Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Alkooli dhe duhani, dy vrasėsit e ngadalshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: Alkooli dhe duhani, dy vrasėsit e ngadalshėm   Thu Sep 13, 2007 1:16 am

Kudo qė tė shkojmė, kudo qė tė jemi, duhani ėshtė bėrė pjesėtar pothuajse i pėrhershėm dhe i pranishėm, njė shok i keq, i bezdisshėm, por mbi tė gjitha, i rrezikshėm. Jo rrallė ndodh me ata qė shkojnė nė punė, ta fillojnė ditėn me kafe, cigare dhe njė teke apo dopio pijesh alkoolike. Njerėz tė punėsuar apo jo, tė vjetėr ose tė rinj, mbushin lokalet ndėrkohė qė duhani ėshtė shoqėruesi i pėrhershėm dhe, nė mė tė shumtėn e rasteve edhe alkooli, ku pija e preferuar ėshtė sipas fuqisė sė xhepit, raki, konjak, kampari ose uiski. Dhe, ē‘ėshtė mė e keqe, deri dje kėto dy vese ishin pėrgjithėsisht pronė e meshkujve, por qė pas viteve ’90, pėrdorimi i alkoolit dhe duhanit nga femrat filloi tė rritej nė mėnyrė tė frikshme, sa sot nė Shqipėri ashtu si edhe nė botė statistikat flasin pėr njė barazim tė pėrdorimit midis dy gjinive.
Duhani
Duhani gjatė djegies ēliron 4 000 lėndė, qė nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si pėrgjegjėset kryesore pėr varėsinė nga duhani dhe dėmtimin e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me pėrbėrje benzopireni, kobalti radioaktiv qė janė ndėr shkaktarėt e kancerit tė mushkėrive. Nė qoftė se do tė bėjmė njė listė tė dėmeve qė shkaktohen drejtpėrdrejt nga duhani, influencohen apo rėndohen prej tij, ajo do tė jetė tepėr e gjatė, por le tė pėrqendrohemi mbi dėmet kryesore. Duhani ėshtė pėrgjegjės pėr tė ashtuquajturėn epidemi tė kancerit tė mushkėrisė, sidomos nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė 20-tė, duke ēuar kėtė kancer nė numrin njė tė vdekshmėrisė sė kancerit te meshkujt. Edhe i ashtuquajturi bronkit astmatik, shpeshherė e ka pikėnisjen nga duhani. Te personat qė nuk pinė duhan mushkėria me anė tė sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetėpastrohet gjatė tė gjithė ditės, gjė qė duhanpirėsit nuk munden ta bėjnė kur sistemi i tyre ciliar ka dalė jashtė funksionit dhe mushkėria nuk ėshtė nė gjendje ta nxjerrė gėlbazėn. Janė kėto persona qė sėmuren mė shpesh nga infeksionet pulmonare. Por dėmet mė tė mėdha duhani i shkakton nė sistemin kardiovaskular tė gjakut.
Pirja e duhanit i shkakton dėme edhe aparatit tretės. Kėshtu duhani jep rrezik tė lartė pėr Karcinomėn e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit, ky rrezik rritet ndjeshėm nė raport me popullsinė jo-duhanpirėse. Duhani, duke kontribuar nė vazokonstruksionin (ngushtimin) e enėve tė gjakut tė stomakut rrit pėrqindjen pėr ulēerėn e stomakut, ndėrkohė qė rritet 2.7 herė rreziku pėr kancer stomaku.
Alkooli
Pėrveē duhanit, njė ves tjetėr i dėmshėm ėshtė edhe alkooli. Edhe ky ves ėshtė shkaktar i njė vargu tė gjerė sėmundjesh, duke filluar qė nga aparati tretės, mėlēia, pankreasi e deri nė dėmtime tė pakthyeshme tė sistemit nervor qendror. Nė mėlēi alkooli i konsumuar shkakton dėmtime tė qelizave hepatike, dėmtim qė progreson nė kohė dhe qė varet nga doza e konsumuar pėr ditė dhe nga veēoritė fiziologjike tė individit. Kėshtu ėshtė vėrtetuar se sasi e rrezikshme alkooli ėshtė ajo prej 20-40 gr. alkooli etilik (alkooli qė pėrmbajnė pijet dehėse), ndėrsa pėrdorimi i 100-150 gr. alkool nė ditė, ēon brenda njė periudhe 10-vjeēare nė cerozė.

Disa nga arsyet qė tė shtyjnė drejt duhanit dhe alkoolit:

- Pėr shkak tė nervozitetit
- pėr shkak tė relaksimit
- pėr shkak tė vetmisė
- pėr shkak tė dietės
- pėr fitimin e vetėbesimit
- pėr rritjen e kėnaqėsisė
- pėr zbutjen e mos-kėnaqėsisė
- nga shprehia
- si njė mjet pėr pagjumėsi etj.

Femrat dhe demet qe sjell alkooli
Ėshtė e vėrtetuar shkencėrisht se pėr shkak tė fiziologjisė sė tyre, femrat dėmtohen shumė mė shpejt se meshkujt pėr tė njėjtėn sasi alkooli tė konsumuar. Njerėz qė pinė prej vitesh alkool, qė nuk ndjejnė asgjė, papritur njė ditė gjenden para njė fakti tė hidhur, mėlēia e tyre ka marrė fund, ėshtė kthyer nė njė mėlēi cerotike ose kanė shqetėsime tė lehta qė nuk ia vėnė veshin, por fort mirė ato bėjnė puthjen e parė me vdekjen. Edhe pankreasi pėson dėmtime nga alkooli. Pėrdorimi i zgjatur i alkoolit e dėmton nė mėnyrė kronike pankreasin deri nė atė shkallė sa ai nuk arrin tė sekretojė sasinė e duhur tė enzimave pėr tė kryer tė plotė procesin e tretjes sė ushqimeve. Ėshtė vėrtetuar se konsumimi i 20-50 gr. alkool etilik (rreth 100 ml raki) nė ditė predispozon pėr dėmtime tė sigurta tė pankreasit.

Strategjitė kundėr alkoolit dhe duhanit
Sot bota aplikon lloj-lloj strategjish pėr tė luftuar pėrdorimin e duhanit dhe alkoolit. Shpenzojnė sasi tė mėdha parash pėr reklama kundėr tyre, nxjerrin ligje pėr mospėrdorimin e duhanit nė vende publike apo pėr mospėrdorimin e alkoolit pėrpara moshės 21-vjeē, krijon tė ashtuquajturat Ditė Botėrore Kundra Duhanit, siē ishte ajo e 31 Majit apo organizimi i kurseve kundėr alkoolit etj. Por, ē’ndodh nė tė vėrtetė? Sa mė shumė shpenzohen para nėpėr reklama kundra duhanit, aq mė shumė rritet pėrdorimi i tij. Jo tė pakta janė rastet kur 21-vjeēarėt pėrfundojnė pas hekurave pėr pėrdorimin e alkoolit dhe anėtarėt e tė ashtuquajturave grupe kundra alkoolit, tė cilėt s’janė gjė tjetėr veēse alkoolistė kronikė, qė i kthehen herė pas here zakonit tė vjetėr sepse nuk arrijnė tė heqin dorė prej tij.

Alkooli dhe krijimi i gjendjes sė dehjes
Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e tė dehurit, nė tė cilėn sistemi nervor qendror nuk arrin tė kontrollojė veprimet e vullnetshme apo tė pavullnetshme tė personit nė fjalė. Por dėmi mė i madh vjen nga pėrdorimi afatgjatė. Ėshtė vėrtetuar se pėr ēdo 1 litėr alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, tė parikthyeshme tė trurit. Kėshtu qė pėrdorues kronikė tė alkoolit, me kohė e ēojnė personin drejt demencės (skizofreni, marrėzi), degjenerimit mendor (matufjepsjes) etj. Pra, alkooli dėmton pa pėrjashtim tė gjitha organet e trupit, po ashtu si edhe duhani. Konsumimi pėr njė kohė tė shkurtėr i njė sasie tė madhe pijesh alkoolike rrezikon pėr pankreatit akut qė mund tė ēojė deri nė rrezikimin e jetės sė personit nė fjalė.

Qeveria greke, makineri kardiologjie, dhuratė pėr Shqipėrinė
Nė kuadrin e programit tė ndihmės zhvilluese dhe nė bashkėpunim me organizatėn joqeveritare “Instituti Ndėrballkanik i Asistencės Sociale”, Ministria e Jashtme e Greqisė, i ofron falas Spitalit Ushtarak tė Tiranės njė makineri kardiologjie. Ceremonia e inaugurimit zhvillohet paraditen e sotme, ora 11:00, nė ambientet e Spitalit Ushtarak. Dorėzimin e kėsaj makinerie, nga mė modernet nė fushėn e kardiologjisė, e tipit TRIPLEX, e cila zgjeron mundėsitė e diagnostikimit dhe terapisė kardiologjike, do ta bėjė ambasadori i Greqisė nė Shqipėri, z.Konstandinos Kokosis. Kjo ėshtė njė tjetėr nismė e qeverisė greke si pjesė e tė njėjtit program, pėr trajnimin dhe ushtrimin praktik tė mjekėve dhe personelit spitalor nė Shqipėri, nė pėrdorimin e teknologjive tė reja nė kėtė sektor konkret. Kostoja e pėrgjithshme e kėtij programi kap shifrėn 53 300 euro. Ndėrkohė, kjo makineri inkuadrohet nė pajisjet ekzistuese tė kėtij spitali, gjithashtu do tė krijojė mundėsinė qė tė rritet numri i pacienteve pėr trajtim nė Spitalin Ushtarak.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Alkooli dhe duhani, dy vrasėsit e ngadalshėm
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Shkenca :: Mjekesi-
Kėrce tek: