Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ataku kardiak ėshtė gjithmonė i papritur?! Si shfaqet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Ataku kardiak ėshtė gjithmonė i papritur?! Si shfaqet Empty
MesazhTitulli: Ataku kardiak ėshtė gjithmonė i papritur?! Si shfaqet   Ataku kardiak ėshtė gjithmonė i papritur?! Si shfaqet Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 1:14 am

Ēdo vit nė Itali 160 000 persona goditen nga ataku kardiak dhe 50 000 janė viktima tė vdekjes sė papritur nga pushimi i zemrės. Vetėm njė nė katėr persona tė rrezikuar me atak kardiak arrin tė kurohet brenda njė ore pasi ėshtė shqetėsuar. Kėta janė ata tė sėmurė me sėmundje zemre tė cilėt janė prezantuar nga mjekėt kardiologė nė kursin e fundit tė kongresit tė mbajtur pėr trajtimin e sėmundjeve tė zemrės.

Shumė shpesh ataku kardiak qė realizon ndalimin e zemrės, sidomos kur shfaqen simptomat e para dhe pacienti nuk i drejtohet spitalit qė nė orėt e para kur ai ndjen shqetėsimet mė tė para, tė cilat vazhdojnė pėr mė tepėr se dhjetė minuta. Por ėshtė e vėrtetė se ataku i zemrės nuk ėshtė pėrherė i paparashikueshėm, pėrkundrazi, mė shpesh fillon me njė intensitet tė moderuar tė lokalizuar nė qendėr tė kraharorit, qė herė shfaqet e herė zhduket. Kur kėto shenja “alarmi” i shfaqen ēdo personi, i lind dyshimi se diēka po ndodh. Pėr kėtė arsye ėshtė e rėndėsishme qė tė njihen mėnyrat sesi shfaqet ataku kardiak dhe ēfarė duhet bėrė nė ato momente.
Ēfarė ndodh gjatė njė ataku kardiak
Para se tė ndodhė ataku kardiak, trombocit i mpiksur gjaku mbyll arterien e zemrės duke bllokuar kalimin e gjakut nga zemra pėr nė vena dhe arterie. Nė kėtė situatė muskuli i kėsaj zone fillon tė vdesė dhe ky ėshtė ataku miokardiak. Ekzistojnė mjekime farmaceutike qė ulin mundėsitė e mpiksjes sė kėtyre trombociteve, po ashtu ka mjekime qė lirojnė arterien nga koagulimi i gjakut, si dhe ėshtė e mundur qė vena e bllokuar tė hapet me njė operacion kirurgjikal. Nė kėtė mėnyrė, ataku kardiak mund tė parandalohet pėrkohėsisht. Trajtimi mund tė jetė mė shumė efikas kur ndėrhyrja kirurgjikale bėhet nė orėt e para kur shfaqen shenjat e atakut kardiak.
Cilat janė shenjat e alarmit
Shenjat qė mund tė hetohen nė rastet e atakut kardiak janė kėto:
Shenja tė shtrėngimit tė fortė dhe ndjesi peshe nė kraharor.
Shtrėngime tė dhimbshme nė qendėr tė gjoksit, tė cilat zgjasin disa minuta edhe pse mund tė shfaqen dhe zhduken herė pas here. Dhimbje tė forta tė kraharorit tė cilat pėrhapen dhe pėrgjatė krahėve, shpatullave dhe duarve, nė qafė, nė stomak, ndjesi tė ftohti, pengim frymėmarrjeje; shenja kėto qė shoqėrohen me ndjesi tė fikti. Jo tė gjitha kėto shenja shfaqen nė ēdo rast ataku kardiak, por janė tregues shumė tė dobishėm pėr ta rinjohur atė. Nė qoftė se pas shfaqjes sė simptomave, shqetėsimet nė kraharor vazhdojnė edhe pėr 10 minuta, e kėshillueshme ėshtė qė t’i drejtoheni mjekut.
Kur duhet t’i drejtoheni mjekut
Koha ėshtė e ēmuar dhe pėr kėtė nė momentin kur shfaqen simptomat e para, nuk duhet tė prisni mė shumė se dhjetė minuta pėr t’iu drejtuar mjekut apo pėr tė shkuar nė spital sa mė shpejt tė jetė e mundur. Por cilat janė avantazhet e njė ndėrhyrjeje tė shpejtė? Njė ndėrhyrje e shpejtė parandalon atakun kardiak, si dhe ndihmon nė fillimin e njė kure sa mė tė shpejtė. Nė rastet kur zemra ndalon gjatė rrugės kur bėhet transportimi pėr nė spital, ambulancat sigurojnė njė trajtim tė shpejtė, i cili i paraprin trajtimit tė kardiologut.

Faktorėt qė shkaktojnė atakun miokardial janė

Ø Njė tromb qė bllokon totalisht ose pjesėrisht lumenin
Ø Mosha, seksi
Ø Histori familjare pėr sėmundje aterosklerotike
Ø Duhani, pėrdorimi i kokainės
Ø Diabeti melit
Ø Hipertensioni
Ø Obeziteti
Ø Rritja e nivelit tė homocisteinės
Ø Jeta sedentare
Ø Stresi psiko-social
Ø Sėmundjet perivaskulare
Ø Higjiena e varfėr orale

Hipertensioni dhe moshat ku shfaqet
Nga tensioni vuan gati 12-20 pėr qind e popullatės dhe me rritjen e moshės rritet dhe pėrqindja e tė prekurve. Por mė tė predispozuar pėr t’u prekur nga kjo sėmundje ėshtė mosha mbi 45-50 vjeē pėr burrat dhe 50–55 vjeē pėr gratė. Te gratė kjo lidhet me hyrjen nė periudhėn e menopauzės dhe ērregullimet hormonale karakteristike tė kėsaj periudhe, ndėrsa te burrat me ērregullimet qė pėsojnė enėt e gjakut, pėrdorimin e kripės, duhanit, alkoolit. Enėt e gjakut humbasin elasticitetin, ngushtohen dhe nisin problemet me tensionin e gjakut. Kohėt e fundit po vihet re se hipertensioni po shfaqet dhe te moshat e reja. “Fajtorėt” pėr kėtė duhen kėrkuar te trashėgimia, por dhe stili i jetės, aktiviteti i ulėt fizik dhe regjimi ushqimor me kalori tė tepėrta dhe pa vlera ushqimore.

Kolesteroli, pėrgjegjės pėr atakun kardiak
Kolesteroli ėshtė njė yndyrė e pranishme nė trupin e njeriut. Bėhet fjalė pėr njė substancė shumė tė rėndėsishme pėr organizmin tonė dhe nė fakt ėshtė njė pjesė shumė e domosdoshme pėr ndėrtimin e membranės qelizore, tė disa hormoneve e strukturave nervore, pėrveē faktit qė ėshtė ushqyes pėr disa tipa qelizash. Nga ana tjetėr, kolesteroli njihet si pėrgjegjės pėr disa sėmundje patologjike qė kanė tė bėjnė me zemrėn si dhe ataku kardiak. Kolesteroli ėshtė i nevojshėm pėr organizmin, por ėshtė e nevojshme tė mbahet nė nivelin e duhur, sepse kur ky nivel kalohet pėr njė kohė tė gjatė, sjell probleme pėr shėndetin, duke e transformuar kėtė substancė tė rėndėsishme pėr organizmin nė njė rrezik pėr tė.

Infarkti miokardial dhe shkaktarėt
Pika nė zemėr e njohur nė anatomi si “Infarkti miokardial”, ėshtė shprehje popullore pėr paraqitjen e befasishme tė ērregullimit tė funksionimit tė zemrės. Kjo shprehje pėrdoret me rastin e paraqitjes sė tė rrahurave tė vėshtirėsuara tė zemrės, frymėmarrjes sė vėshtirėsuar dhe disa dukuri tė pakėndshme nė afėrsi tė zemrės. Termi “I ka ra pika nė zemėr” pėrdoret pėr shpjegimin e vdekjes nga infarkti ose sėmundjeve si angina pectoris, ērregullimet e ritmit tė zemrės, helmimet me nikotinė dhe kafeinė. Infarkti miokardial ėshtė nekrozė e parikthyeshme e muskulit kardiak qė shkaktohet si pasojė e njė ishemie tė zgjatur. Kjo zakonisht ndodh si pasojė e mos-balancės tė oksigjenit tė ofruar dhe tė kėrkuar.

Infarkti, shpjegimi dhe llojet e tij
Me fjalėn infarkt nėnkupton vdekja e njė organi (lat. Nekrozė) pėr arsye tė mungesės sė oksigjenit, si pasojė e mungesės me furnizim me gjak (lat.Ishhemi). Nė shumicėn e rasteve ndodh infarkti si pasojė e bllokimit tė pjesshėm ose tė plotė tė enėve tė gjakut, si pasojė e njė tromboze ose embolie. Dallohen dy lloje tė infarktit: Infarkti anemik (indi mbetet pa gjak ose “infarkti i bardhė”) dhe infarkti hemorragjik (indi pėrmbytet nga gjaku ose “infarkti i kuq”). Shfaqja e tij shoqėrohet me dhimbje tė gjoksit. Shpesh mund tė pėrshkruhet si njė dhimbje substernale, e paqartė, shtypėse nė gjoks, djegėse dhe ndonjėherė edhe e mprehtė. Njė dhimbje qė zgjat rreth 30 min. Rrezatimi nė krahun e majtė edhe nė qafė ndodhin nė isheminė miokardiale. Dhimbja e gjoksit mund tė shoqėrohet me nauze, tė vjella, lodhje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Ataku kardiak ėshtė gjithmonė i papritur?! Si shfaqet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Shkenca :: Mjekesi-
Kėrce tek: