Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Shenjtorė tė Shqipėrisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: Shenjtorė tė Shqipėrisė   Tue Sep 11, 2007 11:33 am

Biblioteka Kombėtare paraqet pėr herė tė parė njė koleksion veprash pėr shenjtorėt qė kanė kultet e tyre nė Shqipėri dhe adhurohen nga shqiptarėt. Fondi antikuar dhe dorėshkrimor shfrytėzohet pėr t'i mbledhur tė gjithė rreth shenjtores sė ditėve tona, Nėnė Terezės, nė dhjetė vjetorin e vdekjes

Biblioteka Kombėtare prezanton pėr herė tė parė arkivin e saj tė rrallė pėr shenjtėt e krishtėrimit tė Shqipėrisė. Pavarėsisht se kėtu nuk hyn shumė nė punė origjina e shenjtorėve, jo aq kriteret specifike tė vetė kishės pėr shenjtėrinė e tyre, por fakti i thjeshtė se ata dhurohen dhe kanė njė kult ndėr shqiptarė. Dhe kur kulti qė e mban figurėn e shenjtorit mė shumė nė kufijtė e pėrfytyrimit se realitetit, na vjen pėrmes dėshmish tė shkruara, ėshtė vėrtet e rallė paraqitja qė na bėn pėr herė tė parė Biblioteka Kombėtare e Shqipėrisė sot, me dėshmitė e kohės dhe tė paskohės sė kėtyre shenjtorėve qė na tregojnė se shenjtėt kanė jetuar nė kėtė botė dhe pasi i kanė shėrbyer njerėzimit, shumė prej tyre "janė pėrzėnė" nga kėtej, duke u masakruar dhe martirizuar. Po sigurisht kėtė herė i ka mbledhur tė gjithė rreth vetes shenjtorja e fundit e Shqipėrisė, Nėnė Tereza, me rastin e dhjetėvjetorit tė vdekjes. Shumė aktivitete po kryhen pėr nder tė saj gjatė dhjetė ditėve. Ekspozita njėjavore e Bibliotekės Kombėtare ėshtė njė nga mė tė veēantėt. Hapet sot nė orėn dhjetė, nė prani tė kryetares sė Kuvendit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli.

Qė nga Shėn Asti, shenjori i parė ndėr shenjtorėt e krishterė tė Shqipėrisė, peshkop i Durrėsit nė kohėn e perandorit Trajan, i torturuar pėr vdekje aty nga viti 98 i e.r, sepse nuk pranoi tė adhuronte perėndinė Dionis dhe qė e kremtja e tij i bie mė 5 qershor ose mė 6 korrik, e deri tek shenjtorėt shqiptarė tė kulturės, si Buzuku e Bogdani, dėshmojnė pėr njė kult tė lidhur drejtpėrdrejt me besimin si njė e drejtė e lindur, pra nė radhė tė parė pėr humanizmin. Pra ky ka qenė kriteri dhe sipas drejtorit tė Bibliotekės Kombėtare, Aurel Plasari, ideator i ekspozitės thotė se ky arsenal dokumentesh tė rrallė ėshtė vjelė nga fondi antikuar, nga fondi i dorėshkimve si dhe nga fondi i albanologji-balkanologjisė. Prej kėtej janė nxjerrė dokumente tė kohės dhe studimeve tė sotme. Gjuhė tė vdekura si latinishtja, gravura tė mrekullueshme qė japin njė pėrfytyrim pėr shenjtėt pėr tė cilėt flitet duke iu referuar edhe gojėdhėnave, e bėjnė sa tė mistershme po aq edhe tė besueshme atė kohė tė largėt kur njerėzit sakrifikoheshin me vetėdije nė emėr tė diēkasė sė lartė e tė padukshme dhe pėr tė ngjajshmit e tyre nė tokė. Ja Shėn Therini, shenjtor i krishterė nga Shqipėria, i njohur ndryshe si Shėn Therini i Butrintit i masakruar nė shekullin III tė e.r. gjatė njė vale pėrndjekjesh kundėr tė krishterėve nė kohėn e sundimit tė prandorit romak Decius (249-251 tė e.r.). Apo Shėn Lefteri ose Shėn Eleuteri, i emėruar peshkop i Mesinės dhe i Ilirisė kur qe njėzet vjeē dhe mendohet tė ketė ardhur tė banojė nė Vlorė. Sipas gojėdhanės ai u tėrhoq nė Romė dhe u martirizua aty nga vitet 117-120 tė e.r, bashkė me ėmėn Anthia dhe me 12 shokė, gjatė njė fushate kundėr krishtėrimit nė kohėn e perandorit Hadrian (sundoi 117-138).

Ka tjetėr shenjtor si Shėn Donati, tė cilit i vishen mrekulli, aq sa edhe pas vdekjes besohej se eshtrat e tij e kishin kėtė "fuqi" dhe do tė bėheshin problem pėr kujdestarinė. Vdiq nė vitin 387 e.r pr kulti i tij qe mjaft i pėrhapur nė Mesjetė.

E kėshtu me radhė tek kultet e Shėn Naumit, njė shenjtor popullor i Kishės Ortodokse, i Shėn Jan Kukuzelit, reformatori i madh nė transkriptimin e muzikės bizantine, Shėn Gjon Vladimiri shenjtor ortodoks i adhuruar nė Shqipėri si dhe nė disa vise tė Malit tė Zi, Shėn Niketa ose Niketė Dardani autor i himnit tė kishės "Te deum" pėr tė cilin nė stendat e ekspozitės sė Bibliotekės Kombėtare paraqiten burimet e kohės dhe studime tė autorėve shqiptarė si pėr shembull njė studim i Ramadan Sokolit.

Pastaj ėshtė pėrkthyesi nė latinisht i biblės, e njohur "vulgata", e Shėn Jeronimit. Ka tė ngjarė qė ky tė jetė njė nga dokumentet mė tė vjetėr qė ekspozohen sot mes koleksionit tė dokumenteve tė rrallė, ėshtė e vitit 1573.

Shėn Gjon Vladimir hyn nė veprat origjinale tė albanologėve tė mėdhenj Von Hann dhe Milan Shuflaj qė thonė se kultin e ka tė zhvilluar nė Shqipėri. Nė arkėn e dokumenteve pėr kėtė shenjt ruhet dhe njė shėrbesė e tij. "Ėshtė gjė e mirė qė pas mbylljes sė kishave, kėto shėrbesa dhe ungjij janė ruajtur dhe sot i kemi kėtu",- thotė Aurel Plasari i cili mė pas shtonte se "u mbetemi borxhlinj edhe fesė tjetėr. Nė Shqipėri myslimanė dhe bektashinj kanė jo pak shenjtorė e martirė."

Ndėrsa ungjijt e rrallė duken ca xhevahirėshekullorė rreth sallės sė ekspozitės, nė qendėr ekspozohen shenjtėt e kulturės, Buzuku me "Mesharin" dhe Bogdani me "Ēetėn e profetėve". Dhe nė ballė me dhjetėra botime tė gjuhėt e botės, po vendoseshin dje nė njė stendė tė madhe. Tė gjitha flasin pėr shenjtoren e shekullit XXI, shqiptaren, bamirėsen dhe qytetaren e botės, Nėnė Tereza.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Shenjtorė tė Shqipėrisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika Shoqerore :: Besimi fetar-
Kėrce tek: