Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Si ta mbrojmė lėkurėn edhe nė ditėt e fundit tė plazhit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Si ta mbrojmė lėkurėn edhe nė ditėt e fundit tė plazhit Empty
MesazhTitulli: Si ta mbrojmė lėkurėn edhe nė ditėt e fundit tė plazhit   Si ta mbrojmė lėkurėn edhe nė ditėt e fundit tė plazhit Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 1:15 am

Edhe fundi i stinės sė verės rezervon temperatura tė larta dhe mundėsi pėr t’iu drejtuar plazhit. Por edhe nėse kėto ditė nuk iu kanė munguar dhe do tė donit tė vazhdonin, duhet tė vazhdoni tė tregoni akoma kujdes pėr lėkurėn tuaj.
Por si tė shmangim diegien
E keni tejkaluar masėn me banjot e diellit? Gabimi shpaguhet me skuqjen klasike tė lėkurės: Lėkurė e kuqe dhe djegie, kėto janė simpotmat tipike. Nėse jeni djegur, nuk iu mbetet tė bėni gjė tjetėr veēse tė filloni tė evitoni, derisa tė shėroheni, qėndrimin nė diell, kurse nė zonėn e acaruar mund tė vendosni pomada qė kanė nė pėrbėrjėn e tyre kortizon. Nėse lėkura tek pjesa e gjoksit ėshtė e enjtur, jep kruarje dhe fillojnė tė shfaqen pikla tė kuqe. Kjo nuk ėshtė thjesht skuqje, qė nė gjuhėn mjekėsore njihet me emrin eritemė, por bėhet fjalė pėr njė farė alergjie qė vjen nga dielli. Dhe, kjo mund tė ngjasė edhe nėse ekspozohemi nė diell qoftė edhe pėr pak minuta. Kjo lloj alergjie shėrohet me pomadė me kortizon dhe nėse krruarja ėshtė e fortė, atėherė hyjnė nė punė pomadat antihistamike. Tre janė kėshillat qė japin specialistėt dermatologė pėr tė gjithė njerėzit qė e kanė tė vėshtirė tė zgjedhin kremrat pėr lėkurėn. Ato duhet tė jenė me Vitamina C dhe E, si dhe me produkte qumėshti. Gjithashtu ata rekomandojnė qė si nė stinėn e dimrit dhe verės, pėr t’u mbrojtur nga rrezet e dėmshme, tė cilat nė shumė raste shkaktojnė edhe kancer nė lėkurė, duhet tė pėrdoret kremi i lėkurės. Nga ana tjetėr, sipas studimeve, rreth 90 pėr qind e rasteve me kancer nė lėkurė shkaktohen kryesisht nga rrezet, sidomos ato ultravioletė, tė cilat janė tė dėmshme pėr tė gjithė njerėzit dhe veēanėrisht pėr fėmijėt. Ai qė shkon nė plazh dhe nė mėngjes lyhet me njė krem mbrojtės me tregues 60, tė mos mendojė se ėshtė i mbrojtur deri pasdite, ndoshta edhe pasi ka bėrė banjo. Faktori mbrojtės llogaritet nga firma prodhuese nė njė situatė standarde, nė tė cilėn nuk merret parasysh noti, djersitja. Kėshtu ėshtė e qartė qė kur kushtet ndryshojnė, edhe faktori mbrojtės zvogėlohet. Kėshtu pėr tė qenė tė qetė duhet tė jemi bujarė me dozat e kremit qė vendosim nė lėkurė, duhet tė lyhemi ēdo dy orė dhe gjithmonė pas banjos.
Problemet qė shkakton rrezatimi diellor
Problem serioz pėr plazhistėt dhe njerėzit qė ekspozohen ndaj rrezeve tė diellit janė djegiet e lėkurės. Ato nuk mund tė shmangen ndryshe, pėrveē se me anė tė pėrdorimit tė solarėve, me mbrojtės me filtėr tė lartė. Ėshtė e kėshillueshme qė pas plazhit tė pėrdoren kremra hidratues “pas diellit” pėr lėkurėn, pasi nga plazhi lėkura thahet jashtė mase. Nė raste djegiesh tė thella, rekomandohen edhe preparate nė formė xheli. As qėndrimi nėn ēadėr nuk tė mbron nga dielli, pasi edhe rėra, edhe gurėt rrezatojnė. Probleme shkakton rrezatimi diellor edhe te nishanet mbi lėkurė. Njėlloj ndodh me njollat dhe qukat, prej tė cilave ankohen shumica e njerėzve qė vuajnė nga shfaqja me tepri e pullave tė bardha mbi lėkurė, pa pigment. Zakonisht, pėr mykun dhe njollat rekomandohen preparate me ekstrakte bimore. Forcimi i rezistencės sė organizmit duhet tė jetė pjesė pėrbėrėse e ēdo individi. Organizmi duhet qė gradualisht t’u ekspozohet disa faktorėve dhe kushteve nė tė cilat e forcon rezistencėn. Fortėsimi i rezistencės sė organizmit arrihet me shfrytėzimin e rregullt tė faktorėve tė jashtėm diellit, ajrit dhe ujit.

10 kėshilla pėr tė pasur njė lėkurė ngjyrė ēokollate

1- Pėrpara se tė nisesh, pėrdor njė krem parapėrgatitor
2- Lyej trupin me krem pėrpara se tė shkosh nė plazh
3- Pini shumė lėngje pėr t’u hidratuar
4- Luftoni celulitin edhe nė plazh
5- Mbani gjithmonė syze dielli
6- Mbroni flokėt me vajrat e duhur
7- Pastroni lėkurėn tuaj
8- Mbroni lėkurėn e fytyrės
9- Merri rrezet kur je duke lėvizur
10- Mos harroni kremin e pas diellit nė fund tė ditės

Nxehtėsia, e dobishme pėr veshkat

Banjat e diellit veprojnė mbi veshkat. Krahas me zgjerimin e enėve tė gjakut tė lėkurės, zgjerohen edhe enėt e gjakut nė veshka. Nėse shtohet djersitja nė lėkurė, nuk ka ndonjė ndryshim nė funksionin e veshkave, por kur nuk shtohet djersa, banjat e diellit shkaktojnė rritjen e punės sė veshkave duke shtuar nxjerrjen e urinės dhe bashkė me tė, edhe tė lėndėve e tjera qė pėrmban urina. Ėshtė vėnė re se veprimi i rrezeve tė diellit nuk shkakton ndonjė dėm mbi veshkat, jo vetėm kur ato janė tė shėndosha, por edhe kur janė tė sėmura. Klima e nxehtė pėrgjithėsisht ka njė ndikim tė mirė nė funksionimin e veshkave. Banjat e ajrit bėhen 1-2 orė nė ditė, veēanėrisht nė sėmundjet e gurėve tė veshkave dhe fshikėzėn e urinės.

Pyjet dhe banjat e hijes, ilaēi pėr tiroidet

Sėmundjet e kėtyre gjėndrave janė tė lidhura me funksionin e prishur tė tyre nga shumė faktorė. Sėmundja qė do mjekim klimaterik ėshtė tireotoksikoza e gradės sė mesme dhe tė rėndė, por pa ērregullime tė thella. Kanė efekt tė mirė vendet klimaterike nė pyje dhe bregdet. Pėr kėta tė sėmurė, rėndėsi tė madhe ka qetėsia fizike dhe psikike, krahas mjekimit dhe ushqimit. Ka tė dhėna se nė disa nga kėta tė sėmurė, bregdeti krijon shqetėsime, sidomos gjatė verės, prandaj ėshtė mirė qė tė bėjnė banja ajri nė hije. Banjat e ujit nė det dhe lumenj t’i bėjnė me kujdes, kurse banjat e diellit t’i evitojnė. Nė sėmundjen e strumės (gushės) qė lind si pasojė e mungesės sė jodit nė ushqim, kėshillohen banjat e detit ku ajri ėshtė i pasur me kripėra tė jodit.

Personat qė nuk u rekomandohen banjat e diellit

Rrezet e diellit nuk mund tė zėvendėsohen nė asnjė mėnyrė me rrezet ultravioletė qė prodhohen nė mėnyrė artificiale. Megjithatė, ka edhe raste kur banjat e diellit nuk janė tė kėshillueshme dhe kjo mė konkretisht u “mohohet” atyre qė vuajnė nga tuberkulozi aktiv i mushkėrive, qė kanė eksitime (shqetėsime tė forta tė sistemit nervor, dhimbje tė vazhdueshme tė kokės, marrje mendsh me tė vjella, rrahje tė shpejta tė zemrės). Po ashtu, nuk rekomandohet banja nė ato sėmundje tė lėkurės qė acarohen si fotodermatozat. Banjat e diellit nuk u kėshillohen atyre qė vuajnė nga epilepsia, nga sėmundjet infektive, nga sėmundje tė rėnda tė veshkave, atyre qė kanė prirje pėr hemorragji nė tru, me stenokardi, qė kanė tension tė lartė tė gjakut etj.

Kujdesi pėr ata qė kanė problem zemrėn

Personat me sėmundje tė lėkurės duhet t’u ekspozohen rrezeve tė diellit vetėm sipas udhėzimeve tė mjekut. Ėshtė e nevojshme marrja e rrezeve tė diellit nė det. Por ky veprim duhet tė jetė gradual. Rekomandohet qė ditėn e parė ekspozimi ndaj diellit duhet tė jetė vetėm 5 minuta. Sė pari, duhet tė marrin rreze duart dhe kėmbėt pastaj shpina dhe gjoksi. Lėkura e barkut i merr e fundit rrezet, pėr arsye se ėshtė mė e ndjeshme. Tė ndjeshėm ndaj rrezeve janė personat neurolabilė, si dhe personat shumė tė dobėt fizikisht. Personat me sėmundje tė zemrės dhe enėve tė gjakut duhet tė ekspozohen me kujdes ndaj rrezeve tė diellit. Banjat u ndalohen njerėzve me moshė tė thyer dhe grave nė periudhėn e dytė tė barrės. Pėr ēdo rast ėshtė e nevojshme tė merren parasysh kėshillat e mjekėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Si ta mbrojmė lėkurėn edhe nė ditėt e fundit tė plazhit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Shkenca :: Mjekesi-
Kėrce tek: