Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Pėrmendjet mė tė hershme pėr shqiptarėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: Pėrmendjet mė tė hershme pėr shqiptarėt   Tue Sep 04, 2007 11:40 am

Shqiptarėt kanė hyrė nė analet e historisė sė dokumentuar nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė njėmbėdhjetė. Vetėm nė kėtė periudhė mund tė flitet me ndonjė shkallė qartėsie pėr njė popull shqiptar ashtu siē e njohim sot. Nė 'Historinė' e tij tė shkruar mė 1079-1080, historiani bizantin Mihaelis Ataliates (Michaelis Attaleiates) qe i pari qė pėrmendi se Albanoi kishin marrė pjesė nė njė kryengritje kundėr Konstantinopojės mė 1043 dhe se Arbanitai ishin nėnshtetas tė dukės sė Dyrrakiumit. Po ashtu, historiani Gjon Skilices (Ioannis Scylitzes) pėrmend (rreth v.1081) Arbanites si pjesė tė trupave tė mbledhur nė Durrės nga Niqifor Basilaku (Nicephorus Basilacius).
Pėr ekzistencėn e gjuhės shqipe bėhet fjalė pėr herė tė parė aty nga fillimi i shekullit tė katėrmbėdhjetė. Nė tė vėrtetė kemi katėr pėrmendje tė qarta e tė padyshimta midis viteve 1285 dhe 1332(7).


E para nga kėto pėrmendje nė histori pėr ekzistencėn e gjuhės shqipe, ajo e vitit 1285, nuk ndodh nė Shqipėri, por nė Dubrovnik (Ragusa), ku pėr njėfarė kohe ka pasur njė bashkėsi shqiptare tė konsiderueshme. Nė hetimin e njė grabitjeje nė shtėpinė e Petro del Volcios nga Belena (mė vonė Prati), njė farė Mateu, bir i Markut tė Manēes, qė del se ka qenė dėshmitar i krimit, thotė: "Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca" (Dėgjova njė zė qė thėrriste nė male nė gjuhėn shqipe)(Cool.
Njėzetetre vjet mė vonė hasim njė pėrshkrim tė Shqipėrisė nė tė ashtuquajturin Anonymi Descriptio Europae Orientalis (Pėrshkrim anonim i Evropės Lindore)(9), njė tekst latin mesjetar i vitit 1308 tė erės sonė, i cili pėrmban njė vėshtrim mbi tokat e Evropės Lindore, nė veēanti mbi vendet e Ballkanit. Autori anonim i tij mendohet tė ketė qenė njė klerik frėng apo i shkolluar nė Francė, me mė shumė gjasa i Urdhėrit Dominikan, i dėrguar nga kisha nė Serbi, ku edhe mblodhi pjesėn mė tė madhe tė tė dhėnave pėr Ballkanin. Teksti i Anonymi Descriptio Europae Orientalis gjendet nė njė radhė kodikėsh mesjetarė(10). Pėrveē pjesėve qė pasqyrojnė rajone tė ndryshėm tė Greqisė Bizantine, Rashės, Bullgarisė, Ruthenisė, Hungarisė, Polonisė dhe Bohemisė, ai pėrmban edhe njė pjesė pėr Shqipėrinė, njė nga pėrshkrimet e rralla ky pėr kėtė vend nė vitet e para tė shekullit tė katėrmbėdhjetė. Kjo pjesė mbyllet me kėtė pėrmendje

__________________________________________________ _______________
6 kr. Elsie 1994d.

7 kr. Elsie 1991c.

8 kr. Jirecek 1904 cituar nga Ajeti 1977, f. 693, 1982a, f. 167, 1982b, f. 117.

9 kr. Elsie 1990a.

10 Pėrfshirė Ms. Lat. 5515 dhe Ms. Lat. 14693 nė Bibliothčque Nationale (Biblioteka Kombėtare) nė Paris, Ms. 263 nė bibliotekėn e qytetit Puatje (Poitiers), dhe Cod. Lat. 66 nė Bibliotekėn Universitare tė Leidenit. kr. Górka 1916.
__________________________________________________ _______________


pėr gjuhėn shqipe: "Habent enim Albani prefati linguam distinctam a Latinis, Grecis et Sclavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus" (Shqiptarėt e sipėrpėrmendur kanė njė gjuhė qė dallohet nga ajo e latinėve, grekėve dhe sllavėve, kėshtu qė kurrsesi nuk mund tė merren vesh me popuj tė tjerė).
Pėr herė tė tretė shohim se pėr ekzistencėn e gjuhės shqipe bėhet fjalė nė njoftimin e njė pelegrini gjatė udhėtimit pėr nė Tokėn e Shenjtė mė 1322(11). Rrėfimet e udhėtarėve pėr nė Tokėn e Shenjtė janė vėrtet njė burim parėsor tė dhėnash pėr njė pjesė tė madhe tė Mesdheut lindor nė gjysmėn e parė tė mijėvjeēarit tė dytė. Ndonėse shumica e pelegrinėve nuk tregonin veēse njė interesim kalimtar pėr vendet nga kalonin nė rrugėn drejt destinacionit pėrfundimtar, dy pelegrinė anglo-irlandezė, Symon Semeonis dhe Hugo Illuminator, qė nė shqip mund t'u themi Simon Simoni dhe Hugo Ndriēuesi, u ndalėn mė 1322 nė Shqipėri gjatė udhėtimit dhe i pari bėri njė pėrshkrim tė gjallė tė asaj ēka pa. Pėrshkrimi i tij i jep njė vėshtrim tė rrallė tė bregdetit shqiptar nė gjysmėn e parė tė shekullit tė katėrmbėdhjetė. Simon Simoni i Urdhėrit Franēeskan u nis nga Klonmeli i Irlandės nė pranverė tė vitit 1322 bashkė me mikun dhe shoqėruesin e tij Hugo Ndriēuesi, dhe kaloi nga Uellsi verior nė Londėr, Kentėrberi, Dover, Uisant, Amien, Paris, Bōnė (Beaune), Lion, Avinjon, Nisė, Gjenovė, Bobio, Piaēencė, Parmė, Mantovė, Veronė dhe Viēencė deri nė Venedik. Kėtu ata i hipėn njė anijeje tregtare pėr nė Tokėn e Shenjtė, e cila gjatė rrugės u ndal nė Pula, Zarė (Zadar), Dubrovnik, Ulqin, Durrės, Korfuz, Qefaloni dhe Kretė, para se tė mbėrrinte nė Aleksandri. Pėrshkrimet e udhėtimit tė Simonit, tė njohura si Itinerarium Symonis Semeonis ab Hybernia ad Terram Sanctam (Udhėtimi i Simon Simonit nga Irlanda nė Tokėn e Shenjtė), ndodhet tani i ruajtur nė dorėshkrim nė bibliotekėn Corpus Christi College nė Kembrixh(12).

'Itinerari' pėrmban tė dhėna tė bollshme pėr njė larmi tė madhe ēėshtjesh, si kontrolli dhe procedurat e doganės, zakonet, monedhat, lėndėt e para dhe prodhimet e vendeve tė vizituara e natyrisht pėr kishat dhe vendet e shenjta. Duke lundruar teposhtė bregdetit tė Adriatikut, Simoni shėnon: "Albanya est provincia inter Sclavoniam et Romanyam, per se linguam habens" (Shqipėria ėshtė njė provincė midis Sllavonisė dhe Romanisė (Bizantit), me njė gjuhė tė vetėn). Pėr qytetin e Durrėsit ai vazhdon: "Inhabitatur enim Latinis, Grecis, Judeis perfidis, et barbaris Albanensibus" (Sepse ai ėshtė i banuar nga latinė, grekė, ēifutė tė pabesė dhe shqiptarė barbarė). Mjaft interesante ėshtė qė nė Dubrovnik (Ragusa) ai bėn fjalė pėrsėri pėr gjuhėn e kėtyre 'barbarėve': "In eadem dominantur Veneti, et ad eam confluunt Sclavi, Barbari, Paterini et alii scismatici negotiatores qui sunt gestu, habitu et lingua Latinis in omnibus difformes" (Venedikasit mbizotėrojnė nė tė [Dubrovnik], ndėrkaq e vizitojnė shpesh sllavėt, barbarėt, paterinėt dhe tregtarėt e tjerė pėrēarės, tė cilėt ndryshojnė krejtėsisht nga latinėt nė zakone, veshje dhe gjuhė).

E fundit nga kėto raste kur pėrmendet gjuha shqipe dhe ndoshta e para pėrmendje e vėrtetė pėr ekzistencėn e shkrimit nė shqip ka qenė ajo mė 1332 nga murgu domenikan frėng Brokard ose Frčre Brochard (lat. Brocardus monacus). Nė njė vepėr latinisht tė titulluar Directorium ad passagium faciendum, Brokardi shėnon: "Licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in uso et in omnibus suis libris" (Shqiptarėt nė tė vėrtetė kanė njė gjuhė krejt tė ndryshme nga latinishtja, ndonėse pėrdorin shkronjat latine nė tė gjitha librat e tyre)(13).

__________________________________________________ _______________

11 kr. Elsie 1991g.

12 Dorėshkrim nr. 407. Pėr "Itinerarin", kr. Nasmith 1778, Esposito 1960, dhe Hoade 1952, 1970.

13 kr. Recueil 1906, f. 484. Kjo vepėr nganjėherė i mvishet gabimisht Guillelmus Adam-it ose Adae-s.
__________________________________________________ _______________

Ndonėse ēka pėrmendet pėr ekzistencėn e gjuhės ėshtė e qartė, ajo pėr shkrimin e shqipes ėshtė e dyshimtė. Nuk mund tė thuhet me siguri nėse Brokardi ka pasur parasysh libra nė gjuhėn shqipe tė shkruar me alfabet latin apo thjesht libra tė shkruar nė gjuhėn latine. Mundėsia e parė ėshtė ajo qė natyrisht ka rrėmbyer imagjinatėn e brezave pasardhės tė studiuesve, dhe me kėtė qėllim ky tekst shpesh citohet nė historitė dhe studimet pėr letėrsinė shqiptare. Ėshtė shkruar apo jo gjuha shqipe nga ndokush gjatė kėsaj periudhe kur Shqipėria luhatej midis sferave tė influencės sė Venedikut, Perandorisė sė Bizantit dhe Perandorisė Serbe qė po shembej, pėr kėtė nuk ėshtė zbuluar ende ndonjė dokument.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Pėrmendjet mė tė hershme pėr shqiptarėt
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Bota shqiptare :: Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: