Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Aborti: Ėshtė vrasje apo shpeshherė, e vetmja zgjidhje

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Aborti: Ėshtė vrasje apo shpeshherė, e vetmja zgjidhje Empty
MesazhTitulli: Aborti: Ėshtė vrasje apo shpeshherė, e vetmja zgjidhje   Aborti: Ėshtė vrasje apo shpeshherė, e vetmja zgjidhje Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 1:16 am

Aborti ėshtė shkatėrrim i qėllimtė i fetusit nė mitėr apo ēfarėdo lindje para kohe me qėllim qė tė shkaktohet vdekje e fetusit. Ashtu siē ėshtė i dukshėm qartė edhe rezultati i veprimit, qėllimi ėshtė qė tė pėrfundohet jeta e njė krijese tė gjallė, qė e bėn abortin temė kaq tė dėnueshme moralisht nga shoqėria. Edhe pse aborti ėshtė nė kundėrshtim me urdhrat bazė tė praktikės mjekėsore, siē janė “Mos dėmto” apo “Respektoje jetėn njerėzore”, pėrsėri ėshtė i rrėnjosur nė historinė e asaj praktike. Ėshtė e rėndėsishme dhe e nevojshme puna e punonjėsve shėndetėsorė qė tė pakėsojnė numrin e aborteve qė gjenden nė njė shkallė tė lartė. Nė tė vėrtetė, duke marrė parasysh vetėm etikėn e kėsaj praktike, vihet re se ajo ėshtė shumė e shpėrndarė dhe nė shpėrndarje e sipėr, nė tė gjitha viset e botės.
Lejimi i abortit
Janė tė lejueshme vetėm dy lloje tė abortit, pra pėr “pėrfundimin e shtatzėnisė”. Lloji i parė, i quajtur “indikacione mjekėsore”, pėrfshin rastet kur vazhdimi i shtatzėnisė do ta rrezikonte jetėn e gruas shtatzėnė, apo shėndetin fizik dhe psikik tė saj, apo madje edhe tė fėmijės, nė pėrmasa shumė mė tė mėdha sesa po tė ndėrpritej shtatzėnia. Nė tė pėrfshihen edhe ato raste nė tė cilat ekziston rreziku, qė po tė lindej foshnja do tė kishte anormalitete fizike dhe mentale qė do ta ē’aftėsonin seriozisht. Lloji i dytė i indikacioneve, tė ashtuquajturat “indikacione sociale”, janė mė tė ndėrlikuara dhe ndryshojnė mes kulturave dhe epokave kohore. Disa shembuj janė si shtatzėnitė qė rezultojnė prej marrėdhėnieve jashtėmartesore, prej dhunimeve apo incesteve, shtatzėni tė padėshiruara apo paplanifikuara, shtatzėni nė moshė shumė tė re apo shumė tė vjetėr, pritje e foshnjės sė gjinisė sė “gabuar”, informatė kjo e cila nė ditėt e sotme sigurohet nga teknologjia e zhvilluar. Mund tė themi se janė nė rend tė parė “shkaqet sociale” tė kėtij lloji qė ēojnė prindėrit drejt abortit. Pėrfundimet aktuale tė shtatzėnive janė bėrė gjithashtu pa kujdesin e punėtorėve shėndetėsorė apo nga ndonjė person i pakualifikuar, nė disa raste edhe nga vetė femra shtatzėnė.
Diskutimi
Abortimi ēdoherė ka qenė temė diskutimi nga ana e mjekėve, filozofėve, avokatėve dhe teologėve prej kėndvėshtrimeve tė ndryshme. Njė milion e gjysmė abortime kryhen vetėm nė SHBA pėr ēdo vit, njė e treta e tyre tek adoleshentet ndėrmjet moshės 12 dhe 17-vjeēare. Prandaj, ėshtė vėshtirė tė diskutohet mbi pėrgjegjėsinė morale tė kėtij problemi shoqėror qė ėshtė i pranishėm nė njė masė kaq tė madhe. Anketa e J.Harris e realizuar nė vitin 1991, ka treguar se 81 pėr qind e tė moshuarve nė Angli janė deklaruar nė favor tė sė drejtės sė femrės pėr tė zgjedhur se a do tė aplikojė abort nė tre muajt e parė tė shtatzėnisė. Tipar i rėndėsishėm nė kėtė aspekt nuk ėshtė aq shumė numri i pėrgjithshėm i aborteve, por rritja e numrit tė tyre nė krahasim me vitet e kaluara. Tė dhėnat tregojnė se kėtu kemi tė bėjmė me rritje tė pranueshmėrisė publike tė abortit si mėnyrė normale e jetės. Specialistėt duke komentuar kėtė fakt shprehen se: “Aborti tani ėshtė duke u legalizuar dhe praktikuar edhe mė tepėr pėr shkak se ajo ėshtė ēfarė njerėzit duan, indikacion pėr ndėrhyrje mjekėsore pėr shkatėrrimin e jetės, e panjohur nė etikėn tonė mė parė.”

Pasojat negative qė sjell aborti te femrat

- Gjatė abortit mund tė ndodhė ēarje e mitrės
- Nėse hasen probleme me mitrėn duhet tė ēahet barku
- Nėse je e detyruar mund ta heqėsh fare mitrėn
- Pas aborteve hemorragjitė janė me pėrqindje tė lartė
- Komplikacionet mė tė shpeshta bashkė me hemorragjitė janė infeksionet
- Shpeshherė ėshtė i nevojshėm njė pastrim i dytė
- Aborti ul mundėsinė pėr tė ngelur prapė shtatzėnė
- Mund tė shkaktojė edhe vdekjen e gruas

Tre mendimet qė ekzistojnė pėr abortin
Njerėzit tė cilėt kanė definuar pikėpamjet rreth kėsaj ēėshtjeje, nė pėrgjithėsi marrin njėrėn nga kėto tri pozita: 1) Aborti ėshtė ēdoherė i gabuar dhe nuk duhet lejuar nė asnjė kohė dhe pėr kurrfarė arsye, 2) aborti mund tė aplikohet nė ēdo kohė dhe pėr ēfarėdo arsye, 3) aborti duhet lejuar vetėm deri nė njė stad tė caktuar tė shtatzėnisė, pas tė cilit nuk mund tė lejohet, me pėrjashtim nėn rrethana tė posaēme. Njerėzit e grupit tė parė nuk janė shumė nė numėr. Sipas tyre do tė ishte gabim serioz tė shkatėrrohet qeliza vezė e fekonduar kurdo qoftė, pėr shkak se kjo do tė thotė vrasje e krijesės njerėzore. Pėr ta aborti ėshtė i ndaluar edhe atėherė kur jeta e nėnės ėshtė nė rrezik, apo kur shtatzėnia ėshtė rezultat i ndonjė ngjarjeje tė padėshiruar, si ėshtė dhunimi apo incesti.

Rrethana qė justifikon abortin
Njė rrethanė e veēantė qė justifikon abortin, nga kjo pikėpamje, ėshtė diagnostikimi i anormaliteteve tė rėnda te fetusi. Argumenti ėshtė se ėshtė gabim tė sillen nė botė vuajtje tė cilave mund t’u shmangemi dhe ne jemi moralisht tė obliguar tė pėrfundojmė jetėn e fetuseve me probleme serioze shėndetėsore. Dikush ka shpjeguar se nuk ėshtė e pranueshme ta pranojmė kėtė arsyetim si “nė llogari” tė fetusit. Nė realitet, shmangia e vuajtjeve ėshtė shmangie nė llogari tė nėnės dhe pėrkujdesjeve tė tjerė potencialė. Nė kėto raste prindėrit duhet tė kujdesen pėr atė fėmijė, duke pėrfshirė kėtu dhimbjet dhe mundimet e tij. Specialistėt thonė se aborti nė rrethana tė tilla ėshtė nė tė mirė tė prindėrve, jeta e tė cilėve do tė ishte e vėshtirėsuar me pėrkujdesjen e fėmijės krejtėsisht tė paaftė.

Embrioni tetėmuajsh, aborti
Embrioni qė i ka kaluar tė tetė javėt e para nėse dėmtohet mundet, nė kėtė drejtim, tė konsiderohet ngjashėm si me kufomėn njerėzore. Nė momentin e caktuar asnjėri prej tyre nuk ėshtė qenie humane. Embrioni do tė bėhet ajo, qė trupi i pajetė dikur ka qenė. Prandaj ua kemi borxh respektin qė tė dyve. Nėse e dėmtojmė dhe nėnēmojmė kufomėn, kjo do tė jetė diēka jomorale dhe e turpshme. Njėjtė, nėse e shkatėrrojmė apo i japim fund jetės sė embrionit, kjo nuk ėshtė sulm mbi qenien individuale njerėzore (humane), por mbi qenien edhe mė tej jonjerėzore dhe jodinjitoze. Sidoqoftė, ndonjėherė ėshtė e nevojshme tė ndėrmerret njė veprim i tillė qoftė dhe i pamoralshėm dhe jonjerėzor, qė tė mbulojmė disa veprime tjera mė jonjerėzore dhe mė tė pamoralshme, siē ėshtė dhunimi.

E drejta e fetusit dhe e drejta e nėnės
Njerėzit qė kanė shkruar pėr ēėshtjen e abortit janė koncentruar mė tepėr nė dy ēėshtje: E para, “tė drejtat” e fetusit dhe nėnės, veēanėrisht e drejta e femrės nė trupin e saj; dhe e dyta, ēėshtja e “personalitetit” tė foshnjės sė pa lindur. Judith Jarvis Thompson ėshtė njėra prej atyre qė i drejtohet ēėshtjes nga perspektiva e tė “drejtave” tė fetusit dhe nėnės. Ajo nuk ka vėshtirėsi ta njohė “personalitetin” e fetusit. Ajo thotė se ēdo person ka tė drejtė tė jetojė, pra edhe fetusi ka tė drejtė tė jetojė. Sidoqoftė, ajo beson se nėna ėshtė ajo qė mban tė drejtėn tė vendosė se ēfarė do tė ndodhė nė dhe me trupin e saj. Disa njerėz mendojnė se aborti ėshtė moralisht i justifikueshėm kur shtatzėnia ėshtė rezultat i dhunimit apo incestit, dhe kur janė diagnostikuar anormalitete tė fetusit nė zhvillim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Aborti: Ėshtė vrasje apo shpeshherė, e vetmja zgjidhje
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Shkenca :: Mjekesi-
Kėrce tek: