Shqiperia-Ime
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia-Ime

Wellcome to WwW.ShQiPeRiA-ImE.Tk
 
ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Geni Jetegjatesise!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 211
Registration date : 18/08/2007

Geni Jetegjatesise! Empty
MesazhTitulli: Geni Jetegjatesise!   Geni Jetegjatesise! Icon_minitimeThu Sep 06, 2007 5:22 pm


Shkencėtarėt thonė se janė tepėr optimistė rreth njė eksperimenti nė
laborator i cili ka treguar se jeta e kafshėve mund tė zgjatet.
Gjithkush mund tė bėjė pyetjen, nė se tani radhėn e ka njeriu. A do tė
jenė nė gjendje shkencėtarėt ta zgjasin e jetėn e tij? Ky krimb i vogėl
qė shihet nė mikroskop, normalisht ka njė jetėgjatėsi tė shkurtėr. Por
kur biologia nga Kalifornia, Sinthia Kenion ndryshoi ose aktivizoi njė
gjen tė kėtij krimbi, ajo vuri re se krimbi jetoi dy herė mė gjatė sesa
normalisht. Dhe kjo ndodhi vetėm duke i ndryshuar njė gjen tė vetėm.
Kjo lė tė kuptohet se edhe tek njeriu, aktivizimi i njė gjeni tė vetėm
mund tė ndryshojė jetėgjatėsinė. Askush nuk kishte mundur tė zbulonte
gjenin pėrgjegjės pėr plakje, apo ēelsin e moshės, derisa shkencėtarja
Kenion bėri tė ditur arritjet e saj, njė vit mė parė. Gjeni ėshtė
quajtur Daf 2. Pas kėsaj, shkencėtarė tė tjerė filluan tė pėrcaktojnė
gjenet e jetėgjatėsisė tek fluturat dhe minjtė, jeta e tė cilėve pas
ndryshimit tė gjenit u zgjat 20 pėrqind. Por kur shkencėtarja Kenion
ndryshoi jo njė por dy gjene tek krimbi nė laborator, jeta e tij u
zgjat 6 herė mė shumė. Pėr njeriun kjo shifėr do tė ishte e
jashtėzakonshme, mendoni sikur njerėzit tė arrijnė tė jetojnė 500 vjet
dhe plotėsisht tė shėndetshėm. Teorikisht, tė gjitha krijesat janė
pajisur me gjene tė tilla tė jetėgjatėsisė. Shtrohet pyetja pėrse?
Shkencėtarja Kenion thotė se ka tė ngjarė qė ky gjen i mbron kafshėt
nga rreziku i urisė dhe i kushteve klimatike. Gjeni kur nxitet apo
ngacmohet, krijon njė reaksion zinxhir tė njė grupi tė gjėrė gjenesh qė
kryjne rigjenerimin e qelizave e luftojnė sėmundjet. Kur shkencėtarėt
arrijnė tė aktivizojnė artificialisht kėtė sistem gjenesh, ata
ndihmojnė pėr mbajtjen gjallė tė organizmit. Dhe pėrderisa ky sistem
gjenesh ėshtė i pranishėm tek shumė kafshė, ka shumė tė ngjarė qė atė
ta kenė edhe njerėzit. Gjithė optimizėm rreth zbulimit tė saj,
shkencėtarja Sinthia Kenion ka krijuar tani njė kompani pėr prodhimin e
njė tablete pėr nxitjen e gjenit tė jetėgjatėsisė tek njeriu.

marre @ shekulli!



Cfare mendoni ne lidhje me kete zbulim?

Duke pasur parasysh qe Amerika (dhe bota gjithashtu) eshte e
mbipopulluar, sa eshte probabiliteti qe Kongresi dhe institucionet
nderkombetare te lejojne aplikimin e ketij procesi nga qytetaret e tyre?

dhe e dyta, c'rrol mendoni do kete nje zbulim i tille ne aspektin
fetar, ku besohet se dita e vdekjes eshte e percaktuar nga Zoti por qe
shkenca jep prova te kunderta?(ketu kam parasysh kredibilitetin e
institucioneve fetare te cilat sponsorizohen nga vete qytetaret)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://shqiperia-ime.1fr1.net
 
Geni Jetegjatesise!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Shqiperia-Ime :: Shkenca :: Mjekesi-
Kėrce tek: