Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rrezet ultravjollcė, shkaktari numėr njė i kancerit tė lėkur

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Rrezet ultravjollcė, shkaktari numėr njė i kancerit tė lėkur Empty
MesazhTitulli: Rrezet ultravjollcė, shkaktari numėr njė i kancerit tė lėkur   Rrezet ultravjollcė, shkaktari numėr njė i kancerit tė lėkur Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 1:13 am

Lėkura ėshtė shtresa e jashtme e indeve qė formon njė mbulesė mbi trupin. Ajo ėshtė organi mė i madh dhe njė nga mė tė rėndėsishmit. Lėkura na mbron nga traumat, goditjet, rrezatimet etj. Ky organ ka funksion termorregullues e frymėmarrės, deri diku. Gjithashtu, lėkura depoziton yndyrnat, vitaminat e ujin. Nė lėkurėn e njeriut ka Koenzimė Q. Koenzima Q kap radikalet e lira. Radikalet e lira janė njė rrezik pėr vargjet e ADN-sė. Mirėpo kjo koenzimė pakėsohet me ritme tė shpejta nė moshė tė thyer.
Kanceri i lėkurės
Nga vjen kanceri i lėkurės? Shkaktar kryesor mendohet se janė rrezet ultraviolet (pėrtej vjollcės). Gjithashtu vjen nga rrezatimet jonizuese (rrezet X, rrezet Gama etj). Agjentet kimike: Hidrokarburet, kripėrat inorganike tė arsenikut e shumė substanca kimike mė tė “dobėta”, nga kontakti i pėrditshėm a i vazhdueshėm me to. Faktori i trashėgimisė tregon se shpeshtėsia e hasjes sė tyre ėshtė mė e lartė te familjet me njq a mė shumė persona me kėtė lloj kanceri. Po ashtu kėtu futen dhe njė grup sėmundjesh tė cilat e rrisin prirjen e organizmit tonė pėr kancer, p.sh kserodermia pigmentoze, albinizmi etj. Nė rastet kur sistemi imunitar, mbrojtės, ėshtė i dobėt qelizat kanceroze zhvillohen mė “lirisht”.
Dy tipet e kancerit tė lėkurės
Lėkura ka dy shtresa Epiderma dhe Derma. Shtresa e parė, e jashtmja, ka tri lloj qelizash: Bazale, Skuamoze dhe tė sheshta, si luspa, dhe Melanocitet. Kėto duhen pėr tė shpjeguar disa tipe kanceresh nė lėkurė. Pasi ato klasifikohen nė varėsi tė qelizave ku ato prekin, dy tipet mė tė hasura janė: Karcinoma Bazoqelizore, e cila ėshtė mė e pėrhapura (mbi 80 %) e rrallė lėshojnė metastaza. Duket si e tejdukshme, me enė gjaku e pika (pigmenti melanine), e butė nė prekje e jo e dhimbshme. Kanė si formė nyjesh qė formojnė kore, e pėr pasojė i sėmuri kujton se po shėrohen, pra do ikin vetė. Tė lėna pa trajtim ato depėrtojnė dhe nė pjesėt nėn lėkurė. Diagnoza bėhet nga biopsia. Tipi i dytė i shfaqjes sė kancerit tė lėkurės ėshtė Karcinoma Spinoqelizore. Fillon nga epiderma (si e para) por preken qelizat Skuamoze. E fortė nė prekje, nė formė pllake me ngjyrė tė kuqe e luspa-luspa nė sipėrfaqe. Vjen dhe nga dėmtimet para-kanceroze, si djegiet e pėrsėritshme e tė bėra kore, e quajtur nė mjekėsi Cikatrice, e nga inflamacionet e dėmtimet e pėrsėritura tė lėkurės. Kthimi i kėtij lloji nė tumor malinj ėshtė tepėr i rrallė, por ne nuk mund t’ia lėmė “shansit” kėtė problem e mjekimi mė i mirė ėshtė heqja. Disa nga kėto fillojnė nė cipat mukoze, si nė gojė, nga djegiet, duhani, ēibuku, ulcerat kronike, dhe kanė prirje pėr metastaza.
Mjekimi
Mjekimi pėr tipin e parė tė kancerit tė lėkurės, Karcinimen Bazoqelizore, bėhet nė varėsi tė madhėsisė, llojit, lokalizimit e thellėsisė sė kancerit. Hiqen me mjete a teknika tė ndryshme. Trajtohen me rreze X, me kimioterapi lokale etj. Rrallė, e lėnė pas dore pėr njė kohė tepėr tė gjatė, sjell rrezik pėr jetėn. Mjekimi i tipit tė dytė, Karcinomq Spinoqelizore, ėshtė i njėjtė me atė tė tipit I, pra preferohet heqja kirurgjikale. Por duhet pasur kujdes sepse kanceret e lėkurės nuk janė tė “padėmshėm” apo kaq thjesht tė kurueshėm.

Si ta shmangim rrezikun e shfaqjes sė kancerit tė lėkurės:

1- Eliminoni sa mė shumė ekspozimin e rrezeve ultra vjollcė, sidomos nė orėt mė tė nxehta tė ditės.
2- Evitoni djegiet nga dielli.
3- Pėrdorini kapele pėr tė mbrojtur fytyrėn e cila ėshtė e ekspozuar si nė verė edhe nė dimėr nga dielli.
4- Pėrdorni veshje dhe rroba mbrojtėse (mėngė tė gjata, pantallona tė gjata) kur e dini qė do tė qėndroni shumė nė
diell.
5- Pėrdorini aparatura qė u ndihmojnė tė nxiheni me rreze artificiale, qė bllokojnė si rrezet UVA dhe ato UVB.

Melanoma, pėrhapja dhe kurimi
Melanoma ka fazat e saj tė pėrhapjes. Nė fillesat e saj, ajo ėshtė nė fazėn e pėrhapjes, pra tė prekjes sė strukturave nėn lėkurė. Mė pas melanoma prek tė gjithė strukturat nėn lėkurė e pėrhapet akoma mė tej. Nė fazat e fundit melanoma ka lėshuar metastaza. Kjo ėshtė njė paraqitje e jo njė klasifikim mjekėsor. Mjekimi i Melanomės malinje tė lėkurės realizohet mė ndėrhyrje kirurgjikale. Nė varėsi tė nivelit, pra shtresės qė ka prekur, jepet dhe trajtimi mjekėsor. Tumoret e lėkurės janė nė pėrgjithėsi tė trajtueshme e kurimi i tyre realizohet me rezultat tė lartė, sepse ajo mund tė dallohet me sy. Megjithėse kanceret e lėkurės janė tė pashoqėruar me dhimbje e diktohen pasi janė zhvilluar nė lėkurė kemi avantazhin se i shohim me sy tė lirė.

Nishanet e zakonshme nė lėkurė
Nishanet kanė formė tė rregullt. Ato kufizohen nė mėnyrė tė njėjtė nga tė gjitha anėt me lėkurėn. Janė njė ose dyngjyrėshe tė cilat janė shpėrndarė nė mėnyrė tė rregullt. Nishanet janė mė tė vegjėl se 5 mm nė diametėr. Ato rriten me rritjen e njeriut e pastaj mbeten tė pandryshueshme. Personat qė heqin mė keq se tė tjerėt nga rrezet e diellit, janė ata tė cilėt kanė lėkurė tepėr tė bardhė dhe me shumė prenka dhe nishane. Pėr t’u mbrojtur nga rrezet e kėqija tė diellit duhet pėrdorur krem me filtėr mbrojtės ndaj diellit. Njė krem mbrojtės ndaj diellit duhet tė mbrojė qoftė nga rrezet ultravioletė A po ashtu edhe ato B, si dhe duhet t’i qėndrojė ujit. Kremi duhet zgjedhur nė varėsi nga pigmenti mbrojtės melanin qė ndodhet nė lėkurė. Pėrpara se lėkura tė mėsohet me diellin, ajo ka nevojė pėr njė faktor tė lartė mbrojtės ndaj tij.

Kujdesi i nevojshėm pėr lėkurėn
Njeriu duhet qė ta pastrojė lėkurėn e vet, jo vetėm nga dėmtuesit e jashtėm, por gjithashtu edhe nga zbokthi, stėrpikėt e urinės dhe djersa. Djemtė duhet qė lėkurėn e organit gjenital ta pėrvjelin prapa dhe tė largojnė tė gjithė mbeturinat pėrmes shpėlarjes. Nuk duhet tejkaluar masa e higjienės trupore si deri nė pėrdorimin e mjeteve dizinfektuese kur nuk ėshtė nevoja, pasi kėto apo qoftė edhe vetė larja e pėrditshme e trupit dobėsojnė fuqinė mbrojtėse tė tij duke sjellė pasoja si tharje dhe plasaritje tė lėkurės, si dhe krijimin e ekzemės . Kjo i hap rrugėn mikrobeve tė dėmshme tė pėrhapen. Nė kėtė mėnyrė njeriu padashur arrin tė bėjė tė kundėrtėn e domethėnies me higjienėn trupore, e cila ėshtė mbrojtja ndaj sėmundjeve.

Mikrobet, shkak pėr formimin e zbokthit
Nė sipėrfaqen e jashtme tė lėkurės sė njė njeriu tė vetėm ka aq mikrobe sa ka njerėz nė tėrė botėn. Pjesa mė e madhe e tė rriturve nė lėkurė kanė kėrpudhėn e quajtur Pityrisporum ovale. Kur kjo kėrpudhė ndodhet nė sasi tė mėdha ose kur njeriu ėshtė tepėr i ndjeshėm ndaj saj lėkura kundėrvepron duke krijuar zbokth nė tabanin e flokėve. Kur ulet sasia e kėsaj kėrpudhe nė lėkurė pushon edhe krijimi i zbokthit. Lėkura e tabanit tė flokėve, ashtu si edhe tėrė lėkura e trupit tė njeriut nė pėrgjithėsi, ripėrtėrihet pėrgjatė shkėputjes sė qelizave tė jashtme nė leskra tė vogla, shpeshherė tė padukshme, tė thata e tė bardha. Vetėm kur kėto leskra bėhen tė dukshme kemi tė bėjmė me zbokth. Zbokthi mund tė jetė i bashkuar me lėkurėn e thatė ose tė yndyrtė tė tabanit tė flokėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Rrezet ultravjollcė, shkaktari numėr njė i kancerit tė lėkur
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Shkenca :: Mjekesi-
Kėrce tek: