Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Cerma, arsyeja e sėmundjes sė kyēeve te burrat 40 vjeē

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Cerma, arsyeja e sėmundjes sė kyēeve te burrat 40 vjeē Empty
MesazhTitulli: Cerma, arsyeja e sėmundjes sė kyēeve te burrat 40 vjeē   Cerma, arsyeja e sėmundjes sė kyēeve te burrat 40 vjeē Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 1:13 am

Cerma ėshtė njė sėmundje e kyēeve, qė nė shumicėn e rasteve rezulton nė inflamacion tė kyēeve qė vjen pa “paranjoftim” dhe jep shumė dhimbje. Arthritis urica, i njohur nė gjuhėn e popullit si cerma, pėrdhesi, ėshtė inflamim i kyēeve. Shpesh ndikohet vetėm njė nga kyēet. Nė rastet mė tė zakonshme ėshtė kyēi i gishtit tė madh tė kėmbės qė inflamohet.

Emėrtimi i saj vjen nga qė nga kohėt e lashta, kur u bė e njohur njė lidhje midis problemeve me artritin urik dhe tė ngrėnit tė tepėrt apo konsumimit tė tepruar tė alkoolit, apo nga ngjyra kuqeblu e kyēeve tė infektuara.
Inflamacioni i kyēeve
Inflamacioni vjen i shkaktuar nga krijimi i kristaleve tė acidit urik nė kyēe. Acidi urik ėshtė njė produkt qė krijohet nė trup kur organizmi shpėrbėn njė grup substancash tė quajtura purina. Kėto substanca janė pjesė pėrbėrėse tė tė gjitha qelizave tė trupit. Ato gjenden edhe nė ushqime. Nėse koncentrimi i acidit urik ėshtė shumė i lartė, mund tė krijohen kristale nė radhė tė parė nė kyēe. Njė tjetėr vend, ku kristalet mund tė grumbullohen janė veshkat dhe, nė kėto raste kristalet formojnė gurė nė veshka. Sasia e acidit urik qė gjendet nė gjak varet nga sasia qė krijohet nė trup, si dhe nga sasia e acidit qė nxirret nga trupi nėpėrmjet urinės.
Pėrhapja e pėrdhesit
Pėrmbajtja e lartė e acidit urik nuk shkakton pėrdhes nė tė gjitha rastet. Nga tė gjithė personat qė kanė sasi tė lartė acidi urik nė gjak ėshtė vetėm njė numėr relativisht i vogėl qė vuan nga pėrdhesi. Pėrhapja e pėrdhesit ėshtė mė e lartė ndėr meshkujt dhe tė moshuarit. Pėr burrat mbi 40 vjeē, pėrdhesi ėshtė arsyeja kryesore e sėmundjes sė kyēeve, pra, kyēet zbuten dhe enjten. Meshkujt vuajnė mė shpesh se femrat nga kjo sėmundje. Rreziku i sėmundjes rritet me moshėn. Sasia e acidit urik rritet sa mė i madh nė moshė tė jetė personi. Femrat kanė sasi mė tė ulėt tė acidit urik nė gjak deri nė periudhėn e menopauzės, pastaj acidi urik i grumbulluar rritet edhe tek ato. Pra, pėrhapja e pėrdhesit rritet edhe tek gratė. Afėrsisht 10 deri 20 vjet pas hyrjes nė menopauzė sasia e acidit urik tė grumbulluar ėshtė e njėjtė si pėr meshkujt.
Parandalimi
Nėse doni tė parandaloni pėrdhesin, duhet tė pėrpiqeni tė jeni koshientė pėr disa gjėra. Kėshillohet tė pini sasi tė arsyeshme pijesh alkoolike kur jeni duke e kombinuar pirjen me ngrėnien e ushqimeve tė pasura me proteina. Kėshillohet gjithashtu tė pini sa mė shumė ujė dhe lėngje pėr tė lehtėsuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi. Duhet pasur parasysh se nėse vuani nga sėmundjet e zemrės duhet tė kėshilloheni me mjekun pėr sasinė e lėngjeve qė duhet tė konsumoni. Rėnia nė peshė ėshtė e rėndėsishme pėr tė pakėsuar rrezikun e shfaqjes se pėrdhesit. Nuk rekomandohet rėnie drastike nė peshė e as agjėrim sepse mund tė sjellin shfaqjen e pėrdhesit.
Mjekimi
Ilaēet qė ekzistojnė sot nė treg lejojnė mbajtjen nėn kontroll tė sėmundjes. Mė parė mungonin mjetet efektive qė mund tė ulnin sasinė e acidit urik nė gjak. Ishte e zakonshme me pėrsėritje tė shpeshta tė pėrdhesit qė kalonin nė njė sėmundje kronike tė kyēeve, e cila pėrhapej nė tė gjithė trupin. Me mjekimet qė ekzistojnė sot, mund tė mbahet sėmundja nėn kontroll duke parandaluar shkatėrrimin e kyēeve. Ka mjekime me efekt parandalues ashtu edhe pėr rastet akute tė shfaqjes sė pėrdhesit.

Faktorėt qė ndikojnė nė shfaqjen e pėrdhesit

- Sasia e lartė nė gjak e acidit urik
- Konsumimi i produkteve qė rrisin nivelin e acidit urik
- Pėrdorimi i tepėrt i alkoolit
- Shtimi nė peshė
- Mosha
- Seksi
- Prania e sėmundjeve tė tjera te pacienti
- Pėrdorimi i ilaēeve
- Trashėgimia gjenetike

Faktorėt qė rrisin sasinė e acidit urik
Alkooli ėshtė njė arsye me rėndėsi, qė shkakton ndėr tė tjera rritjen e pėrqindjes sė acidit urik nė gjak. Pijet alkoolike, nė radhė tė parė birra, por edhe vera, pėrmbajnė pėrbėrės qė shkaktojnė krijimin sasisė sė lartė tė acidit urik. Alkooli gjithashtu ndikon sepse bllokon boshatisjen e trupit nga acidi urik. Rritja nė peshe ėshtė njė faktor tjetėr ndikues. Sa mė shumė tė shtojė nė peshė njeriu, aq mė shumė acid urik krijohet nė gjak. Sasi e lartė e pėrbėrėsve qė ndikojnė nė rritjen e sasisė sė acidit urik gjenden te mishi, bizelet, fasulja, sardelet, harengat etj. Ndėr faktorėt qė ndikojnė nė rritjen e nivelit tė acidit urik nė gjak do tė pėrmendet edhe prania e sėmundjeve tė tjera, si dhe pėrdorimi i ilaēeve.

Sėmundje tė tjera si faktor ndikues
Mundėsia pėr t’u sėmurur nga pėrdhesi ėshtė mė e madhe nėse personi nė tė njėjtėn kohė vuan nga sėmundje tė tjera, si pėr shembull tension tė lartė apo nivel tė lartė tė yndyrnave nė gjak. Kėto sėmundje nėnkuptojnė qė sasia qė acidi tė kristalizohet nė eshtra e kyēe tė rritet. Edhe sėmundjet qė shkaktojnė transformimin e qelizave tė trupit apo rikrijimin e shpeshtė tė tyre rrisin potencialin e sėmundjes. Ndėr kėto sėmundje, qė si ndikim anėsor sjellin rritjen e acidit urik nė gjak, mund tė pėrmendet psoriasis, si dhe sėmundje tė tipit kancerogjen. Disa lloje ilaēesh mund tė rrisin sasinė e acidit urik nė gjak. Ndėr to pėrmendim ilaēet qė ulin sasinė e fluidėve nė trup dhe qė pėrdoren nė radhė tė parė nė sėmundjet e tensionit tė lartė.

Simptomat dhe diagnoza e pėrdhesit
Pėrdhesi shfaqet zakonisht natėn, pa paralajmėrim. Njė kyē, nė rastet mė tė zakonshme kur te gishti i madh i kėmbės dhemb, ėshtė i enjtur dhe i skuqur. Dhimbja rritet gjatė disa orėve dhe kyēi nuk duron asnjė prekje, madje as nga ēarēafi. Dhimbja mund tė shoqėrohet me ethe, pak temperaturė dhe ndjesi e pėrgjithshme sėmundjeje. Kur inflamacioni pakėsohet, gjė qė ndodh pas disa ditėsh ose njė javėsh, lėkura rreth kyēit fillon tė zhvoshket. Mjeku e ka tė lehtė tė konstatoje pėrdhesin kur sheh kyēin qė ka shkaktuar dhimbje. Kyēi i ėnjtur, i inflamuar dhe i skuqur lėndohet nga ēdo prekje. Ēdo 9 nė 10 persona e kanė shfaqjen e parė tė sėmundjes tek gishti i madh i kėmbės.

Ekzaminimi i pranisė sė pėrdhesit
Analiza e gjakut mund tė jetė njė nga mėnyrat plotėsuese pėr tė kontrolluar nėse bėhet fjalė pėr pėrdhesin. Sasia e acidit urik nė gjak kontrollohet nėpėrmjet provės S-urat. Megjithatė, kjo analizė nuk vlen nė tė gjitha rastet, sepse nė ēdo katėr persona qė kanė pėsuar njė atak tė pėrdhesit, nuk rezulton njė nivel i lartė i acidit urik nė gjak. Njė analizė tjetėr qė pėrdoret pėr tė diagnostikuar pėrdhesin ėshtė testimi i lėngjeve tė kyēeve. Kristalet e krijuara tė acidit urik shihen fare qartė nė mikroskop sepse shfaqen si koka gjilpėrash tė vogla. Nė raste paqartėsie, kjo analizė kultivohet dhe kontrollohet pėr baktere, si dhe llogaritet numri i rruazave tė bardha dhe pėrqindja e sheqerit. Kontrolli nė grafi gjatė njė ataku tė pėrdhesit bėn tė dukshme ėnjtjen e indeve rrotull kyēeve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Cerma, arsyeja e sėmundjes sė kyēeve te burrat 40 vjeē
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Shkenca :: Mjekesi-
Kėrce tek: