Banesa Shqiptare
Ne arkitekturen e ndertimeve qytetare nje vend te rendesishem ze banesa,per vete perhapjen e gjere dhe vleren e realizimeve arkitektonike ne te gjitha trevat e Ballkanit te banuar nga shqiptaret.Banesa pati lulezimin e saj gjate shek.18-19, ku ajo dallohet per nje tipilogji te pasur dhe te kristalizuar,si dhe per arritje me vlera te medha si ne fshat dhe ne qytet. Levizja e madhe e rilindjes kombetare qe perkon me lindjen e mardhenieve kapitaliste, u pasqyrua ne pasurine e madhe te vlerave arkitetktonike te baneses..Banesa qytetare dallohet ne tipollogji nga banesa fshatare, sidomos nga ajo e Shqiperise se veriut. Banesa qytetare ne shumicen e rasteve eshte banese nje familiare, por rralle hasim dhe banesa per dy vellezer qe zhvillohen ne simetri sipas nje aksi.
Banesa qytetare gjatė shekujve 16-19
Sipas kompozimit planimetriko-volumor.Banesa qytetare klasifikohet ne 4 grupe:
-Banesa me shtepi me vater zjarri(banesa Tiranase)
-Banesa me hajat
-Banesa me cardak
-Kulla qytetare (banesa gjirokastrite)
Urbanistika dhe Arkitektura e qyteteve Shqiptare nė gjysmėn e parė tė shek.XX
Kjo periudhe perkon me pushtimin austro-hungarez, mbas saj me periudhen e qeverise se Fan Nolit,vazhdon me mbreterine e Zogut, dhe, ne fund me pushtimin Italian. Qytetet shqiptare me fizionomi mesjetare fillojne ti nenshtrohen studimeve te mirefillta urbanistike te realizuara nga arkitekte austro-hungareze te cilat tentonin ti jepnin qyteteve shqiptare pamjen e qyteteve europiane.
Me 1920 Tirana shpallet kryeqytet i Shqiperise,dhe qeveria e Fan Nolit vendos ti jape qytetit pamjen dinjitoze te nje kryeqyteti Evropian i cili duhet te ishte njekohesisht dhe qender administrative.Per kete aresye projektohet per here te pare sheshi ne qender te qytetit (sheshi Skenderbej) ku u hodhen njollat e para te godinave qeveritare, si dhe aksi historik Veri-Jug i bulevardit te madh, ne te cilin ben pjese ky shesh, dhe qe ka autor ing.Eshref Frasherin, minister ne qeverine e Fan Nolit,se bashku me dy autore te tjere;njeri italian Chiaravelli dhe tjetri austriak Weiss.
Foto me projektin e Eshref FRasherit
Mbreti Zog i dha nje rendesi te madhe planeve rregulluese te qyteteve kryesore te vendit, nje pjese e te cilave gjeti zbatim.Me 1930 ne Tirane fillon zbatimi i bulevardit te madh i quajtur bulevardi Mbreti Zog,dhe ndertimi i ministrive. Gjithashtu zgjerohen rruget kryesore te qytetit dhe percaktohet kufiri i qytetit. Me 1931 kufiri i kryeqytetit brendashkruante nje siperfaqe prej 600 ha, dhe percaktoheshin zonat e zhvillimit ne perspektive,si p.sh. zona industriale,e banimit,e gjelberuar etj.Ne kete periudhe autoret e planeve rregulluese jane arkitektet austriake,ku vecojme arkitektin Kohler.
Ne periudhen e pushtimit nga Italia fashiste pas 1939 ,arkitektet italiane rishikojne te gjitha planet rregulluese te qyteteve kryesore ose i bejne nga fillimi.Arkitektura dhe Urbanistika ne kete periudhe eshte racionale,pra e tipit fashist.Dallohet kmpleksi i sepates se liktorit ne fund te bulevardit kryesor te Tiranes i perbere nga Stadiumi, zyrate Fashos (tani UT) dhe dy godinat anash bulevardit Arkitektet italiane ku vecohet ark. Gerardo Bosio,Ivo Lambertini dhe Ferdinando Poggio kane realizuar hartimin e planeve rregulluese te Tiranes, Durresit, Vlores, Elbasanit, Beratit, Petreles, Sarandes etj, ne te cilat pervec arkitektures dhe urbanistikes racionale, respektohet psikologjia dhe tradita e shqiptarit te lidhur me pronen private etj. Ato e projektuan Tiranen sipas karakterit ekstensiv me vila private, duke ruajtur zonat historike ne qender me xhamine, teqen, kullen e sahatit, te cilat merren si pika referimi. Planet rregulluese te qyteteve shqiptare te vitit 1942 te realizuara nga arkitektet italiane jane marre per baze ne linjat e tyre kryesore ne planet rregulluese mbas clirimit.
Piramida e ndertuar si Muzeum per Diktatorin Enver Hoxha dhe e konvertuar me 1992 ne Qender nderkombetare te Kultures te asaj Kulture qe ai, Enver Hoxha ia privoi shqiptareve per 50 vjet te qeverisjes se tij dragoniane