Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 10 ushqime nė natyrė, tė nevojshme nė tryezėn tuaj

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

10 ushqime nė natyrė, tė nevojshme nė tryezėn tuaj Empty
MesazhTitulli: 10 ushqime nė natyrė, tė nevojshme nė tryezėn tuaj   10 ushqime nė natyrė, tė nevojshme nė tryezėn tuaj Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 1:16 am

Studimet e shumta tė realizura nga ekspertėt dhe shkencėtarėt kanė treguar mbi aftėsinė e disa ushqimeve pėr tė qenė nxitės tė shumė proceseve qė ndodhin nė organizmin tonė. Pėr disa nga kėto bimė ju mbase nuk keni dagjuar kurrė e disa tė tjera mund t’i keni ēdo ditė nė tryezėn tuaj. Ato janė tė pasura mė pėrbėrės ushqimorė e antioksidantė tė ndryshėm. Antioksidantėt janė substanca tė gjendura nė ushqime tė ndryshme nga kanella deri te boronica, mund tė largojnė radikalet e lira, tė cilat janė bashkime tė paqėndrueshme me natyrė kimike, tė cilat luajnė njė efekt pėrshpejtues nė pjekurinė e qelizave. Para se tė vepronte ky antioksidant kėto radikale tė lira “pastroheshin” nga veprimi i disa qelizave antioksiduese. Kjo ndihmon nė shmangien e shumė sėmundjeve, si dhe nė luftimin e kancerit. Pėr njerėzit tė cilėt janė mbipeshė apo obezė, jeta ėshtė gjithmonė nė rrezik. Ata janė nėn presionin e sėmundjeve tė ndryshme tė zemrės apo tipave tė ndryshme tė kancerit dhe kanė rrezikun mė tė lartė pėr tė zhvilluar Tipin 2 tė diabetit. Mėnyra mė e mirė pėr tė mos kaluar nė mbipeshė ėshtė njė dietė e shėndetshme dhe ushtrimi i njė aktiviteti tė nevojshėm fizik. Sipas eksperteve nuk ėshtė e rėndėsishme tė dish tė dobėsohesh por tė mundohesh tė mos shėndoshesh.

Rrepa

Rrepat janė rrėnjė me ngjyrė tė kuqe. ato kanė shije tė ėmbėl dhe janė shumė ushqyese dhe vitaminoze, pothuajse mė tepėr se ēdo perime tjetėr. Veēanėrisht e shijshme ėshtė pjesa afėr me lėkurėn mbuluese tė rrepės. Efektet e rrepės janė tė ngjashme me ato tė spinaqit dhe tė dyja kėto bimė janė tė nevojshme e tė dobishme pėr organizmin. Rrepat pėrmbajnė folat dhe batainė, dy lėndė ushqyese tė cilat ndihmojnė nė ruajtjen e nivelit tė gjakut, rindėrtojnė arteriet e dėmtuara, zvogėlojnė rrezikun pėr sėmundjet e zemrės etj.

Lakra

Edhe pse mungon nė tryezėn amerikane, kjo bimė ėshtė mjaft e njohur dhe e pėrdorur nė dietėn ditore, si nė Evropė ashtu edhe nė Azi. Mjafton tė hash vetėm njė masė tė mjaftueshme lakre dhe me tė ke marrė rreth 22 kalori. Lakra pėrmban pėrbėrės tė cilėt stimulojnė prodhimin e enzimave nė organizėm, tė cilat realizojnė prodhimin e radikaleve tė lira dhe reduktojnė rrezikun e kancerit. Lakra mund tė hahet ashtu siē ėshtė e freskėt, mund tė gatuhet duke u zierė me kujdes apo tė merret gjatė ngrėnies sė produkteve nė fast food-e.

Gujava

Gujava ėshtė njė frut tropikal, pak i njohur nė vendin tonė, por qė ka filluar tė zėrė vend nė tryezėn e shumė vendeve evropiane. Ajo ka shije tė ėmbėl, por edhe pak tė athėt, pėr vetė sasinė e pakėt tė acideve trupore qė pėrmban. Gujava pėrmban sasi tė larta likopeni, njė antioksidant i cili lufton kancerin e prostatės. Ky frut tropikal si asnjė prodhim tjetėr bimor pėrfshin nė pėrbėrjen e tij edhe pėrbėrėsit e domates dhe tė limonit. Nė fakt 1 gotė lėng nga fruti gujava pėrmban 688 mg potasium, njė sasi qė mund tė gjendej te njė banane.

Lakra zvicerane

Bashkė me tė gjitha llojet e tjera tė bimėve jeshile tė shitura nė tregun e zarzavateve, nė tregun evropian dallohet edhe njė lloj tjetėr bime jeshile, nė formėn e gjethes sė lakrės. Kjo gjethe pėrmban lėndė tė nevojshme pėr mirėfunksionimin e shėndetit. Nė tė gjenden pėrbėrės tė ndryshėm ushqimorė, ndėr ta edhe betakaroteni. Nė lakrėn zvicerane gjenden kimikate tė cilat mbrojnė retinėn e syrit, si dhe pėrmban pigmente qė akumulohen dhe shfaqen nė retinėn e syrit.

Kanella

Kanella ėshtė njė nga aromat dhe erėzat mė tė vjetra tė njohura nė botė, e cila njihej pėr ndihmėn qė jepte te burrat qė kishin probleme me stomakun, vetėm nėse pėrzihej me sheqer. Kanella ndihmon nė kontrollimin e nivelit tė sheqerit nė gjak, nivelet e larta tė tė cilit pėrbėjnė rrezik pėr shfaqjen e sėmundjeve tė zemrės. Sipas studimeve, u zbulua se nėse tė sėmurėt me diabet tipi-2 konsumojnė kanellė pėr 6 javė, jo vetėm ulin nivelin e sheqerit nė gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.

Purslana

Edhe pse pėr FDA, Agjencinė e Kontrollit tė Ushqimeve nė botė, kjo bimė pėrbėn njė bar tė keq, njė lloj droge, nė shumė vende tė tjera pėrfshirė Meksikėn, Kinėn dhe Greqinė, kjo bimė barishtore ėshtė shumė e njohur dhe e pėrdorur. Purslana pėrmban Omega-3, njė pėrbėrės i cili ėshtė shumė i dobishėm pėr sėmundjet e zemrės. Shkencėtarėt shprehen se nė tė pėrmbahet 10 deri nė 20 herė mė shumė edhe melatonina, njė antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.

Shega

Lėngu i shegės ėshtė pija mė e preferuar pėr dekada tė tėra, nė vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar tė jetė edhe shumė e kėrkuar nė Amerikė. Disa shkencėtarė izraelitė kanė zbuluar se burrat qė pinė njė gotė me lėng shege nė ditė, jo vetėm mbrohen nga kanceri i prostatės, por edhe rregullojnė sistemin e tyre sistolik, punėn e zemrės dhe presionin e gjakut. Katėr gota me njė lėng tė tillė do tė plotėsonin 50 pėr qind tė nevojave tuaja ditore pėr Vitaminėn C. Kėshtu ajo ndihmon jo vetėm nė shumė procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave nė organizėm.

Farat e frutave

arat e disa frutave nė mjaft raste janė jo vetėm ngacmuese, por edhe tė kujtojnė shijen e frutit nga janė marrė. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojnė kohės, me farat e tyre nuk ndodh e njėjta gjė e tillė, sidomos kur ato pėrpunohen dhe konservohen. Tė tilla janė farat e kajsisė, bajamet, frutat e ndryshme tė thata, etj. Kėto fara dhe fruta tė thata pėrmbajnė antioksidantė tė cilat reduktojnė nivelin e insulinės rezistente nė gjak e cila mund tė jetė faktor rreziku pėr shfaqjen e diabetit.

Kumbulla e thatė

Pse janė tė shėndetshme? Kumbullat e thara pėrmbajnė sasi tė larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantė qė janė veēanėrisht efektivė nė luftėn kundėr “radikalit superoksid anion”. Ky radikal i keq shkakton dėmtime strukturale pėr qelizat dhe dėmtim i tillė mendohet tė jetė shkaktari kryesor i kancerit. Si t’i hani? Si njė meze. Mbėshtillni njė copė tė hollė proshute rreth kumbullės sė tharė dhe ngulni njė kunj dhėmbėsh. Piqeni pėr disa minuta nė furrė derisa kumbulla tė jetė e butė dhe proshuta e tharė.

Fara kungulli

Kėto produkte qė hidhen poshtė nga kungulli janė pjesa mė e ushqyeshme e tij. Pse janė tė shėndetshme? Kapėrdimi i farave tė kungullit ėshtė mėnyra mė e thjeshtė pėr tė konsumuar magnez. Shkencėtarėt francezė kanė zbuluar se meshkujt me nivele tė larta magneziumi nė gjak janė 40 pėr qind mė pak tė rrezikuar nga vdekja e hershme se sa ata me nivele tė ulėta. Mesatarisht, meshkujt konsumojnė 353 mg nga minerali nė ditė, ndėrsa sasia e rekomandueshme ėshtė 420 mg. Si t’i hani? Tė plota, me gjithė lėvozhgė. Lėvorja ju siguron fibėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
10 ushqime nė natyrė, tė nevojshme nė tryezėn tuaj
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Shkenca :: Mjekesi-
Kėrce tek: