Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Sėmundjet e aparatit tretės, shkaqet dhe trajtimi i tyre

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: Sėmundjet e aparatit tretės, shkaqet dhe trajtimi i tyre   Thu Sep 13, 2007 1:15 am

Hemorroidet ose siē quhet nė gjuhėn e popullit, majasėlli, janė zgjerime (fryrje) tė venave tė gjakut qė ndodhen pėrreth pjesės mė tė fundit dhe asaj tė jashtme tė zorrės sė drejtė (rektumit). Kjo zonė ėshtė mjaft e pasur me enė gjaku dhe kryesisht me vena. Duke qenė se kėto zgjerime (hemorroidet) kanė mure tė holla, ndodh shpesh qė tė dalėt jashtė tė shoqėrohet me hemorragji jo tė shtuar ose vetė fekalet janė tė pėrziera me koagula gjaku.
Nė varėsi tė dukshmėrisė sė tyre, ato ndahen nė tė brendshme, pėrreth murit tė pjesės fundore tė rektumit dhe tė jashtme, pėrreth pjesės sė jashtme tė rektumit, anusit. Hemorroidet e brendshme janė mė serioze, mė tė dhimbshme dhe me risk mė tė lartė pėr komplikacione, tromboza apo fistula.
Shkaku
Nė radhė tė parė rritja e presionit tė brendshėm tė barkut. Nė rritjen e kėtij presioni ndikojnė mjaft faktorė, ku mė i zakonshmi dhe i shpeshti ėshtė kapsllėku. Si rezultat i tij, pra mungesės sė defekimit, rritet presioni i pareteve tė zorrės sė trashė dhe kjo bėn qė gjaku tė mbetet nė vena, tė mos qarkullojė dhe pėr rrjedhojė tė zgjerojė muret e venave duke formuar hemorroidet.
Nė shkaqet e tjera tė shpeshta janė dhe tė qėndruarit ulur pėr kohė tė gjata, sėmundjet e mėlēisė tė shoqėruara me zmadhim tė saj, prania e ujit nė hapėsirėn midis organeve nė bark, neoplazmat, sėmundjet kancerogjene, tė aparatit tretės etj. Pra, tė gjitha ato procese qė shoqėrohen me rritje tė presionit nė bark. Prania e kapsllėkut dhe hemorroideve sė bashku bėn qė tė zhvillohet i ashtuquajturi circulus viciosus, pasi defekimi nė kapsllėk ėshtė tepėr i vėshtirė dhe pėr rrjedhojė tek njė person me hemorroide do tė sjellė acarim tė tyre, dhimbje dhe gjakderdhje. Pėr tė evituar kėto, personi qė vuan mundohet tė mėnjanojė tė dalėt jashtė ose ta vonojė atė duke thelluar kėshtu kapsllėkun dhe formuar tė ashtuquajturin circulus viciosus.
Parandalimi
E rėndėsishme ėshtė kryerja e defekimit (tė dalėt jashtė) ēdo ditė. Nė rastet e kapsllėkut rekomandohen ēajra qė ndihmojnė tė dalin jashtė si p.sh. ēaj me gjethe sene. Gjithashtu rekomandohet edhe kivi (frut). Njė dietė e pasur me zarzavate nuk do tė pėrbėnte problem pėr jashtėqitjen, pėrkundrazi, duke qenė se celuloza rrit kontraktimin e zorrėve dhe pėr rrjedhojė ushqimi lėviz lirisht nga nivelet e sipėrme tė zorrės nė ato tė mėposhtme. E rėndėsishme ėshtė tė evitohet qėndrimi ulur pėr kohė tė gjatė, prandaj rekomandohen lėvizjet dhe shėtitjet e gjata.
Mjekimi
Sė pari, mjekimi i gjendjeve bazė shkaktare tė hemorroideve, si p.sh. kapsllėkut apo sėmundjeve tė tjera tė aparatit tretės. Nė rastet e lehta tė hemorroideve tė pakomplikuara rekomandohen suposte apo kremra me pėrdorim lokal nė fundin e rektumit. Si supostet dhe kremrat qė pėrdoren kundėr hemorroideve kanė nė pėrbėrje tė tyre substanca qetėsuese, kortizonike etj. Nė rastet e hemorroideve tė brendshme tė pakontrolluara vetėm me mjekim me barna apo tė fistulave tė komplikuara, rekomandohet korrigjimi kirurgjikal i tyre.

Shkaqet e shfaqjes sė hemorroideve janė:

- Shtatzėnia
- Trashėgimia
- Mosha
- Kapsllėku
- Qėndrimi gjatė ulur
- Infeksionet anale
- Diarreja kronike
- Disa sporte si: kalėrimi, ēiklizmi
- Ushqimet pikante (djegėse)

Komplikacionet e hemorroideve
Kur hemorroidet janė tė pranishme pėr njė kohė tė gjatė, nė to mund tė formohen trombe tė vogla, si rezultat i mosqarkullimit tė gjakut, tė cilat mund tė dalin nė qarkullimin e gjakut dhe tė shkaktojnė tromboza. Ky komplikacion nuk ėshtė i shpeshtė, por ėshtė i mundshėm. Fistulat janė lidhje jo natyrale midis venės dhe rektumit ose anusit. Nė varėsi tė lokalizimit ato ndahen nė tė brendshme dhe tė jashtme, kurse nė varėsi tė funksionit tė tyre nė zorrėn qorre dhe tė hapura, kur hapen rreth anusit. I sėmuri nga zorra e trashė, kur ka tė bėjė me majasėll tė jashtėm (nė lėkurė) duhet tė ketė kujdes nė ushqim dhe nė kryerjen e nevojave. Ėshtė mirė qė pėr ēdo mėngjes, me bark tė zbrazėt, tė hajė nga dhjetė kokrra kumbulla tė thata (hoshaf).

personat me probleme nė zorrė
Nė tė gjitha rastet kur tek tė sėmurėt pezmatohen nga hemorroidet, u kėshillohet qė tė pėrdorin krundet e grurit nė supė apo nė gjellė, tri herė nė ditė, duke pasur kujdes qė ato tė mos pėrvėlohen, por tė hidhen atėherė kur serviret ushqimi nė tryezėn e ngrėnies. Krundet e grurit duhet tė zėvendėsojnė mėlmesat e tjera qė janė shumė tė dėmshme pėr hemorroidet. Mėlmesa me pėrbėrje tė barishteve natyrore qė pėrgatitet e bluar, ka hekur dhe e pėrmirėson shėndetin e tė sėmurėve. Pėrdorimi i kėsaj mėlmese krijon lirimin e kapsllėkut. Mėlmesa e tillė nuk duhet tė pėrvėlohet, por tė hidhet nė supė apo nė gjellė ashtu e "gjallė" tė pėrzihet dhe tė hahet. Ngrėnia e njė molle tė ėmbėl para ushqimit liron zbrazjen e zorrėve.

Frutat kundėr infektimit
Ata qė kanė probleme nė zorrė duhet tė pinė rregullisht tri herė nė ditė nga njė gotė lėng molle para ushqimit, kėshillon mjeku amerikan Dr S. Hiams. Edhe Hipokrati, babai i mjekėsisė, para 2500 vjetėsh, kėshillonte pėrdorimin e mollėve kundėr infektimit tė zorrėve, telasheve nė mushkėri, tė ērregullimeve tė funksionit tė veshkave, etj. Asnjė nga pemėt nuk ėshtė ekzaminuar aq shpesh shkencėrisht, sa molla. Zorra e trashė duhet tė pastrohet me pemė tė ėmbla, duke i ngrėnė gjithnjė para bukės, pra me bark tė zbrazėt. Tė sėmurėt duhet tė ziejnė komposto nga pemėt e ėmbla. Kundėr mbylljes kronike tė zorrės sė trashė (pėr rregullimin e jashtėqitjes), ndihmojnė gjethet e pelinit, lėvoret e dardhės si dhe kamomili, i cili mund tė pihet nė vend tė ujit.

Trajtimet dhe ndėrhyrjet
Mirėpo shkaku nė tė vėrtetė nuk ėshtė mėnjanuar, por vetėm sa ėshtė zbutur dhimbja. Shpesh rekomandon mjeku antihistaminicum ose qetėsues dhimbjesh oral dhe frenues tė pėrskuqjes. Preparatet me hidrokortizon japin njė lehtėsim, por duhet tė pėrdoren jo me shumė se tri javė. Nėse ėshtė formuar njė puēėrr, atėherė pėrmes njė ndėrhyrjeje tė vogėl bėhet heqja e saj. Nėse majasėlli eliminohet, aty mbetet njė pjesė e lėkurės e rrudhosur e cila nuk paraqet asnjė problem. Nėse ankesat dhe shqetėsimet pėrsėriten herė pas herė, atėherė parashikohet njė ndėrhyrje lokale. Shumica e tyre bėhen nė mėnyrė klinike, njė injeksion qė tė mpiksė enėt e gjakut, ngrirje, koagulim me rreze infra tė kuqe. Njė trajtim me krem qetėsues dhe frenues tė pėrskuqjes (inflamacionit) ėshtė nė mė tė shumtėn e rasteve i mjaftueshėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Sėmundjet e aparatit tretės, shkaqet dhe trajtimi i tyre
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Shkenca :: Mjekesi-
Kėrce tek: