Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fillimet e shkrimit shqip

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Fillimet e shkrimit shqip Empty
MesazhTitulli: Fillimet e shkrimit shqip   Fillimet e shkrimit shqip Icon_minitimeTue Sep 04, 2007 11:41 am

Krahasuar me gjuhėt e tjera kombėtare tė Evropės, shqipja nuk gėzon traditė letrare tė gjatė. Nė fakt, shqipja ėshtė gjuha kombėtare e fundit nė Evropė qė ėshtė dokumentuar. Kjo rrethanė ėshtė sidomos pėr tė ardhur keq jo vetėm nga pikėpamja letrare (ndonėse dihet qė kemi disa dokumente tė shkruara nė latinishte pėr shqiptarėt), por edhe nga ajo gjuhėsore, d.m.th. nuk ka gjurmė tė rėndėsishme tė gjuhės shqipe qė tė datojnė para shekullit tė pesėmbėdhjetė. Fillimet e letėrsisė shqiptare, ose pėr tė folur mė saktė pėr kėtė periudhė - tė shkrimit shqip, janė tė rralla dhe disi tė errėta.

Fillimi i shekullit tė pesėmbėdhjetė na vė pėrpara njė tekst kureshtar qė mund tė pėrbėjė pikėnisjen pėr shkrimin shqip. Ky ėshtė i ashtuquajturi teksti Bellifortis(9), qė ruhet nė Muzeun Konde (Musée Condé) nė Shato dė Shantiji (Chāteau de Chantilly) nė veri tė Parisit. I datuar 1405, ai pėrbėn njė shtojcė prej 29 rreshtash ndaj tė ashtuquajturit dorėshkrimi Bellifortis (ms.348/663, fol.153v), njė traktat i njohur mesjetar, nė pjesėn mė tė madhe nė latinishte, mbi armėt dhe fortifikimet ushtarake, nga pirotekniku gjerman Konrad Kyezer (Conrad Kyeser, 1366-1405). Kjo shtojcė, qė nuk ka lidhje aspak me pjesėn tjetėr tė dorėshkrimit Bellifortis, ėshtė njė tekst misterioz qė merret me ritet e pagėzimit, ku bėn pjesė edhe njėfarė ceremonie e pjekurisė seksuale. Tetė rreshtat, ndoshta nė shqipen e hershme, janė ndėrfutur nė tekstin latin. Teksti i pėrkthyer ėshtė:

"Kjo ėshtė bukuria e tė dymbėdhjetė shenjave tė ndritshme. Djali i virgjėr duhet

__________________________________________________ _______________

8 kr. Cosenza 1962, Prenushi 1981, f. 131-148, dhe Shuteriqi 1987, f. 40-72.

9 kr. Elsie 1986b, 1997b.
__________________________________________________ _______________


pagėzuar nė njė ditė me diell nė orėt e para tė mėngjesit, duke e mbajtur atė gjėnė e rrumbullakėt me dorėn e majtė tė trupit [tė tij] joharmonik. Kurse me dorėn e djathtė tė ngritur lart ai duhet tė mbajė njė pishtar, duke shqiptuar dymbėdhjetė herė atė qė ėshtė perifrazuar. Pas njė pauze, vjen ajo qė kėrkohet, e pėrshkruar mė parė. Vjen e provohet ajo punė e hollė. Ai qė e kupton, e di se ē'ėshtė kjo punė. Mjafton njė shprehje e thjeshtė. I lidhshin e i bashkofshin dymbėdhjetė majat e qiellit me gjithė virtytet qė kanė brenda gjėrat e paracaktuara

due racha yze inbeme zabel chmielfet dayce dayci dayze yan yon yan.

Thuaji djalit [nė] veshin e djathtė "ragam", kurse [nė] tė majtin "echem" aq herė sa lypset pėrsėritur, derisa tė plotėsoni normėn e trupit joharmonik. Pastaj, profetėt Enoh dhe Elias dhe klerikėt e lartė tė ftuar do tė lidhin bashkė gjėrat e paracaktuara.

ragam ragma mathy zagma concuti perbra ista aus auskar auskary ausckarye zyma bomchity wasram electen eleat adolecten zor dorchedine zebestmus lisne zehanar zehanara zensa echem biliat adolecten zeth dorchene zehat stochis lisne zehanar zehanara zehayssa.

Atė gjėnė e mprehur e tė fortė sipėr duhet ta mbėshtjellėsh me dyllė tė paprekur dhe po ashtu gishtin e madh tė kthetrės sė djathtė tė djalit. Gjithashtu, ajo gjėja e rrumbullaktė duhet tė mbahet si mė lart nė dorėn e djathtė, dhe nėse ngrihet e rėndohet mė shumė, mund tė mbahet kėshtu edhe me dorėn e majtė. Rrjedhtė e kaloftė ajo vala me tė cilėn do tė plotėsosh atė qė kėrkohet. Pėr hir tė Zotit."

Pjesėt e paqarta tė tekstit Bellifortis pėrmbajnė namatisje e formula magjike me pėrsėritje dhe shndėrrime fjalėsh, pa dyshim pėr arsye tabush, dhe kėsisoj nuk janė menjėherė tė pėrkthyeshme. Me njė shqyrtim mė tė imtė, pėr shembull, mund tė shihet se dy rreshtat e fundit duket se pėrsėrisin dy rreshtat para tyre. Qoftė edhe nė kėtė formė tė gjymtuar, shumė elemente tė tekstit jo rastėsisht tė kujtojnė shqipen. Mister ėshtė nė njė farė mėnyre edhe origjina e tekstit Bellifortis. Si ka pėrfunduar mė i hershmi dokument i shkruar i shqipes, po t'i quajmė kėshtu, nė njė dorėshkrim pėr punimet xhenjere e fortifikuese nė ushtri nė Chāteau de Chantilly? Dihet se Karli Anzhuin zbriti nė Vlorė mė 1269 dhe tre vjet mė vonė e shpalli veten rex Albaniae. Sundimi anzhuin nė Shqipėri zgjati deri nė mesin e shekullit tė katėrmbėdhjetė dhe pėrfundoi nė kthimin e disa viseve tė Shqipėrisė veriore nė katolicizėm. Disa nga kėta katolikė, ose tė paktėn disa klerikė frėngj me njė farė njohjeje tė shqipes, duhet tė kenė ikur nga vendi e tė kenė vajtur nė Itali dhe Francė kur
u larguan frankėt. Prandaj ėshtė fort bindėse qė folės tė shqipes tė gjendeshin nė Francėn e shekullit tė katėrmbėdhjetė e tė pesėmbėdhjetė, ku ėshtė ruajtur ky tekst.

Teksti i kuptueshėm mė i lashtė nė gjuhėn shqipe ėshtė njė formulė pagėzimi qė mban datėn 1462 e qė thotė: Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit (Unė tė pagėzoj nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit tė Shenjtė). Autori i kėsaj formule ishte Pal Engjėlli (lat. Paulus Angelus, rreth 1417-1470), argjipeshkėv i Durrėsit dhe mik i ngushtė e kėshilltar i Skėnderbeut. Kėtė pėrkthim nė shqipe tė formulės sė pagėzimit, e cila nevojitej shumė pėr kthimin nė fenė katolike tė atyre qė nuk flisnin latinisht, Engjėlli e pėrfshiu nė njė letėr pastorale me rastin e njė sinodi tė mbajtur nė kishėn e Trinisė sė Shenjtė nė Mat mė 8 nėntor 1462. Teksti u zbulua nė Bibliotekėn Laurentiane(10) nė Firence nga dijetari rumun Nicolae Iorga

__________________________________________________ _______________

10 Dorėshkrim Ashburnham numėr 1167.
__________________________________________________ _______________

(1871-1940) dhe u botua prej tij mė 1915(11).

Njėzetenjė vjet mė pas, mė 1483, ndeshemi me njė fjali nė gjuhėn shqipe (ēka ėshtė njėherazi edhe mallkimi i parė) nė njė pjesė teatrale tė kohės sė Rilindjes evropiane me titullin Epirota(12). Nė kėtė komedi nė stilin e Plautit, tė shkruar latinisht nga Thoma Mediusi (ital. Tommaso de Mezzo), bashkėkohės dhe i njohur i Xhovani Piko dela Mirandola (Giovanni Pico della Mirandola, 1463-1494), njė kėngėtar epirot (d.m.th. shqiptar) me emrin Damasken shan njė hanxhi qė nuk ia pėlqen kėngėt, duke e mallkuar nė gjuhėn e vet me fjalėt Dramburi te clofto goglie (T'u dridhtė goja). Ky mallkim ėshtė nė gjuhėn shqipe dhe u ngjan shumė sharjeve qė pėrdoren edhe sot, "T'u mbylltė goja", "T'u thaftė gjuha" etj., d.m.th. "Humbsh zėrin pėr tė keqen tėnde". Pjesa teatrale u botua nė Venedik mė 1483, ndėrsa kjo frazė njihej se ishte nė gjuhėn shqipe dhe u botua vetėm mė 1972(13).

Njė dokument tjetėr e mė i rėndėsishėm i shqipes sė hershme ėshtė i ashtuquajturi Ungjilli i Pashkėve ose Perikopeja(14), pesėmbėdhjetė rreshta nė shkronja greke, tė pėrkthyera nga Ungjilli i Shėn Mateut (27: 62-66). Ai u zbulua nga historiani grek Spiridon Lampros (1851-1919) mė 1906 nė njė dorėshkrim greqisht(15) tė ruajtur nė Bibliotekėn Ambroziane nė Milano. Teksti, autori i tė cilit nuk dihet, ėshtė nė dialektin toskė, ndonėse jo i pėrkthyer mirė. Pėr moshėn e tij vlerėsimet shkojnė nga shekulli i katėrmbėdhjetė nė shekullin e tetėmbėdhjetė. Njė analizė paleografike e tekstit e pėrcakton si shkrim tė kohės nga shekulli i pesėmbėdhjetė nė shekullin e gjashtėmbėdhjetė.

Shekulli i pesėmbėdhjetė mbyllet me njė tjetėr tekst shqip (1497) qė ruhet jashtė, kėsaj radhe nė Gjermani. Ėshtė fjalori shqip i Arnold fon Harfit(16) (Arnold von Harff, rreth 1471-1505), njė kalorės gjerman, udhėtar dhe shkrimtar, i lindur nė njė familje fisnikėsh nė Rinin e poshtėm (nė Harff mbi lumin Erft, nė veriperėndim tė Kėlnit). Nė vjeshtėn e vitit 1496, fon Harfi u nis pėr njė udhėtim, me sa duket njė pelegrinazh nė Tokėn e Shenjtė, ēka e shpuri nė Itali, nėpėr bregdetin shqiptar, nė Greqi, Egjipt, Arabi, Palestinė, Azi tė Vogėl, dhe pastaj nė kthim nėpėr Evropėn qendrore nė Francė e nė Spanjė. Ai u kthye nė Kėln nė vjeshtė tė vitit 1498 ose 1499 dhe vdiq mė 1505. Gjatė udhėtimeve, fon Harfi mblodhi materiale mbi gjuhėt qė ndeshi nė vende tė ndryshme. Nė njė ndalesė nė portin e Durrėsit nė pranverėn e vitit 1497, kur po lundronte me anije tregtare me vela nga Venediku nė Aleksandri, ai shėnoi njėzetegjashtė fjalė, tetė fraza dhe dymbėdhjetė numra nė shqipe, tė cilat i hodhi bashkė me pėrkthimin gjermanisht nė ditarin e tij tė udhėtimit. Pėrshkrimet e kėtij udhėtimi u botuan mė 1860(17), dhe konsiderohen si shembujt mė tė mirė tė kėsaj gjinie, aq shumė tė pėrhapur nė fund tė periudhės sė mesjetės. Gjatė udhėtimeve fon Harfi tregoi njė interesim tė vazhdueshėm pėr gjuhėt dhe zakonet e huaja, duke dhėnė, pėrveē materialit nė shqipe, edhe fjalorė tė shkurtėr me fjalė e shprehje nė gjuhėt kroate, greke, arabe, hebraishte, turke, hungareze, baske dhe bretone. Kėto

__________________________________________________ _________________

11 kr. Iorga 1915, f. 194-197.

12 kr. Medius 1516.

13 kr. Braun & Camaj 1972.

14 kr. Borgia 1930.


1906.

15 Codex 133, f. 63. Martini-Bassi Catalogus Codicum Graecorum. kr. Lampros


16 kr. Elsie 1984.

17 kr. Groote 1860.
__________________________________________________ _________________


pėrbėjnė atė qė mund tė quhej fjalor xhepi pėr udhėtarė, qė zakonisht pėrfshijnė terma ushqimorė, shtėpiakė e tė udhėtimit, si dhe fraza tė nevojshme si: "Mirėmėngjesi", "Sa kushton kjo", apo "Grua, a mund tė flemė bashkė sonte?" Kjo pyetje e fundit, pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr, mungon nė fjalorin shqip. Me tė mbėrritur nė Durrės, fon Harfi shkruan:

"Nga Ulqini nė Durrės lundruam me njė erė shumė tė fortė. Ky ėshtė njė qytet i madh i rrėnuar nga turqit, e qė tani ėshtė nėn sundimin e Venedikut. Ky qytet shtrihet nė Shqipėri, ku banorėt kanė edhe gjuhėn e tyre, e cila nuk mund tė shkruhet mirė, meqė nė kėtė vend ata nuk kanė alfabetin e vet. Kam hedhur nė letėr disa fjalė tė kėsaj gjuhe shqipe, tė cilat po i jap mė poshtė me alfabetin tonė:

1. boicke bukė
2. vene verė
3. oie ujė
4. mische mish
5. jat djathė
6. foeije vezė
7. oitter uthull
8. poylle njė pulė
9. pyske peshk
10.krup kripė
11.myr mirė
12.kyckge keq
13.megaruneto(18) ha
14.pijneto pi
15.tauernea tavernė
16.geneyrea(19) burrė
17.growaa grua
18.denarye parą
19.sto(20) po
20.jae jo
21.criste zot
22.dreckthe dreq
23.kijrija qiri
24.kale njė kalė
25.elbe elb
26.fijetto fle
27.mirenestrasse mirėmėngjes
28.myreprama mirėmbrėma
29.meretzewen(21) mirėdita


__________________________________________________ _________________
18 mė saktė 'me ngrėnė'.

19 mė saktė 'njė njeri'.

20 mė saktė 'ashtu'.

21 mė saktė 'mirė se vjen'.
__________________________________________________ _________________

30. ake ja kasse zet ve(22) ēfarė ke qė mė pėlqen
31. kess felgen gjo kaffs(23) sa bėn
32. do daple do ta ble
33. laff ne kammijss(24) laj kėmishėn time
34. ne kaffs(25) si quhet
35. nea njė
36. dua dy
37. trij tre
38. quater katėr
39. pessa pesė
40. jast gjashtė
41. statte shtatė
42. tette tetė
43. nante nėntė
44. dieta dhjetė
45. nijtgint njėqind
46. nemijgo njėmijė"


Fon Harfi pėrdori mbi shqipen drejtshkrimin e tij gjerman, i cili natyrisht nuk mund tė mbante parasysh e tė respektonte fonemat e shqipes qė ndryshojnė nga ato tė gjermanishtes. Megjithatė, transkriptimi i shqipes(26) prej tij nuk ėshtė mė i keq se ai i teksteve tė tjerė tė periudhės, dhe fjalori i tij i xhepit mund tė pėrdoret nga tė huajt deri diku edhe sot.

__________________________________________________ _________________


22 mė saktė 'a ke gjėkafshė tė re'.

23 mė saktė 'qysh vlen kjo kafshė'.

24 mė saktė 'laj njė kėmishė'.

25 ne kaffs ėshtė keqkuptuar nga fon Harfi. Fjalė pėr fjalė, dhe mė saktė, ajo do tė thotė 'njė kafshė' ose 'njė gjė'. Pėr kėtė le tė mendojmė udhėtarin e Mesjetės qė vjen nė Shqipėri dhe kėrkon pėrkthimin e pyetjes 'si quhet?', dhe nė vend qė tė marrė pėrkthimin i jepet njė pėrgjigje pėr emrin nė shqip tė sendit qė rastėsisht ai mund tė ketė treguar me gisht. Kėshtu qė fon Harfi ka identifikuar pėrkthimin e pyetjes qė kėrkonte me fjalėt shqip tė pėrgjigjes.

26 kr. Hetzer 1981c.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Fillimet e shkrimit shqip
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Windows XP ne Shqip

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Bota shqiptare :: Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: