Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Paniku, ankthi dhe emocionet, si dallohen

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Paniku, ankthi dhe emocionet, si dallohen Empty
MesazhTitulli: Paniku, ankthi dhe emocionet, si dallohen   Paniku, ankthi dhe emocionet, si dallohen Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 1:19 am

Paniku karakterizohet si njė episod alarmi/frike/paniku i cili fillon menjėherė dhe mund tė zgjasė reth gjysmė ore. Kur njeriu ėshtė nė kėtė fazė mund tė shfaqė dridhje tė trupit tė pakontrollueshme, marrje fryme, rrahjet e zemrės shpejtohen, djersitet, i merren mendtė dhe po ashtu mund tė ketė ndjesi shtrėngese nė fyt apo nė kraharor.

Kjo sėmundje ndryshon pak nga format e tjera tė krizave tė anktheve (anxiety attacks) sepse zakonisht ataket e panikut kanė fillim tė menjėhershėm, tė paprovokuar nga ndonjė stimul i jashtėm dhe e kthejnė individin krejt tė pamundur nga ana fizike. Gjithashtu, simptomat mendore/emocionale i influencojnė pozitivisht simptomat fizike dhe anasjelltas, duke krijuar nje rutinė ciklike. Zakonisht ata qė kanė pėrjetuar njė sulm paniku nė jetėn e tyre ka shumė mundėsi ta pėrjetojnė pėrsėri. Kur simptomat dhe episodet janė kronike atėherė diagnoza kthehet nė sėmundje paniku (panic disorder). Krizat e panikut janė ndarė nė tre kategori:
1- Krizė paniku spontane: Kriza vjen pa asnjė shenjė paralajmeruese, ditėn apo natėn. Nuk ka tė bėjė me aktivitetet qė njeriu ėshtė duke bėrė nė atė moment (mund tė jetė edhe duke fjetur). Nuk ka tė bėjė me ndonjė provokim tė jashtėm apo me ndonjė stimul specifik.
2- Kriza specifike paniku: Kėto kriza provokohen nga ndonjė nxitje (stimulus) i frikshėm apo traumatik. Pėr shembull, njerėzit qė kanė frikė tė gjenden nė mes tė njė grumbulli tė madh njerėzish apo kur njeriu viziton vende traumatike apo kujton situata trauamtike tė sė kaluarės.
3-Kriza paniku tė predispozuara nga situata tė jashtme: Krizat mund tė fillojnė nė disa situata apo ambiente tė caktuara por jo ēdo herė qė gjenden nė ato situata apo ambiente. Pėr shembull, dikush mund tė kėtė njė krizė paniku kur ėshtė duke ngarė makinėn, edhe pse nuk kanė ndonjė frikė apo ankth nga kjo situatė. Gjithashtu, jo ēdo herė qė vizitohen kėto ambiente fillojnė krizat. Shumė njerėz qė vuajnė nga krizat e panikut tregojnė njė frikė tė papėrmbajtshme sikur do vdesin ose njė ndjesi ēmendurie. Zakonisht, kur njeriu fillon tė ndiejė shenjat e para tė panikut (kur nuk ėshtė spontan), i erren sytė dhe nuk kontrollon gjymtyrėt (kėmbėt) dhe bie pėrtokė. Shumė hėrė vijnė nė vete kur trajtohen nė urgjencė.
Ankthi
Reth 2 % e popullatės kanė perjetuar njė lloj forme tė krizės sė panikut. Njerėzit me frikė/ankthe tė ndyshme (psh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), pėrjetojnė mė shumė kriza paniku, sidomos kur vijnė nė kontakt me stimulin (nxitjen) e frikės. Kriza tė tilla kalojnė shpejt kur stimuli i frikės hiqet apo largohet nga pacienti. Kur krizat bėhen kronike, simptomat bėhen mė tė rėnda dhe si rrjedhim dobėsojnė jashtėzakonisht shumė sistemin nervor pėr disa ditė. Krizat e panikut zakonisht shfaqen nė moshė tė re (20-tat) dhe femrat janė 2 herė mė tepėr nė rrezik pėr tė shfaqur kriza paniku sesa meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatėrrohen me atak zemre gjė qė ndikon negativisht nė vetė diagnozėn e krizės.

Shqetėsimet

1- Kur njė person provon prishje tė theksuar tė humorit dhe tė ekuilibrit emocional atėherė mund tė thuhet se ai person ka ērregullime tė gjendjes shpirtėrore.
2- Kur emocionet qėndrojnė nė njė pikė tė ulėt gjatė gjithė kohės dhe ne humbasim interesin pėr jetėn,kjo do tė thotė se po kalojmė njė gjendje depresioni
3- Depresioni madhor karakterizohet nga njė gjendje e rėnė shpirtėrore dhe trishtim qė shoqėrohet me ndjenjėn e fajit dhe tė qenit i pavlefshėm.
4- Njerėzit kalojnė nė gjendje depresive kur ata kanė probleme nė punė, probleme bashkėshortore, ose kur ndjehen tė pazotė pėr diēka qė duan tė bėjnė.
5- Shenjė e depresionit mund tė jetė edhe prishja e gjumit,rėnia nė peshė, kėputja, ndjenja e fajit tė kotė.

Adrenalina, pėrgjegjėse pėr ankthin
Njė sėmundje fizike e quajtur hypoglycemia ėshtė gjendur tė jetė shkaktare pėr kriza paniku. Ata qė vuajnė nga hypoglycemia kanė receptorė defektive pėr substancėn insulinė, gjė qė nuk lejon kalimin e suksesshėm tė sheqerit nė membranėn e qelizave. Kur niveli i sheqerit nė gjak ulet shumė, truri dėrgon sinjale alarmi nė qendrat hormonale duke i sinjalizuar tė prodhojnė adrenalinė, e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr krizat e panikut. Tre janė format e shfaqjes sė panikut tek tė gjithė njerzit. Nėse keni pėrjetuar njė formė, nuk ėshtė e thėnė tė mos pėrjetoni edhe tė tjerat, nė tė treja rastet sipmtomat janė tė kundėrta.

Emocionet, shkaktarė tė sėmundjeve
Mjekėt e vjetėr kinezė mjaft mirė e kanė ditur se emocionet luajnė role tė rėndėsishme nė organizmin e njeriut. Ato janė nė gjendje tėė shkaktojnė sėmundje tė llojllojshme, madje edhe te njerėzit shumė tė fortė. Mjafton qė tė godasin nė vendet mė tė ndjeshme tė organizmit dhe sėmundja fillon tė marrė hove. Tė gjitha sėmundjet e shkaktuara prej gjendjes psikike apo ērregullimit tė saj nė mjekėsi quhen sėmundje psikosomatike. Kėto sėmundje shfaqen nė relacionin shpirt - trup. Dy herė mė tė prekura nga krizat e panikut janė femrat, krahasuar me meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatėrrohen me atak zemre gjė qė ndikon negativisht nė vetė diagnozėn e krizės. Ndėrkohė qė 5 kėshilla japin specialistėt, me anė tė sė cilave mund tė kuptosh nėse bėhet fjalė pėr panik, depresion apo emocione. Tė gjitha simptomat ndryshojnė nga njėra-tjetra.

Syri I majtė, kupton emocionet
Syri i majtė ka mė shumė kapacitet, nė krahasim me syrin e djathtė, qė tė kuptojė emocionet e atyre qė na shikojnė. Kjo gjė e veēantė e syrit tė majtė u konstatua nga njė studim i American Academy of Neurology. Syri i majtė ėshtė i lidhur me “qendrėn e emocioneve” tė sistemit nervor, pra me anėn e djathtė tė trurit,dhe kjo e lejon tė dallojė tipin e emocioneve tė atyre qė kemi pėrballė duke vėzhguar fytyrėn e tyre. Dy pėr qinde popullatės kanė pėrjetuar njė lloj forme tė krizės sė panikut. Njerėzit me frikė/ankthe tė ndyshme (psh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), pėrjetojnė mė shumė kriza paniku. Rreth 20 vjeē ėshtė mosha kur nisin tė shfaqen krizat e panikut. Kur krizat bėhen kronike, simptomat bėhen mė tė rėnda dhe si rrjedhim dobėsojnė jashtėzakonisht shumė sistemin nervor pėr disa ditė.

Krizat e panikut tė trashėgueshme
Ka evidencė qė krizat e panikut trashėgohen (shkaqe gjenetike), por gjithashtu kjo sėmundje mund tė manifestohet edhe te njėrėz pa histori familjare tė tillė. Shkaqe tė tjera pėrfshijnė strese tė ndryshme, mėnyra mendimi fataliste (njerėzit qė bėhen shumė merak pėr gjėra tė ndryshme, sėmundje trupore dhe gjithashtu disa ilaēe. Shkaqet ekzakte tė krizave tė panikut ende nuk dihen, por nė studime me kafshėt janė identifikuar disa pjesė tė trurit tė cilat bėhen shumė aktive gjatė krizave tė panikut. Pėr ata qė marin trajtim nė fazat e para tė shfaqjes sė sėmundjes, shumica kurohen krejt duke mos pasur asnjė efekt negativ pasi mbarohet kurimi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Paniku, ankthi dhe emocionet, si dallohen
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Shkenca :: Mjekesi-
Kėrce tek: