Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Viagra, plot 15 vjet nė tregun farmaceutik botėror

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Viagra, plot 15 vjet nė tregun farmaceutik botėror Empty
MesazhTitulli: Viagra, plot 15 vjet nė tregun farmaceutik botėror   Viagra, plot 15 vjet nė tregun farmaceutik botėror Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 1:38 am

Kanė kaluar plot 15 vjet nga dita kur gjigantėt e prodhimit tė barnave “Pfizer”, pas studimeve dhe eksperimenteve tė shumta, nxorėn nė tregun farmaceutik njė lloj ilaēi qė ndihmonte meshkujt qė kishin probleme me ereksionin. Me kalimin e viteve dhe realizimin e studimeve tė mėtejshme, u vėrtetua se viagra jo vetėm qė ndihmonte meshkujt tė cilėt kishin probleme serioze me ereksionin, por ndihmonte edhe nė luftimin e shumė sėmundjeve tė tjera.

Ndėr to mund tė pėrmendim problemet me zemrėn, ku pėrdorimi i viagrės ul presionin e gjakut dhe ndihmon nė mirėfunksionimin e zemrės. Po ashtu, ul edhe nivelin e sheqerit nė gjak, duke ndihmuar ata qė kanė probleme me diabetin. Gjithashtu pėrdorimi i viagrės jep rezultate pozitive edhe pėr memorien dhe luftimin e sklerozės. Efektet e viagrės janė konstatuar edhe nė pėrparėsitė qė u ka dhėnė grave shtatzėna, tė cilat janė nė pamundėsi pėr tė pasur njė peshė normale tė fėmijėve tė tyre. Por jo vetėm nė fushėn shėndetėsore dhe fizike viagra ka dhėnė efektet e saj, por ato mund t’i shohim edhe nė sferėn shoqėrore. Jo pak martesa kanė shpėtuar nga divorci vetėm nė sajė tė rezultateve qė janė arritur me pėrdorimin e viagrės nga meshkujt me probleme.
Problemet te njė mashkull
Shumėkujt mund t’i ketė ndodhur qė nė shtrat tė ketė njė mashkull, qė nuk e merr i pari iniciativėn pėr tė bėrė seks. Dhe, nė rastet kur ajo e merr e para iniciativėn, ai ofendohet, pasi me kėtė veprim nuk mund tė ndihet mė mashkull. Pėr psikologėt ky ėshtė njė problem vėrtet kompleks, i cili nė tė vėrtetė duhet parė me shumė kujdes, pasi mund tė bėhet fjalė pėr njė sėmundje, impotenca. Mund tė ndodhė edhe qė ai tė ketė probleme qė lidhen me ereksionin, shpjegojnė seksologėt. Pėr shumė meshkuj, problemi i ereksionit ėshtė vėrtet i dukshėm, gjė e cila i bėn ata tė ndihen vėrtet nė hall. Nė kėtė mėnyrė ata pėrpiqen tė devijojnė njė marrėdhėnie, duke mos shprehur dėshirėn pėr asgjė.
Shkaqet e impotencės
Shkaqet e impotencės te meshkujt grupohen nė psikologjike dhe organike. Shkaktarėt psikologjikė kur shfaqen te moshat e reja, kemi tė bėjmė me ato momente kur mashkulli ėshtė i paaftė pėr tė pasur ereksion dhe pėr tė realizuar penetrimin. Kur mosrealizimi i aktit seksual pėrsėritet, fillon tė shfaqet frika dhe kjo gjendje mund tė shkojė me vite. Ndėrsa shkaqet organike janė ato kur janė prishur hallkat e njė mekanizmi fiziologjik pėrgjegjės pėr aktin seksual. Kjo gjendje haset mė shpesh te mosha tė mėdha tė shoqėruara me sėmundje si diabeti, hipertensioni, yndyrnat e larta, si dhe sėmundje tė tjera, duke pėrfshirė edhe veprimin frenues tė disa grupeve tė medikamenteve.
Viagra, shpėtimtari i jetės seksuale
Jeta seksuale shfaq problemet e saj me moshėn. Impotenca fillon tė shfaqet me kalimin e viteve dhe ky ėshtė njė fakt i pakėndshėm pėr tė gjithė njerėzit. Seksualiteti ėshtė pjesė e rėndėsishme jo vetėm e jetės, por edhe e vetė personalitetit njerėzor. Njerėzit qė e kanė humbur kėtė aftėsi ndihen tė pavlershėm. Kjo i bėn tė vuajnė mė tepėr se gjithēka. Kjo patologji, ky dėmtim, mund tė kurohet, sikurse shumė sėmundje tė tjera. Grupi i atyre qė nuk pranojnė tė pėrdorin stimulues pėr tė mbajtur gjallė jetėn seksuale ėshtė i madh, ndonėse nuk ka shifra. Duke parė efektet e viagrės dhe rezultatet e saj, ajo vazhdon tė ketė pėrdorues nė tė gjithė botėn. Tė kesh probleme nė jetėn seksuale, nuk do tė thotė se je fajtor, prandaj pėrdorimi i stimuluesve, viagrės, ėshtė ndihmėsi mė i mirė, duke mos pėrjashtuar vizitėn te andrologu apo edhe te psikologu, nė rastet kur impotenca apo problemet e tjera lidhur me ereksionin janė psikologjike. Vetėm nė sajė tė efekteve tė saj, viagra shėnoi dje 15 vjet pėrdorim.

Mirėkuptimi nė jetėn nė ēift

Meshkujt frikėsohen se gjatė lidhjeve nuk do tė realizojnė intimitet dhe mirėkuptim pėr jetė tė kėnaqshme seksuale. Nėse edhe partneri juaj e ndien kėtė frikė, ėshtė e sigurt se ju nuk flisni hapur pėr seks. Ju mund tė bisedoni pėr ndjenjat, synimet profesionale, pėr planet qė keni me fėmijėt tuaj etj., por vetėm pėr seks jo. Ky ėshtė problem i shpeshtė midis partnerėve, ngaqė meshkujt mendojnė se seksualiteti ėshtė ēėshtje instinktive, shumė e natyrshme pėr tė cilėn nuk ka nevojė tė flitet. Por pas heshtjes sė tij mund tė fshihet frika, se dėshirat e tij seksuale ju duken tė pahijshme. Gjatė aktit seksual ju shikon nė sy? Ndjek ēdo ndryshim nė frymėmarrjen tuaj? Shpesh ju pyet: “Tė pėlqen? Kėto shenja nuk duhet lėnė pas dore: Nėse vazhdimisht ėshtė i kujdesshėm, e harron veten dhe mund tė ndodhė qė ta humbė ereksionin.

Frika nė kontaktet e para

Frika kryesore e mashkullit ėshtė se nuk do tė jetė shumė i aftė dhe nga kjo pastaj vjen e gjitha frika. Ėshtė e shpeshtė nė fillim tė lidhjes ose tė kontaktit pėr njė natė. Te ēiftet mė me pėrvojė, kjo frikė humb ngaqė kėnaqėsia e partneres ėshtė dėshmi e aftėsisė tė tij. Nė qoftė se ai ėshtė edhe mė tutje i pasigurt, edhe pas lidhjes suaj mė tė gjatė, pyesni veten, mos ėshtė problemi te ju? Ndoshta e vlerėsoni ashpėr ose mendoni se nuk ėshtė mjaft i mirė pėr ju. Pėr shkak tė ngarkesės sė vazhdueshme, nuk mund tė arrijė atė qė do. Nė qoftė se doni tė keni mirėkuptim, harroni konfliktet, agresivitetin. Nėse marrėdhėniet nuk kanė qenė tė mira, mos e fajėsoni as atė e as veten, duke menduar se nuk keni qenė tė mirė ose tė bukur. Analizoni jetėn tuaj seksuale. Kini kujdes kur ai dėshiron tė bėjė dashuri, natėn ose ditėn, nė dhomėn e fjetjes apo nė ndonjė ambient tjetėr. Dhe, provoni nė momentin kur ai ėshtė mė i disponuar.

Transformimi nė shtrat

Nėse gjatė marrėdhėnies seksuale veprimet e tij janė shumė tė eksituara, me njė ritėm tė ndryshėm nga ai i ėmbli dhe sensuali, ndoshta nuk ėshtė shenjė e njė dėshire tė papėrmbajtur, por e kundėrta. Por, nėse ėshtė shumė i shpejtė dhe i ashpėr edhe nė pėrkėdhelje, atėherė bėhet fjalė pėr mungesė eksperience dhe pak ndrojtje. Drejto duart e tij me tė tuat dhe fillo tė bėsh dashuri nė njė pozicion qė tė lejon tė drejtosh ritmin, ndoshta duke qėndruar sipėr tij. Disa meshkuj transformohen nė krevat, humbasin ēdo vetėpėrmbajtje dhe shenjė respekti, bėhen tė egėr nė veprime dhe nė fjalė. Nėse partneri yt sillet kėshtu, ėshtė seksualisht i papjekur dhe ka mbetur nė idenė e agresivitetit tė seksit, i nėnkuptuar si nėnshtrim i femrės. Nėse kur jeni nė shtrat nuk ekzistojnė parapėrgatitjet dhe gjithēka fillon menjėherė e drejt nė temė, atėherė ai ėshtė njė egoist. Tashmė tė gjithė dinė qė femrat i adhurojnė puthjet dhe pėrkėdheljet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Viagra, plot 15 vjet nė tregun farmaceutik botėror
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika :: Seksualiteti-
Kėrce tek: