Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Inflamacioni i kyēeve, shfaqja dhe simptomat

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Inflamacioni i kyēeve, shfaqja dhe simptomat Empty
MesazhTitulli: Inflamacioni i kyēeve, shfaqja dhe simptomat   Inflamacioni i kyēeve, shfaqja dhe simptomat Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 1:20 am

Infeksionet bakteriale janė ndėr shkaqet kryesore tė shfaqjes sė artritit infeksioz. Mikrobet patogjenė, nėpėrmjet gjakut dhe sistemit limfatik zhvendosen nė kyēe dhe ndikojnė nė shfaqjen e sėmundjes.

Kontingjenti mė i predispozuar pėr t'u prekur prej saj janė fėmijėt dhe ata qė preken shpesh nga anginat (bajamet). Pas studimeve tė bėra mjekėt dhe studiuesit shpjegojnė mėnyrėn se si shfaqet dhe si mund tė parandalohet kjo sėmundje.
Ēfarė ėshtė artriti infeksioz?
Artriti infeksioz ėshtė inflamacion i kyēeve, i shkaktuar nga faktorė tė ndryshėm, ku mė tė shpeshtė janė infeksionet virale dhe bakteriale, kryesisht me origjinė nga fyti: streptoksike, stafilokoksike, gjendjet gripale, por dhe traumat, tuberkulozi, etj. Kyēet qė preken mė tepėr?
Ky tip artriti pėr vetė natyrėn e shkaktarėve mund tė prekė njėlloj tė gjitha artikulacionet e trupit.
Mė tė predispozuarit pėr t'u prekur nga ky lloj artriti?
Meqenėse nė shumicėn e rasteve, shkak pėr shfaqjen e kėtij tip artriti bėhen infeksionet nga mikrobet dhe ato virale, kontingjent rreziku pėr t'u prekur nga artriti bėhen personat qė kalojnė shpesh angina dhe ata qė kanė rezistencė tė ulėt imunitare. Natyrisht edhe ata qė pėsojnė trauma dhe qė vuajnė nga tuberkulozi. Pėrsa i pėrket grupmoshave, mė tė rrezikuar janė moshat e vogla, por nuk pėrjashtohen edhe tė rriturit.
Bajamet shkaktari numėr 1 nė shfaqjen e sėmundjes
Ndėr shkaktarėt mė tė shpeshtė tė artritit infeksioz janė tonsilitet kronike. Prania e mikrobit, zakonisht streptokokut dhe stafilokokut, nė organizėm bėn qė personat qė vuajnė shpesh nga bajamet tė jenė kontingjent rreziku pėr shfaqjen e artritit infeksioz. Kjo ndodh pėr faktin e thjeshtė qė mikrobi kur gjen terren zhvendoset nė artikulacione, duke krijuar inflamacion tė tyre.
Komplikacionet qė mund tė shfaqen nėse sėmundja nuk trajtohet si duhet?
Nėse sėmundja nuk trajtohet si duhet ose mjekimi i saj nuk realizohet nė kohė, mund tė ndodhė qė infeksioni qė ndodhet nė kyē, nėpėrmjet gjakut dhe sistemit limfatik tė zhvendoset nė zemėr dhe tė shfaqė komplikacione tė rėnda, qė shpesh ēojnė deri nė paralizim tė pacientit.
Diagnostikimi
Artritet infeksiozė tė thjeshtė nėse trajtohen nė kohė kurohen mjaft mirė dhe janė plotėsisht tė shėrueshėm. Ndėrsa rastet qė shfaqin komplikacione kėrkojnė trajtim mė tė gjatė dhe sipas pasojave qė shfaqin.
Periudhat e shfaqjes se kėtij lloj artriti
Ky lloj artriti mund tė shfaqet gati nė tė gjitha periudhat e vitit, dhe pėr vetė veēoritė klimaterike qė stinėt shfaqin, mund tė ndikojnė nė favorizimin e shfaqjes sė rasteve tė artriteve infeksiozė.
Kurimi
Nė pėrgjithėsi pėr trajtimin e kėtij lloj artriti pėrdoren antibiotikė me doza sulmi. Mjekimi me to zgjat pėr 10 ditė dhe si shoqėrues rekomandohen antiinflamatorėt. Njėkohėsisht tė sėmurit i rekomandohet tė qėndrojė shtrirė, nė ambiente tė ngrohta dhe tė shmangė korrentet e ajrit.
Parandalimi
Duke qenė se kjo ėshtė njė sėmundje qė ka si origjinė njė sėrė faktorėsh edhe parandalimi i saj do tė pėrfshijė njė sėrė masash tė pėrgjithshme. Kėshtu kėshillohet tė tregohet kujdes pėr t'u mbrojtur nga tonsilitet (bajamet) dhe infeksionet e tjera me natyrė virale. Kjo bėhet duke forcuar sistemin imunitar, shmangien e korrenteve tė ajrit, duhet treguar kujdes nė veshje, etj. Njė rekomandim tė veēantė qė u jepet kėtyre personave ėshtė bėrja e kulturės sė fytit, e cila do tė ndihmojė nė eliminimin e mikrobeve patogjenė, qė janė dhe origjinė e kėsaj sėmundjeje.

Shenjat

Shenjat dhe simptomat e shfaqjes se artritit reumatoid:

1- Ėshtė simetrik, prek gjunjėt, kėmbėt, kyēet

2- Simptomat janė mė tė forta nė mėngjes. Pacientja ose pacienti e ka tė vėshtirė tė lahet, vishet apo tė krihet nė mėngjes.

3- Shoqėrohet edhe me sinusit

4- Anemi

5- Xhunga nėn lėkurė

6- Kur sėmundja pėrparon shkakton shformime karakteristike tė gjymtyrėve: gishtėrinjtė e duarve zhvendosen lateralisht pėr nga ulna, gishtėrinjtė pėsojnė kontrakturė, etj.

7- Pėrparimi shoqėrohet dhe me shkatėrrim tė kėrcit tė kyēeve dhe me ankilozė tė kockave.

.....

Shfaqjet e Artritit reumatoid
Artriti reumatoid ėshtė njė nga sėmundjet inflamatore tė ashtuquajtura "sėmundje tė indit lidhor". Kjo ėshtė njė sėmundje kronike qė shoqėrohet me inflamacion tė membranave sinoviale dhe formim tė tė ashtuquajturit "pannus". Shkaku i shfaqjes sė artritit reumatoid nuk dihet. Kjo sėmundje prek femrat 3 herė mė shpesh se meshkujt. Mosha e prekur zakonisht ėshtė 20-40 vjeē. Shpesh pacientėt e diagnostikuar kanė antigenin HLA-DR4. 50-75% e pacientėve me diagnozėn e artritit reumatoid "shėrohen" brenda dy vjetėsh. Kėta pacientė zakonisht nuk kanė faktor reumatoid, dhe kanė funksion tė mirė tė kyēeve. Pacientėve qė vijojnė tė kenė simptomat e artritit reumatoid edhe pas 2 vjetėve, u shkurtohet jeta mesatarisht me 10-15 vjet. Kėta pacientė duhen trajtuar nė mėnyrė mė agresive.

shfaqja ė Artritit psoriatik
Psoriaza njihet mė mirė si sėmundje e lėkurės, e cila karakterizohet nga infiltrimi limfocitar i lėkurės, trashja e shtresės skuamoze tė epidermės, akantoza, etj. 10% e atyre qė kanė psoriazė preken nga artriti psoriatik. Artriti psoriatik ėshtė njė nga artropatitė e quajtura seronegative. Shenjat dhe simptomat mė tė dukshme vihen re te sipėrfaqja e thonjve, e cila nuk ėshtė e lėmuar, por ka gropėza, vijėzime, etj. Trajtimi i psoriazės bėhet me pomada me blozė, rreze ultraviolet, etj. Pėr artriti psoriatik mund tė pėrdoren edhe kripėrat e arit, penicilamina, etj. E ngrohta ose e ftohta ndihmon duke pakėsuar dhimbjen. Kur sėmundja ėshtė e pėrparuar, nė grafi shihen erozione tė kyēeve, ngushtim i hapėsirės midis kockave, etj. Diagnoza vendoset klinikisht.

ku shfaqen gungat reumatoide
Dhimbjet nėpėr kyēe qė ndihen gjatė lėvizjes janė simptomat tipike tė artritit reumatik. Kyēet enjten, dhembin dhe nė rastin e pėrparimit tė sėmundjes bėhen tė nxehta. Mė e zakonshmja ėshtė qė kyēet preken po aq shumė nė tė dyja anėt e trupit. Njė simptomė mund tė jenė gungat reumatike qė krijohen aty ku ka shtypje ndaj lėkurės. Kjo sėmundje mund tė ndryshojė shumė midis njerėzve tė ndryshėm. Pėrveē se shqetėsime nė kyēe, deje dhe muskuj, njerėzit me artritin reumatik mund tė kenė edhe simptoma tė tjera si gunga reumatoide nė nėnlėkurė. Ato shfaqen nė vende tė tilla nė trup ku ushtrohet shumė shtypje ndaj lėkurės, si pėr shembull tek bėrrylat apo nė gishtėrinj. Mė i rrallė ėshtė malcimi nė pleurė, cipėn e zemrės apo nė sy.

Shkaqet e artritit reumatoid
Studiuesit nuk kanė arritur akoma tė sqarojnė shkaqet qė ēojnė nė artritin reumatik. Me sa duket ka shumė faktorė qė marrin pjesė. Ėshtė konstatuar se ka disa prirje tė trashėgueshme qė pėrbėjnė njė rrezik mė tė madh pėr t'u kapur nga artriti reumatik. Rreziku pėr t'u kapur nga njė variant mė i rėndė i sėmundjes mund tė jetė gjithashtu i trashėgueshėm. Tek dikush qė ka prirje pėr t'u kapur nga kjo sėmundje mundet qė disa lloj infektimesh tė bėjnė qė ajo tė shpėrthejė. Faktorėt hormonalė, por edhe tuhatja mund tė ndikojnė nė tė. Pezmatimi reumatik i nyjeve trupore, kyēeve, ose ndryshe artriti reumatik ėshtė njė sėmundje malcuese qė shpesh nis nė nyjet e vogla, nė duar dhe kėmbė. Malcimi ēon nė mpirje nė kyēe, sidomos kur njeriu ēohet nė mėngjes apo ka qėndruar nė vend pėr njė kohė tė gjatė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Inflamacioni i kyēeve, shfaqja dhe simptomat
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Shkenca :: Mjekesi-
Kėrce tek: