Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pagjumesia,perse shkaktohet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Pagjumesia,perse shkaktohet Empty
MesazhTitulli: Pagjumesia,perse shkaktohet   Pagjumesia,perse shkaktohet Icon_minitimeTue Sep 11, 2007 11:44 am

Kėshilla nga specialistėt pėr gratė dhe burrat.

Pagjumėsia, pse shkaktohet

Pagjumėsia fillon nga mendimet e tepėrta pėr tė nesėrmen, probleme etj., dhe kjo mėnyrė e vazhdueshme e tė menduarit shkakton ērregullimet e gjumit. Mosfunksionim nė punė, lodhje, dobėsi, depresion etj. Si pasojė e kėtyre trysnive, personi fillon tė obsesojė mbas gjumit deri sa kthehet nė njė pamundėsi, ankth dhe se fundi nė njė fobi. Nga ana e tyre ēregullimet e gjumit pėrfshijnė disomnite dhe parasomnite. Nė disomnite, siē janė insomnia (pagjumėsia) dhe hipersomnia, simptoma kryesore ėshtė ērregullimi i sasisė dhe cilėsisė sė gjumit tė bėrė. Nė parasomnite, siē janė tmerrimi nė gjumė, urinimi nė shtrat dhe tė ecurit nė gjumė, simptoma kryesore ėshtė njė ngjarje e pazakontė qė ērregullon gjumin.

Insomnia
Kėrkesa e madhe pėr ilaēe gjumi ėshtė njė simptomė e pėrhapjes sė insomnisė (pamundėsisė pėr tė tė zėnė gjumi). Njė vėzhgim tregonte se 6% e burrave dhe 14% e grave raportojnė se vuajnė nga ky lloj ērregullimi i gjumit. Ka shumė shkaqe dhe lloje tė insomnisė. Disa insomniake i zė gjumi lehtė, por shohin ėndrra sikur janė zgjuar. Si rrjedhojė kur zgjohen ata ndjehen sikur po pėrpiqeshin ende qė tė flinin. Tė tjerė e kanė tė vėshtirė qė t'i zėrė gjumi, pėr shkak tė ankthit, frikės, stresit, depresionit ose problemeve tė tjera. Drogat gjithashtu ērregullojnė ciklin normal tė gjumit. Disa insomniake vuajnė nga njė gjendje e njohur si apnea e gjumit. Ata i zė gjumi lehtė, por ēohen pasi u ndalet frymėmarrja dhe zgjohen duke gulēuar pėr ajėr. Kėta mund tė zgjohen disa dhjetėra herė gjatė natės.

Narkolepsia
Njė formė e hipersomnisė, narkolepsia ėshtė njė ērregullim i gjumit i karakterizuar nga goditje pa vend tė gjumit gjatė ditės. Personin e zė gjumi nė mėnyrė tė pa parashikuar gjatė ditės. Personi i prekur nga ky ērregullim bie drejtpėrsėdrejti nė gjumin LSHS, dhe pėrderisa kjo etapė lidhet me paralizimin muskulor, pėrbėn njė rrezik pėr individin. Nganjėherė shkaktohet nga njė goditje e fortė si emocion i fortė, tė qeshurit, befasimi, ndezja seksuale. Njė simptome e narkolepsisė janė dhe halucinacionet hipnagogjike. Nėnat qė punojnė janė gjithnjė e mė tė stresuara nga mungesa e gjumit, sipas njė ankete, prindėrit sot kanė shumė pak kohė, fėmijėt e ndjejnė stresin e prindėrve tė tyre dhe qėndrojnė zgjuar. Nė vitet '60 ose '70, pjesa mė e madhe e nėnave nuk punonin dhe nuk ishin kaq tė shqetėsuara, kur bėhej fjalė pėr tė vėnė nė gjumė fėmijėt. Anketa tregon se nėnat e tė porsalindurve kanė mė pak kohė pėr tė fjetur nė krahasim me para tridhjetė vjetėsh, tri orė nė krahasim me pesė orė qė kishin nėnat e tyre. Sipas sondazhit, mungesa e gjumit prek fillimisht nėnat e reja. Tridhjetė e shtatė pėr qind e kėtyre grave pranojnė se mungesa e gjumit mund t'i ēojė deri nė depresion. Anketa tregon gjithashtu se 68 pėr qind e nėnave ndjenin nevojėn pėr tė parė fėmijėn e tyre kur janė nė punė, dhe 70 pėr qind ndihen fajtore qė i kishin lėnė. Shumica e kėtyre grave (84 pėr qind) pranojnė se duhet tė merret me pjesėn mė tė madhe tė punėve nė shtėpi, edhe kur punojnė me kohė tė plotė.

Regjimi domosdoshmėri
Tė gjithė e dimė qė regjimi stabilizon organizmin tonė. Tė abuzosh me gjumin do tė thotė tė plakesh para kohe. Pagjumėsia e vetėstimuluar ėshtė problematike, sepse fytyra e shfaq stresin dhe lodhjen mė shumė se ēdo gjė tjetėr. Kur vendos tė bėsh njė investim pėr veten, duhet tė zbatosh kėshillat me rigorozitet, sepse nė tė kundėrt shpenzon para dhe kohė kot. Eficenca e trajtimit nuk ėshtė nė nivelin e dėshiruar. Pagjumėsia dhe mungesa e regjimit ēakordojnė organizmin. Stimulojnė rrudhat, rrathėt e zinj poshtė syve, si dhe borsat e syve. Tė vendosėsh rregull ėshtė domosdoshmėri. Nėse je mėsuar tė qėndrosh pa gjumė, mėsohesh shumė kollaj tė flesh, duke shkuar nė shtrat gjysmė ore mė shpejt derisa tė vendosėsh njė orar tė rregullt.

Keshilla

1- Nuk duhet tė shtrihesh nė krevat, nėse nuk ke gjumė
2- Nuk duhet tė shtrihesh me stomakun plot
3- Kur shtrihesh pėr gjumė nuk duhet tė mendoni asgjė tjetėr veē qetėsisė.
4- Muskujt tuaj duhet tė jenė tė lirshėm, sidomos ata tė fytyrės
5- Gjithashtu kėshillohet qė gjatė ditės, mbas drekės, njė pushim prej 20 minuta dhe jo mė shumė pasi rifreskon gjithė trupin
6- Mos pini kafe dhe pije alkoolike pesė ora para se tė flini

Pagjumėsia

Laps dhe letėr, nėse nuk tė zė gjumi
E stresuar? Ke ndonjė problem qė tė mundon? Pra se tė flesh nė darkė, merr njė letėr dhe laps dhe shkruaj gjėrat qė tė mundojnė dhe shqetėsojnė, duke pirė njė kamomil tė fortė. Shmangiu gjumit gjatė ditės, derisa tė stabilizosh tė natės. Valeriani tė ndihmon dhe ėshtė produkt bimor. Mos pi kafe 5 orė para gjumit, gjithashtu mos pi pije alkoolike disa orė para gjumit.

Pagjumėsia, mė e theksuar tek nėnat qė punojnėNėnat qė punojnė janė gjithnjė e mė tė stresuara nga mungesa e gjumit. Sipas njė ankete, prindėrit sot kanė shumė pak kohė, fėmijėt e ndjejnė stresin e prindėrve tė tyre dhe qėndrojnė zgjuar. Kėshtu nė ditėt e sotme nėnat qė punojnė e kanė tepėr tė vėshtirė tė sigurojnė tė paktėn 5 orė gjumė tė shėndetshėm.

Moshat mbi 45 vjeē, mė problematikė me gjumin
Sipas mjekėve specialistė, pagjumėsia ėshtė mė e theksuar tek njerėzit e moshės sė mesme, kjo pėr shkak edhe tė punėve tė shumta, tė impenjimeve dhe detyrave familjare. Gjendja ekonomike ėshtė njė ndėr arsyet kryesore qė ndikon tek kjo grupmoshė pėr tė mos realizuar njė gjumė tė shėndetshėm dhe, pėr mė tepėr, problemet familjare bėhen shkak pėr ērregullime me gjumin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Pagjumesia,perse shkaktohet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Shkenca :: Mjekesi-
Kėrce tek: