Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 G.G.Marquez

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

G.G.Marquez Empty
MesazhTitulli: G.G.Marquez   G.G.Marquez Icon_minitimeSat Mar 29, 2008 11:21 am

Gabriel Garsia Markez: “Ju pėrshėndes, miqtė e mi!”Testamenti shpirtėror i shkrimtarit tė madh kolumbian Nė qoftė se Zoti do tė harronte pėr njė ēast se jam njė marionetė e ndėrtuar prej rreckash dhe mė falte njė copė jete, ndoshta nuk do tė thosha tė gjitha ato qė mendoj, por ėshtė e sigurtė se do tė mendoja tė gjitha ato qė them kėtu. Do t’u jepja vlerė sendeve, jo pėr atė qė vlejnė, por pėr atė qė janė nė tė vėrtetė.. Do tė flija mė pak, do tė ėndėrroja mė shumė, pasi pėr ēdo minutė qė mbyllim sytė humbasim gjashtėdhjetė sekonda dritė. Do tė vazhdoja kur tė tjerėt ndalonin, do tė zgjohesha kur tė tjerėt flinin. Do tė dėgjoja kur tė tjerėt flisnin dhe sa shumė do tė mė shijonte njė akullore me ēokollatė! Nė qoftė se Zoti do tė mė dhuronte njė copė jetė, do tė vishesha thjesht, do tė shtrihesha pėrmbys nė diell, duke lėnė zbuluar, jo vetėm trupin tim, por edhe shpirtin. Zot, nė qoftė se do tė mundja, do tė gdhendja urrejtjen time nė njė copė akulli dhe do tė prisja tė dilte dielli. Do tė pikturoja me njė ėndėrr tė Van Gogut sipėr, nė yje njė poezi tė Benedetit dhe njė kėngė e Sherat-it do tė ishte serenata qė do t’i dhuroja Hėnės. Do tė vadisja me lotėt e mia trėndafilat, pėr tė ndier dhembjen prej gjembave tė tyre, por edhe puthjen e kuqe tė petaleve tė tyre... Zoti im, nė qoftė se do tė kisha njė copė jetė... Nuk do tė lija tė kalonte asnjė ditė pa u thėnė njerėzve se dashuroj, se i dashuroj. Do tė bėja ēdo burrė e ēdo grua tė besonin se janė tė dashurit e mi dhe do tė rroja i dashuruar me dashurinė. Njerėzve do t’u tregoja se sa gabim bėjnė kur mendojnė se pushojnė sė dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur pushojnė sė dashuruari! Fėmijės sė vogėl do t’i jepja flatra, por do ta lija qė tė mėsonte tė fluturonte vetė. Tė moshuarve do t’u tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqėria. Mėsova kaq gjėra prej jush, njerėzve... Mėsova se tė gjithė duan tė jetojnė nė majėn e malit, pa ditur se lumturia e vėrtetė gjendet nė mėnyrėn se si zbret shtegun e thepisur. Mėsova se kur fėmija i porsalindur shtrėngon nė pėllėmbėn e vet tė vogėl pėr herė tė parė, gishtin e babait tė tij, e robėron atė pėrjetė! Mėsova se njeriu ka tė drejtėn tė shohė tjetrin nga lart vetėm kur duhet ta ndihmojė pėr t’u ngritur. Janė kaq tė shumta gjėrat qė munda tė mėsoja prej jush, por me tė vėrtetė nuk do tė mė shėrbejnė shumė, sepse kur do tė mė mbajnė tė mbyllur nė kėtė valixhe, pėr fat tė keq, do tė vdes... Tė thuash gjithmonė atė qė ndien dhe tė bėsh gjithmonė atė qė mendon. Nė qoftė se sot dija se do tė ishte hera e fundit qė do tė tė shihja qė po fle, do tė tė pėrqafoja fort dhe do t’i lutesha Zotit tė mundesha tė bėhesha ylli mbrojtės, rojtari i shpirtit tėnd. Nė qoftė se sot do tė dija se ishte hera e fundit qė tė shihja tė dilje nga porta, do tė tė pėrqafoja dhe do tė tė jepja njė tė puthur dhe pėrsėri do tė tė thėrrisja qė tė tė puthja, tė tė puthja,tė tė puthja. Nė qoftė se se do tė dija se kjo do tė ishte hera e fundit qė dėgjoja zėrin tėnd, do ta inēizoja ēdo fjalė tėnden qė tė kisha mundėsi t’i dėgjoja e t’i dėgjoja e t’i dėgjoja. Po tė dija se kėto do tė ishin ēastet e fundit qė tė shihja, do tė thosha se tė dashuroj dhe nuk do tė shtoja, se ti e di ndėrkohė. Ekziston gjithmonė njė e nesėrme dhe jeta na jep mundėsi tė tjera pėr t’i bėrė gjėrat ashtu siē duhet, por nė rast se bėj gabim dhe na ngelet vetėm e sotmja, do tė doja tė tė thosha se sa shumė tė dashuroj dhe se kurrė nuk do tė tė harroj... Tė nesėrmen nuk e ka tė siguruar askush, qoftė i ri, qoftė plak. Sot mundet tė jetė dita e fundit qė sheh njerėzit qė do. Pėr kėtė, mos prit mė, bėje sot, sepse, nėse e nesėrmja nuk vjen kurrė, sigurisht do tė pendohesh pėr ditėn qė nuk gjete kohė pėr njė buzėqeshje, njė pėrqafim, njė puthje dhe ishe shumė i zėnė pėr tė bėrė realitet njė dėshirė tė tyre tė fundit. Mbaji ata qė i do pranė teje, pėshpėritju sa shumė i ke nevojė, duaji dhe sillu me ta mirė, gjej kohė t’u thuaj “Mė fal”, “Mė falni”, “Ju lutem”, “Faleminderit” dhe tė tjera fjalė dashurie qė di. Asnjė nuk do tė tė kujtojė pėr mendimet e tua tė fshehta. Kėrko nga Zoti forcėn dhe menēurinė pėr t’i shprehur. Tregoju miqve tė tu se ēfarė janė ata pėr ty. Dėrgojua kėtė mesazh tė gjithėve atyre qė dėshiron. Nė qoftė se nuk e bėn sot, nesėr nuk do tė jetė si dje. Dhe nė qoftė se nuk e bėn kurrė, nuk ka gjė. Fillo tė bėsh realitet ėndrrat e tua. Tani ėshtė koha!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
G.G.Marquez
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Bota shqiptare :: Letėrsia Shqiptare :: Shkrimtarė Tė Huaj :: Shkrimtarė Tė Huaj-
Kėrce tek: