm dėshirat dhe personalitetin tėnd.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Tatuazhet dhe Pircing
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Arti dhe Kultura :: Moda dhe Estetika-
Kėrce tek: