Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Femrat shqiptare dhe pėrdorimi i kontraceptivėve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Femrat shqiptare dhe pėrdorimi i kontraceptivėve Empty
MesazhTitulli: Femrat shqiptare dhe pėrdorimi i kontraceptivėve   Femrat shqiptare dhe pėrdorimi i kontraceptivėve Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 1:40 am

Gratė shqiptare janė minimalisht pak tė informuara pėr kontracepsionin, sepse pėrqindja e grave qė bėjnė aborte ėshtė shumė e lartė, njė ndėr popullsitė mė tė larta nė tė gjithė Evropėn pėr numėr lindjesh dhe numėr abortesh, dhe raporti tashmė ėshtė ndryshuar, ėshtė nė favor tė aborteve dhe jo nė favor tė lindjeve, kjo do tė thotė qė tė gjitha mėnyrat e mbrojtjes nga njė shtatzėni e padėshiruar janė jo mirė tė njohura nga popullata shqiptare nė pėrgjithėsi dhe, nė mėnyrė tė veēantė pastaj, nga gratė tė cilat duhet t’i pėrdorin kėto mjete kontraceptive. Popullata mė e pambrojtur dhe mė e pasigurt nė kėtė pjesė ėshtė mosha studentore, e cila hyn nė raportet e para seksuale pa ditur qė ka njė shtatzėni nga prapa dhe pa ditur dhe pjesėn tjetėr qė ka dhe mėnyra mbrojtjeje, tė cilat i garantojnė njė jetė seksuale tė qetė, normale dhe pa probleme tė kėsaj natyre qė nė fakt bėhen pastaj edhe burim problemesh tė mėvonshme pėr kėtė kontingjent popullate, qė nė njė farė mėnyre gjen njė zgjidhje sepse bėn abortin. Por pasojat e abortit janė psikologjike, sociale dhe pastaj janė pasojat mjekėsore tė tij qė janė realisht goxha tė rėndėsishme pėr shėndetin riprodhues dhe pėr shėndetin specifik tė gruas nė pėrgjithėsi.
Nevojat pėr pėrdorimin e kontraceptivėve
Nevoja e kontracepsionit ka lindur kryesisht pėr moshat e reja, moshat e riprodhimit, tė cilat pėr tė shmangur njė intervent, njė ndėrhyrje, siē ėshtė aborti, zgjedhin njė mėnyrė qė ėshtė pak e dėmshme dhe e sigurt nga njė shtatzėni e padėshiruar, deri nė momentin qė ēifti do tė dojė tė planifikojė njė shtatzėni.
Domosdoshmėria pėr informimin e popullatės me moshė tė re
Qė mbas vitit ‘93 informacioni mbi seksualitetin tek ne ka filluar tė jepet qė nė klasėn e tetė. Mėsuesit qė japin edukatėn seksuale nė shkolla pėrgjithėsisht nuk flasin, sepse raporti midis nxėnėsve dhe mėsuesve ėshtė pak i sikletshėm nė Shqipėri pėr kėtė temė. Kjo vjen pėr shkak tė mentalitetit tonė, prandaj nė pjesėn dėrrmuese popullsia shqiptare, detyrimisht ėshtė totalisht e painformuar. Orientimet paraprake tė rinjtė duhet t’i marrin nė familje, por kjo tek ne nuk ndodh, kėshtu qė nė momentin e parė kur fillon jeta aktive, ata ndodhen pėrballė njė situate qė i ēon kėto tė reja drejt aborteve.
Mosha e rekomanduar pėr pėrdorimin e kontraceptivėve
Mosha e pėrcaktuar nga ekspertėt dhe mjekėt pėr fillimin e pėrdorimit tė kontraceptivėve duhet tė startojė qė me kryerjen e marrėdhėnieve tė para seksuale deri nė momentin qė ēifti do tė ketė njė shtatzėni. Rekomandohet qė deri nė 35 vjeē ėshtė njė mėnyrė mbrojtėse e sigurt nė 99 pėr qind tė rasteve, ėshtė njė pėrqindje shumė e ulėt dėshtimi qė mund tė kenė kontraceptivėt, mė tepėr ėshtė teorike sesa e verifikuar praktikisht.
Pėrdorimi nga partnerėt e rregullt
Pėr partnerėt e rregullt do tė ishte mirė tė pėrdoren rregullisht kontraceptivėt. Nė rastet kur nuk ka partner fiks do tė gjendet njė mėnyrė tjetėr kontraceptivi. Nė kėtė rast, njė mėnyrė mbrojtjeje ėshtė prezervativi qė bėhet i domosdoshėm pėr dy arsye: E para, pėr tė parandaluar shtatzėninė e padėshiruar dhe, e dyta, pėr tė parandaluar sėmundjet seksualisht tė transmetueshme siē ėshtė SIDA dhe gjithė infeksionet e tjera, sepse njė partner jo fiks do tė thotė, njė partner qė nuk e njeh mirė dhe detyrimisht, probabiliteti i tė dyja palėve pėr tė marrė diēka tė kėsaj natyre ėshtė goxha i lartė.

Avantazhet dhe disavantazhet e kontraceptivĖve

Kryesorja ėshtė parandalimi i njė shtatzėnie tė padėshiruar, pra ideja e prodhimit tė kontraceptivėve ka qenė pikėrisht kjo. Nga momenti i prodhimit tė tyre kanė kaluar 50 vjet dhe vazhdojnė tė prodhohen preparate tė rinj sepse ėshtė parė qė pėrveē shtatzėnisė sė padėshiruar, kontraceptivėt stabilizojnė ciklin tek njė grua shumė mirė dhe ulin dhimbjet gjatė menstruacioneve nė mėnyrė tė dukshme, ulin humbjen e gjakut gjatė menstruacioneve qė ėshtė njė komponent i rėndėsishėm pėr ato gra qė e kanė dhe i drejtohen shpeshherė maternitetit pėr kėtė gjė. Njėkohėsisht gratė qė pėrdorin kontraceptivė janė tė mbrojtura nga formimi i kisteve nė vezė, nga kanceri i mitrės dhe i vezoreve edhe 5 vjet pas ndėrprerjes sė tyre, qė janė faktorė pozitivė nė kuadrin e pėrdorimit tė kontraceptivėve. Kjo bėhet kryesisht pėr kontraceptivėt oralė, qė merren nga goja, sepse prezervativi dhe sterilja nuk ėshtė se mbrojnė nė kėtė pjesė.

Efektet anėsore tė kontraceptivėve

Kontraceptivėt kanė teorikisht dhe praktikisht efekte anėsore mė pak se njė shtatzėni e padėshiruar, qė do tė thotė se, nėse kontraceptivėt shkaktojnė probleme me enėt e gjakut, kjo ėshtė e barasvlefshme me atė qė shkakton shtatzėnia e padėshiruar. Nė pėrgjithėsi shtatzėnia ērregullon gjithė enėt e gjakut, kėshtu qė pėrqindja e rrezikut ėshtė e njėjtė pėr tė dy rastet. Problemi tjetėr ėshtė se pas moshės 35 vjeē pėrbėn rrezikshmėri te gratė qė pinė duhan, sepse favorizojnė nė radhė tė parė problemet e zemrės. Nuk ėshtė se i nxisin kontraceptivėt, por i favorizojnė, prandaj dhe konsiderohet pėr gratė qė pinė duhan, sepse tek ato probabiliteti qė enėt e gjakut, e kryesisht zemra, tė jenė e dėmtuar, ėshtė mė e lartė. Prandaj dhe kontraceptivėt i favorizojnė te kėto mosha problemet e zemrės. Kohėt e fundit po prodhohen kontraceptivė me doza minimale, shumė tė ulėta qė favorizojnė pėrdorimin e tyre edhe nga kėto mosha.

Kanceri i gjirit dhe kontraceptivėt

Njė problem shumė i diskutuar ka qenė kanceri i gjirit dhe kontraceptivėt. Pėrgjithėsisht ėshtė vėnė re qė kontraceptivėt nuk shkaktojnė kancer gjiri. Problemi i kancerit tė gjirit pėr gratė e gjithė Evropės Perėndimore qė kontrollohen rregullisht ėshtė se marrja e kontraceptivėve e detyron gruan tė kontrollohet mė shpesh dhe me rregullisht. Dhe, midis vizitave tė tjera, ėshtė edhe vizita e kontrollimit tė gjirit. Ėshtė organizuar edhe njė konferencė pėr kancerin e gjirit tek gratė shqiptare, si njė pjesė qė ka tė bėjė me sensibilizimin e popullatės femėrore, kryesisht pėr kancerin e gjirit. Pėr sa i pėrket kontraceptivėve, problemi ėshtė i zgjidhur, kontraceptivėt nuk shkaktojnė kancer, por duke rritur mundėsinė e diagnostifikimit, evidentohen mė herėt patologjitė qė mund tė ketė gjiri. Vizitat te mjeku dhe gjinekologu duhet tė bėhen zakon, por tek ne mungon kultura e rrėnjosur shėndetėsore dhe seksuale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Femrat shqiptare dhe pėrdorimi i kontraceptivėve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Femrat(Shprehje nga shkrimtaret dhe Filozofet)
» Arkeologjia (shqiptare)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Rubrika :: Seksualiteti-
Kėrce tek: