Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 “Gėnjeshtrat” qė transmeton pornografia. Efektet e saj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

MesazhTitulli: “Gėnjeshtrat” qė transmeton pornografia. Efektet e saj   Thu Sep 13, 2007 1:37 am

Nuk mund ta mėsosh tė vėrtetėn pėr seksin nga pornografia. Ajo nuk interesohet pėr tė vėrtetėn. Pornografia nuk ėshtė bėrė pėr tė edukuar, por pėr tė shitur. Prandaj, pornografia thotė ēdo gėnjeshtėr qė tėrheq dhe mban audiencėn. Pornografia lulėzon mbi gėnjeshtra nė lidhje me seksin, femrat, martesėn dhe plot tė tjera. Ekspertet tregojnė gėnjeshtrat e pornografisė dhe efektet qė ato sjellin.
Gėnjeshtra 1 - Femrat janė mė pak se njerėzore
Femrat te revista “Playboy” quhen “lepurushka”, duke i bėrė ato kafshėza tė vogla tė lezetshme ose “shokė loje,” duke i bėrė lodra. Revista “Penthouse” i quan ato “pets” (kafshė qė mbahen nė shtėpi). Pornografia shpesh iu referohet femrave si kafshė, lodra ose pjesė trupi. Disa pornografi tregojnė vetėm trupin ose organet gjenitale dhe nuk e tregojnė fare fytyrėn. Ideja qė femrat janė qenie reale njerėzore me mendime dhe emocione minimizohet.
Gėnjeshtra 2 - Femrat janė njė “sport”
Disa revista sporti kanė njė numėr “kostume banje”. Kjo sugjeron qė femrat janė njė lloj sporti. Pornografia e shikon seksin si lojė dhe nė lojė duhet tė “fitosh”, “mundėsh” ose “shėnosh”. Meshkujt qė e gėlltisin kėtė pikėpamje kanė qejf tė flasin pėr “rezultate” me femrat. Ata fillojnė ta matin burrėrinė e tyre me “pikėt” qė kanė marrė. Ēdo femėr me tė cilėn “shėnoj” ėshtė njė trofe mė shumė nė raft apo njė “shenjė” mė shumė nė rrip pėr tė treguar maskilitetin.
Gėnjeshtra 3 - Femrat janė pronė
Tė gjithė keni parė fotografi tė ndonjė makine elegante me njė vajzė “sexy” tė shtrirė mbi tė. Mesazhi i pashprehur, “Bli njėrėn dhe do tė kesh edhe tjetrėn”. Pornografia e fortė e ēon kėtė edhe mė tutje. Ajo i nxjerr femrat si mall nė njė katalog, duke i ekspozuar sa mė shumė qė tė jetė e mundur qė klienti t’i shikojė. Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur qė shumė djem tė rinj mendojnė se nėse kanė shpenzuar para duke dalė me njė vajzė, ata kanė tė drejtė tė kenė seks me tė. Pornografia thotė se femrat mund tė blihen.
Gėnjeshtra 4 - Vlera e njė femre varet nga bukuria e trupit tė saj
Femrat mė pak tėrheqėse pėrqeshen nė pornografi. Ato quhen qen, balena, derra ose mė keq, thjesht sepse nuk plotėsojnė kriteret e pornografisė pėr femrėn e “pėrsosur”. Pornografia nuk pyet pėr mendjen apo personalitetin e njė femre, por vetėm pėr trupin e saj.
Gėnjeshtra 5 - Femrave iu pėlqen pėrdhunimi
“Kur ajo thotė jo, do tė thotė po”, ėshtė njė skenar tipik pornografie. Femrat paraqiten duke u pėrdhunuar, duke luftuar dhe duke qėlluar nė fillim, por pastaj ... Pornografia i mėson meshkujt tė pėlqejnė keqtrajtimin e femrave pėr argėtim.
Gėnjeshtra 6 - Fėmijėt e vegjėl duhet tė kryejnė seks
Njė nga gjėrat qė shiten mė shumė nė pornografi ėshtė imitimi i pornografisė “fėminore”. Vajzat grimohen nė mėnyrė tė tillė, qė tė duken si vajza tė vogla me flokėt bisht, me kėpucė vajzash tė vogla, duke pėrqafuar njė arush lodėr. Mesazhi i fotografive dhe vizatimeve ėshtė qė seksi i tė rriturve me fėmijėt ėshtė normal. Kjo e bėn pėrdoruesin e pornografisė t’i shikojė fėmijėt nė mėnyrė seksuale.
Gėnjeshtra 7 - Seksi i paligjshėm ėshtė qejf
Pornografia shpesh pėrzien brenda edhe elemente tė paligjshme ose tė rrezikshme pėr ta bėrė seksin mė “interesant”. Ajo sugjeron qė nuk mund tė kėnaqesh me seksin nėse ai nuk ėshtė anormal, i paligjshėm apo i rrezikshėm.
Gėnjeshtra 8 - Prostitucioni ėshtė magjepsės
Pornografia e paraqet me ngjyra tė bukura prostitucionin. Por nė realitet, shumė nga vajzat e portretizuara nė materialin pornografik kanė njė jetė skllaveje. Shumė kanė qenė tė abuzuara seksualisht. Disa janė tė infektuara me sėmundje tė pashėrueshme tė transmetueshme seksualisht qė janė shumė ngjitėse dhe shpesh vdesin nė moshė shumė tė re. Shumė prej tyre marrin drogė thjesht pėr tė pėrballuar jetėn.

Marrėdhėnia seksuale dhe pornografia

Marrėdhėnia seksuale ėshtė si njė zjarr qė gjithkush do ta dėshironte. Pėr sa kohė shprehet nė pėrkushtimin mbrojtės tė njė marrėdhėnieje qė bazohet nė ndjenja dhe dashuri, ėshtė i mrekullueshėm, i ngrohtė dhe romantik. Por kur marrėdhėnia pėrdoret thjesht pėr kėnaqėsi, atėherė kthehet nė rutinė. Dhe, pornografia e nxjerr seksin jashtė kontekstit tė ndjenjave. Pornografia ėshtė njė biznes i madh qė bėn shumė para pa u kujdesur se si. Ata tė tregojnė ēdo gjė qė mendojnė se do tė tė bėjė tė vish tė blesh prapė. Imazhet e seksit qė jep pornografia shihen ditėt e sotme nga shumė njerėz, ku mes tyre mund tė kėtė dhe nga ata qė nuk lejohen pėr shkak tė moshės. Njė nga fushat mė jetėsore tė mjedisit mendor ėshtė njė ide e shėndetshme e asaj qė ne jemi seksualisht. Nėse kėto ide ndoten, njė pjesė kyēe e qenies sonė shtrembėrohet. Kultura pornografike tė thotė se seksi, dashuria dhe intimiteti janė e njėjta gjė.

Ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė seksi

Kėndvėshtrimi i pornografisė ėshtė i cekėt dhe i marrė. Marrėdhėniet nuk ndėrtohen mbi seksin, por mbi pėrkushtimin, kujdesin dhe besimin e ndėrsjellė. Nė kėtė kontekst, ashtu si zjarri nė oxhak, seksi ėshtė i mrekullueshėm. Ajo qė e bėn seksin vėrtet tė bukur ėshtė tė qenit me dikė qė ėshtė i pėrkushtuar ndaj teje pėr gjithė jetėn, me dikė tė cilit mund t’ia japėsh veten krejt. Nė pornografi, njerėzit bėjnė seks me njerėz krejt tė panjohur, njerėz qė sapo i kanė takuar. Rėndėsi ka vetėm kėnaqėsia. S’ka rėndėsi trupin e kujt po pėrdor, mjaft ta kesh. Pornografia tė bėn tė mendosh se seksi ėshtė diēka qė mund ta kesh kurdo, kudo, me kėdo, pa pasoja. Por njė marrėdhėnie e kėnaqshme seksuale nuk ka si tė gjejė vazhdimėsi nė njė raport thjesht seksual. Kėnaqėsia nė radhė tė parė bazohet tė ndjenjat dhe dėshira. Pornografia e kthen seksualitetin nė njė objekt kėnaqėsie dhe asgjė mė tepėr.

Obsesioni me pornografinė: Ē’mund tė bėj?

Gjėja e parė qė duhet tė bėjė njė i obsesionuar me pornografinė ėshtė tė pranojė qė ka problem me tė. Kjo nuk do tė thotė qė ky person ėshtė i ēuditshėm, i pazakonshėm apo i sėmurė. Miliona burra janė nė faza tė ndryshme nė luftėn me pornografinė. Kjo nuk ėshtė pėr t’u habitur. Industria pornografike ka shpenzuar miliarda dollarė duke u pėrpjekur tė tė futė nė dorė. A ėshtė ēudi qė ia ka arritur qėllimit? Pėr disa prej jush mund tė ketė gjėra nė tė kaluarėn, si abuzime apo ekspozime seksuale, qė e bėjnė obsesionin me pornografinė edhe mė tė vėshtirė pėr t’u hequr qafe. Pa ndihmė mund tė arrish shumė pak nė luftimin e njė obsesioni. Dhe, pėr kėtė nevojitet jo vetėm forca jote, por edhe ndihma e tė tjerėve. Kjo s’do tė thotė aspak qė tė tjerėt duhet ta marrin vesh problemin tėnd, por mund tė kėrkosh kėshillat e njė personi tė besueshėm apo tė dashur. Pornografia nuk mund asnjėherė tė plotėsojė nevojėn pėr dashuri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://shqiperia-ime.1fr1.net
 
“Gėnjeshtrat” qė transmeton pornografia. Efektet e saj
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika :: Seksualiteti-
Kėrce tek: